Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Ylli Limani

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,598
    Faleminderit
    236
    316 falenderime nė 295 postime

    Ylli Limani



    Yll Limani u be i njohur per publikun e gjere pas paraqitjes se tij dhe suksesit ne edicionin e pare te reality talent show "The Voice of Albania" ne Nentor 2011.
    "Vendosa te vij tek The Voice sepse mendoj se eshte nje menyre shume e mire per te shprehur ate qe di te bej me se miri dhe se dyti, t'ua vertetoj te kunderten atyre qe dyshuan ne mua" - shprehet Ylli me rastin e vendimit per te qene pjese e ketij talent show.

    Deshiren per te kenduar thote se e ka trasheguar nga babai, Mufail Limani, i cili eshte pjestare i rock grupit "Minatori". Ne fakt me shume se kaq, Ylli ne paraqitjen e tij te pare ne "The Voice" tregon se muzika trashegohet ne familjen e tij qysh nga stergjyshi, gjyshi dhe se fundmi nga babai. Mirepo talenti i lindur i Yllit per muzike nuk shfaqet per here te pare si 17 vjeqar kur mori pjese ne kete talent show. Sipas tij, prinderit i tregonin se qysh i vogel ka pasur pasion muziken dhe eshte dalluar si femije hiperaktiv. Intezivisht me muzike filloi te mirrej ne klasen e IX-te me postimin e cover-ave ne Youtube, i inspiruar nga historite e shumta te suksesit ne boten virtuale. Ne intervistat e shumta, Ylli tregon se ne fillim kishte njerez qe e benin te ndihej keq me veten e tij dhe zerin e tij dhe qe shume here kishte menduar per t'u dorezuar, mirepo qe fatmiresisht nuk e beri fale dashurise se madhe per muziken. Ai ishte edhe pjese e aktiviteteve humanitare dhe pikerisht ketu ishte afrimi i tij i pare me publikun.

    Ne The Voice u prezantua me kengen "A drop in the ocean" te Rone Pope (me 11/11/11), dhe vetem pas 1:17 min kendimi i pari qe shtypi butonin per ta kerkuar ne ekipin e tij ishte Elton Deda; pak sekonda me vone te njejten e beri edhe Sidrit Bejleri. Ylli u prit ngrohte nga duartrokitjet e publikut e me se shumti nga fjalet e embla te panelit te trajnereve te cilet u shprehen te emocionuar me interpretimin e tij.

    Rrugetimi i tij ne The Voice vazhdoi deri ne gjysmefinale te ketij show. Ai ishte ne dyshen e ekipit te Elton Dedes se bashku me konkurenten tjeter, Marsela Cibukaj.

    …………

    Per shume me teper ne linkun ne vijim :

    www.lyrics.al/ylli-limani/biografia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-09-2018 mė 10:49

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,598
    Faleminderit
    236
    316 falenderime nė 295 postime

    Pėr: Ylli Limani

    Nga me te bukurat deri tani …….


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,598
    Faleminderit
    236
    316 falenderime nė 295 postime

    Pėr: Ylli Limani

    Vere 2018


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •