Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,409
    Faleminderit
    234
    313 falenderime nė 292 postime

    Festivale ne Shqiperi

    Festivale te bukura - art, kulture, histori, kujtese, nderim !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 04-07-2018 mė 10:02

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,409
    Faleminderit
    234
    313 falenderime nė 292 postime

    Pėr: Festivale ne Shqiperi

    Rikthehet Inva Mula nė “Parisin e vogėl” shqiptar me muzikė franceze

    Sopranoja Inva Mula bėn bashkė nė “Parisin e vogėl” shqiptar artistė, si Manjola Trebicka, Genc Tukiēi, Olen Ēezari, tė cilėt krijimtarinė e tyre e kanė tė pėrqendruar jashtė vendit, por nuk mungojnė asnjėherė nė Shqipėri kur gjėrat bėhen me dashuri.

    Pėrgjatė katėr ditėve nė Korēė do tė zhvillohet “Mik Festival”. Sopranoja Inva Mula flet pėr arsyet, se pėrse destinacioni i festivalit, qė ka nė qendėr muzikė frankofone, ėshtė Korēa. Artistėt mė nė zė tė muzikės klasike bėhen bashkė

    "Mik Festival” ėshtė njė festival qė ka lindur spontanisht si ide. Ka lindur spontanisht, pasi kam ndierė njė atmosferė shumė artdashėse nė Korēė, njė energji qė nuk e gjen nė njė qytet tjetėr. Ka qenė njė lidhje shpirtėrore, por qė ndjeva qė atje ka shumė pėr tė bėrė edhe pėr tė krijuar vėrtet. Ndoshta, edhe sepse ka turistė.
    Inva Mula, soprano

    Festivali do tė zhvillohet nė “Pazarin e vjetėr” dhe Teatrin e Korēės nė datat 25-29 korrik. Njė mbrėmje do t’i kushtohet artistes Tefta Tashko Koēo

    E kemi nisur me Tefta Tashkon, emblemėn e artit shqiptar lirik. Do tė doja qė ēdo vit tė kishte portrete, qė janė me origjinė nga Korēa. Kėshtu pėrjetėsojmė kėto figura tė mėdha dhe ecim nė rrugėn e artit, duke mos harruar dhe duke i vlerėsuar. Nuk mund qė tė fillonte ky festival pa figurėn e Tefta Tashkos.
    Inva Mula, soprano

    Artistėt qė janė pjesė e kėtij festivali e kanė tė pėrqendruar krijimtarinė e tyre jashtė vendit, por edhe nė Shqipėri ata vazhdojnė tė lėnė gjurmėt e tyre

    Manjola me origjinė nga Korēa, por edhe njohėse shumė e mirė e kulturės frankofone. Unė kam dashur, qė nė kėtė festival tė ketė lidhje tė artistėve shqiptarė, qė punojnė edhe jetojnė jashtė, por aktiviteti shtrihet kudo. Rėndėsi ka qė ne tė vijmė kėtu edhe tė lėmė njė gjurmė.
    Inva Mula, soprano

    Pėr Inva Mulėn kėto festivale vijnė plot vėrtetėsi, prandaj pėr tė sadisfaksioni ėshtė i madh

    Gjithmonė mė kanė thėnė, pėrse nė Shqipėri nuk bėn asgjė, por ka qenė njė vit qė mė ka zgjuar dėshira pėr tė bėrė atė qė skam bėrė me vite. Ėshtė shumė bukur, qė ti krijon diēka nė vendin tėnd, qė nuk mund qė ta krijosh diku tjetėr.
    Inva Mula, soprano


    Valeria Dedja - Shqiptarja.com
    http://shqiptarja.com/lajm/rikthehet...uzike-franceze
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 06-07-2018 mė 08:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •