Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 185
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV - Nisma ligjore/ Izolim total kokave të krimit në burg sipas modelit italian për mafiozët
    Report TV
    Publicerades den 10 okt. 2018
    Izolim të ri ekstrem për kokat e krimit të organizuar që janë aktualisht në burg dhe goditje të të fortëve që sfidojnë ligjin nëpër qytetet e Shqipërisë, përmes dy nismave të posaçme ligjore. Hartimi i dy nismave është sinjalizuar dje nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë. Nisma e parë parashikon ndryshime ligjore, për një izolim dhe monitorim shumë të rreptë të personave të dënuar apo të dyshuar si të përfshirë në krim të organizuar. Nisma ligjore do të bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis”. Të dënuarit apo të dyshuarit për krim të organizuar. mafia apo terrorizëm nuk do të kenë më asnjë kontakt me njerëz të brendshëm apo të jashtëm.

    “Kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit, apo për të dënuarit për përfshirje në krim të organizuar, apo dhe organizata terroriste, të cilët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri, shumë të rreptë, izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit. Është një model që mund ta shihni në detaje, duke iu referuar atij aspekti të legjislacionit peniteciar, që italianët e pagëzojnë me emrin “41-bis”, që do të thotë se këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruara për të gjithë kohën e vuajtjes së dënimit të tyre”, tha Rama.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Ekskluzive/Marku ndihmë nga FBI për arrestime VIP, kambanat bien për Metën, Berishën, Ramën, Bashën
    Pamfleti Net
    Publicerades den 10 okt. 2018

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - FNSH arreston Ilir Boriçin, të fortin Fierit


    Ora News Lajme
    Publicerades den 10 okt. 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    FNSH dhe policia e Fierit kanë arrestuar një person, i cili konsiderohet si i forti i Fierit. Arrestimi i Ilir Boriçit është bërë në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" që është zhvilluar në lokale dhe ambiente të ndryshme.

    "Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale" si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen "8 Shkurti" Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit", thuhet në njoftimin e policisë.

    Boriçi është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armbajtje pa leje". Aktualisht ky shtetas ishte në masën "Detyrim paraqitje" për veprën penale "Armbajtje pa leje", "Kanosje" dhe "Shkatërrim prone".

    Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak". Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.
    Për më shumë lexoni në:
    http://oranews.tv/article/fnsh-arrest...



  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - Hapnin dyert pa dëmtuar bravat, shikoni si janë vjedhur milionat në Tiranë


    Ora News Lajme
    Publicerades den 10 okt. 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Zbardhen dhe dokumentohen shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

    Identifikohen dy autorët e vjedhjeve, shtetas këta me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

    Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

    Komisariati i Policisë Nr.3 pas një pune të mirëorganizuar hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore duke identifikuar dhe autorët e tyre, shtetasit :

    - Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.

    - G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim nga Policia (të dy me precedent penal në fushën e vjedhjes).

    Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës .

    Nga puna hetiomore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme :

    - vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

    - vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.

    - vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.

    - vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.

    - vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.

    - vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.

    -vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim“ të parashikuar nga nenet 134/3/25 të Kodit Penal.
    Për më shumë lexoni në:
    http://oranews.tv/article/zbardhen-7-...

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    E PLOTË: Ja çfarë u gjet në xhupin e Fabian Gaxhajt
    News Al
    Publicerades den 10 okt. 2018
    Ju lutemi na ndiqni kanalin tonë Youtube News.AL bëni SUBSCIBE! Dhe klikoni këtu 👉🔔🔔. Bëni Video share në profilet tuaja në rrjetet e tjera sociale. Faleminderit.


  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kthehet në masakër ngjarja në Mat, ndërron jetë i plagosuri i tretë, shkon në 3 numri i viktimave
    News24 Albania
    Publicerades den 11 okt. 2018
    Copyrighted by News24 Albania

    Një masakër e vërtetë në Mat. Tre persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, të gjithë punonjës të bashkisë në krye të detyrës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare punonjësit Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe Hamit Buçi kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli.


  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus


    Masakër në Mat, 51-vjeçari vret me automatik 3 punonjës të bashkisë

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Humb jetën 13 vjeçarja në Babrru, dyshohet se është vrarë | ABC News Albania
    ABC News Albania
    Publicerades den 11 okt. 2018
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, ku u dërgua nga i ati i saj. Sipas burimeve, vajza kishte marrë plagë me armë zjarri, çka shton dyshimet se ajo mund të jetë vrarë.

    Por grupi hetimor po heton dhe në pistën e vetëvrasjes. Vajza ishte e vetme në banesë në Babrru në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Grupi hetimor po përpiqet të zbardhë motivet dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së vajzës. Bëhet e ditur se, prindërit e vajzës janë shoqëruar në komisariatin nr. 4 në Tiranë për t’u marrë në pyetje, por komunkimi me ta është i vështirë, për shkak të aftësive të tyre të kufizuara. /abcnews.al


  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Masakra ne Mat, autori: Me qelluan me shuplake | ABC News Albania
    ABC News Albania
    Published on Oct 12, 2018


    Tre viktimave nga masakra e djeshme në Shëlli të Matit u është dhënë lamtumira e fundit dhe bashkia ka marrë përsipër shpenzimet. Ndërkohë autori i masakrës, Kujtim Koxha, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pranuar krimin dhe u tha hetuesve se e qëlluan me shuplakë dhe i thane pijanec.

    Njëri nga viktimat më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i pirë.

    Kjo ka qenë dëshmia e autorit të masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur në Shëlli të Matit. Autori i krimit të trefishtë, Kujtim Koxha, u tha hetuesve që nuk mbante mend më se çfarë ka ndodhur.

    Kujtonte vetëm faktin që e fyen dhe e qëlluan me shuplakë. Ky ka qenë momenti kur pas debattit për rrugën me punonjësit e bashkisë ai ka vrapuar në shtëpi 500 metra larg lokalit ku po drekonin dhe mori automatikun. Më pas e gjitha u kthye në masakër. Vëllai i pronarit të lokalit tentoi t’ia hiqte armën nga dora, pasi Koxha qëllonte për t’i vrarë të gjithë të pranishmit.

    Ndërkohë tre të vrarëve u është dhënë lamtumira. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe stafi i bashkisë së bashku me këshillin bashkiak, si dhe deputeti Përparim Spahiu. Bashkia Mat vendosi një fond prej 1 milionë lekë për shpenzimet e varrimeve për tre viktimat që dje u shpallën “Qytetarë Nderi”.

    Krimi ndodhi mesditen e të enjtes. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij. Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

    Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ne banesen e te riut qe u grabit dhe me pas u vra ne Tirane | ABC News Albania
    ABC News Albania
    Published on Oct 12, 2018
    Grabitet në banesë dhe qëllohet për vdekje me thike një i riu brenda banesës së tij në zonë e Yzberishtit në Tiranë. ABC Neës ishte brenda banesës së 30-vjeçarit Holdi Hajadari, ku edhe provat e krimit janë ende të prezent në vendin ku ndodhi ngjarje.

    Holdi Hajdari u grabit dhe qëllua për vdekje në banesën e tij. Ngjarja e rënda u shënuan në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit. 30-vjeçari u qëllua me thikë nga një person i identifikuar nga policia, pasi dyshohet se babai i tij, emigrant në Greqi i kishte dërguar para.

    Këto janë pamjet e regjistruara nga ABC News brenda banesës së 30-vjecarit, i cili jetonte i vetëm.

    Në këtë kuletë të hedhur në mes të korridorit, dyshohet se i mbante paratë viktima. Grabitësi i dyshuar me inicialet, M.S., u shpall në kërkim nga policia, teksa mendohet se ai është kontigjent dhe banor i zonës.

    “Këtu ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike Holdi Hajdari dhe disa nga miqtë e tij, dhe më pas u qëllua për vdekje me thikë duke humbur jetën në spital”, raportoi nga banesa e viktimës, gazetari Andi Qosja.

    Në kushte të vështira, i riu ishte braktisur nga pjesa tjetër e familjes, ndërsa banesën e kishte kthyer në një qendër për përdorimin e drogërave të forta. Kjo është rruga që ka përshkruar viktima për t’i shpëtuar vdekjes. Njolla gjaku ka kudo edhe përgjatë rrugës kruesore “Babi Ruçi” ku edhe ka mbërritur pothuasje pa ndjenja Holdi Hajdari.

    “Njeri pa njeri. Nëna i kishte vdekur, babai në Greqi, ja siç e shikoni gjendjen katastrofike. Gjynah. Duhen marrë masa. Njeri pozitiv në të gjitha anët, e them seriozisht”, tha një banor i zonës.

    “Vetëm një zhurmë kam dëgjuar unë, po thashë ndonjë kalimtar që bërtet rrugës, i pirë dhe s’e vumë rë”, tha një tjetër.

    Për ngjarjen e rëndë shumë persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë nr.6 në Tiranë, ndërsa personi i dyshuar i krimit është në arrati./abcnews.al


  11. #131
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - "Stresi" pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me kokainë e armë në hotel
    Ora News Lajme
    Publicera 17 okt. 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

    Ka përfunduar në prangat e policisë këngëtari Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Policia thotë se këngëtari i njohur ndryshe si "Stresi" është pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë.

    Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur sot masën e sigurisë "arrest me burg" në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

    "Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit'", thuhet në deklaratë.

    Policia thotë se gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

    Në komunikatë thuhet gjithashtu se "Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

    Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqerohet-...




  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Përgjimet fundosin Stresin, dalin pamjet e arrestimit në hotel - News, Lajme - Vizion Plus
    Vizion Plus TV
    Published on Oct 18, 2018
    http://www.vizionplus.tv
    https://facebook.com/VizionPlusTV
    https://twitter.com/VizionPlusTV
    Policia e Shtetit publikoi videon e momentit të arrestimit të Arkimed Lushajt mbrëmjen e së mërkurës.Këngëtari i muzikes hip hop i njohur ndryshme me pseudonimin Stresi u arrestua nga forcatr e rendit teksa ndodhej në një hotel në Tiranë në shoqërinë e një vajze 20 vjecare.Djali i Sali Lushajt, ish truproja I Berishës u gjet me një pistolete që e mbante pa leje dhe një sasi kokainë.Burime nga policia bënë të ditur se ai mbahej nën vëzhgim dhe përgjohej prej muajsh që nga koha kur ishte kapur sërish për drogë.Tani mesa duket për Stresin, policia e shtetit dhe prokuroria kanë provat e duhura për të ngrijtur dhe faktuar akuzat në gjyq.Në fakt kjo është e disata herë që Arkimed Lushaj përfundon I arrestuar, teksa pak kohë më parë u bë protagonist I hedhjes nga kati I dytë I komisariatit duke u arratisur.


  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrau me thikë 16-vjeçarin në Fier, vetëdorëzohet në polici autori

    News24 Albania
    Published on Oct 18, 2018
    Copyrighted by News24 Albania
    Per me shume video,lajme vizitoni website http://balkanweb.com



  14. #134
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    E hengre keq kesaj radhe mo stresi lol

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus




    'Pa Gjurmë'- Dëshmia tronditëse/ Albano Xhaferri e goditën me cekic në kokë dhe më pas u gropos

    Report TV
    Published on Oct 19, 2018
    VLORE - Megjithëse në dosjen penale të prokurorisë së Vlorës janë disa emra të njohur të botës së krimit, zhdukja e Albano Xhaferit në Vlorë, vetëm një muaj pasi ai ishte kthyer nga Belgjika, ka sjellë përshtjellim të hetimit të kësaj dosje dhe prej disa muaj çështje është pa autor. Për llogari të kësaj çështje, një person i arrestuar me urdhër të prokurorisë së Vlorës në 3 gusht 2018 i quajtur Alfred Sulaj, dyshohet se ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Albano Xhaferit, por megjithëse ndaj tij janë ngritur dy akuza, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësisë.

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus




    Report Tv - Laboratori në Has/ Itinerari i opiumit Afganistan-Kosovë-Shqipëri
    Report TV
    Published on Oct 20, 2018
    24 orë pas zbulimit të laboratorit të heroinës, Njësia Operacionale e Policisë së Shtetit, "Forca e Ligjit" është larguar nga fshati Bërnog i Hasit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, u shpreh se krahas 5 të arrestuarve, nga të cilët të identifikuar janë Xhevit Shuti, djalin e tij të mitur A.Shuti, Mustafë Shutin, babai i Xhevit Shutit si dhe efektivin e zjarrfikëses, Flamur Çela, policia është në kërkim edhe të 5 personave të tjerë, pasi dyshohet për një rrjet trafiku ndërkombëtar. I arrestuar është edhe A.Hoxha, por nuk dihet ende se cila është lidhja e tij me këtë ngjarje. Daja i Xhevit Shutit i cili mbërriti në këtë fshat një ditë pas operacionit, është shprehur se nuk kishte pasur dijeni për atë që bënte nipi i tij.

    Nuk di asgjë. Ne nuk dimë asgjë.

    Daja i Xhevit Shutit

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Operacion per kapjen e Kelmend Balilit ne Shkoder
    RTV KLAN
    Published on Oct 21, 2018
    Një informacion i marrë në rrugë operative se Kelmend Balili ndodhet në Shkodër, vuri në lëvizje forcat speciale të cilat u nisën nga Tirana drejt qytetit të veriut tre netë më parë.

    Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga Policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por nga operacioni nuk pati asnjë rezultat.

    Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Kelmend Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa forcat speciale të Tiranës nisën aksionin, i tha Tv Klan një burim brenda policisë.

    Janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit. Sipas të njëjtave burime, informacioni i marrë nga policia thoshte se Kelmend Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditësh. Aksioni për kapjen e tij u organizua brenda 2 orësh.

    Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur. Për njeriun e cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë Lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ndodhet ai.

    43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend. Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi, i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.

    Pak ditë më parë ishte vetë Kryeministri Rama që kërkoi arrestimin e Balilit duke e konsideruar si një mosarritje të punës së policisë.

    Tv Klan

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - Arrestohen vëllezërit Avdyli në Shijak, kërkime për Lul Berishën e Klement Balilin


    Ora News Lajme
    Published on Oct 21, 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Teksa në Durrës vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, mësohet se pjesë e kësaj dosje është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën.

    Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur pasi është arratisur, ndërsa dyshohet se ka pasur dekonspirim të operacionit.

    Ndërkohë FNSH ka rrethuar rethuar Sarandën në një operacion për arrestimin e Klement Balilit. Janë ushtruar kontrolle në banesat e familjarëve të tij. Kontrolle janë kryer dhe në fshatin Stjar, ku janë shoqëruar disa persona.

    Për arrestimin e Balilit janë realizuar 12 operacione deri më tani, të cilat kanë dështuar për shkak të dekonspirimit.

    Kontrolle nga policia janë kryer dhe në Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.

    Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lul-berisha...

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Vrasja në ish Bllok/ Arrestohet Redi Popesku, prishi provat | ABC News Albania
    775 views



    ABC News Albania
    Published on Oct 21, 2018
    Ka përfunduar në prangat e policisë, 40 vjeçari Redi Popesku, në lokalin e të cilit ndodhi përplasja me armë mbrëmjen e 4 tetorit në ish Bllok.
    Policia e Tiranës konfirmon se Popesku, u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.Ai akuzohet se ka fshehur armën e njërit prej pjesëmarrësve në krim.

    Redi Popeskut, pronari i lokalit ku ndodhi masakra e ish Bllokut u arrestua dy javë pas ngjarjes, pasi ka fshehur provat dhe ka dhënë dëshmi të rreme.
    40-vjeçari u ndalua me vendim gjykate dhe dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e Fabiol Gaxhas më 4 tetor.
    Në lokalin Popeskut mbetën të plagosur edhe Eljo Hato e Ervis Martinaj, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është komando Merviol Bilo. Përveç ushtarakut Bilo dhe Fabio Alushi, në kërkim janë edhe Ervin Mata, dhe dashura e tij Elvana Gjata. Këngëtarja dyshohet se ka qenë molla e sherrit pasi, viktima Gaxha e kishte ngacmuar disa ditë para se të nodhte krimi në një nga lokalet e natës në Tiranë. Këtë fakt e pohoi edhe në dëshminë e para dhënë oficerëve të policisë Redi Popesku. Ervin Mata dhe Ervis Martinaj ishte takuar sipas deklarimeve të pronarit në lokal “Monopol” për të sqaruar atë konflikt, por situata doli nga kontrolli duke, lënë një të vdekur dhe dy të plagosur. Hetuesit kanë zbuluar se, një pjesë e deklarimeve të Redi Popeskut nuk përputheshim me pamjet filmike që ishin fiksuar nga jashtë dhe brenda hollit të lokalit. Ende nuk është zbuluar se kujt i përket arma e gjetur në lokal, pasi 40- vjeçari Pepesku, fillimisht pohoi se ishte e tij, por ka dyshime se i përket Ervis Martinajt, personi që mbeti plagosur me një plumb në qafë. Pronari sipas dëshmisë së tij dispononte edhe leje për të mbajtur armë, por kjo gjë nuk e ka ndihmuar t’i shpëtojë prangosjes. Pas ngjarjes Geldo Hoti u arrestua në tentative për t’u larguar nga vendi ynë nëpëmjet pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës ndërsa, Ervis Martin është në masë sigurime arrest me burg 30 ditë i shtuar në Spitalin e Burgut dhe me burg paafat është i plagosur tjetër, Eljo Hato.

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Në pranga për korrupsion, Çuko do transferonte vrasësin me pagesë


    News24 Albania
    Published on Oct 21, 2018
    Copyrighted by News24 Albania

    News24 ka mësuar se cili ishte i dënuari për të cilin ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, mori para për ta transferuar.

    Burimet bëjnë të ditur se Arben Cuko mori një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të Olsi Karagjozit. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.


Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •