Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Mosha
    44
    Postime
    213
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    E vjetra shembet, kohet po ndryshojne, nji jete e re po lulezon germadhash

    Elez Braha

    Si nje drrase e cila vumun tash sa kohe mbi nje proske nis te kalbet prej lageshtise se tepert, ashtu edhe ata njerez qe jane zhytur ne mentalitetin e vjeter po zhgaterrohen.
    Disa prej botes njerezore te dhane mbas fatalizmes, nuk ja nisin asnji pune te zorshme per ta krye, ata te tane punen e kane vare ne ishallahin! Thone: " Keshtu asht thane e keshtu le te behet".

    Ata nuk mendojne se me ishallah nuk qitet gja ne drite. Punen e rande jo qe se fillojne, por madje edhe s'e vrejne me sy.
    S'kane faj, kane gjete batihava.
    Keshtu gjate shekujve kund neper terr me mundime te medhaja erdhi njerezia deri ne ditet e sodit.

    Prijesat e tyre ne nji menyre a ne nji tjeter u munduan me e lye sadopak perjashta nderteses shoqerore. Ata nuk menduan aspak se dikur ato themele te lujtshme do te rrenohen e se ne vend te tyne do te vendoset nje ndertese e re, e forte, e cila do te perballonte cdo dallge apo pengim. E me te vertete ato themele te lujshme po rrezohen dita dites. Djaleria, shpresa e ardhshme, po i ban syte kater e po vezhgon cdo gja qe del perpara.
    Ajo s'ja degjon me fjalen fatalistit...Djali thote: "Na do te jemi e do ta bajme, c'a ju s'keni mundesi me ba".
    E fatalisti plot idhnim ja pret: "Po na kallzoni ju te rinjte se shka bate?"
    -Jo na s'kemi ba, por do ta bajme".
    Dita dites mentaliteti i kalbun po zhduket, krymbat e dyshimit po farojne; mbi rrenimet e tyre po lulezon nje jete e re.

    Njeriu ka linde i lire e gjithkund asht nder pranga.
    Keto na i thote Rusoi, i permenduari dijetar e edukator freng. E mbasi njeriu asht lindun i lire, duhet ta gezoje kete liri e jo sikur deri tash. Ndryshimin e kohes dhe te shemburit e se vjetres na i deftejne fletet e historise...
    Po na a thue te rrime ne terr si deri tash e te shohim rreth e rrotulltue le nje jete e re e te heshtim?
    Ah! jo! Djaleria e jone nuk do te rrije ende ne gjumin e rande te fantazmes. Duhet te sgjohet e me hapa te medhaja te drejtohet drejt rruges se mbare. Duhet te punojme, po te punojme me pa ia da, keshtu qe te fitojme driten e aresyes dhe te bajme qe germadhash te lulzoje nji jete e re.

    Shenim: Titulli i ketij hartimi do ju kujtoje Qemal Stafen po ne fakt hartimi nuk eshte i Qemalit po i Elez Brahes shkruar ne te njejten dite ne te njejten klase te gjimnazit te Shkodres me 19.06.1935 Hartimi eshte shkruar ne ne te njejten dite, por trajtimi i njerit dhe tjetrit eshte krejt origjinal. Ata i bashkon ideali i perbashket Liria dhe perparimi i Atdheut.

    Shkrimi eshte marre nga Revista Nentori(nr.8/1981)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 23-04-2003 mė 19:59
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Postime
    144
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Djaleria, shpresa e ardhshme , po i ban syte kater e po vezhgon ēdo gje qe del perpara.

    Po na kallzoni ju te rinjte se shka bate?
    Jo na s'kemi ba, por do ta bejme.
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  3. #3
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Kush ia dha Qemal Stafės, Arshi Pipės, Elez Brahėse etj. temėn e hartimit "E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė", vargje tė shkėputura nga ''Vilhelm Teli'' i Shilerit? Si u ruajtėn kėto hartime? Historia bazohet nė data e emra, pa kėto nuk ėshtė histori por pėrrallė.
    Mėsuesi i letėrsisė quhej Skėnder Petro Luarasi, ''Nderi i Kombit''.

  4. #4
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Nga kujtimet e Skėnder Luarasit

    '' E vjetra shėmbet…''
    Moti shkollor po mbaronte. Nxėnėsve tė klasės sė pestė, tė cilėve nė fillim u pata dhėnė pėr tė zhvilluar nė klasė temėn ‘’Si e kaloni ditėn me shi’’, mė 19 qershor 1935 u dhashė pėr hartim dy vargjet e nxjerrė nga ‘’Vilhelm Teli’’ i Shilerit:

    ’’E vjetra shėmbet, kohėt po ndryshojnė
    Njė botė e re po lulėzon gėrmadhash...’’ (*)

    Prej mėnyrės qysh e zhvilluan temėn nxėnėsit e kėsaj klase kuptova mendimet e tyre pėr shoqėrinė. Disa e trajtuan temėn duke vėnė nė dukje pėrparimin teknik tė botės gjatė shekujve, disa syresh duke shėnuar zhvillimin moral e filozofik tė njerėzimit, tė tjerė, mė tė pakė nė numėr, theksuan ndryshimet politiko-sociale qė sjellin revolucionet nė luftė kundėr sė vjetrės.
    Njėri sipas njohurive tė fituara nga libri, pėrmendte shpikjen e shtypshkronjės prej Gutembergut, zbulimin e botės sė re prej Kristofor Kolombit, gjetjen e ligjit tė lėvizjes sė planeteve prej Keplerit dhe shpikjen e teleskopit prej Galileut. I dyti shkruante mbi luftėn e Martin Luterit kundėr obskurantizmit tė kishės katolike, pėr vlerėn e kulturės e tė arsimit dhe rolin qė luante shkolla nė lulėzimin e popujve tė prepambetur. I treti duke zgjeruar horizontin mbi ngjarjet e ditės,sillte shembuj nga pėrparimi i Turqisė sė re, nga Japonija. Porse Qemal Stafa shkroi hartimin mė tė pasur nė idera. (*)
    Studjuesi Nasho Jorgaqi, shkruan:
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    nji jetė e re po lulėzon gėrmadhash.
    Éshtė njė nga hartimet e Qemalit, shkruar mė 1935…Tema e hartimit u nxuar nga dy vargje tė dramės ''Vilhelm Teli'' tė Frederik Shilerit, tė pėrkthyera nga Prof.Skėnder Luarasi qė aso kohe jepte lėndėn e letėrsisė nė klasėn e Qemalit. Hartimi u lexua nė klasė dhe bėri jehonė nė mes tė nxėnėsve tė gjimnazit. Nxėnėsi 15 vjeēar u thirr nė drejtorinė e shkollės dhe ju tėrhoq vėrejtja.
    (U botua pėr herė tė parė nė gazetėn ''Rinia'', 15 maj,1949. Qemal Stafa, ''Qortimet e vjeshtės'', 1969, Redaktor N.Jorgaqi, f. 85)

    (*)Nė hartimin tjetėr tė Qemalit: ’’E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė, njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash’’ pedagogu e nxori nė katedėr Qemalin qė t’a lexonte para nxėnėsve, e vetė pedagogu e lexoi si shembull nė klasat e tjera mė tė larta. Menjėherė punimi u bė objekt i drejtorisė.
    (Gjimnazi i shtetit Shkodėr (1922-1972), f.57-58)

    Fragmente nga hartimi, tė fotokopjohen:
    (*) Qemal Stafa,
    Hartimi: Provim i tre muejshit tė tretė ,19.6.1935V-A…..
    E vjetra shembet,kohėt po ndryshojnė
    Nji jet ė e re po lulėzon gėrmadhash.(*)

    Fjalė t’arta, fjalė plot kuptim.Tash sa vjet duelėn rrjedhshėm prej pendės sė njė idealisti tė madh, tė Schillerit, shpirti i tė cilit, i etshėm pėr gjana tė reja, ndėr tė cilat vendin ma tė parė e zente lirija e popujvet, lshonte za kushtrimi nė shkretinėn e thatė tė idealismės s’asaj bote tė vjetrueme ku rronte. Schilleri e kishte kuptue tė vjetrėn. Edhe na e kemi kuptue.
    E vjetėr asht ē’do gja qi kohnat e kalueme na kanė lanė.Systemi shoqnuer, arti i dikuershėm, feja, dasija mes popujvet, janė tė tilla.Njeriu vetvetiu i prirun nga pėrparimi i shef tė metat e kohėnavet tė kalueme, dhe dishiron t’i ndreqė. Kndej ēpikjet e reja e tė ēuditshme nė ē’do lamė tė kulturės.
    Dėshirin e rrėnimit tė tė vjetrės njeriu e ka dishmue ku e kur ka pas rastrancezi nė Revolucionin e Math tė Francės, Galileu me ligjin e tij, Lindbergu me udhtimin prej Amerikw nė Francė, Rusi me ndryshimin esistemit shoqnuer…(Borgjezė hapni veshėt mirė!)
    Tash tė vrejmė imtėsisht e mitė tė gjitha sendet e vjetra.Sytemi shoqnuer i sotshėm, asht ai i sa mi vjetvet, i ndryshuem nė disa pika, por aq pak, sa nuk tė bie nė sy.
    Bota asht e ndame nė kontinente, kta nė shtete, shtetet nė qytete e krahina, deri sa mbėrrimė ke njeriu e ke idenat e tija. Pasunija, qi asht pika e mbėshtetjes sė tė gjithė veprimevet, asht e ndame keq(hap sytė sa tė duesh kapitalist). Njani ka miljarda e miljarda, n’sa tjetri nuk ka as nji dysh. Disa kanė tokė tė gjana pėr mbjellje n’sa t’afėrmit e tyne nuk kanė as bukė(bukė themi) tė hajė. Thonė qi asht zhdukė skllavnija.Jo,nuk asht zhdukė, po ka marė njė trajtė tjetrė,atė tė ndihmės. Nė vend tė kamxhikut tė drejtuesit tė robvetasht penda e bankjerit, nė vend tė Kesler agait asht polici qi regjstron gratė publike, viktima tė vorfnisė dhe tė pa-drejtėsisė sė shoqnisė. Nuk flas pėr shpatat e Jenicierėvet tė zėvendėsueme me vezėt nė sqetulla, pėr Giljotinėn e zavendėsueme me karrikėn elektrike.
    Tė gjitha kto i kemi trashigim prej kohvet tė kalueme, pse e kanė burimin nė ndamjen e pasunisė. T’ishte pasunija e ndame me drejtėsi, barabar e tė punojshin tė gjithė njerzit e botės pėr nji qėllim, sa ndryshe do t’ishte jeta!
    Statistika zyrtare diftojnė haptas se gjaksinat ma tė ndryshme, vjedhjet ma tė mdhajat, kan pasė pėr shkak vobegsin.
    Prej kėndej shofim se asht gja e domosdoshme t’a ndryshojmė ndamjen e sotshme tė pasunis (gja e vjetėr) e t’a zėvendsojmė me nji ndamje tė drejtė, e tė njinjishme (gja e re). Rusėt e kanė ba me kohė:shembull ky se e vjetra shembet.
    Edhe na do t’a bajmė.Arsimi , ajo dritė e popujvet si e quente Viktor Hygo - i pėrpara u epej vetėm princavet e bujarvet (nobles). Sot djali i puntorit rrin nė nji shkoll me djalin e ministrit qi e mjel: shej ė tė sigurta se bota asht neveritė prej tė vjetrės dhe don tė ren. Tė shofim fen, opiumin e popujvet. Nė kohnat e vjetra populli nuk i kuptonte kshillat e drejtuevet tė tij: Pėr me ba arabin tė lahej, e tė paguente taksat kalifit ishte nevoja e nji Muhammedi qi t’i predikonte popullit ignorant se asht, ekziston, nji zot qi i ēon nė xhenem ata qi nuk lahen , qi nuk bajnė gymnastikė, e nuk i lajnė rregullisht taksat. Deri kėtu asht mirė. Por tė shohim kto tjerat. Nėn maskėn e ktyne rregullave sa e sa poshtėrsina u banė. Sa e sa herė turma e popullit e qorrueme prej drejtuesve tė fes sė sajė, u bante robneshė e nji tyrani. ’’Jepni Ēezarit, ēasht e Ēezarit, e zotiut ē’asht e zotit!’’ Sa bukur e diftojnė kto fjalė qėllimin e fesė. Ku ka nji kishė, aty ka nji mbret.
    Shekulli XX po e shkatrron tė vjetrėn. Nė vend tė sajė shton shkollat laike, tė majtun prej shtetit, plotson bibliotekat;lavron shkencat (anmikėt ma tė mdhajat tė fesė:ku je Galilei para turrės sė druvet?)shndron kishat e xhamijat nė muzeume antiklerikale.Tė vimė ke harti.Harti I deri-tashėm, qi veē trajtės sė bukur nuk kishte tjetrė cilėsi, nuk I pėrmbushė nevojat t’onė.Ē’mė duhet mue nji poezi e bukur nė trajtė por e vorfėn nė idena, nji pikturė me bojna tė bukura po pa nji ide?
    Poezija e sotshme pėrveē trajtės, ka edhe idenė, atė ide qi lufton vuejtje e puntorit, mundin e bujkut.Piktura e sotshme nuk ka aq bukuri tė trajtės se tė idesė.Mos kėrkon nė kuadrat moderne gra tė bukura, skena idyllike, shenjtorė tė rrethuem prej ėngjėjsh e ku t’a di unė sa prralla tjera.Kėrko nė to, pėrkundrazi tė pikzuem nme ngjyra tė gjalla mundimin e nji hamalli kur ngren nji arkė tė madhe mushė me…shishe shampanje.
    Edhe na shqiptarėt do t’a rrėnojmė tė vjetrėn.Mbi tė do ngrefim madhnisht flamurin e kuq tė vllaznimit, tė kulturės e tė pasunis.Kemi besim nė vetvete, prandaj guxojmė.
    Asht zemra e nji tė riu pesėmbėdhjet vjeēar qi ju flet.
    Shkodėr, 19 Qershuer 1935.

    .Xhemal Broja :''E vjetra shembet,kohėt po ndryshojnė ,njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash'' Provim I tre muejshit tė tretė ,19.6.1935
    Klasa V-A,Shkodėr 19-IV-1935
    Flamurtari plak i vendit po jepte shpirt.Tė gjithė parsija ishin mbledhė nė shtėpin e tij.Dojshin me pa pėr herėn e fundit atė ,qi nė nji kohė i prite nė luftėtė gjith kombit,qi shkonte ku ishte rreziku ma i madh….Nė kjoftė se dielli nuk i hynte nė shtėpi, nuk ishte i Zoti ma me dalė e me e kėrkue.Po jepte shpirt ai qė liri ishte fryma e tij…me dhimbje qė kombin po e linte pa udhėheqės e tė shkatėrruem. I vinte keq se nė ēastin e fundit tė jetės shifte rrėnimin e Kombit, qi aq fort e kishte ēmue.
    Por kur shef se ndėrmjet tė parsivet ,ishin edhe djelm tė ri, nji dritė i shndriti syt, bahet ma i gjall…
    Pėr ditė po shofim se prej gėrmadhash tė kombeve tė vjetra,po lulėzojnė jetė tė reja. Shembėllėn e kemi nė Rusinė, e cila u sundonte prej Caravet tė fėlliqėt,qi kishin shtyp popullin, e nuk ia napshin tė drejtėn e qi i bajshin sa e sa kobe tė tjera tė ndyta e se nėn pushtetėn e tyre po shkonte Rusija dita me ditė nė rrėnim,sot,banė qi prej atyne gėrmadhash , tė lulėzojnė njė jetė e re,plotė gjallni.
    Gjithashtu kemi edhe nė Turqin, e cila pėrpara, nė kohėn e sulltanavet, nuk ishte nė kėt gjėndje qi asht sot….Aty nji mendje e trashė e sulltanit, e influencueme prej baballarėve tė tij ma tė liq sa ai, kishte fatin e tė gjith popullit nė dorė.
    Sot po prej atyne rrėnimesh po lulėzon nji jetė e kandshme, nėn nji atmosferė mendimesh tė lira…
    Fjalėt e tė famėshmit Schiller, qi i ka thanė nėpėr mjet tė flamurtarit plak, dita e ditės e me njė shpejtėsi tė madhe po profetizohen.
    Xhemal Broja V-A

    3. Arshi Pipa: E vjetra shėmbet/kohėt po ndryshojnė/njė jetė e re /po lulėzon gėrmadhash. Provim i tre muejshit tė tretė.
    Klasa V-A, Shkodėr 19-IV-1935
    …Nji provė e re hedh poshtė tė vjetrėn e raskapitur, sikurse nji ndėrtesė e vjetėr, kalbun themelesh,rrzohet pėr me i lshue vendin nji tjetre ma tė bukur e ma tė madhnishme,ashtu pej gėrmadhave tė kulturės sė vjetėr tė mbijė lulja e djelmnisė sė sotme.
    ..Nė shekullin e XX duhet me shporrė mendimet e vjetra,qi nji bar i ri tė lulzojė aty ku mbinin ma parė ferrat…(*)
    (*)Petro Luarasi; Njė hartim i Arshi Pipės,Republika,16.6.1991)

    Zija Boriēi , E vjetra shėmbet/kohėt po ndryshojnė/njė jetė e re /po lulėzon gėrmadhash. Provim I tre muejshit tė tretė ,
    Klasa V-B,Shkodėr 19-IV-1935
    Neve do tė bajmė hapat shum ma tė mėdha kah ana e pėrparimit qi tė mėrrijmė tė krahasohena ma shtete tė Evropės. Djelmėnia e sotshme asht e mushun me cilėsinat e virtytet ma tė mira.Sot po gėzojmė tė gjithė port zėmrat t'ona nuk qėndrojnė nė paqė deri qi shlirojmė vllaznit t'onė qi gjinden nė Kosovė e Ēamėri,vajtojnė me kenė nėn kėt sundim tė lirė e tė hareshėmAta nuk gėzojnė kurr tė drejtat e veta.Neve djelmėnia e sotshme me gjith qi gėzojmė por dot pėrpiqemi me gjithė shpirtė dhe me nji forēė tė bashkuar dot bajmė qi tė valojė ky flamur kuq e zi qi na u trashigue prej nji Fatosit shqyptar ndėr ato vende dhe zbashkut tė celebrojmė njė gėzim dhe hare.

    Abas Sali Shehu(Abas Sahu), E vjetra shėmbet/kohėt po ndryshojnė/njė jetė e re /po lulėzon gėrmadhash. Provim I tre muejshit tė tretė ,
    Klasa V-B,Shkodėr 19-IV-1935
    …Njerzia e lashtė qi nuk dinte as me folė,dalngadalė erdhi tue u mėsue me folė e ma vonė edhe me shkrue..filloi me u qytetnue e me u ba e dijshme.
    Grekėt e vjetėr si edhe shumė fise tė tjerė,n'ato kohė nga padija …pėruleshin pėrpara ēdo fuqije tė sajė (natyrės) e tue e njoftėm kėt' fuqi si njė Zot,kalojshin kohėn e tyne herė tue lutė Zotin e tyne qi mund t' ishte :nji gurė, nji ka i bukur,nji ylber, nji prrue i rrėmbyeshėm ,e shumė kėsisoj, e herė bajshin edhe therorina shum tė mdhaja, tue pre kokėn e njerėzvet pėr nder tė kėtyre zotnave tė shumtė. Ma vonė kėta vese dhe kto besime shumė tė kota filluen tė merren nėpėr kambė prej popujve ma qė vijshin tue u qytetėrue e tue kuptue tė vėrtetėn e fuqivet tė natyrės. E pra qe se kjo kohė ku njerzit hupshin pothue se edhe jetėn e tyne pėr besimet qi kishin rrėnjsė nė zemrėn e tyre, u zhduk e u shėmb.
    …Por mandej tue besue kush nė nji mėnyrė e kush nė nji tjetėr,filluen tė dalin grindje midis njerzis…,secili mundohej qė besimi i tij t'u pėrhapte e me intriga tė kota , mundohej me i mbushė mendjen tjetrit. E nji kaq u pėrhapėn kėto intriga , sa ata tė dijtunit qi e kuptojshin gjėndjen thojshin: Besojmė se ma me lehtėsi mund tė shpėtojmė njė njeri tė mbytun nė pus se sa fanatikun prej verigave tė besimit(fes),predikonjėsit e sė cilės i kanė verbue sytė….Dalėngadalė njerėzia u dha shkelmin vesevet dhe gjithnjė erdhi tue ba hapa kah nji pėrparim,kulturė ma e naltė ,njashtu do tė vijojė mė tej: ēdo zakon qi e kanė lėnė trashėgim tė parėt ,nė rast se i pėrshtatet kohės, t'a naltėsojė;por nė rasė se nuk ka tė bėjė me ditėt e soēme, t'i napi shkjelmin.
    Thonė se popujt e kohnave tė vjetra kanė pasė rrnue nė terr.Nė tė vėrtetė dielli i soēėm edhe atėherė ka pasė shndritė…por njeriu n'atė kohė ka qenė i pa dijtun,kalonte jetėn dosido dhe nuk mendonte pėr tjetėr veēse me hangėr. Pra mendja e tij ka qenė krejt nė terr…
    Vetėm atėhere do tė shofi dritė mbarė bota, kur njerėzia tė kujtoj kohėn nė tė cilėn gjindet, tė dijė se si me kuptue arsyenat e vėrteta e tė dalloj se me ēfarė kėmishe duhet me u veshė pėr me mujtė m'u ba ballė ndryshimevet tė kohės.Vetėm atėherė…njerėzia do tė bajė qi ndėr trashėgime tė plakura e ndėr udha t'errėta tė shkėlqejė njė ide e tė shndrisė njė diell ma me fuqi e tė ringjallet nji jetė krej t e re.
    19.VI.1935
    (*) Pjesėn mė tė madhe tė hartimeve tė nxėnėsve tė tij profesori i letėrsisė Skėnder Luarasi i dorėzoi nė muzeumet e gjimnazeve nė qytetet e Tiranės, Vlorės, Shkodrės.
    -------------------------------------------
    Edhe hartimet e tjerė tė Qemal Stafa gjatė kėtij vjeti shkollor qenė tė pasura nė idera. Nė njėrin ai shkruante: ’’Pėrveē trimėrisė, pėr me qenė burrė duhet me pas edhe njė cilėsi tjetėr: Urtėsinė‘’; nė njė tjetėr:’’Cilėsitė e shqiptarit duhet tė jenė: gjithmonė fjalė pakė e punė shumė, burrni e trimni’’, porse ky i fundit tregon sa shpejt i pėrvetėsonte Qemali idetė e reja dhe burrninė me tė cilėn i mbronte.
    Hartimin e tij e lexova nė klasė si shembull. Nuk munguan nxėnės qė rendėn tė lajmėrojnė drejtorin pėr idetė revolucionare tė shprehura.(*)
    (*) - Nė pranverėn e vitit 1933 nė Gjimnazin e shtetit kishte ardhur Qemal Stafa. Nė njė hartim shtėpie me temė: ’’Tė rinjtė dhe pleqtė‘’ tė dhėnė nga mėsuesi S.Luarasi, Qemali haptazi shkroi pėr Leninin. Disa nxėnės ishin caktuar pėr tė ndjekur e pėr tė dhėnė informata nė drejtorinė e shkollės…
    (AQSH, Fondi.’’Qemal Stafa’’, dosja 4, dok. nr30 res, Shkodėr, dt10.4.1936).

    Drejtori e thirri nė zyrė dhe e qortoi e Qemali iu pėrgjegj: ’’Unė them atė qė ndjej e mendoj dhe askush nuk ka tė drejtė tė mė imponohet, ca mė pak ju zotni drejtor, qė nuk jeni kėtu veēse pėr tė mbajtur disiplinėn’’
    Selim Shpuza shkruan: ”Kur njė mėsuesi jo shkodran (Skėnder Luarasit) filluan t'i vinin letra anonime se, po tė mos hiqte dorė nga mėsimet e tij jo prozogiste, ja kishin pėr t'ia treguar qefin Qemal Stafa dhe shokėt e tij dashamirės tė mėsuesit pėrparimtar, caktuan roje, si tė thuash, qė kur mėsuesi dilte prej konviktit ta shikonin mos e sulmonin njerėz tė ligj.''
    Nasho Jorgaqi: ''Mėsuesi i gjuhės shqipe i Qemal Stafės, Skėnder Luarasi aq herėt e njohu talentin e Qemal Stafės dhe aq fort i vlerėsoi punimet e tij, sa ai i mblodhi, i ruajti, dhe jemi tė gėzuar qė i kemi kėto shėnime tė klasės sė pestė…''

    (*)Studjuesi Nasho Jorgaqi, shkruan:
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    nji jetė e re po lulėzon gėrmadhash.
    Éshtė njė nga hartimet e Qemalit, shkruar mė 1935…Tema e hartimit u nxuar nga dy vargje tė dramės ''Vilhelm Teli'' tė Frederik Shilerit, tė pėrkthyera nga Prof.Skėnder Luarasi qė aso kohe jepte lėndėn e letėrsisė nė klasėn e Qemalit. Hartimi u lexua nė klasė dhe bėri jehonė nė mes tė nxėnėsve tė gjimnazit. Nxėnėsi 15 vjeēar u thirr nė drejtorinė e shkollės dhe ju tėrhoq vėrejtja. U botua pėr herė tė parė nė gazetėn ''Rinia'', 15 maj ,1949''
    ( Qemal Stafa, ''Qortimet e vjeshtės'', 1969, Redaktor N.Jorgaqi, f. 85

    (*)Nė hartimin tjetėr tė Qemalit: ’’E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė, njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash’’ pedagogu e nxori nė katedėr Qemalin qė t’a lexonte para nxėnėsve, e vetė pedagogu e lexoi si shembull nė klasat e tjera mė tė larta. Menjėherė punimi u bė objekt i drejtorisė.
    (Gjimnazi i shtetit Shkodėr (1922-1972), f.57-58

  5. #5
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    "Vilhelm Teli" ne Shqiperi

    "Vilhelm Teli" ne Shqiperi

    Vilhelm Teli u botua nga Shileri mė 1804 dhe dramatizon luftėn e popullit zvicerian pėr liri. Shqipėrimi i Skender Luarasit u botua mė 1934 e u prit me entuziazėm nga inteligjencia e rinia.
    Skender Luarasit ne prill 1935 u vleresua me "Medaljen e argjendte",nga Akademia e Mynihut,per perkthimin e "Vilhelm Tel".
    Nen drejtimin e mesuesit te letersise Skender Luarasi, fragmente te drames u shfaqen nga gjimnazistet e Shkolles Tregetare ne Vlore me 1932.
    Episodi i anullimit tė dramės “Vilhelm Tel” pėrgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatėn aktorėt e rinj, Naim Frashėri dhe Sandėr Prosi (dy aktore te adhuruar nga populli) perben njė moment te rendesishem. Naim Frasheri kujton se dashuria pėr teatrin i lindi nė vitin 1943,“Nuk kisha guxim tė shfaqja dėshirėn time me shokėt, se mė tallnin, por mora kurajo nė vitin 1943, kur m’u dha njė nga rolet kryesore nė dramėn “Vilhelm Tel”. Prej asaj kohe fillova tė interesohem pėr teatrin dhe tė pregatis shfaqje nė lagje”Sander Prosit qe kur ishte adoleshent, i kishte ngelur nje merak. Ishte pergatitur te luante ne dramen e Shilerit "Vilhelm Tel", por pas disa provave te lodhshme gjithcka ishte anuluar nga fashistet Fragmente nga drama Vilhelm Teli u shfaq nga rinia progresiste edhe gjatė luftės nacionalēlirimtare dhe “Teatri i Burgut”
    Ne muajin janar 206, nė bashkėpunim me Ambasadėn e Zvicrės, studentet e Akademisė sė Arteve e shfaqen te plote dramen “Vilhelm Tell “ , sipas perkthimit te Skender Luarasit, ne disa rrethe te Shqipėrise . Nėn regjinė e Milto Kutalit, interpretuan studentėt e Akademisė si Elis Mataj, Alban Krasniqi, Kushtrim Emėrllahu, Bekim Guri, Anisa Dervishi, Klodiana Keco, Loredana Gjeēi etj.
    Interesi i madh i spektatoreve te shumte provoi qe drama e Shilerit,“Vilhelm Tel” edhe ne ditet e sotme ēmohet dhe eshte e mirenjohur per vlerat universale te saj.


    FRIDRIH SHILER
    Nga Vilhelm Teli

    ANTINGHAUSENI
    A paska pasur aq guxim fshatari,
    Me mjet tė vet, pa ndihmė tė bujarve?
    Kur paska kaq besim nė vetvete,
    Nuk ka nevojė, jo, pėr forcėn tonė;
    Shkujdesur mund tė zbresim ne nė varr,
    Duke menduar qė fuqi tė ra
    Do rritin madhėrin e njerėzisė.
    (Vė duart mbi krye tė djalit, i cili qėndron
    mė gjunjė para tij.)
    Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
    Liri e re mė e mirė do blerojė;
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.

  6. #6
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    51
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Migjeni, Skėnder Luarasi dhe ''Vilhelm Teli'' i Shilerit
    (Vilhelm Teli: Friedrich von Schiller, pėrkthyer prej Skėnder Luarasit,
    botim i parė mė 1934, botim i dytė mė1936, ishte pranuar si tekst shkollor prej Ministris s'Arsimit.)
    Skėnder Luarasi shkruan nė artikullin "Shileri nė Shqipėri"
    Dhjetė vitet e fundit, pėrpara ēlirimit tė Shqipėrisė kur tė gjithė fuqitė progresive tė popullit u bashkuan pėr tė shpėtuar atdheun, Shileri u bė pėr rininė shqiptare, pranė Shekspirit, mė i njohuri dhe mė i dashuri poet i letėrsisė botėrore. ''Vilhelm Teli'' i Shilerit, krah pėr krah me ''Vargjet e lira'' tė Migjenit tonė tė pavdekshėm, e entusjazmoi rininė t'u kundėrshtonjė armiqve tė atdheut dhe u ndihmoi partizanėvet nė rrugėn e fitores sė tyre. Prej dramave tė Shilerit, i pari pėrkthim identik i plotė nė gjuhėn shqipe ėshtė ''Vilhelm Teli''Shtypshkronja ''Gutemberg'' nė Tiranė e botoi mė 1934; dhe nėnshtypja qė u bėri lexonjėsve , sidomos studentėvet,ish e jashtėzakonshme.
    Njė mot e gjysmė mė vonė, njė grup studentėsh u interesua pėr botimin e dytė tė ''Vilhelm Telit'' (Stamles, Durrės1936) dhe tė pesėmijė ekzemplarėt u ēdukėn nė kohėn mė tė shkurtėr prej librarivet. Redaksia e ''Flagės'', revista e tė rinjve nė Korēė, e shprehu mendimin e saj nė artikullin kryesor nė Qershor 1935 kėshtu: ''Letėrsia jonė e varfėr u pasurua tani me shqipėrimin e denjė tė njė vepre klasike nga mė tė mirat e literaturės gjermane,''Vilhelm Telit''
    ''Kjo dramė e famshme ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e botės me kulturė. Dhe nuk e ka humbur aspak rėndėsinė e saj tė, parė; se kjo ėshtė njė kryevepėr ku mbrohet liria dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat janė tė vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetė. ''Vilhelm Teli ka dalė kaq mirė nė shqip, sa duhet tė ndjejmė njė farrė mburrje qė gjuha jonė qėnka e zonja t'I japė bukur nė kuptimin e tyre tė plotėe tė gjallė ndjenjat mė tė larta e mė tė thella tė zėmrės njerėzore.Kjo vepėr klasike nga njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė ka dalė kaqė shqip, sa na duket njė vepėr shqiptare. Ne ua rekomandojmė gjithė miqvet tė letėrsisė shqiptare,veēanėrisht studentėve tanė.Atė duhet ta kėndojnė dhe jemi tė sigurt se do tė na jenė mirėnjojtės''.(*)
    Me pėrjashtimin e shtypit klerikal nė Shkodėr, gjithė fletoret e tjera shqiptare e pėrshėndetėn botimin e ''Vilhelm Teli'' nė shqip me gėzim tė madh. Ndodhi pikėrisht nė atė qytet tė Shqipėrisė sė veriut, ku Mesjeta dhe Barbaria punuan bashkė krah pėr krah pėr tė shtypur qė nė ckallua ēdo mendim humanitar e tė lirė qė ''Vilhelm Teli'' i Shilerit e mbushi rininė e tė tri feve tė ndryshme dhe i ngjalli ndjenjėn pėr detyrat e saj kundrejt atdheut tė pėrbashkėt. Nė hartimin shkollor ''E vjetra shėmbet, kohėt po ndryshojnė;njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash'', tė cilin mėsonjėsi i gjuhės ua dha nxėnėsve tė tij nė klasėn e pestė nė Gjimnazin shtetėror tė Shkodrės mė 19 qershor 1935, gjimnazisti Qemal Stafa, shkroi, ndėr tė tjera: ''Shileri e kishte kuptue tė vjetrėn.Edhe ne e kemi kuptue…Kemi besim nė vetėvete, prandaj guxojmė''
    ''Vilhelm Teli'' u bė libėr kėndimi pėr shkollėn shqipe dhe pėr inteligjencėn e re shqiptare Pjesė tė tėra tė dramės u inskenuan dhe u shfaqėn nė teatret e konvikteve.(**)
    (*)(*)Interesant ėshtė artikulli i mėsonjėsit tė shkollės sė mesme Izet Bebeziqi nė ''Kombi'', Vlorė, mars 1938, ku analizon brendinė e dramės ''Vilhelm Teli, pėrdor citate nga pėrkthimi i Skėnder Luarasit, thotė se ''Vilhelm Teli ėshtė botuar nė shumė gjuhė tė kulturės, po nuk guxon tė pėrmendė pėrkthimin shqip dhe emrin e shqipėronjėsit, i cili, nė Brigadat Internacionale, tani pėrfillej si armik i shtetit shqiptar. Bebeziqi e mbyll artikullin e tij pėr Shilerin me fjalėt: ''Shigjetėn e Telit e presin tani plot fise e popuj, qė mjerisht vuajnė nėn thundrėn e tiranėve''.(*)
    (*)
    Fragmente tė shkėputura nga artikulli i Skėnder Luarasit: Shileri nė Shqipėri.
    "Fjala shqipe'', Skėnder Luarasi, f.121-128.
    ------------------------------------------------------------------------------------

Tema tė Ngjashme

  1. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 05:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •