Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Beteja qesharake e Edi Ramës, për të bërë Shtrigën-Borëbardhë!

    Nga Poli Hoxha - 14:22, 16/10/2018
    Fiks si tani, dy vite më parë-fund tetori ka qenë-Edi Rama, nisi një fushatë agresive kundër mediave online. Nëse ju kujtohet atëherë deklaroi, se “koha e tyre ka mbaruar”.
    Në fakt “koha” e mediave dhe gazetarëve që kishin përqafuar teknologjinë e informacionit në eter, sapo kishte nisur. Ajo që `ishte djegur dhe kishte mbaruar` në atë fund tetor të vitit 2016 ishte realiteti virtual, që me shumë mund e shumë miliona kishte “krijuar” Edi Rama në laboratorin e Endri Fugës; për `policinë që duam`; `lufta kundër drogës, një histori suksesi`; `Saimir Tahiri, kampion i Rilindjes`;`Rroshi, Prenga e kompani janë djem të mirë, që mund të kenë bërë ndonjë gabim në adoleshencë`; `shëndetësi falas`, e shumë mashtrime të tjera të Rilindjes, të dala boje me shpejtësi.
    Të gjitha këto blofe të certifikuara më pas me fakte, e nervozuan shumë Ramën në atë kohë. Prandaj u hapi luftë pasqyrave, që tregonin se çfarë zezonë fshihet realisht pas ngrehinës së zbukuruar me xhingla-mingla, të Rilindjes.
    Meqenëse rezistenca e brendshme dhe veçanërisht ultimatumet e ndërkombëtarëve, në atë kohë ishin të forta, Rama u tërhoq momentalisht nga ekzekutimi i “kohës së portaleve” dhe ju rikthye Planit A:
    Forco mediat ekzistuese, të cilat ushqen me benefite të pushtetit; vazhdo e krijo portale e bodrume me urith të infiltruar në rrjetet sociale, të cilët dizinformojnë, shpifin e denigrojnë çdo zë kundër qeverisë. Si të mos mjaftojë gjoksi i vetë, që nxjerr përpara poshtë e përpjetë në publik në këtë betejë me “kazanët” e fjalës së lirë, ndërton një rrjet të tërë “vullnetarësh” online, që kanë përmbytur Facebook e çdo portë sociale.
    Dhe janë shumë-një ushtri e tërë- vulgar përtej imagjinatës. Nëse publikon një shkrim, që i heq varakun prej fluture brumbullit të Rilindjes, të bombardojnë në inboxin e e medias ku punon e tëndin personal, me gjithfarë sharjesh rruge e intimidime, deri me jetë. Këtë lloj bombardimi të neveritshëm, e përjeton çdo media dhe gazetarë që guxon të kritikojë apo demaskojë Ramën dhe organizatën e tij në krye të shtetit.
    Por janë para dhe energji, të hedhura kotë. Ai grusht gazetarësh dhe mediash që ende rezistojnë dhe u ka mbetur aq integritet personal e profesional sa për të refuzuar ti thonë të zezës e bardhë, tashmë kanë krijuar imunitet. Madje edhe neveri personale ndaj këtyre strategjive të ulëta të kryeministrit dhe atyre, që e këshillojnë në fushën e komunikimit.
    Prandaj ja ku jemi pas dy vitesh dhe po shohim një rikthim, te Plani B; “Koha e portaleve ka mbaruar”, ti thyejmë fare pasqyrat që refuzojnë, që Shtrigën ta shfaqin si Borëbardhë.
    E njëjta situatë si dy vite më parë; Zagarë rruge me imunitet që grisin brekët e mëndafshta që u ka veshur Rama dhe kthehen te kazanët e plehrave nga i nxori për ca vota pushteti; kriminelë, të cilët pasi kanë ndarë pazare e para me gjithë zinxhirin e policisë në kohën e kanabizimit të vendit kanë dalë jashtë kontrollit; lista me emra të krimit të organizuar ndërkombëtar të cilët këtu bëjnë “biznesmenin”, që Ramës i vijnë sistematikisht nga qeveritë e BE dhe SHBA.
    E mbi të gjitha; shifrat e frikshme të sondazheve të tij private që tregojnë, se shqiptarëve u janë hapur sytë dhe varaku 5 vjeçar, që e shndërron brumbullin në flutur, nuk mban më.
    Nëse beteja e para dy viteve që nisi Edi Rama kundër portaleve shkaktoi shqetësim dhe alarm, kjo `De Javu` e këtij tetori tek ata pak që vazhdojnë ta duan ka ngjallur vetëm keqardhje. Kurse te të tjerët neveri dhe frymëzim, për anekdota në rrjetet sociale.
    A ka në eterin e informacionit online gënjeshtra, shpifje dhe denigrim?!
    Sa të duash-`thasë me K`- nga të gjitha palët. Por, në asnjë vend demokratik nuk vritet lajmësi. Në vend që të bëjë ligjin për mediat duke përfshirë edhe ato online, bën sikur i hap luftë shpifjes dhe gënjeshtrës. Arrin deri aty, sa që urdhëron deputetët, policët e gjithë zinxhirin e administratës, që të bombardojnë gjykatat me kallëzime “për shpifje”. Sipas parimit; kundërsulmi është mbrojtja më efikase, po përmbytin me kallëzime ndaj kundërshtarëve politikë e mediatikë këtë prokurori e gjykatë (edhe kështu në kolaps), të cilat i kanë bodrumet plotë me dosje të mykura për hallet reale të qytetarëve, si pronat e grabitura etj.
    Se për korrupsionin shtetëror e kriminelët “biznesmenë” të cilët bëjnë pallë e nderohen nga policia, as që bëhet fjalë.
    Dhe kush e ndërmerr, të gjithën këtë?!
    Ky kryeministër, që kapet në mashtrim në çdo fjali që nxjerr nga goja. Ai që ka pesë vjet që në çdo vjeshtë u thotë vlonjatëve të cilët e kanë votuar si kamikazë, se në vjeshtën tjetër mbaron Lungo Mare, por në vend të saj u jep kanabis, trafik, e dhjetëra e qindra bijë nënash, të zhdukur mes peshqve apo të harruar, në burgjet e Italisë e mbarë Europës.
    Ai që ndërton çdo ditë rrugë e autostrada virtuale në FB dhe nuk mbyll dot as 10 kilometra autostradë në të dalë të Tiranës, drejt Elbasanit. Që nuk ka burrërinë tu tregojë shqiptarëve as imazhe të shtëpisë së tij në Surrel e të shkojë bashkë me shumë nga ministra e deputetët e tij, të bëjë testin e drogës, për tu mbyllur gojën “shpifësve online”.
    Prandaj ajo që shikojnë shqiptarët në pasqyrën e mediave që refuzojnë të vihen në shërbim të Rilindjes, e tmerron Edi Ramën.
    Prandaj, pasi dështoi që këto reflektime të realitetit që ka katranosur vetë me plan dhe ndërgjegje në këto 5 vite ti transformojë në mirazhe të bukura i është mbushur mendja, se mund ta thyejë pasqyrën “e keqe”.
    Po na bërtet i dëshpëruar, se do të likuidojë këdo që “Borëbardhën” e tij virtuale ua tregon të gjithëve çfarë është në të vërtetë; një shtrigë që po mbretëron në Shqipëri. Një përpëlitje kjo sa tragjike, aq edhe qesharake. Sepse ai- Shtriga që ka krijuar në këto 5 vite- ashtu si në ata filmat horror ka ngecur brenda saj.
    Nuk e ka fajin pasqyra `e pushtuar`, por shpirti i keq i cili e ka vendin në botën e errët, ku Rama ndihet si në shtëpinë e tij!
    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Beteja qesharake e Edi Ramës, për të bërë Shtrigën-Borëbardhë!

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Nga Briken Fejzullai

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.

    Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

    Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

    Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.

    Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

    Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

    Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.

    Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

    Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

    Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

    Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

    Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

    Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

    Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.

    Jemi ne bolet që nuk kuptuam një M*ut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.

    Një psiko-delirant pa bythë!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Beteja qesharake e Edi Ramës, për të bërë Shtrigën-Borëbardhë!

    Nuk keni pare gje akoma. Shqiperia do te vuaje akoma per nje kohe shume te gjate. Eshte pa shprese

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •