Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    U përurua fjalori enciklopedik i kosovës


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Për: U përurua fjalori enciklopedik i kosovës

    Akademik Qosja: Fjalori Enciklopedik është fryt i zi i korrupsionit

    “Do parë krejt kush është futur në të, e kush është lënë jashtë këtij fjalori për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë fjalor. Do parë se fjalori enciklopedik dhe lexuar edhe parafjalën se fjalori enciklopedik është vepër kundër kombëtare”, ka shtuar Akademik Qosja.
    Para pak ditësh doli në shitje Fjalori Enciklopedik i Kosovës, ndër veprat më të kontestuara të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK). Ndonëse ka pasur shumë pakënaqësi të mëdha nga jashtë institucioni, kritika të ashpra edhe nga vetë anëtarët e AShAK-ut.

    Akademiku Rexhep Qosja, gjatë një interviste dhënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ka thënë se ky fjalor, ndër tjera është edhe kundër kombëtar.

    Për fjalorin, Akademik Qosja ka thënë se nuk i plotëson kriteret elementare për t’u quajtur si i tillë.

    “Fjalori i quajtur enciklopedik është përmbledhje dy vëllimesh që nuk plotëson kriteret elementare për t’u quajtur vepër jo vetëm joshkencore, por as profesionale, shoqërore a kombëtare. Fjalori në fjalë është vepër e konceptuar dhe e përgatitur prej dilitantëve të punës profesionale. Në të nuk çmohet as masa, as kriteri, as merita, as vlera që janë parimet themelore të cilave duhet t’u përmbahet përpiluesit e enciklopedive”, ka vlerësuar Akademik Qosja.

    Përmbajtja e Fjalorit, shton Qosja, tregon se çfarë injorance e ka konceptuar atë.

    “Do parë krejt kush është futur në të, e kush krejt është lënë jashtë këtij fjalori për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë fjalor. Do parë se fjalori enciklopedik dhe lexuar edhe parafjalën se fjalori enciklopedik është vepër kundër kombëtare”, ka shtuar Akademik Qosja.

    Kritika e Akademik Qosjes shkon edhe më tej, saqë Fjalorin Enciklopedik e quan si përmbushje të konceptit serb mbi ndarjen e kombit shqiptar.

    “Në këtë fjalor, në të vërtetë cenohet plotësisht, dhe të them qëllimisht, njësia e historisë, gjeografisë, e kulturës dhe e qytetërimit shqiptar, e historisë politike, e arteve, e shkencave, e traditës dhe jetës kombëtare në përgjithësi në histori. Në këtë mënyrë, fjalori në fjalë bëhet përmbushje e konceptit serb mbi ndarjen e kombit shqiptar në dy kombe: në kombin e shqiptarëve të Shqipërisë të quajtur ‘Albansi’; dhe të kombit të shqiptarëve të Kosovës të ish-Jugosllavisë në përgjithësi të quajtur ‘shiptari’ ose ‘shiftari’”, ka shtuar profesor Qosja.

    Marrë për bazë këto, profesor Qosja ka thënë se Fjalori është kundër kombëtar.

    “Cenimi i këtillë i njësisë së kombit e bën fjalorin në fjalë vepër kundër kombëtare që e komprometon vetëdijen historike, shkencore dhe kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës në veçanti. Ky fjalor e ka dëshmuar kështu mjerimin profesional, shoqëror dhe politik të udhëheqjes së akademisë. Ky fjalor është fryt i zi i privatizimit partiak të Akademisë. Ky fjalor është fryt i zi i korrupsionit të pandalshëm, të pamënjanueshëm, të lejueshëm në këtë institucion, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, ka thënë tutje Akademik Rexhep Qosja gjatë një interviste për FaktePlus.
    me gjersisht
    https://fakteplus.net/akademik-qosja...-korrupsionit/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Për: U përurua fjalori enciklopedik i kosovës

    Figura të shquara atdhetare-kombëtare nuk u përfshinë në Fjalorin Enciklopedik të ASHAK-ut
    NGA NEBI AJETI MË 21 TETOR 2018 NË ORA: 09:39
    Deputeti i LDK-së: Përmbajtja e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, e turpshme


    Armend Zemaj
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar lidhur me përmbajtjen e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, i cili është botuar në dy vëllime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK).
    Ai ka pasur një polemikë me Akademik Mehmet Krajën, lidhur me botimin në fjalë, duke e kritikuar për lënien jashtë të shumë figurave atdhetare.

    “Atë që e bëj me pasion është demaskimi i njëanshmërisë dhe pretenduesve që janë vetë historia, por e kaluara e tyre është e dyshimte dhe më të kaluar kriminale. Nuk ka nevojë për shumë dije historike për të vlerësuar enciklopedinë ( me ju kryeredaktor) sepse gjerat janë të freskëta për mbamendje dhe për njohje të rrethanave e mbi të gjitha të individëve që ju, iu keni besuar për të hartuar zëra në këtë enciklopedi.
    Andaj pasi që po paragjykon në subjektivizëm unë po ju shtroj disa pyetje ju këtu direkt??; pse nuk janë deputetët e 2, Korrikut 1990, pse nuk janë deputetët e viteve 92/98, pse nuk janë njerëzit e dëshmuar në kohërat më të vështira në përpjekjet për liri e pavarësi siç janë; Smajl Hajdaraj, komandat i UÇK-së, deputet i Parlamentit; Ukë Bytyqi, komandant i UÇK-së, kryetar Komune; Ismet Rraci veprimtar e kryetar Komune; Tahir Zemaj komandant i UÇK-së, udhëheqës dhe fitues i Betejës së Loxhës; Xhemajl Fetahaj, komandant i UÇK-së, veprimtar; Abaz Thaqi ushtarak dhe luftëtar i Betejës se Koshares; Shaban Manaj veprimtar; Faruk Spahiu, Agim Hajrizi, Lumni Surdulli, Nazif Ramabaja, Mentor Tolaj, Isuf Haklaj , Sebahate Tolaj, Skender Rexhahmetaj, Myvlyde Saraqi, Sanije Aliu, Naxhije Doqi, Fadil Ferati, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Mark Malota, etj etj.

    Por, zotëri profesor, Akademik ju redaktuat zëra dhe ngjarje që janë të pavërteta, nepotiste, të ndikuara nga grupe kriminale dhe jeni ra në grackën ( friken) e tyre. Sido që të jetë ndoshta është më e mira që keni anashkaluar këta dhe shumë të tjerë meritor, sepse aty keni vendosur kriminelë ordiner, vrasës të shqiptarëve, gjatë kohërave të hershme, luftës së fundit dhe pas saj.

    Aty kanë zënë vend p.sh për Vaso Çubrilovicin, Sulltanat famkeq dhe diletantet politik”, ka thënë Zemaj.

    Por, deputeti Zemaj nuk është i vetmi që ka reaguar ndaj kësaj vepre.

    Tekst shkrues, historian dhe intelektual të pavarur, kanë shprehur të njëjtin mendim për etiken profesionale.

    Për më tepër Zemaj ka ftuar edhe organet e hetuesisë që të merren me këtë cështje.

    Në të njëejtën linjë pothuajse është edhe historiani Shkodran Imeraj.

    Imeraj duke folur për gazetën “Bota sot” ka thënë se kryeredaktori, akademik Mehmet Kraja ka gabuar rëndë.
    linku me gjersisht


    https://www.botasot.info/politika-la...k-te-ashak-ut/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 21-10-2018 më 08:56

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Për: U përurua fjalori enciklopedik i kosovës

    Historiani Shkodran Imeraj përmes një reagimi për media, ka kërkuar që të tërhiqet “Fjalori Enciklopedik i Kosovës”, i botuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
    Kjo është kërkuar me arsyetimin se kryeredaktori i fjalorit, Mehmet Kraja ka gabuar në disa aspekte të historisë.Ky është reagimi i plotë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës gaboi rëndë me Fjalorin Enciklopedik të Kosovës Para disa ditësh institucioni më i lartë shkencor i Republikës së Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), botoi për herë të parë “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” vëllimi I-II, një nga projektet më të mëdha shkencore në historinë e shtetit tonë. Vëllimet e kësaj vepre janë përgatitur për botim nën përkujdesjen e anëtarit të ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, dhe në hartimin e saj kanë marrë pjesë mbi pesëqind (500) tekst shkrues.
    Duke shfletuar këtë vepër, sidomos zërat që i takojnë periudhës 1945-1999, sheh se në atë periudhë pa “dashje” apo me “qëllime” të caktuara, janë devijuar shumë ngjarje dhe personalitete historike. Reagimi im si historian, ka ndërlidhet me tri segmente të rëndësishme të historisë sonë, në të cilat kryeredaktori i saj, akademik Mehmet Kraja, ka gabuar rëndë: - Aty nuk janë përfshirë ish-delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 korrik të vitit 1990 miratuan Deklaratën Kushtetuese dhe më 7 shtator të vitit 1990 miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Disa prej tyre janë futur në mënyrë selektive. - Po ashtu, është e habitshme se si nuk janë përfshirë as deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 17 shkurt 2008, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, pavarësi kjo e njohur më shumë së gjysma e botës demokratike. - Është edhe më absurde se si në këtë vepër nuk janë përfshirë të gjithë Heronjtë e Kosovës, të cilët me dekrete të veçanta janë nderuar me këtë titull nga institucioni i Presidentit, pra nga Presidenti Ibrahim Rugova e deri tek Presidenti Hashim Thaçi. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, është mirë që të tërheq këtë vepër dhe vetëm kur të behën plotësimet e duhura të hidhet në publik. /KosovaPress/

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Për: U përurua fjalori enciklopedik i kosovës

    Hamit FAZLIU/ Trimat e Akademisë
    Para disa ditësh akademik Rexhep Qosja ua bëri me dije me një letër drejtuar Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, se nuk pranon të jetë i futur në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës”, duke i paraqitur edhe arsyet pse nuk dëshiron të jetë në këtë “Fjalor”. Kryeredaktori i këtij “Fjalori”, në emrin e ASHAK-ut, iu përgjigj shkoqur: “Ti o Rexhep Qosja, do të jesh i përfshirë në këtë “Fjalor” deshe apo nuk deshe!”

    E mora dhe e shikova Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe u binda se në ‘të askund nuk shkruan se një shkrimtar, shkencëtar, politikan, a person tjetër, të futet në farë “Fjalori Enciklopedik” apo në farë Enciklopedie në qoftë se nuk dëshiron të jetë i futur në të! Një jurist i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më tha se, as në ndonjë ligj tjetër nuk thuhet se personi që nuk pranon të jetë i futur në farë Fjalori Enciklopedik apo në farë enciklopedie në qoftë se e bënë me dije botuesin e atij, Fjalori a të asaj Enciklopedie për këtë, nuk do të jetë i futur në ‘to.

    Mirëpo, shokut Mehmet Krajës nuk i intereson çka thuhet, e çka nuk thuhet, në Kushtetutën a në ligjet e Republikës së Kosovës. Ai është trim mbi trima. Ai trimërinë e tij e ka trashëguar prej dy burimesh: së pari, prej vendlindjes e masandej edhe prej Revistës së Armatës Jugosllave “Narodni Front”, ku një kohë, jo edhe aq të shkurtër, ishte anëtar i redaksisë së saj. Dhe këtë trimëri ai e ka treguar jo vetëm në shkrimet e tij derisa ishte në “Rilindja” në “Bujku” e në “Koha Ditore”, prej së cilës do të jetë i përjashtuar mu për shkak të kësaj trimërie të tij të pakontrolluar. Këtë trimëri ai do ta tregojë edhe me rrena, me fyerje, me urrejtje, me shkrime dhe me grushte e me shqelma, në zyra dhe në rrugë. Është i ditur dyluftimi i tij me Skënder Zogajn derisa ishin përfaqësues të LDK-së në Tiranë, me ç’rast trimi i trimave Mehmet Kraja i ka dhënë disa grushte atij far trimit të quajtur Skënder Zogaj! Edhe më i njohur është dyluftimi i shokut Mehmet me botuesin Abdullah Zeneli para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Me atë rast, trimi Mehmet Kraja i ka marrë disa shuplaka e disa grushte e shqelma si të mos kishte pasur vetë asnjë dorë e asnjë këmbë dhe ashtu i rrahur ka shkuar në Akademi për t’i treguar trimëritë e tij në mënyra të tjera siç po i tregon tani ndaj Rexhep Qosjes: me provokim se do ta fusë në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” me shkelje të të drejtave njerëzore të tij, me fyerje të integritetin të tij si njeri dhe si krijues.

    Dhunës së shtuar të Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ndaj akademik Rexhep Qosjes, akademiku Mehmet Kraja ia shtoi edhe dhunën, që aq lehtë e tregoi trimëria e tij e krijuar, siç e thashë më lartë prej dy burimesh. Për këtë shkak, 55 rrenave, shpifjeve, urrejtjeve ndaj Rexhep Qosjes me të cilat gjeografi Hiv-zi Islami fton ndonjë fanatik të LDK-së apo ndonjë person tjetër pa balancim nervor që ta rrezikojë jetën e Rexhep Qosjes. Mehmet Kraja ia shtoi kërcënimin e tij se ndaj Rexhep Qosjes do të sillet vetëm ashtu siç e frymëzon trimëria e tij dy burimore: Rexhep Qosjen, trimi Mehmet do ta fusë në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, edhe pse Rexhep Qosja me shkrim e ka njoftuar Akademinë dhe opinionin se nuk pranon të jetë i futur në ‘të. Kjo trimëri i jep kështu të drejtën penale shokut Mehmet t’i botojë, t’i ribotojë a t’i djegë publikisht veprat e Rexhep Qosjes! Kjo trimëri e tij i jep të drejtë të çmendur Mehmet Krajes që, mbasi ndonjë i ftuar i Hiv-ziut ta likuidojë Rexhep Qosjen, ta varrosë ku të dojë e si të dojë në arkivol të veshur siç është, apo në tabut, të mbështjellë me qefinë! Në varret e Prishtinës apo në ndonjë lokalitet larg këtyre varreve!

    Dhe kështu, në këtë mënyrën hiv-ziane dhe mehmetiane, Rexhep Qosja do të futet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, të cilin po ta emërojmë si i tregon përmbajtja do ta quajmë Fjalori Enciklopedik Shqiptaro-Serb i Kosovës! Ata që e kanë parë me kujdes, a pa kujdes, Fjalësin e tij janë bindur që ai Fjalës është tamam shqiptaro-serb. Në të janë përfshirë edhe Mali i Zi, Maqedonia edhe Lugina e Preshevës, por është përjashtuar Shqipëria dhe është përjashtuar sepse Hiv-ziu dhe Mehmeti nuk e duan, të mos them e urrejnë Shqipërinë: Hiv-ziu, sepse siç ka thënë vetë Hiv-ziu Shqipëria po sillet me superioritet të rremë dhe me paternalizëm ndaj delitantizmit të tij, kurse Mehmeti sepse në Fjalorin e shumëpërdorur enciklopedik të Pasho Bakut nuk përmendet fare, kurse në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” përmendet siç e meriton: si një shkrimtar i vogël që përdoret aq lehtë prej Hiv-ziut të madh, aq lehtë sa edhe shoku Pajazit, Pajazit Nushi pra!

