Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Gjatë një interviste të publikuar në Deutsche Welle mes gazetares Adelheid Feiclke dhe deputetit të CDU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, dy bashkëbiseduesit zbulojnë se propozimi për kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk erdhi nga kancelari austriak apo zyrtarë të BE-së. Jo, propozimi erdhi nga vetë qeveria shqiptare, që është vetëofruar për ngritjen e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë. Më konkretisht, ka qenë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka marrë përsipër të artikulojë propozimin, duke habitur edhe vetë gjermanët me idenë e shkarkimit të emigrantëve në vendin e tij.
    Lexoni më poshtë, pyetjen e gazetares të DW, që thotë se ishte Xhafaj që e bëri propozimin gjermanëve dhe përgjigjen e deputetit të CDU, që e konfirmon këtë fakt.
    Deutsche Welle: Ka për momentin diskutime, dhe këtu është kërkuar nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azilkërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?
    Johann Wadephul: Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.
    Konfirmi se propozimi erdhi nga Fatmir Xhafaj bëhet edhe më i fortë në përgjigjen e radhës të deputetit gjerman, kur sqarohet se oferta e qeverisë shqiptare ishte serioze dhe se Komisioni Europian do të japë mbështetje financiare dhe logjistike për ngritjen e kampeve.
    Deutsche Welle: Ky është edhe një propozim nga Austria, edhe nga presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, e që do të ishte një zgjidhje jashtë BE-së, por brenda Europës. Janë më shumë teza se sa gjëra konkrete, çfarë do të bënit ju si CDU apo Gjermania për ta mbështetur këtë?
    Johann Wadephul: Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë.
    Intervista në DW zbardh arsyet e vizitës disa ditore të Fatmir Xhafajt në Gjermani. Ai ka pasur takime me Ministrin e Brendshëm, Seehorst, njëkohësisht kryetar i CSU-së dhe aleat e Merkel, që vuri në dyshim koalicionin qeverisës në Gjermani, pikërisht për shkak të çështjes së emigrantëve.
    Por në asnjë prej njoftimeve të Ministrisë së Brendshme nuk është përmendur oferta e qeverisë shqiptare për të hapur kampe refugjatësh në Shqipëri. Ky fakt është mbajtur i fshehtë edhe nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama e ka mohuar publikisht në një postim në Facebook, pavarësisht se zyrtarë të lartë të kancelarive europiane po e pohojnë gjithnjë e më shpesh në mediat më serioze ndërkombëtare. Shikoni më poshtë si e mohoi Rama projektin e strehimit të emigrantëve në Shqipëri, një nismë që sipas deputetit gjerman, ai e ka kërkuar vetë nëpërmjet Fatmir Xhafajt.

    Madje këtë të shtunë, Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Dieter Romann, takim në të cilin duket se janë konkretizuar kërkesat për të pritur refugjatë në Shqipëri. Pavarësisht se zyrtarisht, qeveria shqiptare i mohon negociatat për ngritjen e kampeve të refugjatëve, Xhafaj dhe Veliu kanë kërkuar ndihmë financiare dhe logjistike për pritjen e flukseve të emigrantëve drejt Shqipërisë.

    Siç e pranon Ministria e Brendshme, dy drejtorët e policisë flasin për “flukse emigrantësh” dhe “situata të tillë”, të cilat janë inekzistente për momentin, por nëse arrihet një marrëveshje për ngritjen e kampeve të refugjatëve, atëherë do të jenë realitet në territorin shqiptar.
    “Në vijim, ata u ndalën tek situata aktuale lidhur me migracionin e paligjshëm dhe problemet me të cilat po përballet Policia e Shtetit në menaxhimin e kësaj situate.
    Për këtë çështje, shtoi ministri Xhafaj, kam diskutuar edhe me Komisionerin e BE-së, z.Avramopoulos dhe kam kërkuar mbështetje financiare dhe logjistike nga Brukseli. Duke marrë në konsideratë origjinën e flukseve migratore dhe rrugën që ndiqet për të depërtuar në vendet e BE-së, palët ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në menaxhimin e këtyre flukseve. Për Gjermaninë, u shpreh z.Romann, përballimi i situatës që lidhet me migracionin është detyrë parësore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Federale, kjo edhe e lidhur me mungesën e informacionit nga vendet e origjinës, vështirësisë në identifikimin e individëve, apo problematika të sigurisë që shoqërojnë këtë fenomen.
    Lidhur me këtë çështje Drejtori Ardi Veliu u ndal tek masat që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, veçanërisht ajo kufitare për një menaxhim sa më të mirë të regjimit të kufirit. Ai u ndal po ashtu, edhe në mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Z.Veliu falënderoi Policinë Federale për ndihmën që i ka ofruar Policisë së Shtetit” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Nje klase e paafte dhe e kriminalizuar rilindaxhinjsh, jane te gatshem te shesin sovranitetin edhe gjithçka qe u perket shqiptareve, ne shkembim te mbajtjes se pushtetit.

    Me siguri do dali ndonje anetar tani dhe do merret me burimin e informacionit apo me mua, meqenese jam une fajtor per shnderrimin e Shqiperise ne nje nejvotore te madhe publike me gjithe keto kampe refugjatesh qe mendohet te ngrihen se shpejti...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nje klase e paafte dhe e kriminalizuar rilindaxhinjsh, jane te gatshem te shesin sovranitetin edhe gjithçka qe u perket shqiptareve, ne shkembim te mbajtjes se pushtetit.

    Me siguri do dali ndonje anetar tani dhe do merret me burimin e informacionit apo me mua, meqenese jam une fajtor per shnderrimin e Shqiperise ne nje nejvotore te madhe publike me gjithe keto kampe refugjatesh qe mendohet te ngrihen se shpejti...


    Nuk eshte e vertete!


    Ajo ç'ka pp behet fjale ne samitin e BEse eshte per nje Qender Kontrolli te rrefugjateve, ose ne brigjet Afrikane (Libi, Egjipt, Tunizi etj) ose ne vendet Europiane jashte BEse.

    Nuk eshte e vertete per kampet e rrefugjateve, e sidomos 500.000 vetave.
    Keto jane broçkullat qe ushqejne fatosat e partise.


    Kerko pak se per çfare po bisedohet dhe cilat ide jane shfaqur deri mesot.

    Salvini kerkon qendra kontrolli ne brigjet Afrikane, asnje shtet Europiam nuk i kerkon Shqiperise barre, pasi ne nuk jemi ne BE.

    Keto qendra nuk jane kampe, po thjesht qendra per te zbuluar kush eshte Rrefugjat Politik dhe kush eshte emigrant ekonomik.

    Europa ka probleme me fluksin e madh te emigranteve qe jane me.se shumti si pasoje e politikave te jashtme Amerikane dhe Angleze.

    Po ashtu dhe Franceze e me rradhe.


    Fatmir Xhafaj eshte minister i brendshem apo i jashtem?

    Te thuash se ka kerkuar Bushati diçks te tille dhe besohet, po çfare pushteti a Ministri i Brendshem me.politiken e jashtme?!



    O mik, nje keshille, mos degjo lajme Shqiptare se bie pre e mashtrimeve partiake!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertete!


    Ajo ç'ka pp behet fjale ne samitin e BEse eshte per nje Qender Kontrolli te rrefugjateve, ose ne brigjet Afrikane (Libi, Egjipt, Tunizi etj) ose ne vendet Europiane jashte BEse.

    Nuk eshte e vertete per kampet e rrefugjateve, e sidomos 500.000 vetave.
    Keto jane broçkullat qe ushqejne fatosat e partise.


    Kerko pak se per çfare po bisedohet dhe cilat ide jane shfaqur deri mesot.

    Salvini kerkon qendra kontrolli ne brigjet Afrikane, asnje shtet Europiam nuk i kerkon Shqiperise barre, pasi ne nuk jemi ne BE.

    Keto qendra nuk jane kampe, po thjesht qendra per te zbuluar kush eshte Rrefugjat Politik dhe kush eshte emigrant ekonomik.

    Europa ka probleme me fluksin e madh te emigranteve qe jane me.se shumti si pasoje e politikave te jashtme Amerikane dhe Angleze.

    Po ashtu dhe Franceze e me rradhe.


    Fatmir Xhafaj eshte minister i brendshem apo i jashtem?

    Te thuash se ka kerkuar Bushati diçks te tille dhe besohet, po çfare pushteti a Ministri i Brendshem me.politiken e jashtme?!



    O mik, nje keshille, mos degjo lajme Shqiptare se bie pre e mashtrimeve partiake!
    O miku i te vertetave qe vijne nga Era M-ë TV, ky lajm konfirmon ate qe zv/ministri i jashtem deklaroi per Deutsche Welle: "Shqiperia eshte e gatshme te strehoje 600 mije refugjate"!!!
    Lajmi ne kete rast gjurmon te verteten qe perpiqet te fshehi qeveria, njesoj siç beri me armet kimike dikur...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar për të çoroditur qytetarët e këtij vendi, nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp��

    P.S ja edhe postimi tjeter qe postoi kryeministri sot !
    Duke, kureshtar jam nga i nxjerr gjithe keto brockulla apo je nen brendesine e Pd-se..

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    shqiperia nuk ka nevoje per kampe refugjat te huaj

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Shqipëria s’mund të bëhet kamp përqëndrimi për refugjatët

    Ata që po mundohen ta paraqesin Shqipërinë si një vend i cili po pranon “të strehojë” 600 mijë sirianët kanë një problem të vogël që duhet ta eleminojnë përpara se t’u ecë manipulimi.

    Shqipëria nuk po bëhet tani së fundmi dhe krejt papritur e gatshme për të pritur refugjatë. Ky nuk është një gjest surprizues bujarie nga ana e Shqipërisë, gjë për të cilën klasa e saj udhëheqëse duhet të gostitet me karamele.

    Shqipëria gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë tashmë një vend i hapur për refugjatët e luftës e po ashtu edhe për emigrantët.

    Sot e gjithë ditën, kushdo që e ndjen veten të rrezikuar në vendin e tij dhe që mendon se në Shqipëri mund të gjejë siguri, mbrojtje e mundësi për të jetuar më mirë se atje, është i lirë të vijë e askush nuk mund ta ndalojë. Këtë neve na e dikton jo vetëm tradita, por sidomos Kushtetuta jonë dhe konventat ndërkombëtare që ne kemi nënshkruar.

    Mirëpo, ajo që Shqipëria dhe shqiptarët nuk duhet kurrsesi të pranojnë, është që vendi i tyre të trajtohet si një kamp përqendrimi, ku njerëzit mund të internohen me detyrim.

    Dhe kjo është pikërisht ajo që po gatitet të ndodhë me këtë idenë brilante të kampeve të refugjatëve duke u shitur me pafytyrësi madje edhe si një aksion humanitar.

    Ky akt privues për refugjatët dhe poshtërues për shqiptarët, po kryhet jo vetëm me kolaboracionizmin kuisling të bashibozukëve tanë vendorë, por edhe me “ndihmën” e pakursyer të qeverive në disa vende europiane, të cilat ideologjikisht e kanë të konsoliduar në CV këtë traditën e ngritjes së kampeve të përqendrimit.

    PO! Shqipëria thotë se refugjatët janë të mirëpritur të vijnë tek ne nëse duan, kur të duan dhe sa të duan. Ndonëse, po ta mendosh, ka një arsye pse ata nuk i janë përgjigjur deri tani mikpritjes sonë. Ata e dinë se ndonëse vetë vijnë nga lufta, në statistika Shqipëria është vendi që ua kalon atyre për numër azilantësh, e ajo duhet shmangur ngase atje ka një gjë që nuk shkon.

    T’i deportosh njerëzit që ikin nga lufta diku ku ngjet diçka edhe më e keqe se ajo që po i shtyn ata të lënë katandinë, nuk është t’i ndihmosh, por t’i dënosh ata njerëz. Në këtë mënyrë, orientimi masiv i refugjatëve drejt Shqipërisë dhe përqendrimi i tyre nëpër kampet e atjeshme, nuk është shpëtim por rrezik për ta.

    Prandaj JO! Shqiptarët nuk duhet të pranojnë që refugjatët e luftës t’u dorëzohen planeve për internim, qoftë ky internim edhe në Shqipëri. Kjo do të ishte njëlloj sikur të pranonim t’u dorëzonim hebrenjtë planeve shfarosëse të ustallarëve të Luftës II Botërore.

    Dhe sot pas gati 80 vjetësh një gjë e tillë është sërish çnjerëzore dhe e papranueshme. /©lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar për të çoroditur qytetarët e këtij vendi, nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp��

    P.S ja edhe postimi tjeter qe postoi kryeministri sot !
    Duke, kureshtar jam nga i nxjerr gjithe keto brockulla apo je nen brendesine e Pd-se..
    Te kishe patur pak me shume kureshtje per lajmet jashte nevojtores facebook-iste te Edvin kokaines mbase do kishe kuptuar ndonje gje nga ato qe une them.
    Rama eshte veteofruar per nje qender te madhe ndaluese refugjatesh. E konfirmoi zv/ministri i jashtem tek Deutsche Welle, Xhafa ne Gjermani dhe para disa kohesh Mali i Zi qe propozoi tela me gjemba ne kufirin me Shqiperine per te frenuar valen e refugjateve. Mirepo duke patur parasysh vendin e Rilindjes ku do hidhen keto miliona euro nga BE per projektin, ka hezitim nga nderkombetaret. Sigurisht nuk e kane lluksin te spostojne euro ne vendin qe tregohet me gisht per hajni!
    Sa per keto ironite qesharake me PD-ne, ta kam e thene e ta rithem: beja militanteve te partise.

    Hajde lexim te kendshem te Era M-ë Tv!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-06-2018 më 17:25
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

    Une mburresha me Bushat-diplomacine, por me duket se Xhafaj ia kaloi kesaj rradhe. Tani nuk ngeli gje tjeter o shoku Rama qe ti tu thuash ketyre evropianeve: "Ju nuk na pranoni ne Evrope por ne do hyjme me zorr per inatin tuaj." Dhe pastaj ti do t'ia kalosh gjithe ministrave te tua qe jane njeri me i zgjuar se tjetri.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •