Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Fuga shpërthen ndaj Kumbaros: Shporru fantazmë e antikulturës, futu në manastir kallogre e lutu

    Artan Fuga, pedagogu dhe akademiku i njohur ka qenë një nga mbështetësit kryesor kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Kur kanë kaluar dy ditë nga miratimi mes tensionit nga opozita të projektligjit për Teatrin Fuga përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i është kundërvirë ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

    “Prisja të paktën abstenim, se me shumë as shpresoja, nuk mund të ngrejë dorën e shkatërrimit nënpunësi që i kanë besuar krijimin”, – shkruan ndër të tjera Fuga.

    “Per teatrin : Lezja mbi buldozer

    Zoti e deshi qe tre ish kryeministra te shprehen kunder. Me qarte nuk duhej. Pandeli Majko për atë që refuzove të marrësh kazmën në dorë je ne zemren time. Me qarte Zoti nuk mund te n’a e jepte shenjen se kemi arritur fundin, pra do te ringrihemi. E shoh qarte teknologjine e ringritjes. Me nje ministre hipur ne eskavatorin e pushtetit qe nuk i takon po kthen ne qereste art, kulture, trashegimi. E fshire nga ndergjegja. As hunet nuk na kane sjelle kete rrenoje qe po i sjellim vetes. Prisja te pakten abstenim, se me shume as shpresoja, nuk mund te ngreje doren e shkaterrimit nepunesi qe i kane besuar krijimin. Cfare thua!!! Ik, ik, ik, Bertas ne enderr me termet. Nje hije leviz ne makth. Shporru fantazem e antikultures nga bota shqiptare! Ik te mos mbetesh pa falje.
    Futu ne manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj te perbuzin.” – shkruan Fuga.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Fuga shpërthen ndaj Kumbaros: Shporru fantazmë e antikulturës, futu në manastir kallogre e lutu

    Kjo ceshtja e teatrit esht kaq fallco...

    Jetoj ne nje katund te vogel ne IT. Tani qe nxenesit jane me pushimet verore, nje pjese e madhe e prinderve ne fundjave pastrojne/sistemojne dhe lyejne ambientet e shkolles. Nuk eshte se mungojne fondet, por tashme esht kthyer ne tradite.
    Dhe me besoni qe siperfaqja e kesaj shkolle ne IT esht pothuajse e njejte me ate te teatrit kombtar ne Tirane.


    Kaq zhurme per asgje, kaq zhurme nga dembele e hajdute bashke. Pse nuk marrin artistet nje fshese e nje kove boje e ta mirmbajne, por kaperdisen neper konferenza duke aktruar... Me ato para qe po shlenzohen per organizimin e dialoQeve do e kishin restauruar gjysmen e teatrit.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •