Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Dramatike, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës

    Ndërsa zjarret rreth Athinës po vazhdojnë për të dytën ditë, bilanci deri më tani rezulton tepër tragjik.

    Mediat greke flasin per 50 te vdekur dhe mbi 150 persona te plagosur.

    Trupat e fundit pa jetë u nxorën nga deti, deri dhe 4 milje nga brigjet e Rafinas, në orët e para të këtij mëngjesi.

    Ndërkohë, dyshohet se bilanci përfundimtar do të përfshijë më shumë të vdekur, pasi pranë shërbimeve përkatëse janë bërë dhjetra telefonata nga të afërm për të deklaruar persona të zhdukur.

    Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki.

    Ata ishin bllokuar për shkak të flakëve në banesa apo makina, apo u përpoqën të largohen nëpërmjet detit, ku u mbytën.

    Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

    Nga të dhënat e deritanishme, numri i të plagosurve ka shkuar në 150, 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë edhe 16 fëmijë, me djegie apo lëndime të tjera.

    Me agimin e ditës forcat ajrore kanë nisur sërish operacionit.

    Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që u përgjigj menjëherë.

    Avionë zjarrfikës nga Spanja dhe efektiva nga Qipro pritet t’u bashkohen operacioneve.

    Presidenca e Republikës njoftoi se anullohet pritja e sotme që jepet tradicionalisht çdo 24 korrik, me rastin e vendosjes së Demokracisë në Greqi.oranews.tv

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dramatike, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës

    Emri:  2479751.jpg

Shikime: 1548

Madhësia:  42.0 KB

    Këto foto dëshmojnë më së miri dëmet kolosale nga zjarri në Kineta të Greqisë, një lokalitet turistik mjaft i preferuar.

    Që nga mëngjesi i së hënës kur u shfaq vatra e parë, zjarri ka djegur pemë dhe shtëpi, teksa banorët po përpiqen të shpëtojnë pronën e tyre me çdo mjet.

    Zjarri u përhap me shpejtësi shpejt në pjesën veriore të Kinetës, veçanërisht në zonat e Maroula, Galini, Panorama.

    Puna e zjarrfikësve pengohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.

    25 deri në 30 shtëpi u bënë hi nga flakët, ndërsa autoritetet thonë se është tepër herët për të pasur një përllogaritje të dëmeve nga fatkeqësia natyrore.

    Banorët e zonës janë angazhuar me mjete primitive në ndihmë të punonjësve të zjarrfikësve, për të kontribuar sadopak në vënien në kontroll të zjarrit.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Dramatike, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës

    Fatkeqesi e madhe per popullin e thjeshte. Mafia ndertimeve ka dore ne keto zjarre apokaliptike.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dramatike, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës

    Nuk e kam idene per cfare mafje kemi te bejme ketu po degjova qe ishte e stisur kjo puna e zjarrit edhe pse nuk eshte viti i pare qe Greqia vuan nga pasoja te tilla.


    #PrayforGreece

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dramatike, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret në afërsi të Athinës

    Deklarata shokuese e gazetares shqiptare: Zjarri në Athinë ishte i qëllimshëm

    Gazetarja shqiptare me banim në Athinë, Elona Gjergo, u shpreh gjatë një lidhje telefonike se dyshohet për biznesmenë të përfshirë në vënien e zjarrit në Greqi.
    Flakët gjigante përfshinë pjesën bregdetare të Atikës, në verilindje të Athinës, duke shkaktuar deri tani 74 viktima dhe 300 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë janë deklaruar të zhdukur.
    Sipas gazetares Gjergo, zjarri mendohet i qëllimshëm për të shkatërruar bregdetin e Atikës.
    “Këtë vit mendohet se zjarri është vendosur nga dorë njeriu. Dyshohet për biznesmenë të implikuar, të cilëve mund t’iu interesojë shkatërrimi i bregdetit të Atikës. Komuniteti shqiptar këtu në Greqi është angazhuar maksimalisht për të mbështetur popullin grek në këto momente të vështira. Shoqata e emigrantëve të shqiptarëve në Greqi ka bërë thirrje për këdo që mund të ndihmojë ekonomikisht viktimat e prekura nga kjo fatkeqësi.”- është shprehur gazetarja shqiptare shkruan reporttv.
    Autoritetet greke kanë shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e zjarreve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •