Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

    Nga Enton Abilekaj

    Heqja e Shqiponjës natën, në fshehtësi, fotografimi i rrëzimit të saj për ta përdorur për gallatë në rrjetet sociale, vetëm sa tregon se autorët vërtetë kanë pushtet të pakontrolluar, por nuk kanë as dinjitetin e halabakut më të lodhur të lagjes. Nëse do të kishin sadopak dinjitet nuk do vepronin si hajdutët e natës, që pasi vjedhin pronën (në këtë rast,pronën e publikut), të nxjerrin edhe gjuhën. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do ta shfrytëzonin fuqinë qe u është dhënë për të përqeshur ata që nuk i duan, qofshin edhe pakicë. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do silleshin me simbolin kombëtar më keq se me pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës. Atë pallat e rrëzuan në mënyrë të ligjshme, në prani të mediave, në mes të ditës. Shqiponjën e hoqën paligjshmërisht, pa vendim, pa njoftim, në errësirë të plotë. Sado e shëmtuar të dukej aty, për shijet e një pakice apo edhe shumice, si simbol kombëtar meritonte një trajtim të kujdesshëm edhe në heqje, si ndërtim i ligjshëm meritonte një vendim të ligjshëm për heqjen dhe si një pikë referimi 6 – vjecare meritonte një njoftim për publikun, si dhuratë, meritonte një letër zyrtare për donatorin.
    Banditizmi nuk është vetëm mjet për të marrë dhe mbajtur pushtetin, por mesa duket është e gjithë filozofia e Edi Ramës. Sepse kur Enver Hoxha vendosi ta personalizonte këtë vend, e bëri vërtetë sipas vizionit të tij, por iu referua një ideologjie. Ishte mënyra se si ai e lexonte ideologjinë marksiste duke i shtuar edhe leninizmin. E shtetëzoi ekonominë dhe hoqi të drejtën e pronës, ndaloi besimin fetar, vendosi diktaturën e ploretariatit (jo bashkëqeverisjen) në vend të pluralizmit demokratik, ndaloi mediat, lirinë e shprehjes, në bazë të marksizëm-leninizmit dhe sigurisht stalinizmit. Ndërsa Edi Rama po e personalizon këtë vend me filozofinë e tij, me shijet e tij. Ky është jo vetëm më banal, më vulgar e më i shpifur, por edhe më i rrezikshëm në perspektivë.
    Edi Rama e harton buxhetin e shtetit me filozofinë e tij për të ndarë paratë me miqtë. Më shumë se 1 miliardë euro në formë investimesh direkte, borxhi të drejtpërdrejtë, apo borxhi të kamufluar si PPP, po i shpërndan nëpër rrugët që ua ka dhënë miqve dhe ortakëve të tij. E personalizon kështu menaxhimin e parave tona, duke e zhytur të ardhmen tonë në një tunel pa drita dhe pa dalje.
    Personalizoi shëndetësinë, duke ua shpërndarë shërbimet themelore miqve dhe ortakëve të tij, personalizoi arsimin duke e shndërruar arsimin publik në shërbëtor të bizneseve private që quhen shkolla dhe universitete, privatizoi parlamentin që e shndërroi në strehën e të kërkuarve nga drejtësia.
    Prej 5 vjetësh po ndërton qytetet në bazë të shijeve të tij personale. Jo vetëm pa filozofi, por pa projekt, pa studim fizibiliteti dhe pa tendera. Pasi ka bërë qendrat e qyteteve periferike me pllaka majolike që kushtuan qindra milionë euro, u është turrur simboleve kombëtare në Tiranë me filozofinë personale. Stadiumi kombëtar, në vend të një simboli kombëtar, të një vepre – monument kulture, është një përbindësh me bisht, që bishtin e ka më të rëndë se trupi. Simboli tjetër, Teatri Kombëtar po shembet me ligj, ndërsa Shqiponja e vetmuar në periferi, nuk meritonte asnjë vendim. Ky është dënimi që na vjen nga personalizimi që një njeri po i bën një vendi që u takon të paktën 4 milionë shqiptarëve, por që, për shkak të tij, sot mezi mban më pak se gjysmën.
    “Kish dënuar Zeusi që në truall të atdheut/ mëria e armikut atij dhunë t ‘i bënte”, shkruante Homeri për Hektorin e Trojës, që u tërhoq zvarrë nga Akili pas vrasjes. Ndërsa Troja e trembur në palcë vetëm shikonte dhunimin e turpshëm që i bëhej luftëtarit – simbol. Të jenë dënuar kështu edhe simbolet tona? Ndërsa shqiptarët e trembur rrinë dhe vështrojnë.

    Shkruar për ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

    Dy gjera,ishte nje monument qe si skultur si forme ishte e bukur,por ngjante keq,si per bazamentin (lartesine) ku ishte vendosur dhe per vendin ku qendronte (ne mes te trafikut,pa dekor pereth etj etj) .Thene kjo,eshte marrezi ta prishes te pakten pa nje minimum dakortesie. I bie qe çdo dikush qe vjen ne qeveri te prishi ate te qeveris se meparshme,dhe kjo eshte marrezzi.

    Edhe se personalisht shpresoj qe ky rast te meret si shkak per prishjen e disa gjerave qe ka ndertuar Rama,si bunkeri,qendra etj,etj. Shprese koti,sepse dihet qe kush vjen mbrapa edhe kur e prish nderton diçka me te keqe se para-ardhesi. Rasti eshte i qendres se Tiranes,ku me te drejte u prish projekti i Rames,por ne vend qe ta kthenin ne origjinen e vet ate shesh,ta rikualifikonin por duke mbajtuar origjinalitetin,lideri europian i opozites e ktheu ne fushe kullote per çobanet...

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

    Nese ky rast do merret si shkak per prishjen e atyre qe ka bere Rama, ketu pastaj hyjme ne rreth vicioz prish e ndreq!
    Personalisht mendoj se duhet prishur edhe stadiumi i ri qe po perfundon e jo vetem qendra me bunkerin, mirepo jane organet ligjzbatuese ato qe vendosin.

    Normalisht ne te tilla raste degjohen me rradhe, historianet, arkitektet, artistet, arkeologet, intelektualet dhe nese pretendimet e paleve hasin kundershtime verdiktin e jep gjykata ne te gjitha shkallet! Pa u konsumuar kjo faze nuk mund te fillojne kurrsesi ndertimet apo shkaterrimet.
    Ndonese ne realitetin tone ndodh e kunderta, prape ne duhet te luftojme qe drejtesia ta kete fjalen e fundit dhe jo qeveria paraardhese me ate pasardhese..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

    Si do qe te jete prishja e nje monumenti eshte gjithmone çmenduri,sepse gjykohet vetem me ane te gustos,nuk ke asnje element tjeter vleresimi perveç opinionit "me pelqen sme pelqen". Keshtu qe nuk diskutohet qe nuk duhej prishur. Natyrisht qe sulltani e prishi per te treguar qe nuk eshte nacionalist dhe nuk i interesojne simbolet...

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

    Me kete çmendurine e te menduarit « une jam sulltani e pas me vjen historia », po prishen me rradhe te gjitha monumentet.
    Do vij dita qe kur t’i flasim brezave pas 40-50 vjetesh sesi ka qene Tirana e viteve para dhe post-komunizmit, s’do na besojne...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Me kete çmendurine e te menduarit « une jam sulltani e pas me vjen historia », po prishen me rradhe te gjitha monumentet.
    Do vij dita qe kur t’i flasim brezave pas 40-50 vjetesh sesi ka qene Tirana e viteve para dhe post-komunizmit, s’do na besojne...
    Lere amon,se vertet nuk do ta besoj njeri.

    Une te gjitha i kam kuptuar, qe nga kjoskat e deri tek lejet e ndertimit qe jepte Rama neper oboret e shkollave,te gjitha i kam kuptuar... Ate qe kurre nuk kam per ta kuptuar eshte pse prishen ate pjesen mbas bustit te Skenderbeut,ku mileti kishte kujtimet e veta ne fotografi. Nuk e kuptoj,se si u prish ajo cope lulishte.Nje injorance e tille do mbesi ne histori,pa shpegim llogjik.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

    Lulishtja ne forme govate poshte Skenderbeut eshte qershia mbi torte. Pafund kujtime, per te gjithe (une e kam dy hapa nga shpia).
    Edhe pse e varfer, e zymte, pa drita, etj Tirana e atyre viteve ngjan madheshtore me kete te sotshmen. Nuk e di pse por edhe arti, kultura, humori kishin me vlere sesa sot!!

    Kishte lezet dikur beje batuta me dishezen e medreses, me parkun e autobuzave, me kafe Floren etj..
    Sot orientohesh ne Tirane me zgarra Tirona 2, zgarra e shallvares, pub-i i dashnores se filanit ne bllok..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •