Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 26
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Nuk dihet ende nėse Taulant Balla zuri ndonjė peshk gjatė gjuetisė nė liqenin e Ohrit, por ēka rezulton tashmė e provuar botėrisht, ėshtė fakti se rrjeta e Rilindjes nuk i kap peshqit qė notojnė nė ujrat e saj. Rasti i Xhisiela Malokut pėrbėn njė rekord tė ri nė listėn e turpit tė kėsaj mazhorance qė, nė pesė vite me radhė, shqetėsim kryesor ka patur mbulimin e krimeve dhe aferave korruptive tė organizatės sė Rilindjes.

    Historia gati njė vjeēare e dhunimit tė njė vajze tė re, qė jeton vetėm me nėnėn dhe motrėn e saj, nga djali i njė deputeti tė Rilindjes, nxjerr nė dritė angazhimin e strukturave shtetėrore pėr tė mbuluar krimin dhe pėr t’i mbyllur gojėn viktimės. Vajza, pa asnjė mbrojtje tjetėr pėrveē asaj qė mendonte se mund tė gjente tek shteti, ėshtė sorrollatur nga njė komisariat nė tjetrin vetėm pėr t’u dhėnė kohė dhunuesve tė saj, qė nėpėrmjet presionit fizik ta detyronin tė tėrhiqte denoncimin.

    Prokuroria e ka pyetur vetėm njė herė, njė herė tė vetme, ndonėsė nė dėshminė e saj tregohej me detaje sa herė ishte dhunuar, si e kishin mbyllur nė njė dhomė hoteli, e kishin goditur me pistoletė nė kokė, e kishin djegur me cigare dhe e kishin kėrcėnuar tė mos hapte gojėn. Nuk janė pyetur edhe personat e tjerė qė sipas dėshmisė ishin nė dijeni pėr torturėn e vazhdueshme ndaj Xhisielės. Dhe nuk ėshtė lėshuar asnjė urdhėr ndalimi pėr djalin e deputetit tė Rilindjes, qė akuzohej direkt nga vajza si autor i dhunės fizike mbi tė.

    A mund tė kuptohet nga njė njeri normal se si njė person i ngarkuar me tė tilla akuza nuk arrestohet? A ka shpjegim logjik kur, po pėr tė njėjtin individ, ka edhe rekorde tė mėparshme kriminale, pėr tė cilat madje ėshtė shpallur edhe nė kėrkim?

    Veglat e propagandės mediatike tė Rilindjes, qė me kohė e kanė kapėrcyer ylberin e ndėrgjegjes profesionale, u kapėn plot entuziasėm tek fakti se vajza e kishte tėrhequr denoncimin dhe se ajo tashmė me djalin e deputetit rilindas ishin dy shokė tė mirė dhe… me kaq ēėshtja quhet e mbyllur. A mundet dikush, aq mė tepėr njė gazetar, tė mos e ngrejė tė paktėn dyshimin se pėrse njė vajzė 24 vjeēare, me babain e vrarė kur ishte vetėm 4 vjeē, qė i duhet tė dalė e vetme nė njė zonė qė as policia nuk e kontrollon dot, e tėrhoqi denoncimin? A mbėrrin deri kėtu ēnjerėzorja sa tė mos ndjesh asgjė pėr viktimėn, vetėm nga shėrbimi pėr tė nxjerrė tė pafajshėm dhunuesin? Dhe a ekziston rast mė hipokrit kur shfaq ndjeshmėrinė se si Xhisiela ėshtė lėnduar nga njė status nė facebook i Sali Berishės, por refuzon tė shohėsh shenjat mbi trupin e saj vetėm se ato mund tė kenė pėr autor njė pinjoll tė organizatės sė Rilindjes? “Ta mbrojmė Xhisielėn nga ata qė duan tė bėjnė politikė me tė, nga dhunuesit pak rėndėsi ka. Denoncimi u tėrhoq, krimi nuk ekziston”, dhe me kaq propagandistėt e Rilindjes e kanė kryer detyrėn e tyre.

    Po a ka burrė, jo mė njė vajzė e re dhe e vetme, qė nė kushte tė tilla nuk do ta tėrhiqte denoncimin? Gati ēdo ditė ėshtė e ngarkuar nga kronika e banditėve qė veprojnė hapur dhe nuk u hyn gjemb nė kėmbė sepse i shėrbejnė organizatės. Kėrcėnohen njerėz, u rrėmbehen pronat, qėllohet me armė shtėpia e gazetares, ndodhin vrasje dhe nuk zbulohen autorėt, kriminelėt hapin biznese e madje fitojnė edhe tendera publikė, e tė gjitha kėto pėrpara syve tė njerėzve qė ndihen tė pafuqishėm.

    Dhe Xhisiela, banorja e zonės mė tė zezė tė krimit nė Shqipėri, do t’i shkonte e vetme pėrballjes deri nė fund me njerėz tė armatosur me armė dhe pushtet politik? Nė njė vend me sadopak ndėrgjegje qytetare, pėrveē zbardhjes deri nė fund tė ngjarjes kriminale, detyrim i parė do tė ishte zbulimi se pėrse 24 vjeēarja e tėrhoqi denoncimin.

    Por ky hetim kėtu tek ne do tė pėrfundonte nė ujrat ku peshkojnė sot gjuetarėt e Rilindjes. Prandaj e gjithė zallamahia e propagandės bėhet pėr t’i turbulluar ato. Nė ato ujėra do tė shpinin edhe hetimet pėr skandalin e Sharrės, pėr deputetėt qė komunikojnė me banditėt, pėr makinėn e Saimir Tahirit, pėr shokėt e Taulantit qė dėnohen pėr trafik ndėrkombėtar droge dhe fitojnė tendera publikė, pėr vėllain e Fatmir Xhafės, pėr bandat nė Elbasan, Durrės apo Vlorė. Por nė vend tė hetimeve, ne kemi marrė porcionin e bollshėm tė propagandės, qė e pėrhapin me tė njėjtin entuziasėm si ata qė e gatuajnė ashtu edhe ata qė e shėrbejnė.

    Nuk ka rėndėsi nėse Taulant Balla ka qenė ose jo fizikisht nė komisariatin e Krujės pėr tė mbyllur njė aferė qė prekte organizatėn e tij. Mekanizmi ėshtė kurdisur tė funksionojė njėsoj edhe kur je pėr peshkim nė ujrat e Ohrit apo pėr gjueti mė tė madhe nė ato tė Adriatikut. Kodi i kėtij mekanizmi ėshtė i qartė: pjestarėt e organizatės janė tė paprekshėm. Rasti i Xhisielės shkon me tė shumtit. ©lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Déją Vu - Nga Ergys Mertiri

    Kur Zagani denoncoi lidhjet e Tahirit dhe kusherinjve te tij me trafikun e droges taulantet u leshuan mediave duke shperthyer ne tallje, perqeshje e batuta cinike, per te delegjitimuar akuzat. Ata shkuan deri aty sa, jo vetem te mbrojten trafikantet, por edhe akuzan Zaganin si bashkepunetor me krimin. Por deshmite e tij dolen plotesisht te verteta. Skandalet e Tahirit shperthyen nje pas nje, ne nje reaksion zinxhir, duke e plasur cipen e qelbit.

    Sot, e njejta histeri e qesendi ka shperthyer ndaj oficerit te policise Nuhu, ndonese situata qe ai rrefen duket krejtesisht reale, logjikisht koherente dhe e mireargumentuar. Taulanti nuk hezitoi as tani te akuzoje oficerin e policise, si mashtrues, aventurier, e madje njeri te lidhur me krimin.

    E keqja eshte kur sheh gazetare me pervoje qe xhonglojne sofizma bajate per te relativizuar situaten. Ashtu si padashje ata bien ne kurthin banal te nje logjike naive qe, perballe deshmise se kopsitur me fakte e argumente te nje oficeri policie, te marrin ne reference deshmine ēalamane te viktimes, e cila, nen presion e kercenim, i ka nderruar e rinderruar disa here me rradhe variantet e deponimeve ne polici.

    Ajo qe te trondit me shume se ngjarja eshte fakti se, sa pushtet kane keta horra, sa te detyrojne nje vajze te deshmoje kunder vetes duke mbrojtur dhunuesin e saj, ndersa detyrojne te heshtin te gjithe koleget e oficer Nuhut, ne rajonin e Fushekruujes! Kjo eshte e frikshme.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Qe eshte skandal e shkuar skandalit kjo nuk mund te diskutohet... por si ēdo skandal qe paraqitet nga nje pale e njeaneshme humb thelbin apo qellimin se per ēfare duhet te sherbeje denoncimi i ketyre skandaleve...,se po u nisem nga llogjika qe keto dhunime i bejne vetem deputetet e rilindjes do te thote se nuk te intereson fare fakti a problemi i dhunimit ne shoqerine shqiptare.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Thelbi i ēeshtjes eshte qe jemi nje popull dele. Kane e ndodhur e ēfare s’do ndodhin dhe akoma mungon nje reagim apo nje indinjate ne ngritje perballe situates absurde qe jetojme.

    Dje u denua nje oficer qe zbuloi trafiqet e droges qe kryente ministri i brendshem ne bashkepunim me kushurinjte e dymbedhjete!
    Sot me shume gjasa do denohet nje femer qe u vetlejua te perdhunohej nga djali i deputetit te mazhorances!

    Per fat te mire te abuzuesve te tilla ngjarje jane akoma sporadike.
    Ne momentin kur perdhunimet do ligjerohen edhe ne kushtetute, njesoj si djali Ghadafit qe i perdhunonte sepse joshej nga bukuria tyre; apo kur vrasja me burgimin te behen praktike normale, sepse nxijne imazhin e qeverise, atehere do fillojme te reagojme pak nga pak. Vetem se druaj qe ne ate moment do kemi mbetur me pak se 1 milion banore.

    Ndaj bravo rilindjes, qe te vjedh, te rref, te delendis neper bote, se fundja fundit nje popull dele ka perballe.
    Madje kemi edhe dele qe bejne tifozllik. Prite analizen e rradhes te shokut Pirro ne mbrojtje te rilindasit Taulant Balla..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-09-2018 mė 18:59
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Keto tema a ēeshtje qe kane te bejne me perdhunime te njerezve te pushtetit ndaj femrave te pambrojtura do ishte mire te politizoheshin sa me pak te ishte e mundur. Qe do te thote si fillim te arrestohen te gjithe ata qe kane shkuar ne komisariat,kush ka bere presion edhe ata police a hetues qe nuk e kan ēuar deri ne fund denoncimin e vajzes. Ne nje shtet normal me nje skandal te tille sot duhet te kishim te pakten 10 persona te ndaluar a te arrestuar. Dhe kesaj ēeshtje ti shkohet deri ne fund... se populli eshte merzitur me kete lojen e akuzave dhe kunderakuzave.

    Personalisht po pres perfundimin e ēeshtjes Doshi me Meten. Ky Meta deshte apo nuk deshte ta vriste Doshin,tentoi apo nuk tentoi ne vrasje ? Kishte te drejte PD kur kerkonte "Meta ik,Meta ik" apo tallej me popullin ?

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Nuk eshte « keto ēeshtje » problemi, sepse populli e provon ēdo dite nen lekure shtypjen apo diskriminin e te pushtetshmit. Eshte per te gjithe e qarte se kush eshte fajtori.
    Mirepo ketu krimi na ka vene perpara, sepse sot te perdhunon njeri, neser te vret Xhuvani, pasneser te qellojne me kallash ne shpi po fole etj etj..
    Pra perveē se do suportuar vjedhja, diskriminimi, denigrimi qe te vjedhi rehat qeveria, duhet pranuar edhe krimi i pasionit. Madje kemi vajtur nje shkalle me larte, sepse nqs perpara kishte me teper vetgjyqesi sesa ndeshkim nga drejtesia, sot drejtesia burgos viktimen dhe mbron abuzuesin!!

    Ndaj nuk eshte perdhunimi fenomeni, por abuzimi me gjithēka i te pushteteshmit perkundrejte njeriut te thjeshte!!!!
    Perdhunimi eshte nje shembull, mbyllja e qendres se Tiranes per hesap te xhepave te kryebashkiakut eshte nje shembull, shembja e teatrit per pastrim parash eshte nje shembull, dhenia me konēension ilaēet nje tregtari cigaresh eshte nje shembull, berja e te fortit te lagjes deputet apo minister eshte nje shembull, taksa sipas deshires te investuesit te partise ne pushtet eshte nje shembull, dhenia e hotel Vollges (trashegimi kulturore) Shullazit eshte nje shembull. Te gjitha keto shembuj qe i japin te drejte qeverise te shkeli me kembe popullin si t’ja doje qejfi.
    Dhe te mos reagosh per keto, por te relativizosh per PD-ne qe me te drejte u hodh ne koshin e plehrave ne 2013-en, je ose komplet jashte realitetit ose t’i ka zene b*olet me pince qeveria duke te mbajtur peng per nje vend pune..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-09-2018 mė 20:14
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Ketu nuk eshte problemi se ēfar provon a nuk provon populli ne kurriz te tije,ketu problemi eshte se situata eshte pa rrug-dalje. Qe do te thote te rrezosh apo edhe ta mbash qeverine situata eshte njesoj,nuk ndryshon asgje. E ben dhe dekriminaliimin,hoqen 5 persona por si krimi dhe kriminelet u shtuan nuk u pakesuan....Pra ka diēka qe nuk shkon ne kete sistem politik a pazar i perbashket politik,ku ēdo vit gjendja keqesohet dhe jane po ata persona qe jane shkaku i ketij keqsimi sikur jane ne pushtet dhe sikur jane ne opozite.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Jo vetem njesoj qe nuk eshte situata. Korrupsion, vjedhje, nepotizem, banditizem ka patur e do kete.
    Po s’ka ndodhur kurre qe te akuzohet ministri brendshem drejtperdrejte per trafiqe droge dhe pasaardhesi te akuzohet se vazhdon te njejtat trafiqe ne diten per diell nepermjet vellait. S’ka ndodhur kurre te largohen deputete, kryetare bashkie, per te shkuar te paster kriminale.
    Une s’mbaj mend te kene ardhur ndonjehere prokurore te huaj, ministra te jashtem te BE-se, kryebashkiak holandez, belg, anglez, qe te kerkojne haptazi shkarkimin e filan politikani apo dorezimin e filan krimineli te lidhur me qeverine. Jane me dhjetra e dhjetra raste vetem ne vitin e fundit.
    Te mos flasim pastaj per Lazaratizimin e gjithe shqiperise, me drejtore policie qe perdoreshin si magazinjere neper hambaret ku ruhej droga.

    Ne kete permase dhe me nje dinamik kaq te larte, skandale dhe fenomene te kesaj natyre s’kane ndodhur KURRE ne historine e Shqiperise!
    Nuk ka ndodhur kurre qe ne situate normale (pa 1997 e pa rrenie te komunizmit), te largohen me shume se gjysem milioni shqiptare, nder to mjek, fizikante apo ēifte me te ardhura te larta per standartin tone!!!

    Nuk ka kandar qe t’i barazoj apo qofte edhe t’i relativizoj keto faktet e pakundershtueshme te sotshme..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Ne shume gjera ke te drejte si ne ikjen e njereve ne shtimin e droges etj etj. Por,ne po flasim per nje vend ku jane fshire serverat e kryeministrise ! Pra si krim shteteror duhen akoma edhe 10 ministra te brendshem kriminel qe te baraojne 21 janarin,Gerdecin,zhdukjen e Haklajve e me radhe. Keta te rilindjes kane shume kriminel ne gjirin e tyre por qe te arijne krimet e PD duhet te punojne akoma....
    Eshte e kote te thuhet krimi,krimi kur akoma ke njerez qe te kan fshire serverin e kryeministrise qe do te thote se kemi pasur komplet nje kryeministri kriminale,imagjino se ne ēfare lloj shteti ke jetuar ku nuk garantohej as kryeministria.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne shume gjera ke te drejte si ne ikjen e njereve ne shtimin e droges etj etj. Por,ne po flasim per nje vend ku jane fshire serverat e kryeministrise ! Pra si krim shteteror duhen akoma edhe 10 ministra te brendshem kriminel qe te baraojne 21 janarin,Gerdecin,zhdukjen e Haklajve e me radhe. Keta te rilindjes kane shume kriminel ne gjirin e tyre por qe te arijne krimet e PD duhet te punojne akoma....
    Eshte e kote te thuhet krimi,krimi kur akoma ke njerez qe te kan fshire serverin e kryeministrise qe do te thote se kemi pasur komplet nje kryeministri kriminale,imagjino se ne ēfare lloj shteti ke jetuar ku nuk garantohej as kryeministria.
    Me fal po qekur permend Haklajt qe vrisnin per hobby ne 97-en eshte i kot gjithe diskutimi...
    Vertete rilindja ka akoma rruge per te bere qe te dali e para, sepse me keto ritme do shume shpejt do ja kaloj edhe krimeve te komunizmit.

    Paskam te drejte ne largimin e njerezve qe « rastesisht » nuk u larguan ne kohen e Nanos-Metes-Berishes, por zgjodhen pikerisht kohen e rilindjes. Pikerisht ne kohen e kesaj rilindjeje me te kulluar e me te paster se qeverite paraardhese.

    PS: Ik e hap ndonje shoqate per te drejtat e munguara te Zan Ēaushit & Haklajve, se keto perdhunimet nga familjaret e qeveritareve, qe mbrohen nga nje ushtri e tere mediash, prokuroresh, poltikanesh, etj.., jane muhabete kot
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Po mir si ka mundesi qe gjithe ky krim i shtuar nga rilindja dhe populli nuk reagon,ose reagon ne te kunderten qe voton me shume PS se sa PD !

    Ka diēka qe nuk shkon ne kete llogjike,dhe mundesite jane dy; ose populli nuk di se ēfare eshte krimi ose krimi ne kohen e PD ka qene me i madh.

    Haklajt mundet te kene qene dhe kriminel,por kur nje qeveri i zhduk si fis (me varre e shtepi) do te thote qe kriminelet me te medhej i ke ne shtet.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Ne Shqiperi nuk ka me zgjedhje per sa kohe Rama kontrollon gjithēka: média, prokurori, shoqeri civile, banda etj..
    Edhe nqs e nderon stemen Rama, nga rilindje e ben PD apo ZP, prape nepermjet te njejtat mekanizmave del i pari.
    Nuk ka renie vetem PD, por dhe ēdo parti tjeter jashte koalicionit te rilindjes.

    Prandaj kot me pyet te te shpjegoje fenomenin se perse fiton gjithmone zgjedhjet krimineli me mbeshtetje shteterore..

    Sa per Haklajt duhet te dish qe vrasja e djemve te tyre, ka filluar ne mase qe ne 2001-shin. Ndoshta per hakmarrje, ndoshta per larje hesapesh, apo edhe me regji shteterore.
    Mirepo ajo qe me ēudit jane keto sofizmat, « MBASE Haklajt ishin kriminele ». Mbase edhe Zan Ēaushi nuk vriste vetem njerez por edhe zogj, mbase edhe Xhuvani nuk vriste vetem esell por edhe kur ishte i dehur..
    Donkishotizem qe i ka zėt kritikat ndaj vrasjeve te pasionit te njerzve te veshur me pushtet.. Vaj medet muhabetit
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  13. #13
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,095
    Faleminderit
    128
    102 falenderime nė 90 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    I ngrihet lulit ne mengjes dhe fillon me 7x7=42 dhe cdo bejne opozitaret qe jane hequr nga puna ose nuk gjejne dot zgjidhje, fillojne e meren me politike..
    Njoftime falas vetėm nė https://tregti.al

  14. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Punen shyqyr zotit se kam pas te lidhur as me Lulin dhe as me Edin.
    Kjo tema s’ka lidhje direkte me politiken per me teper qe denoncimi dhe citimet qe une sjell jane apolitike.

    Megjithate e kuptoj qe disa ketu me teper kane hall perse i rri shkref Edvinit, sesa kushtet mizerje te jeteses.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lazo : 29-09-2018 mė 20:15 Arsyeja: Jo etike.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ne Shqiperi nuk ka me zgjedhje per sa kohe Rama kontrollon gjithēka: média, prokurori, shoqeri civile, banda etj..
    Edhe nqs e nderon stemen Rama, nga rilindje e ben PD apo ZP, prape nepermjet te njejtat mekanizmave del i pari.
    Nuk ka renie vetem PD, por dhe ēdo parti tjeter jashte koalicionit te rilindjes.

    Prandaj kot me pyet te te shpjegoje fenomenin se perse fiton gjithmone zgjedhjet krimineli me mbeshtetje shteterore..

    Sa per Haklajt duhet te dish qe vrasja e djemve te tyre, ka filluar ne mase qe ne 2001-shin. Ndoshta per hakmarrje, ndoshta per larje hesapesh, apo edhe me regji shteterore.
    Mirepo ajo qe me ēudit jane keto sofizmat, « MBASE Haklajt ishin kriminele ». Mbase edhe Zan Ēaushi nuk vriste vetem njerez por edhe zogj, mbase edhe Xhuvani nuk vriste vetem esell por edhe kur ishte i dehur..
    Donkishotizem qe i ka zėt kritikat ndaj vrasjeve te pasionit te njerzve te veshur me pushtet.. Vaj medet muhabetit

    Pse sofizem te duket qe mos ēosh asnje,si fis, perpara drejtesise por ti ekzekutosh ! Uau,nuk mund te dyshohet "se ishin apo nuk ishin kriminel "!.Dmth ne fillim ti vrasim dhe pastaj ti shpallim kriminela ,se ne fakt nuk na duhet drejtesia e ka vendosur partia qe duhen eleminuar si fis se jane kriminela. Edhe pastaj me kete mendje ankoheni per krimin pushtetar te socialisteve.

    Sa per kontrollin e mediave apo te gjyqsorit Rama i kontrollon dhe i shantazhon shume here me pak se ēi kontrollonte e shantazhonte Berisha,pra nuk eshte ky shkaku. Shkaku eshte se PD ka po ato persona qe e bene me balte se Rama,dhe deri sa Rama do krahasohet me te shkuaren e kesaj PD-je do fitoj gjithmon...

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Do e kesh mbaru matematiken te kristoforidhi, se nxjerr rezultate haluēinante me median.
    Berisha kontrollonte ne kulmin e pushtetit nje media, kurse Rama 5. Sot qe flasim rezultati eshte 6-0 per Ramen. Ty te duket njesoj.

    Nejse ēdo gje qe te te thuash do i kepusesh ndonje qyfyre te rastit ne forme pyetje.
    Pse nuk fiton zgjedhjet asnje force kur ka perballe kriminele ordinere te mbrojtur nga pushteti?
    Pse diskutojme per nje rast ku hidhet ne mbrojtje nje ushtri e tere mediash, zyrtaresh, prokuroresh qe te mbrojne nje perdhunues qe paska rastisur te jete djali i deputetit te mazhorances?

    Keto me larte jane diskutime pa vlere. Dhe mbas ketyre shkon e kerkon standarte perendimore per vrasjen e ca pisave si Haklajt ne Tropoje..
    Hap edhe ndonje teme per Zan Ēaushin, perse ia vrane gjithe shoket e bandes dhe e plagosnin per vdekje sa here qe ishte i lire?

    Megjithate pergjigjen se ēka bere nje klloun cipeplasur si Rama me mire se te paraardhesit, ta dha te zeze mbi te bardhe raporti i BE-se per anetaresimin. Nese perpara na e shkulnin veshin per X kushte, me Ramen ne pushtet na e shkulen per X+6 kushte.
    E kupton edhe vete se nga do anoje peshorja e barazise tende ne kete rast..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Berisha ne kohen e vet nuk la prokuroren te hetonte 21 janarin,mendoj qe nuk ka precedent te tille ne nje shtet demokratik ne bote.

    E vertet Berisha nga 6 media ne kohen e tije kontrollonte vetem 1,se 5 mediave te tjera i rrifte gazetaret me dru. Ma ha mendja qe nuk ka gazetar ne Shqiperi qe o eshte shantazhuar ose eshte rrafur nga Berisha.

    Ne nje shtet apo gjysem shtet edhe pisat si Haklajt dergohen perpara gjyqit a drejtesise,nuk ekzekutohen me urdherin e partise.

  18. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Sa here fluturon karkaleci e ka fajin gerdeci! Shembull i shemtuar dhe i denueshem eshte edhe Gerdeci, por s’mund te jete me mburoje per ēdo zullum te rradhes te Rames.
    Nese ke ndonje mendim per temen, vazhdojme diskutimin.
    Nese shqetesohesh per Haklajt, Zan Ēaushin, Elvis Roshin, hap ndonje forum rreth tyre. Do ishte dhe legjitime se me teper ke folur me revolte per te drejtat e tyre, sesa per vajzen e perdhunuar.

    Gjithsesi Rama nga X kushte e ēoi ne X+6 kushte. Nje nga keto kushte shtese eshte edhe kategoria e vajzes se perdhunuar qe ty nuk eshte se te ben shume pershtypje..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,008
    Faleminderit
    424
    510 falenderime nė 430 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Ti ke hallin qe te shajme socialistet dhe te themi qe deputetet demokrat jane me te mire,por nuk eshte keshtu qe mundet as te arsyetohet dhe as te zgjidhet problemet e perdhunimeve,se eshte nje fenomen jo vetem pabarazie por mbi te gjitha eshte nje problem drejtesie,se nga mungesa e drejtesise vine te gjithe pasojat e ketyre 28 viteve....

    E vertet qe Gerdeci nuk mundet te jete mburoje per Ramen,por fatkeqsisht kundershtaret dhe ata qe akuzojne Ramen jane ata te Gerdecit. Pra o ti fiton zgjedhjet Rama ose ti fiton partia e Gerdecit,"mer e zgjidh".

  20. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,298
    Faleminderit
    25
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

    Ndoshta ngaterron deshirat e tua me hallet e mia.

    Une kerkoj kushte normale jete.
    Te kemi nje ekonomi stabile, sherbime shteterore-mjekesore optimale, sistem arsimor te pelqyeshem, ajer sa me pak te ndotur dhe nje drejtesi (sikunder e permend edhe ti) per te gjithe, qe sot Rama ne shkelje te hapur te kushtetutes e ka pervetesuar ne sherbim te mbylljes se aferave te tij korruptive.
    Nese perpara palet kishin rrymat e veta ne drejtesi sot i rrembeu nje dore te gjitha dhe ka zhbere gjykaten kushtetuese, njesoj si ne periudhen e komunizmit!!!

    Ja per te tilla halle jam krefur edhe me demokratet gjate viteve 2005-2013, qe per ēdo afere korruptive, te kunderpergjigjeshin me vjedhjet e periudhes se Nanos ne pushtet.
    E megjithate rrotacionet e meparshme sollen ca elemente pozitive te prekshme edhe nga qytetaret. Nuk munguan aferat korruptive, konēensionet, vjedhjet, e fenomene si keto qe i ēuan mazhorancat ne opozite si shembuj qe s’duheshin riperseritur me! Jam i bindur qe po te ishin bere rrotacionet ēdo 4 apo 2 vjet (jo ēdo 2 mandate) do ishte pastruar ndjeshem kjo klase aktuale politike.
    Kurse rilindja e zhberi kete trend. E ndjejme ne portofol, ne shendetesi, ne ajrin qe thithim, ne trafik, ne perballjen arrogante me institucionet shteterore, ne qender apo periferi te Tiranes, ne qytet dhe ne fshat. E lexojme me emigrimin masiv apo edhe me kushtet shtese te anetaresimit nga BE-ja.
    Kemi ēdo 2-3 muaj nga nje afere korruptive/skandal te ngjashme me Gerdecin e 21-janarin apo ēdo vit ndonje mega-vjedhje si floriri i Krrabes.
    Eh ne te tilla kushte une sigurisht qe do zgjedh, sigurisht qe do reagoje, sigurisht qe do ngre zerin per ēdo padrejtesi qe me behet me ligj si ne komunizem.
    Nuk jam konformuar as atehere me te keqen dhe nuk pse te konformohem sot me qurramanet, bijte e nipat e komunisteve dhe kriminelet me te cilet Rama qeveris!!!!

    Sa per temen ne fjale, gazetari thumbon kryesisht koleget e tij, qe misionin investigativ e informues te gazetarit e kane shnderruar ne propagande te partive politike.
    Nuk u ngrit asnje shoqate per te drejtat e grave, nga 45 te tilla qe i paguajme me taksat tona, te reagoje per perdhunimin e vajzes!!!
    Kjo duhet te na shqetesoje per te kuptuar sesa poshte po zbresim..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •