Elez Braha
Si nje drrase e cila vumun tash sa kohe mbi nje proske nis te kalbet prej lageshtise se tepert, ashtu edhe ata njerez qe jane zhytur ne mentalitetin e vjeter po zhgaterrohen.
Disa prej botes njerezore te dhane mbas fatalizmes, nuk ja nisin asnji pune te zorshme per ta krye, ata te tane punen e kane vare ne ishallahin! Thone: " Keshtu asht thane e keshtu le te behet".
Ata nuk mendojne se me ishallah nuk qitet gja ne drite. Punen e rande jo qe se fillojne, por madje edhe s'e vrejne me sy.
S'kane faj, kane gjete batihava.
Keshtu gjate shekujve kund neper terr me mundime te medhaja erdhi njerezia deri ne ditet e sodit.
Prijesat e tyre ne nji menyre a ne nji tjeter u munduan me e lye sadopak perjashta nderteses shoqerore. Ata nuk menduan aspak se dikur ato themele te lujtshme do te rrenohen e se ne vend te tyne do te vendoset nje ndertese e re, e forte, e cila do te perballonte cdo dallge apo pengim. E me te vertete ato themele te lujshme po rrezohen dita dites. Djaleria, shpresa e ardhshme, po i ban syte kater e po vezhgon cdo gja qe del perpara.
Ajo s'ja degjon me fjalen fatalistit...Djali thote: "Na do te jemi e do ta bajme, c'a ju s'keni mundesi me ba".
E fatalisti plot idhnim ja pret: "Po na kallzoni ju te rinjte se shka bate?"
-Jo na s'kemi ba, por do ta bajme".
Dita dites mentaliteti i kalbun po zhduket, krymbat e dyshimit po farojne; mbi rrenimet e tyre po lulezon nje jete e re.
Njeriu ka linde i lire e gjithkund asht nder pranga.
Keto na i thote Rusoi, i permenduari dijetar e edukator freng. E mbasi njeriu asht lindun i lire, duhet ta gezoje kete liri e jo sikur deri tash. Ndryshimin e kohes dhe te shemburit e se vjetres na i deftejne fletet e historise...
Po na a thue te rrime ne terr si deri tash e te shohim rreth e rrotulltue le nje jete e re e te heshtim?
Ah! jo! Djaleria e jone nuk do te rrije ende ne gjumin e rande te fantazmes. Duhet te sgjohet e me hapa te medhaja te drejtohet drejt rruges se mbare. Duhet te punojme, po te punojme me pa ia da, keshtu qe te fitojme driten e aresyes dhe te bajme qe germadhash te lulzoje nji jete e re.
Shenim: Titulli i ketij hartimi do ju kujtoje Qemal Stafen po ne fakt hartimi nuk eshte i Qemalit po i Elez Brahes shkruar ne te njejten dite ne te njejten klase te gjimnazit te Shkodres me 19.06.1935 Hartimi eshte shkruar ne ne te njejten dite, por trajtimi i njerit dhe tjetrit eshte krejt origjinal. Ata i bashkon ideali i perbashket Liria dhe perparimi i Atdheut.
Shkrimi eshte marre nga Revista Nentori(nr.8/1981)
Krijoni Kontakt