1 — E pamendueshmja ndodhi:

Nė shkelje tė hapur tė Kushtetutės dhe tė disa ligjeve nė fuqi, mazhoranca kaloi ligjin pėr shembjen e Teatrit Kombėtar dhe tjetėrsimin e tokės sė saj nė favor tė oligarkėve tė ndėrtimit. Nė fakt, pėr njerėzit qė kanė vite qė paralajmėrojnė kėtė degradim tė politikės e tani sė fundi edhe tė funksionit juridik tė Parlamentit, kjo nuk pėrbėn ndonjė bujė tė madhe.

Kjo ėshtė risi pėr ata njerėz tė cilėt deri dje pėlqenin fasadėn oksidentale tė Rilindjes. Megjithatė, miratimi i ligjit nė Kuvend solli diēka pozitive: qytetarėt filluan tė kuptojnė se pas Teatrit, radhėn e kanė shtėpitė, dinjiteti e familjet e tyre.

Shekuj mė parė, Makiaveli shkruante se njė sundimtar i menēur e jetėgjatė nuk duhej tė ngatėrrohej kurrsesi me pronat dhe me gratė e popullit. Ndėrsa tek ne nuk ėshtė ēudi qė njė tė ardhme tė afėrt, rilindasit t“i thėrrasin zakoneve feudale dhe tė vendosin atė qė nė mesjetė njihej si “le droit du senior” apo “ius primae noctis”— e drejta e zotėrinjve pėr tė shijuar freskine virgine tė grave para natės sė parė tė martesės.

E ndėrsa ky skenar ėshtė pak, pėr tė mos thėnė aspak i mundshėm pėr njė shoqėri me tradita tė forta patriarkale si ajo ballkanase, ja se si zotėrinjtė e rinj tė kėtij vendi mund ta shfrytėzojnė precedentin e krijuar rrėmujshėm mbrėmjen e 5 korrikut.

2 — Kullat, vazhdimėsi e Shqipėrisė si lavatriēe ballkanike e pastrimit tė parave:

Nuk ėshtė blasfemi tė konstatosh fiksimin e ēuditshėm tė rilindasve me kullat. Kulla ishte simboli i rilindjes urbane nė Korēė, por edhe lajtmotiv i qeverisjes sė Tiranės nga vitet 2000 deri nė ditėt e sotme.

Projekti i njė arkitekti tė huaj para disa vitesh tregon qartazi synimin e Kyreministrit pėr ta shndėrruar qendrėn e Tiranės nė njė panteon kullash qė i shėrben njėkohėsisht nevojės patologjike tė krimit nė fshehjen e parave tė pista, si dhe manisė sė Ramės pėr t’u futur nė histori si njeriu i cili i shndėrroi fytyrėn kryeqytetit. Nuk ėshtė ēudi qė qendra historike e Tiranės ndėrtuar sipas arkitekturės racionaliste italiane ta gjejmė pas pesė apo 10 vitesh nė modelin e ri tė rilindjes socialiste.

3 — Mediat si vazhdimėsi e agjit-propit oligarkik

Nė korrikun e vitit 2017, disa banorė tė ish-Parkut tė Autobusave vendosėn ta shprehin nė rruge zemėratėn e tyre ndaj njė kompleksi kullash qė do tė ndėrtohej mbi sipėrfaqėn e njė trualli qė deri atėherė kishte shėrbyer si lulishte pėr argėtimin e komunitetit. Gjatė tre ditėve protestash pa ndalim, arrestimesh, rrahjesh, kėrcenimesh, media tradicionale i kushtoi pak ose aspak hapėsirė televizive njė ngjarjeje e cila preku interesat e nje lagjeje tė tėrė tė kryeqytetit.

E njėjta skeme u ndoq edhe me protestėn e Teatrit Kombėtar.

Me dezertimin e aktorėve tė mėdhenj si Robert Ndrenika, prania e tė cilėve prodhon lajm pėr hir tė lavdisė sė dikurshme, krejt papritur kamerat e televizioneve tė mėdha tė vendit filluan tė mungonin nė agorėn e pėrditshme qytetare.

Shumė lehtė e kuptueshme mungesa e pasqyrimit mediatik nė kushtet kur pjesa dėrrmuese e televizioneve ndėrtojnė politika editoriale sipas interesit tė pronarit tė tyre biznesmen ndėrtimi.

Kjo (auto) censurė ka gjasa tė funksionojė edhe pėr kauza tė tjera, duke patur parasysh faktin se Shqipėria sundohet aktualisht nga trinia ( qeveri, oligarkė, krim), tentakulat e tė cilėve mbajnė ngėrthyer potencialin demokratik qė njė media e lirė mbart nė vetvete.

4 — Shoqėria civile: Njė amalgamė ideologjike qė ushqehet nga paratė e drogės dhe mafies sė betonit:

Pėr shoqėrinė civile ėshtė folur shumė. Financuar po ashtu. Ekzistenca formale pėrmes njė NIPT-i i bėn ato jo-virile nė raport me problematikat e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare. Tipari pėrbashkues i protestave tė 5 viteve tė fundit ėshtė humbja e secilės prej tyre.

Kjo jo prej terrorit policor tė pushtetit ndaj qytetarėve qė protestojnė, por prej finokėrisė sė kėtij tė fundit nė infiltrimin e elementeve majtistė nė krye tė organizimeve civile sipas logjikės infiltro-formalizo-dialogo tė pėrfaqėsuesve me pushtetin.

Grupet qė kanė marrė barrėn e mbrojtjes sė interesit publik nė rrugė dhe sheshe i pėrkasinin bindjeve ideologjike tė ndryshme, dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė. Disavantazhi ėshtė brishtėsia strukturore dhe mungesa e financimit nė rrugė tė ligjshme.

Teksa fondet qeveritare dhe ndėrkombėtare shkojnė pėr shoqėrinė civile me NIPT, pėrfaqėsuesit e sė cilės mbushin karriget e aktiviteteve nė hotelet mė luksoze nė vend. Ndėrsa “civilėve tė rrugės” iu mbetet tė rezistojnė derisa ofertuesi mė i mirė vjen dhe shkatėrron kauzėn nė pikėn mė tė rėndėsishme tė saj: Besimi.

Kjo situatė do tė vazhdojė duke ulur akoma dhe mė tej besimin e qytetarėve se problemet zgjidhen me anė tė protestave.

5 — Drejtėsia: Kolapsi si garant i padrejtėsisė qė bėhet ligj:

Vetingu i rrėzoi njė nga njė ata qė supozohet tė ishin ajka e shkollės juridike shqiptare. Si pasojė, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon duke na treguar se nė tė vėrtet pushteti ekzektutiv e ka gllabėruar de facto atė gjyqėsor.

Mosngritja e insitucioneve kushtetuese si Kėshilli i Lartė i Gjyqėsorit apo ai i Prokurorisė premtojnė zvarritjen e mėtejshme tė reformimit tė sistemit tė drejtėsisė, njė vonesė tė cilėn mazhoranca do ta pėrdorė pėr tė varrosur pėrfundimisht lidhjet e saj me krimin.

Ajo ē’ka e rrezikon akoma dhe mė shumė demokracinė shqiptare sot ėshtė heshtja. Pėrpos faktorėve tė pėrmendura mė lart, heshtja e njerėzve tė lirė tė kėtij vendi ndihmon shoqėrisht e kulturalisht instalimin e njė autokracie tė re shqiptare.

Nėse drejtėsia, media, shoqėria civile mund tė rimarrin funksionet e tyre pėrmes demokratizimit dhe zgjidhjeve juridike, bataku i heshtjes ėshtė burim i padrejtėsise dhe diktaturės. Ajo ē’ka pritet tė ndodhė ėshtė mė e frikshme nga ajo qė mendohet. Tani fjalėn e ka populli…

Exit.al