    Në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” shumë besnikërisht përfshihen serbët – shkrimtarë, studiues, gjeografë, etnografë, historianë, politikanë, madje dhe Millosheviçi, e përjashtohen krijuesit e politikanët shqiptarë, historia, kultura, civilizimi, politika e Shqipërisë si të mos ekzistonte fare Shqipëri, si të mos ishte historia, tradita, kultura e saj një tërësi me historinë, kulturën dhe politikën e Kosovës. Dhe në këtë mënyrë të zezë, duke e bërë “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” “Fjalor Enciklopedik Shqiptaro – serb të Kosovës”, kryeredaktori i tij shoku Mehmet Kraja dhe shefi i tij shoku Hiv-ziu, nuk janë mërzitur fare pse të gjithë serbët e përfshirë në të, në Fjalorin e Mehmetit dhe të Hiv-ziut, janë nënshtetas të Serbisë, që e mohojnë me gojë, me shkrim e me politikë shtetësinë e Kosovës. Dhe kështu në këtë mënyrë, duke e bërë Fjalorin e tyre Enciklopedik, Fjalor Shqiptaro-Serb në të cilin janë përfshirë edhe ish-republikat e ish-Jugosllavisë Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës e duke përjashtuar Shqipërinë shoku Mehmet dhe shefi i tij Hiv-ziu kanë bërë një Fjalor Enciklopedik tamam ashtu siç bëheshin fjalorët e tillë a enciklopeditë e tilla jugosllave në Kohën e Rankoviqit; madje, këta shoku Mehmet dhe shefi i tij shoku Hiv-zi, e kanë kthyer edhe një herë Kosovën jo vetëm simbolikisht, por edhe politikisht, me vepër të shkruar, në autonomi të Republikës së Serbisë. Ky është Fjalori i tyre Enciklopedik i Kosovës: Fjalor i autonomisë së Kosovës dhe i Republikës së saj të Serbisë! Në këtë fjalor jugosllavist, në të cilën Kosova kthehet në gjendjen në të cilën ishte deri sa e çlirojë UÇK-ja, që ata të dy e urrejnë aq shumë, atyre ju duhet shumë, deshi, s’deshi ai, emri i Rexhep Qosjes-ju duhet që ta bëjnë si veten: mohues të njësisë së kombit shqiptar, mohues së historisë, të kulturës, të qytetërimit shqiptar, partizan të krijimit të kombit të dytë shqiptar-të kombit kosovar; arsyetues të krijimit të gjuhës standarde të këtij kombi të dytë dhe në fund pajtues me hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptaro-Serb të Kosovës, me të cilin Kosova edhe njëherë bëhet autonomi e Serbisë. Mund të jenë të bindur, siç edhe janë, besoj se Rexhep Qosjen kurrë nuk mund ta bëjnë si veten e tyre. Rexhep Qosjen ju edhe mund ta fusni në Fjalorin tuaj enciklopedik shqiptaro-serb, pa e pyetur, dhunshëm ju “trimat” e Akademisë, por vetëm duke i harruar pasojat e një marrëzie të tillë: pasojat juridike penale! Këtë e dëshmon jeta e tij, këtë e dëshmon e gjithë vepra e tij krijuese e shkencore, letrare e publicistike në mënyrë te veçantë vepra “Populli i ndaluar”, e shkruar në kohën kur Mehmeti dhe Hiv-ziu i quanin demonstratat e studentëve tanë nacionaliste, irredentiste, veprimtari armiqësore kundër integritetit të Jugosllavisë vetëqeverisëse, mandej “Strategjia e Bashkimit Kombëtar”, “Paqja e Përgjakshme” e shkruar në Rambuje, në kohën kur ju pinit raki nëpër qoshet e Prishtinës me ndonjë serb, “Tronditja e Shekullit” që është një histori e çdo dite të fatit të Kosovës prej 24 marsit e deri më 12 qershor të vitit 1999 e shkruar kur Hiv-zitë e Mehmetat me partizanët e tyre e kalonin kohën duke bërë qejfe me shlivovicë nëpër kafenetë e Tetovës, të Gostivarit, të Strugës e me raki rrushi nëpër kafenetë e Podgoricës, të Ulqinit e qyteteve tjera.

    Në redaksinë që do të përpilojë zërat e letërsisë është edhe akademiku pa fakultet Eqrem Basha, por nuk është njohësi më i mirë i letërsisë shqiptare Prof. Dr. Agim Vinca.

    Këta shokët e jugosllavizmit në këtë “Fjalës të Fjalorit Enciklopedik Shqiptaro-Serb të Kosovës” kanë futur fëmijët e tyre: Mehmet Kraja ka futur dy vajzat e veta, Rexhep Ismajli ka futur vajzën dhe vjehrrin e vet (një mësues i thjeshtë), Eqerem Basha, ky akademik pa diplomë fakulteti, ka futur vajzën e vet e shumë partizanë të tjerë LDK-ista. Prej “Fjalësit të Fjalorit Enciklopedik shqiptaro-serb të Kosovës” janë përjashtuar shumë doktorë të shkencës së letërsisë, historianë, artistë, mjekë, këngëtarë, të burgosur politikë e shumë patriotë tjerë shqiptarë; si për shembull dr.Fadil Grajqevci, dr.Salih Bytyqi, dr. Bashkim Musliu, dr. Arben Hoxha, dr. Ethem Çeku, dr. Myrvete Dreshaj, mr. Abdyl Kadolli shkrimtar; këtu kanë futur këngëtarë e këngëtare që i këndojnë e i duartrokasin LDK-së, e nuk janë Dervish Shaqa, Shkurte Fejza, e shumë e shumë këngëtarë tjerë të njohur të këngës së mirëfilltë shqipe. Këtu janë këngëtarë e këngëtare të kafeneve e këtu nuk është këngëtarja e mirënjohur, e cila përfaqësoi Kosovën në Eurovizion Rona Nishliu, këtu janë persona të vjetër e të rinj me pozita dikur të larta e të ulëta, por nuk janë siç është fjala vjen i burgosuri politik shumëvjeçar Osman Dumoshi e vëllai Ismail Dumoshi patrioti e i burgosuri politik, veprimtar shumë i çmuar Kadri Rexha dhe shumë patriotë e të burgosur tjerë politikë! Është e çuditshme se në këtë Fjalës ka shumë e shumë urrejtës të dikurshëm, e të tashëm, të UÇK-së! Dhe është mirë që nuk janë në Fjalësin e Fjalorit Enciklopedik shqiptaro-serb, që Kosovën e paraqet edhe një herë si autonomi të Serbisë, kurse Shqipërinë e sheh si Ermeninë! Pra në fjalorin e tillë nuk mund të jenë patriotët e Kosovës e as të Shqipërisë. Një shok imi më tha se, “po t’i hyjsh poshtërsive të atij Fjalësi të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, do të humbësh kohë ma shumë se një muaj, ka lloj, lloj plehurine aty”! Mjerë Kosova e mjerë Shqipëria që ka Mehmeta e Hiv-zia, se po mos të kishte specie të tillë si këta dy shokët e jugosllavizmës e shumë partizanë tjerë të tyre antishqiptar, qysh moti ne do ishim bashkë në një shtet.http://telegraf.al/opinion/hamit-faz...t-e-akademise/

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: U përurua fjalori enciklopedik i kosovës

    Kur nje vend nuk bie dakort edhe per nje veper elementare siç eshte enciklopedia eshte per tu habitur,se sa thelle eshte futur ideologjia,injoranca,korrupsioni dhe perçarja duke filluar nga vete Akademia...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: U përurua fjalori enciklopedik i kosovës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kur nje vend nuk bie dakort edhe per nje veper elementare siç eshte enciklopedia eshte per tu habitur,se sa thelle eshte futur ideologjia,injoranca,korrupsioni dhe perçarja duke filluar nga vete Akademia...

    Ketu nuk eshte pune korrupsioni,injorance,ideologjie,,,,,,,,,,por orientim i detyruar inderkombetareve (qendrave te vendosjes) ,,,,mjafton te degjoni kenget e sotme ,3 fjale shqip,2 fjale Anglisht,2Turqisht,per me kuptu qellimet ckomtarizuese e degraduese te artit

    Ne USA, ( ne periudhen e OBAMES) arriti puna deri aty sa u ndalua prodhimi i kukullave BARBI dhe e detyrun firmen te prodhoje edhe barbi me tipare Kineze,Afrikane,Indiane
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 27-10-2018 më 20:21

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loni-loni për postimin:

    SERAFIM DILO (27-10-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •