Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Akuzoi policinë për paaftësi, Rama: Të përjashtohet deputeti i PS në Kurbin

    Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani nuk do jetë më pjesë e Partisë Socialiste. Ka qenë vetë kryetari i saj Edi Rama që në asamblenë Kombëtare të PS ka kërkuar përjashtimin e tij.


    “Nuk po e shoh këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur. Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS”, deklaroi Rama, duke shtuar se “Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS”.

    I iniciuar nga dy vrasje brenda 8 orësh në zonën e Mamurrasit, deputeti Gjetan Gjetani shkruante një ditë më parë në rrjetet sociale se policia është e paaftë dhe e korruptuar.


    Për këtë situatë deputeti socialist shprehet se do kërkojë interpelancë në Parlament me ministrin e Brendshëm dhe në rast të mos marrje së masave do i kërkojë qytetarëve të Kurbinit daljen në protestë.

    “Në përditësim”

    Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Deklarata e fortë e Ramës: Drejtuesit në rrethe janë kthyer në ndërmjetës për punësime

    Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që po mbahet ditën sotme, Kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të fortë për drejtuesit e kësaj partie në rrethe, duke thënë që shumica e tyre ka braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.


    “Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë. Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap. Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe. Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë. Askush nuk u ka kërkuar kryetarëve të PS në rrethe të jenë kuadro. Kur vjen puna për të kontribuar dhe për të ndërmjetësuar për shumçka që në bëjmë apo nuk bëjmë ne nuk i kemi në detyrë kryetarë e PS në rrethe. Në këtë proces duhet të jemi të bashkuar. Të gjithë së bashku”, tha Rama.

    Rama u tregua i prerë edhe me deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, për të cilin u shpreh se nuk meriton të jetë më pjesë e Partisë Socialiste. “Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS”, deklaroi Rama.

    Më tej, Rama u shpreh se është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e Partisë Socialiste. “Një fushatë anëtarësimesh është e domosdoshme. Ne na duhen njerëzit që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë. Më të mirët në çdo pjesë e territorit duhet të jenë pjesë e jona. Na duhet një hapje e madhe zemre dhe thellësisht e besueshme ndaj nesh. Nuk mund të pranojmë teatër. Duhet ristrukturuar rrënjësisht sekretariati i PS. Deputetëve u bëj një thirrje të fortë: Jeni atje për të gjithë dhe askush nuk u ka ngarkuar të bëni kuadrin. Ndërkohë që gjithkush kërkon prej nesh vetëm vëmendjen. PS ose do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë”, u shpreh kryeministri.

    Rama u tregua shumë i ashpër edhe ndaj kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste. Ai tha se ata janë arsyeja se pse nuk funksionon në disa raste platforma për bashkëqeverisjen. Rama u shpreh se qytetarët nuk kanë marrë zgjidhje pasi kryetarët e bashkive nuk përgjigjen ndaj ankesave të tyre.

    Gjithashtu, Rama tha se fushata të nisë menjëherë duke kërkuar nga kryetarët e bashkive të fillojnë llogaridhënien, ashtu si bëri qeveria para pushimeve.

    “Atë që qeveria bëri para pushimeve, llogaridhënien, duhet ta bëjnë edhe të gjithë kryetarët e bashkive. Aty do të kuptohet nëse PS e ka më kryetarin e bashkisë për betejë apo të gjejë një tjetër. Kjo jo për të humbur kohë, por për të qenë “A”-ja e detyrë sonë, për të qenë pjesë integrale e njerëzve. Kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen në ankesat e platformës. Të gjithë ata që shkruajnë në platformë marrin zgjidhje dhe nuk i pyet askush me kë janë. Ndërsa çdo ministër përgjigjet dhe zgjidh problemet”, tha kryeministri.

    Në përditësim…

    Top Channel

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Akuzoi policinë për paaftësi, Rama: Të përjashtohet deputeti i PS në Kurbin

    Kjo "futja e frikes" qe po behet nje tradite 80 vjeçare duke filluar nga jugosllavet qe e sollen ne Shqiperi dhe duke vazhduar me Berishen dhe Ramen,nuk e di se eshte mentalitet apo eshte filozofi per te mbajtur pushtetin ?

    Ne vija te pergjithshme Rama nuk ka ndonje ndryshim jo vetem nga Berisha por edhe nga Enveri ne konceptimin dhe mbajtjen e pushtetit. Pushteti mbahet vetem me frike,duke futur friken. Nuk jemi ne kohe lufte se po te ishim ne kohen e partizaneve dhe Rama do vriste me te ekspozuarin e fshatit per ti futur friken gjithe fshatit.

    Ne ate vend edhe sot nuk ka njerez qe mundet tju garantohet liria e mendimit,kush shprehet duhet te mari parasysh pasojat si ne rastin e deputetit.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Akuzoi policinë për paaftësi, Rama: Të përjashtohet deputeti i PS në Kurbin

    Po cduhet te bere kur cdo minister e deputet nuk lane njeri nga farefisi pa futur ne vende pune, te paafte e shantazhojne ne menyren me te turpshme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Akuzoi policinë për paaftësi, Rama: Të përjashtohet deputeti i PS në Kurbin

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Po cduhet te bere kur cdo minister e deputet nuk lane njeri nga farefisi pa futur ne vende pune, te paafte e shantazhojne ne menyren me te turpshme.
    Duhen perjashtuar,por vetem kur flasin....se po nuk folen nuk ka rrezik perjashtimi deri sa nuk i shkon ne vesh Salep Sulltanit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •