Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dritusha
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    Suedija
    Postime
    11

    FEMINIZMI (Simone de Beauvoir)

    A lindet njeriu femėr?
    Pėrgjigja ėshtė JO.
    Njeriu bėhet femėr. Kėshtu tha Simone de Beauvoir.
    Thėnje e bukur dhe e vėrtetė.
    Por cka do tė thotė kjo gjė?

    Cfarė na krijonė dhe formonė neve?
    Cfarė na tregon rrugen?

    Nuk ėshtė prindi, nuk ėshtė mėsuesi, por eksperienca, ajo qė pėrjetuam.

    Unė pėrjetova qė nuk u linda femėr, por u bėra...
    Mėsoj pėr te jetuar, jetoj pėr te mėsuar...

  2. #2
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    S.de Beauvoir nnuk eshte shkrimtarja me idiote franceze,eshte femra me e peshtire e te gjitha kohrave.
    Me fal Dritusha, por mua me acaron ky emer.
    ...niente che amassi di piu'...

  3. #3
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    ...
    Po nderroj nga pak mendim.
    Faktikisht, dy librat e vetem nga De Beauvoir qe me kane rene ne dore kane qene autobiografi.Ndoshta ,ngaqe nuk kam ndonje preference per kete lloje gjinie...
    ...niente che amassi di piu'...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dritusha
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    Suedija
    Postime
    11

    Cfarė llojė gjinije?

    Pėr cfarė llojė gjinije nuk ki preferencė?

    Ka dhe libra tjera pėrvec autobiografija e saj.

    Pėr shembull: "THE SECOND SEX".
    Mėsoj pėr te jetuar, jetoj pėr te mėsuar...

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Nuk njoh punėn e Simone de Beauvoir por nuk jam dakort me mendimet qė ka shprehur Dritusha.

    Gjinia ėshtė e lindur. Pa u futur nė thellėsitė e biologjisė ėshtė e qartė qė femra me mashkullin kanė ndryshime tė mėdha nė ndėrtimin e anatomisė qė i jep dhe gjininė.

    Kur lind femėr duhet ta pranosh dhe tė marrėsh mbi supe pėrgjegjėsitė qė tė jep shoqėria ku ti jeton. Pėrgjigjėsitė qė vijnė me fjalėn femėr ndryshojnė nga njė vėnd nė tjetrin dhe nga dita nė ditė por disa detyra kanė qėnė dhe janė universale.
    Meshkujt nuk mund tė ngelen shtatzanė, nuk mund tė mbajnė fėmijė. Kjo ėshtė pėr femrėn dhe trupi i saj pėrshtatet mė mirė pėr kėtė detyrė. Zhvillimi i muskujve tek njė mashkull e bėjnė atė tė aftė tė kryej punė fizike qė njė femėr nuk mund ose e ka shumė tė vėshtirė ti kryej.

    Tė dy palėt duhet tė bėjnė punėn e tyre dhe ėshtė e llogjikshme qė tė bėjnė ato detyra qė ata kryejnė mė mirė. Femra prej natyre ėshtė me e dashur, mė e butė, dhe fėmijėt kanė nevojė pėr atė. Mashkulli prej natyre ėshtė mė i ashpėr dhe kjo e ndihmon atė tė mbrojė dhe sigurojė familjen nga rreziqet e ndryshme.

    Njėherė e njė kohė edhe ne si njerėz nuk ishim shumė larg nga kafshėt. Ndonjėherė duhet tė lemė mbrapa gjithė evolucionin e njeriut dhe tė analizojmė jetėn e thjeshtė tė njeriut tė hershėm dhe rolin qė luante femra dhe mashkulli nė atė shoqėri tė pastėr natyrale. Jetė pa kompjutera, pa sėmundje, pa drogė, pa luftra, jetė tė thjeshtė.

    Ai/Ajo qė lind femėr/mashkull dhe kėrkon tė bėhet seks i kundėrt ėshtė si ajo delja e zezė nė mes tė kopesė. Kur diēka ėshtė aq e rrallė mund tė themi me siguri qė diēka ka shkuar gabim. Njerėzit me gabime tė tilla quhen tė sėmurė.

    Shpresoj tė mos kem ofenduar njeri.
    Edi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dritusha
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    Suedija
    Postime
    11

    PĖR EDSPACE...

    Kur shkruajta pėr Simone de Bouvoir, vetėm shpreha mendimin tim qė teorija e saj ėshtė interesante.

    Kur ajo thotė qė njeriu bėhet cka ėshtė e nuk lindet, kjo do tė thotė qė rolet tė cilat i kemi nė shoqėri na krijojnė mė shumė se vetėm gjinija jonė.

    Ajo nuk ka folur pėr njerėz tė sėmure tė cilėt e ndrojnė gjininė, sepse kėtu jamė nė takord: KJO ĖSHTĖ NJĖ GJĖ KATASTROFALE CILA SHKON KUNDĖR RREGULLAVE TĖ NATYRES, KUNDER ZOTIT DHE CDO MORALI.

    Por teorija literare e feminizmit:"FEMINIST CRITICISM AND LITERARY PRACTICE" ėshtė interesante ngase diskuton gjėrat sikur, pėrse femrat nė disa kultura nuk trajtohen njejt sikur mashkulli?

    Nė fakultet ku studijoj Gjermanisht, Anglisht dhe psikologji, kemi shumė projekte dhe analiza tė tilla tė literatures.

    Sa keq qė ende nuk doli asnjė person nga shqipėtaret cili e kuptoj thėnjen: NJERIU NUK LINDET FEMĖR APO MASHKULL, POR BĖHET.

    Sepse kjo nuk do tė thotė pikėrisht gjinija e njeriut, por rolet e gjinisė nė societin tonė.

    Nė qoftė se i lexon librat: THE AWAKENING by Kate Chopin;
    THE PORTRAIT OF A LADY by H. James; dhe MIDDLEMARCH by G. Elliot, atėher me siguri e kupton pėr cfarė bėhet ky diskutim.

    Dhe Edi, cfarė mendon ti: A nuk ėshtė e vėrtet qė njeriu krijohet pas lindjes dhe jo para lindjes?

    Nqs nuk e kupton, atėher mendo: PĖRSE FEMRAT KAN CEN TĖ SHTYPURA DHE TĖ KECTRAJTUARA NĖ HISTORINĖ E NJERZIMIT?

    PĖRSE SHUMĖ FEMRA NĖ BOTĖ NUK KANĖ DREJT TĖ DASHUROJNĖ DHE TĖ JATOJNĖ ME ATĖ QĖ E DUAN? PĖRSE FEMRAT NUK KANĖ PATUR DREJT VOTI SIKUR MASHKULLI?

    Pėrse si tė lindet fėmiu femėr apo mashkull ai/ajo i dinė rolet e veta, apo pėrse societi e mėson tė sjellet sipas gjinisė?
    Mėsoj pėr te jetuar, jetoj pėr te mėsuar...

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Pershendetje Dritusha.
    Diskutimi qe kishe hapur dhe pergjigjet e jeans-boy me lane te keqkuptoja se debatohej per njerezit qe mundohen te ndryshojne gjinine e tyre. Kjo me duket imorale dhe gezohem qe biem dakort per kete ceshtje.

    Besoj se dhe ti me ke keqkuptuar per ato qe kam shkruar. Duke ditur qe kjo teme eshte shume delikate per femrat tregova kujdes te madh ne shprehjen e mendimeve te mia per te mos ofenduar ty dhe femrat e tjera qe frekuentojne forumin.
    E pranoj qe femrat nuk trajtohen njesoj si meshkujt dhe kjo nuk eshte e drejte. Une nuk jam dakort me ligjet e shoqerise dhe ke te drejte kur ze ne goje punen e marteses, votes etj.

    Pervec ligjeve te shoqerise jane dhe ligjet e natyres dhe keto ligje jane mese te qarta duke analizuar ndryshimet ne anatomine e mashkullit dhe femres. Sic e permenda dhe me lart ka disa gjera qe prej natyre jane vetem per femrat dhe disa gjera qe jane vetem per meshkujt. Meshkujt mund te bejne cfare te duan por nuk do kene asnjehere mundesine te lindin nje femije. Femrat mund te bejne cfare te duan por nuk do kene asnjehere muskujt dhe forcen e nje mashkulli. Nuk duhet te jesh shkencetar per te vertetuar keto ligje te natyres.

    Gjithe te mirat.
    Edi

  8. #8
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Eeeej
    Kur fola per gjini qe s'me pelqen, e kisha fjalen per autobiografite si stil i te shkruajturit qe nuk me pelqen shume.Nuk e pedora fjalen gjini ne kuptimin mashkull apo femer.
    Nejse...
    Nga cfare di une per konceptin e De Beauvoir per fjalen femer:
    Simone (gruaja e Jean-Paul Sartre) eshte tipikja e filozofes ekzistencialiste.Duke hyre edhe ne jeten politike franceze shprehet tere force kunder kolonializmit(p.sh kunder kolonializmit francez te Algjerise),kunder politikave raciste (dhe dihet perqindja e njerezve me ngjyre ne France).Por nuk mjaftohet me kaq,kalon ne nje problem me global qe lidhet me pozicionin e femres ne shoqeri.Sipas saj, njerezimi ka nisur me nje shoqeri matriarkale, pra shoqeri njerezore ku mbizoteron gruaja,dhe tashme jetojme ne nje shoqeri patriarkale ku mbizoteron roli i burrit (kujtoj se De Beauvoir ka lindur ne dhjetevjecarin e pare te shekullit te kaluar dhe ka vdekur ne ate te fundit).Atehere,eshte e gabuar te rrojme me mendime te tilla ku njeri seks te jete ne avantazh kundrejt tjetrit.Simone ngrihet kunder pozites se gruas sepse e shikon ate si skllave te burrit .
    Une nuk e kam lexuar lexuar "the second sex" (apo "Le deuxiéme séxe" ) por ne nje permbledhje mendimesh mbi filozofet e shekullit te kaluar,kam lexuar se De Beauvoir me "seks te dyte" nenkupton gruan.Ajo e quan seks te dyte, pikerisht per te nenkuptuar qe ka edhe nje seks te pare, qe eshte burri.Dhe, Simone eshte kunder ketij klasifikimi ,sipas saj , nuk duhet te kete vend per vend te pare e vend te dyte.
    ...niente che amassi di piu'...

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dashurie nga autorė tė famshėm (Tribut pėr Shėn Valentinin)
    Nga angeldust nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 29-01-2013, 19:53
  2. A ekziston feminizmi shqiptar?
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2007, 07:03
  3. Thyerja e heshtjes sė Simone de Beauvoir
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 13:50
  4. Feminizmi dhe femrat...
    Nga [xeni] nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 06:27
  5. Simone De Beauvoir (Gruaja: Miti dhe Realiteti)
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 11:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •