Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pse Edi Rama është sot një diktator

    Nga Ylli Rakipi

    Xhisiela Maloku, është një vajzë jetime, 25 vjeç, nga Fushë Kruja.

    Ajo është përdhunuar, dhunuar, torturuar e rrahur në mënyrë sistematike, nga një sadist kriminel, me precedentë penalë.

    Kjo është pjesa e parë e kësaj ngjarje të frikshme, që mund të ndodhë në çdo vend të botës. Por, ajo çka e bën këtë ngjarje tronditëse dhe të frikshme, siç thotë një kolegu im gazetar, është dhunimi dhe përdhunimi i Xhisielës në grup.

    Krimineli sadist, që ka bërë çka dashur mbi trupin e vajzës 25 vjeçare, është djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Pikërisht ky, pra deputeti Rrahman, me sjelljen, qëndrimin dhe veprimet e tij, që ia jep pushteti që ai ka, është dhunuesi dhe përdhunuesi i dytë i Xhisielës.

    Më pas, përdhunuesit e tretë, të katërt, të pestë e me rradhë, janë Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, Policia, Prokuroria, Drejtësia që nuk funksionon, Media, shoqatat e grave, të Vasilikave, apo shoqatat e grave që ka ndërruar kohë pas kohe Edi Rama.
    Të gjithë këta personazhe, me pjesëmarrjen e tyre, për ta manipuluar, apo fshehur këtë ngjarje, por edhe ata që heshtën, janë përdhunuesit e Xhisiela Malokut.

    Por sot, këtij dhunimi dhe përdhunimi tronditës, iu shtua edhe kryeministri Edi Rama. Pritej me një interes të madh prononcimi i Edi Ramës. Dhe erdhi sot…

    I futur brenda potureve të tij qesharake, direkt nga qyteti i Korçës, përmes një konference shtypi, Edi Rama, pa pikë turpi, ashtu siç ka filluar të ndodhë rëndom me të, tha: -“Për sa i përket vajzës, mund të them së pari, se policia e shtetit ka bërë detyrën, në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka patur asnjë trajtim preferencial“.

    Çfarë detyre ka bërë policia, zoti Edi Rama?!! Në çdo stacion policie ku vajza ka shkuar dhe ka bërë denoncim, është rikthyer dhe e ka tërhequr denoncimin. Përse mendon vallë zoti kryeministër, se e ka bërë kjo vajzë këtë tërheqje? Nga dashuria për dhunuesin dhe përdhunuesin?! A ka hetuar kjo polici, përse e ka kryer kjo vajzë këtë veprim, kur raporti mjeko-ligjor faktonte se ajo ishte dhunuar? Po dhunuesi dhe përdhunuesi, a është ndaluar ndonjëherë zoti Edi Rama?

    Për këto pyetje, kryeministri ynë qesharak, ka këtë përgjigje: – “Nuk i bëj unë arrestimet…Po ti bëja unë do kisha bërë disa arrestime”.

    E gjithë kjo ngjarje shokuese, ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, nuk do të dilte në dritë dhe nuk do të njihej nga publiku, nëse oficeri Emiljano Nuhu, nuk do të kishte bërë denoncimin. Kjo ngjarje pra, u denoncua nga një oficer policie. Por, ja ç’tha sot Edi Rama, për ish nënkomisarin, Emiljano Nuhu:

    ” Gjithcka lidhur me një horr, të kthyer në hero, në vend se të dënohej publikisht nga të gjithë, si një person që ka braktisur detyrën, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin, për të marrrë azil në një vend tjetër. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri”.

    Të njëjtën gjë, me të njëjtën gjuhë kërcënuese, me të njëjtën pafytyrësi, ka bërë Edi Rama, tre vjet më parë, në 16 Shtator 2015, për Dritan Zaganin. Ja saktësisht fjalët e Ramës për Zaganin:

    ” Një kriminel, një nga ata të cilët, policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit, ka patur kurajon t’i identifikojë, në rradhët e veta dhe ti pastrojë në rradhët e veta. Një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës, që dekonspironte operacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundmi. Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes.”

    Fjalët për nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe fjalët për Dritan Zaganin, ngjajnë si dy pika ujë me njëra tjetrën. Por, ndërsa rasti i nënkomisarit Nuhu është në zhvillim, rasti Zagani, për makinën e Saimir Tahirit, që e përdornin Habilajt, është plotësisht i vërtetuar.

    Në këto dy qëndrime, pothuajse identike, Edi Rama, kërcënon, mashtron, fyen, thotë ç’të mundë, por vetëm të vërtetën jo. Dhe kjo është e tmerrshme, sepse ky njeri është kryeministri i Shqipërisë.

    Edi Rama nuk është sot një person që te del përpara vetë dhe të vret. Por, ai ka ndërtuar një sistem kriminal, me një territor të mbjellë vetëm me banda dhe banditë, që çdo minutë e çast, vrasin, presin, dhunojnë, përdhunojnë gjithçka dhe kanë mbrojtjen e kryeministrit të tyre, Edi Rama. Ky është shkaku kryesor, përse Edi Rama është sot një diktator.

    Ky kryeministër, ka krijuar sot një tufë oligarkësh dhe ndan dhe rrëmben bashkë me ta, çdo qindarkë dhe pronë të këtij vendi. Ky është shkaku tjetër i rëndësishëm përse Edi Rama është sot një diktator.

    Edi Rama, ka blerë median dhe përmjer mbi të, kur të dojë dhe si të dojë. Edhe ky është një tjetër shkak përse Edi Rama është një diktator.

    Edi Rama, ka marrë sot në dorë të gjithë pushtetet dhe i shkërdhen ata me rradhë apo pa rradhë, sipas oreksit që i jep pasioni i diktatorit. Edhe kaq ndoshta do të mjaftonte për të thënë që Edi Rama është një diktator.

    Zoti Edi Rama, ka sot përballe një opozitë të dobët, që hera herës sillet si velinë, që me opozitën bën sikur dhe ky është një shkak i rëndësishëm përse Edi Rama është një diktator.

    Edi Rama, çdo ditë që kalon, po e boshatis edhe më tej Shqipërinë dhe ata që kanë mbetur i ka kthyer në një tufë të madhe delesh. Brenda kësaj tufe, është edhe Xhisiela, Rexhep dhunuesi, babai Rrahmani, prokurorët, policët, mediatikët, gratë e Edi Ramës dhe shoqatat e tyre… Edhe kjo është një arsye e rëndësishme përse Edi Rama është diktator.

    /TPZ.AL/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Duke jam kureshtar, pse nuk nxjerr ato lajme ku Lulzim Basha i kerkon pushtet ne tavoline Rames apo nuk i besojme keti versione?

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Rama: Basha do pushtetin në tavolinë; Përgjigjet Basha: Në pushtet do të vij më votë

    Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se Lulzim Basha kërkon pushtetin në tavolinë.

    “Që të bëjmë votime elektronike në 2 apo 3 zona pilot për zgjedhjet vendore, thonë se nuk duan. Por çfarë duan këta? Jua them unë sepse ma ka thënë Luli: duan pushtetin në tavolinë, me marrëveshje. Një herë unë, një herë ai. Por, kjo është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap edhe gjysmën e zemrës, por këtë gjë nuk ia jap dot sepse pushteti nuk është i yni, por i atyre që kanë votën”, tha Rama.

    Lulzim Basha i ktheu përgjigje në distancë kryeministrit, duke thënë se nuk i ka kërkuar kurrë pushtet në tavolinë Ramës, pasi, siç tha ai, Partia Demokratike do të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme./topchannel

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Duke jam kureshtar, pse nuk nxjerr ato lajme ku Lulzim Basha i kerkon pushtet ne tavoline Rames apo nuk i besojme keti versione?
    Do ta nxirrja me shume kenaqesi nese do evidentohej me prova.
    Po kur keto lloj citimesh i ben stari Surrelit, qe shiste Elvis Roshin si histori suksesi dhe avionet e droges i ngaterronte me insekste si mushkonja me gjinkallen, nuk e marre mundimin as t’i lexoje...

    Qe Rama kontrollon sot partine, prokurorine, mediat, shoqerine civile dhe ambasadore, kete s’ka ngel njeri pa e kuptuar, perfshire ketu edhe ty!
    Atehere çfare ndryshimi ka midis diktatorit Enver dhe diktatorit modern Edvini?
    Qe te dy kontrollojne/kontrollonin ne menyre arrogante dhe anti-kushtetuese gjithçka...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Qe Rama eshte bere diktator kjo nuk diskutohet sepse nuk as nje lloj opozite,qe Ramen diktator e ka bere dhe e ben opozita edhe kjo eshte e veshtire te diskutohet sepse pa kete lloj opozite Rama do kishte vite qe do ishte rrezuar.

    Nje fat shum i madh per Ramen eshte qe asnjeri nuk flet per ekonomine,duket sikur asnjerit nuk i intereson.U be 5-6 vite qe flitet vetem per drejtesine,drogen,krimin,dekriminalizimin,mafien dhe antimafien dhe lesht e tjera,mjafton qe vetem per ekonomin dhe varferine mos flitet. Ekonomia si teme ne Shqiperi nuk egziston,as politika dhe as mediat nuk e permendin fare,ndonje gje te vogel qe degjohet vetem nga goja e Rames,qe mburet kot,mori borxh me 3.75 kur Maqedonia e ka mar borxhin me 2,75,dhe asnje nuk ja permend Rames...

    Megjithate Rama e ka shum te lehte te jete diktator,sepse mjaftojne histori te vogla si ajo e shkolles Kosova ,qe kur ishte Basha kryetar bashkie u dogj,dhe mbas djegjes u dha leje direkt per ndertim pallati...,mjafton te permendesh raste te tilla dhe populli ka frike se i iken Rama dhe i vijne lugaterit e tjere qe ishin para...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-10-2018 më 19:29

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Ku je zjarrfikese ku je se na mori malli!

    Shkolla Kosova kishte qe ne 2003-shin qe ishte jashte funksionit, njehere parking per lopet e delet dhe njehere parking per makinat.
    Kalojme perdite dhe as kemi pare ndonje here shenja ndertimi pallatesh aty.
    Nejse si naiv shembullor, nga nje Tirane qe 11 vjet u ballcamos nga Rama me nje qender sot me zift e pa trotuare, duke rrafshuar kinema, kopshte, shkolla, hapesira te gjelberta, shtepite e vjetra Tironse, e se fundmi teatrin, naivi shembullor i krahason me shkollen fatkeqe e me histori te paqarte...

    Ps: rende fare me shifrat shoku
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 09-10-2018 më 20:17
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ku je zjarrfikese ku je se na mori malli!

    Shkolla Kosova kishte qe ne 2003-shin qe ishte jashte funksionit, njehere parking per lopet e delet dhe njehere parking per makinat.
    Kalojme perdite dhe as kemi pare ndonje here shenja ndertimi pallatesh aty.
    Nejse si naiv shembullor, nga nje Tirane qe 11 vjet u ballcamos nga Rama me nje qender sot me zift e pa trotuare, duke rrafshuar kinema, kopshte, shkolla, hapesira te gjelberta, shtepite e vjetra Tironse, e se fundmi teatrin, naivi shembullor i krahason me shkollen fatkeqe e me histori te paqarte...

    Ps: rende fare me shifrat shoku

    Te jap ca "kova uji" qe te shuajm zjarrin e krimit dhe mafies,(se mbase vjen ndonje dite dhe PD i perdor),jo se vertet duhen po me qe jemi tek zjarrfikesit po e bejme dhe ne "shurren"...;

    Qeveria,Rama thone qe kemi ngritje ekonomike me 4%,nuk eshte ndonje ngritje astronomike por nuk eshte as ngritje e vogel si shifer (sikur te ishte e vertet). Do ishte nje ngritje qe do sillte nje minimum mirqenie,do ndihej ne popull. Por,perveç pakenaqesis popullore,kemi: 1) Tkurrje te shpenzimeve nga ana e familjeve,pra shqiptaret shpenzojne me pak.2) Si shkak kemi edhe nje numer rekord keto muaj te mbylljeve te dyqaneve o pikave tregtare. 3) Kemi ulje te kreditimit a te parave nje njerezit marin neper banka,ku me 4% duhet te ishte e kunderta...E fundit njerezit po kerkojne te ikin,dhe kryesisht sepse nuk ka vende pune....Pra,ku dreqin eshte kjo ngritje e ekonomise me 4 % ? Pyetja eshte...jo pse nuk flet njeri...po a intereson vertet ndonjerit,se pse genjehet ne kete far mase per ngritjen ekonomike,pse gjithe ky mashtrim dhe asnjeri nuk hap gojen...

    Ah se harrova,Rama dihet se çi ko bo Tirones te thush cirk osht pak,e masakroi e shkatroi,por nuk ariti ne pika kulminante si lideri europian i PD,si rrafja e gabelave,djegia e shkolles per nje leje pallati,apo e fundit mjellja me bar e sheshit. etj etj( Kete mbjelljen e barin ne mes te Tirones,ku do kullosnin delet,nga lideri europian akoma mbetet nje mister,kush ka qene mendja e ketij projekti se eshte veshtire te gjesh edhe ndonje katunar pa shkoll..... dhe zorr se e gjen per nje projekt te tille).
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-10-2018 më 21:07

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Ne fakt ai 4% vjen si pasoje kryesore e shirave, kemi patur goxha rreshje ne 2018-en. Qe do te thote se nuk e kemi garancine per te njejten sasi rreshjesh ne 2019-en dhe si pasoje rritja enonomike mund te tkurret.

    Se dyti, meqe jemi ne Tajron, s’mund ta quaj lugat kandidatin e kaluar Halim Kosova. I vetmi opozitar qe e ka kritikuar ashper ne parlement listat e deputeteve nga kryetaret e partive.
    S’mund t’i them lugat Dashamir Shehit (shume i mundshem si kandidat per bashkine e Tiranes), qe ka nje opozitarizem parimor te gjate me PD-ne, Berishen, Topallin, Bashen etj etj.
    Jane dy figura qe kane dhene prova se kane dinjitetin, ndershmerine dhe pavaresine e mendimit, mbrenda grupimit qe i perkasin! Ky soj politikanesh, fatkeqsisht sot, jane specie drejt zhdukjes!!!

    Se treti, nuk pretendon njeri se po iku djalli Rama, do vij hyjnori Basha. Do ishte budallek ta besoje.
    Ama dijme gjithashtu se PD-ne e Berishes 1+2, PS-ne e Nanos-Metes-Majkos, i hodhem me te drejte ne koshin e plehrave per shume me pak zullume se çpo ben rilindja sot.
    Ndaj eshte banale dhe fyese qe sa here kritikon Ramen (sepse ai ka sot gjithçka ne dore e me te do merresh), te te etiketojne si militant i rendomte i Bashes!
    S’mund t’i them une sot Fatos Lubonjes, Aurel Plasarit, Artan Fuges, Kastriot Çipit e ndonje intelektuali tjeter, militant i Bashes, vetem sepse e quajne Ramen, diktator-mafioz-mashtrues-hajdut!! Thjeshte nuk mundem..
    Sepse si ata edhe une me shume te tjere, jemi deshmitar te nje renie ne ekstrem te te gjitha parametrave me Ramen ne krye. Mos flasim pastaj per arrogancen, perbuzjen, diskriminimin, terrorin per te folur, qe vjen nga pushteti.

    Pikerisht per keto arsye nese ka reagim te forte qe sjell largimin e Rames, Bashen qe s’ka as mediat, as te forte, as prokurori, as shoqata civile, ti e rrezon neser kollaj, pa ja lene te perfundoj mandatin, nese nuk i qendron premtimeve...

    PS: Menyre te tjere per ta pastruar kete kaste te ndyre politike une nuk di...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Je "içik" i lezeçem ti Duke ! Basha qe nuk ka as media,as shoqeri civile,as te forte,as prokurori...as leke etj etj ; s'ka burre none ta rrezoje si kryetar i PD. Dmth ky Basha qe eshte pa asnje mbeshtetje,pa asnje pushtet,pa asnje perkrahje,ku ka humbur çdo lloj zgjedhje te radhes...dhe kur supozohet se eshte e sigurte qe do humbi edhe çdo lloj zgjedhje ne te ardhmen etj etj dhe prap eshte e pamundur ta largosh nga PD. Basha po te vije ne pushtet behet edhe me i keq se Rama. Menyre per te pastruar kete kaste ka, dhe duhet te fillohet me dhe nga njerez te rinj.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Je "içik" i lezeçem ti Duke ! Basha qe nuk ka as media,as shoqeri civile,as te forte,as prokurori...as leke etj etj ; s'ka burre none ta rrezoje si kryetar i PD. Dmth ky Basha qe eshte pa asnje mbeshtetje,pa asnje pushtet,pa asnje perkrahje,ku ka humbur çdo lloj zgjedhje te radhes...dhe kur supozohet se eshte e sigurte qe do humbi edhe çdo lloj zgjedhje ne te ardhmen etj etj dhe prap eshte e pamundur ta largosh nga PD. Basha po te vije ne pushtet behet edhe me i keq se Rama. Menyre per te pastruar kete kaste ka, dhe duhet te fillohet me dhe nga njerez te rinj.
    Basha ka qene ne pushtet dhe ka pas goxha pushtet, mbrenda qeverise por edhe ne parti. E nuk i gjen as ne sasi dhe as ne cilesi, afera te rendomta si keto te Rames.

    Leke ta garantoje qe ka me shume sesa ne te dy shumezuar me Nji me disa zero mbrapa. Ama ndikim ne media, shoqeri civile, prokurori, ka sot ZERO! Kete e di dhe bufi.
    PO partine e ka plotesisht nen kontroll, me njerezit besnik te tij ne postet kyçe!

    Alternativat e reja fatkeqsisht s'po dalin e as po i shohim. Edhe ato pak alternativa te reja ne dukje, shpeshhere kane qene te kurdisura nga partite kryesore.

    Perballe kesaj situate a me sugjeron dot ti ndonje zgjidhje tjeter me te "lezetshme"???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Basha ka qene ne pushtet dhe ka pas goxha pushtet, mbrenda qeverise por edhe ne parti. E nuk i gjen as ne sasi dhe as ne cilesi, afera te rendomta si keto te Rames.

    Leke ta garantoje qe ka me shume sesa ne te dy shumezuar me Nji me disa zero mbrapa. Ama ndikim ne media, shoqeri civile, prokurori, ka sot ZERO! Kete e di dhe bufi.
    PO partine e ka plotesisht nen kontroll, me njerezit besnik te tij ne postet kyçe!

    Alternativat e reja fatkeqsisht s'po dalin e as po i shohim. Edhe ato pak alternativa te reja ne dukje, shpeshhere kane qene te kurdisura nga partite kryesore.

    Perballe kesaj situate a me sugjeron dot ti ndonje zgjidhje tjeter me te "lezetshme"???
    Ne mungese te nje alternative me njerez a forca te reja mundesite mbeten dy; o nje ratacion i Rames edhe nga brenda PS a zevendesimi i tije me PD,ose mundesia e dyte qe Rama te bjere nga populli,me force me dhune etj etj se e beri balte... Nga keto dy mundesite me e "lezeçjma" eshte te heqesh Ramen e ta zevendesosh me Bashen,eshte nje menyre qe te zevendesosh Ramen me nje fotokopje te tije.

    Tani per liderin tone europian,nuk e di vertet sesa lek a pushtet ka,por me sa kam lexuar del qe eshte politikani shqiptar qe eshte permendur me shume per korrupsion farefisnor. Nuk ka politikan tjeter ne Shqiperi ne keto 25 vjet qe ti jete perfolur fisi si ai i Bashes.,me te drejte a pa te drejte por mban rekord ne permendjen e kunatit,vjerrit,kusherinjve e me radhe. Kur ishte kryetar bashkie kjo ishte tema e dites.
    Per ta mbyllur nje detaj i vogel ;ky Basha pa pushtet politik,mediatik,gjyqsor e me radhe;si ka mundesi qe vjerri i tije fiton nje gjyq ne Strazburg per 15 milion euro ? Si eshte e mundur,dhe flasim jo vetem per nje kohe te shkurteR (kater vjeçare) dhe nje ndertese te ndertuar ne breg te detit ? Pa u futur ne hollesirat pse qeveria humbi gjyqin,dhe milionat e premtuar nga Rama...

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne mungese te nje alternative me njerez a forca te reja mundesite mbeten dy; o nje ratacion i Rames edhe nga brenda PS a zevendesimi i tije me PD,ose mundesia e dyte qe Rama te bjere nga populli,me force me dhune etj etj se e beri balte... Nga keto dy mundesite me e "lezeçjma" eshte te heqesh Ramen e ta zevendesosh me Bashen,eshte nje menyre qe te zevendesosh Ramen me nje fotokopje te tije.

    Tani per liderin tone europian,nuk e di vertet sesa lek a pushtet ka,por me sa kam lexuar del qe eshte politikani shqiptar qe eshte permendur me shume per korrupsion farefisnor. Nuk ka politikan tjeter ne Shqiperi ne keto 25 vjet qe ti jete perfolur fisi si ai i Bashes.,me te drejte a pa te drejte por mban rekord ne permendjen e kunatit,vjerrit,kusherinjve e me radhe. Kur ishte kryetar bashkie kjo ishte tema e dites.
    Per ta mbyllur nje detaj i vogel ;ky Basha pa pushtet politik,mediatik,gjyqsor e me radhe;si ka mundesi qe vjerri i tije fiton nje gjyq ne Strazburg per 15 milion euro ? Si eshte e mundur,dhe flasim jo vetem per nje kohe te shkurteR (kater vjeçare) dhe nje ndertese te ndertuar ne breg te detit ? Pa u futur ne hollesirat pse qeveria humbi gjyqin,dhe milionat e premtuar nga Rama...
    Nga keto pyetjet pafund qe ngre ti, te ngrej nja 10 here me shume per Ramen, madje me te renda!
    Po s’eshte kjo çeshtja..

    Nje gje se luan topi, inkriminim, vjedhje, arrogance, terror, tallje me njerezit siç po ben Rama sot s’ka bere vaki!
    Largimi i Rames e te tjereve ne rradhe pas tij, eshte e vetmja zgjidhje. Sikunder edhe me nje pastrim nga mbrenda te PS-se do isha shume i lumtur...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Ka nje kontradit tek ky Rama diktatori,i vetem,arrogant e mosbashkpunues me opoziten...Ne pergjithsi diktatoret zgjedhin njerez te rinj per te mbajtur pushtetin,ndersa Rama ka bere te kunderten ; vendosi shokun Gramoz ne krye te parlamentit dhe Meten ne krye te vendit,pra dy figura te forta qe i pershtaten dhe opozites...

    Pyetjet ngrehi se çeshtja kjo eshte : Pse Rama ky diktator nuk ka prekur fare opoziten,por i jep 12-13 milion (te pakten i premton,se per ti dhene jan me teper)vjerrit te Bashes ? Nuk eshte ndonje pyetje e veshtire,me pak "sforco" e jep pergjigjen...

  14. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Pyetjet e ngritura mbi parashikime te pabaza nuk jane pyetje!!!

    Shembjet po u bene ne menyre selektive, heret apo vone do demshperblehen.

    Ne menyre selektive u promovuan Sajmir Tahira me shoke dhe ne menyre selektive u perçmuan e u burgosen ata qe denonconin shkeljet e Tahirave.
    Sot ata qe u promovuan jane jashte politike ose kane humbur gjurmet, ndersa ata qe u perçmuan e burgosen mbrohen me status politik nga Zvicra, Hollanda etj..

    Ja po i fus dhe une nja dy pyetje ne stilin tend PARIMOR-KONTRADIKTOR:
    Ky Trumpi kur do e burgosi Hillary Clinton?
    Po kjo Merkeli si vajti ne koalicion me social-demokratet?
    Harruan keta lidera boteror se ç’kane thene per kundershtaret?

    PS: Mendohu mire para se te pergjigjesh..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Dmth te gjitha shembjet selektive do marin 15 milion euro brenda kater vjetesh. Nuk do ishte keq !

    Tek kualicionet ke te drejte edhe Basha shkoi ne kualicion me Ramen per disa drejtora dhe nuk ndodhi asgje....(ate 12-13 milionshin e prishjes selektive nuk po e permendim ) Bejeni prap kualicionin me Ramen se drejtori dhe miliona euro selektive ka sa te duash. Keshtu na luftoni dhe krimin me korrupsionin. ( Vetem jo 15 milion per nje pallat se do ta lini shtetin jo pa lek por pa brek,si ne kohen kur ishit ne qeveri ).

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Ke nja 4-5 postime tu fol fiks si Edvini!!!

    Edhe ai i ka tmerr keto vendimet e prera te gjykatave ne perendim.
    Elvis Roshi nuk kishte perdhunuar ne Itali!
    Armando Prenga s’kishte punu skifter shtepish ne Zvicer!
    As Frroku nuk ishte denu per vrasje ne Belgjike!

    Soji i ketyre trimave e çoj ekonomine ne altar. Po ç’keni o vellezer qe zgjodhet periudhen e « ndritur » te Edvinit te ikni nga syte kembet???
    Edhe keta pisa kryetar shtetesh ne BE qe X-kushteve te Saliut, u shtojne dhe nja X+6 kushte Edvinit!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 13-10-2018 më 20:18
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Rama nuk eshte as me i mire dhe as me i keq se Basha. Jane te dy e njejta kopje. Rama eshte vetem si te thuash pak me fat se nuk ka bere zullumet e Bashes ne çdo lloj ministrie qe ka qene.... Se si kryetar bashkie Rama ka ber me shum deme se Basha....

    E di ku eshte e keqja e politikes ne ate vend se nuk lihet gje pa thene per kundershtarin dhe ne fund çdo gje behet e pavlefte. Thuhet çdo gje e harrohet çdo gje sepse çdo gje eshte pazar. Nuk ke nje demokrat a socialist qe te pakten "te skuqet" qe ka Meten president. Dhe eshte presidenti me me konsesus ne historine e ketyre 25 viteve

  18. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Keto teknikat me relativizime, balancime, « jeni shume mire mos u ankoni », opozitarizem opozitarizmit, etj, jane aq te lashta dhe te shpifura sa edhe Mbreti Zog ne vitet e fundit nuk i perdorte me!
    I vetmi njeri qe ferkon duart kur i degjon, eshte pikerisht ai, heroi i krimineleve te te gjitha ngjyrave, shoku Edvin nga Surreli!!

    Dhe t’i degjosh pastaj nga dikush qe e permend me perçmim Shqiperine (ne ate vend, te ai vend- siç duket do kete lindur poshte kulles se Eiffelit), i ben akoma me zbavitese..

    Po reagoni mor amerikane, flisni, rrebelohuni, se lat nam! E hengret njehere sapunin per djathe me luften e yjeve nga Donald Regan. Te pakten kerkojini Trumpit ta arrestoj Hillary Clinton, mbas tere atyre akuzave qe i bene njeri-tjetrit!
    Mos flasim per keta Pepinot e G7-es, qe i bene qeverite b*yth e breke me njeri-tjetrin..

    A kane memorie, moral, keta njerez NE ATO VENDE???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Ne nuk kemi pse rebelohemi si Trampi me Hillary,ne kemi metota te tjera. Ne mbyllim 21 janarin,mbyllim Gerdecin,mbyllim Cezin,japim edhe 15 milion euro per nje pallat,selektiv. Pse do rebelohemi kur bashke zgjedhim si presidentin si kryetarin e parlamentit.

    Pastaj jemi apo nuk jemi opozite per luften kunder krimit dhe korrupsionit dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme ! Po te rebelohemi lejm vjerr, kuneter,kalamaj pa miliona !

  20. #20
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Pse Edi Rama është sot një diktator

    Nje pyetje kam, kur jeni te dy kundra rames pse jeni gjithmone me mendime te ndryshme!?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •