Pėrplasje pėr Emrin e Ri apo Pėrplasje e Greqisė sė
Anėtarėsimi i shteteve ortodokse tė Ballkanit, aleatė tė vjetėr tė Rusisė nė NATO, ka shqetėsuar jo pak Rusinė, e cila ashtu si dhe  SHBA e Trump janė tė shqetėsuar nga rritja ekonomike-financiare, por dhe gjeopolitike e BE.



Nėse Trump pėrpiqet tė forcojė NATO-n si mashė pėr tė mbajtur zap ushtarakisht BE dhe vendet e reja qė janė future nė NATO dhe pėrpiqen tė hyjnė nė BE pėrfshi dhe Ballkanin perėndimor si vendi ynė Shqipėria, Mali i Zi, Serbia dhe sė fundmi Maqedonia, – Rusia  nė pikėpamjen e frikės nga njė BE e forte,  gjithashtu po pėrpiqet ta minojė kėtė fuqizim duke pėrdorur miqėsinė e vjetėr ndaj vėllezėrve tė vegjėl ortodoksė nė Ballkan.

Njė nga miqėsitė e vjetra ashtė dhe ajo me Greqinė, miqėsi e cila ėshtė farkėtuar qė nė kohėn kur Rusia i dha ndihmė vendimtare arvanitasve tė Greqisė sė bashku me Anglinė dhe Francėn pėr tė hequr qafe zgjedhėn Osmanė nė luftėrat e viteve 1822-1831. Kjo miqėsi u vėrtetua dhe tashmė sė fundmi kur Kryeministrja angleze May angazhoi vende e NATO-s dhe tė BE pėr tė dėnuar helmimin e ish spiunit rus me gazin Novichok, por Greqia nuk u bashkua me dėnimin e pėrbashkėt kundėr Rusisė nė atė kohė.

Sipas Kathemirini- Athina ka qenė veēanėrisht e kujdesshme nė marrėdhėniet Greko-Ruse si nė rastin e helmimit me gazin Novichok tė ish agjentit Scripal nė Salisburg dhe Greqia nuk dėboi diplomatėt rusė atėherė (https://www.scmp.com/news/world/euro...ling-macedonia).

Por, ēfarė ndodhi qė qeveria grek dėboi ditėn e Samimit tė NATO-s dy diplomat rusė dhe ndaloi tė hynin nė Greqi dy tė tjerė?

Po ndodh njė ndryshim nė Greqi, pėr sa i pėrket miqėsisė sė vjetėr  duke hedhur poshtė Rusinė qė e ka ndihmuar me shekuj  duke i treguar se duan tė rrinė me Trump-in nė NATO sepse shohin me frikė edhe afrimin e Rusisė me Turqinė megjithėse Turqia ėshtė anėtare e NATO-s si Greqia.

Problemi i lindur pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė 27 vite mė parė nė 1991 lindi njė Republikė tė re Maqedoninė e cila pėr arsye tė kundėrshtisė greke e cila pretendonte se emri Maqedoni nuk ėshtė i duhuri sepse ekziston njė krahinė nė Greqi e cila quhet Maqedoni. Kėshtu qė OKB i vendosi njė emėr tė pėrkohshėm FYROM (FORMER Yugosslav Republic of Macedonia), derisa tė vendosej njė emėr pėrfundimtar me pėlqimin e tė dy palėve. Dhe  pas 27 vjet grindje pėr emrin tashmė  tė dy fqinjėt kanė rėnė dakort pėr emrin e ri: Maqedonia e Veriut.

Sidoqoftė pikėrisht para dy ditėsh nė ditėn e hapjes sė Samitit tė NATO-s nė Bruxel (ku mori pjesė dhe Kryeministri i Shqipėrisė e cila ėshtė e anėtarėsuar nė NATO) dėboi dy diplomatė rusė dhe dy diplomatė tė tjerė i ndaloi tė hyjnė nė Greqi me akuzėn e `ndėrhyrjes nė marrėveshjen midis Greqisė dhe Maqedonisė me qėllim qė tė pengojė ekspansionin e NATO-s` https://www.scmp.com/news/world/euro...ling-macedonia.

Marrėveshja  e 17 qershorit, e arritur nė Liqenin e Prespės  nė kufirin qė ndan tė dy shtetet, midis Kryeministrit grek Cipras dhe atij Maqedonas Zaev pėr emrin e ri Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar gėzim nė BE dhe SHBA dhe shqetėsim nė Rusi  dhe nė qarqet ekstremiste tė Greqisė dhe nė Maqedoni.

Kjo marrėveshje sidoqoftė duhet tė ratifikohet nėpėrmjet  Referendumeve pėrkatėse nė tė dy vendet, nė shtator.

Nė Maqedoni  u mblodhėn disa qindra protestues qė kundėrshtuan marrėveshjen.  Partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE ka bėrė proces penal kundėr Zaev duke e akuzuar atė pėr abuzim me detyrėn dhe `tradhti kombėtare`, po kėshtu dhe kundėr Kryetarit tė Parlamentit maqedonas Talat Xhaferri dhe ministrit tė jashtėm Nikolla Dimitrov. Madje edhe Presidenti ivanov i njohur si nacionalist ka kundėrshtuar Marrėveshjen https://www.rferl.org/a/skopje-prote.../29293965.html.

E njėjta gjė ndodhi edhe nė nga nacionalistėt ekstremistė nė Greqi, ku  deputeti i `Agimit tė Arte` madje kėrkoi tė bėhet nga ushtria njė grusht shteti dhe arrestimin e Cipras pėr `tradhti kombėtare`. Sigurisht qė deputeti ekstremist u arrestua. Gjithashtu dhe partia e vogėl  nacionaliste e djathtė qė ėshtė nė koalicion me SYRIZA tė Cipras kundėrshtoi marrėveshjen, ndėrsa media ruse ka nxitur idenė e kryetarit tė partisė populiste tė re Dimitris Kamnenos i cili kėrkon tė bllokojė marrėveshjen nė Parlament.

Pėr kėtė shkak mė shumė se 100.000 grekė protestuan nė Athinė kundėr ēdo kompromisi pėr emrin me Maqedoninė. Kėsaj proteste i ishte bashkuar dhe kompozitori Mikis Teodorakis i cili shkruajti  dhjetėra fraza pėr filmat  `Zorba` dhe `Serpico`. Kompozitori u tha demonstruesve qė ai pėrkrahte bėrjen e Referendumit https://www.irishtimes.com/news/worl...name-1.3379749.

Dėbimi i 2 diplomatėve rusė dhe ndalimi i dy tė tjerėve tė hynin nė Greqi, u argumentua me ndėrhyrjen nė punėt e brendshme tė Greqisė nga ana e qeverisė greke. Sipas Kathimirini, diplomatėt rusė kanė ndėrhyrė nėpėrmjet njė organizate kristiane-ortodokse me emrin `Shoqata imperiale Orthodokse e Palestinės`, -nė Malin e Shenjtė tek murgjit ortodoksė pėr tė nxitur dhe afruar lidhjet me Rusinė Orthodokse. Po Kathimirini  akuzon Rusinė se ajo ka nxitur demonstratat nė Shkup dhe Selanik duke nxitur  dhe dhėnies ryshfet drejtuesve tė Kishave Orthodokse respektive. Athina i akuzoi diplomatėt pėr `orvatje pėr tė mbledhur dhe shpėrndarė informacion si dhe dhėnie ryshfeti zyrtarėve tė qeverisė. Kėto aktivitete ilegale minojnė  sigurinė kombėtare` https://www.scmp.com/news/world/euro...ling-macedonia.

Qeveria ruse sigurisht do tė marrė kundėr masat tip `pasqyrė`, duke dėbuar dy Diplomatė grekė. Megjithatė Sergei Zhitenev, kryetari i zyrės nė Moskė tė `Shoqatės imperile Orthodokse Palestineze`, mohoi qė `kjo shoqatė tė jetė pėrfshirė nė aktivitete tė tilla`,  siē pretendon qeveria greke.

Rusia akuzohet gjithashtu nga Perėndimi se ėshtė pėrfshirė nė luftėn pėr influencė kundėr BE nė rregjionin e Ballkanit dhe ka qenė akuzuar nga NATO pėr tė ashtu quajturin grusht shteti tė dėshtuar edhe nė Mal tė Zi i cili dihet se hyri nė NATO vitin e kaluar https://www.irishtimes.com/news/worl...-roė-1.3561731.

I vetmi zė ndryshe ishte ai i ish-drejtuesit tė Komitetit pėr Politikėn e jashtme  pėr ēėshtjet europianė dhe kooperimin ndėrkombėtar z. Creyelman deklaroi se: `Greqia deri tani ka qenė kundėrshtuese pėr tė dėnuar Rusinė pėr ēdo gjė qė po ndodh nė botė (?!) Tani Greqia po pėrpiqet tė afrohet me Trump i cili ishte sot duke kritikuar faktin se Gjermania  varet nga burimet energjetike nga Rusia. Mė fund po ndodh kjo qė po ndodh. Duke demonizuar Rusinė dhe duke i mbajtur sanksionet ndaj saj akoma, nė fund tė fundit (BE) do tė jetė e varur nga SHBA`.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA ėshtė duke u pėrpjekur  pėr tė mbledhur.. `sa mė shumė shtete  tė pėrfshirė`.. qė duhet tė lexohet:  para, dhe amerikanė (pra armatime)- prej partnerėve tė NATO-s. https://sputniknews.com/europe/20180...ulsion-greece/.

Kjo pėrplasje e parė midis dy shteteve qė kanė miqėsi tė vjetėr tre shekullore, do tė thotė se Greqia pavarėsisht lidhjeve tė vjetra tradicionale e fetare kėrkon tashmė SHBA me tė cilėn nuk i ka patur marrėdhėniet e mira qė pas vizitės sė dikurshme tė Presidentit Klinton dhe largimit tė bazave amerikane nga Greqia.

Sot Greqia sheh NATO-n  dhe SHBA si siguri kundėr Turqisė sė fuqishme, por edhe ndaj Gjermanisė e cila e ka shtrėnguar tė paguajė borxhet  e papaguara ndaj BE. Kėtė afrim Greqia e sheh si mundėsi pėr tu shkėputur edhe nga influenca financiare e Merkel-it.

Kėto lėshime dhe marrėveshje, pėr tė treguar se ėshtė besnike ndaj Trump-it dhe NATO-s, Greqia mesa duket po e tregon kėto ditė duke larguar Diplomatėt rusė.

Te jetė kjo njė pikė kthese pėr Greqinė, ndaj Rusisė dhe ndaj fqinjėve tė saj Maqedonisė dhe Shqipėrisė? Tė shohim