Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,043
    Faleminderit
    111
    96 falenderime nė 84 postime

    Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Shqipėria ka parė e dėgjuar shumė nė kėto thuajse 30 vjet zhvillime demokratike, ku liria e Fjales dhe e Shtypit, ėshtė kthyer shpesh nė liri e Shpifjes ndaj Tjetrit dhe e Shtypjes tė sė Vėrtetės. Nė njėfarė mėnyre, Shqipėria ka qenė djepi i “Fake News”. Ndaj shpėrthimi i epidemisė sė Lajmit tė Rremė anembanė botės demokratike, e ka gjetur vendin tonė nė krye tė klasifikimit pėr prodhimtarinė e lajmeve tė rreme! Nuk e di a e ka dikush tjetėr shprehjen e vjetėr popullore, shpif shpif se diēka mbetet, po mjafton tė ndjekėsh me shumė pak vėmendje, kuvendimin politik e mediatik nė mexhelisin tonė, pėr ta parė kėtė shprehje nė veprim tė pėrditshėm.

    Qyshse Komisioni Europian rekomandoi pa kushte ēeljen e negociatave me Shqipėrinė, tėrbimi epidemik i Lajmit tė Rremė ka njohur njė pėrshkallėzim intensiv dhe tė trekahshėm. Lajme tė Rreme pėr konsum tė brendshėm, pėr eksport dhe pėr import. Gėnje kėtu, ik gėnje jashtė shtetit, kthehu gėnje me gėnjeshtra tė bėra andej e tė sjella kėtej. PD-ja e ka kthyer tanimė Lajmin e Rremė nė vizion, mision, program dhe qėllim tė ekzistencės sė vet, madje duke mos u mjaftuar mė me prodhimin e riprodhimin e Lajmit tė Rremė thjesht me gojė, po duke u hedhur nė veprim pėr ta krijuar Lajmin e Rremė me inskenime perverse. Babalja ishte njė prodhim kuptimplotė i kėsaj industrie tė re tė mashtrimit publik.

    Terreni ynė mediatik ku fara e keqe e Lajmit tė Rremė mbin e rritet pa asnjė problem dhe ku thuajse askush, s’gjen as kohė pėr ta analizuar dhe s’ka as gajle pėr ta mbjellė e ushqyer nė parcelėn e tij mediatike kėtė farė tė keqe, bėn qė pjelloria e kėsaj mortjeje antidemokratike tė jetė e lartė ndoshta si askund tjetėr. Eshtė e qartė se pafuqia e PD-sė pėr tė sfiduar shumicėn me ide, alternativa, skuadėr e lidership pėr Shqipėrinė, gjeneron pėrditė e mė shumė dėshpėrim dhe pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė helmuar e ēoroditur opinionin publik. Dhe kjo rritje e pafuqisė dhe dėshpėrimit, pėrkon me njė periudhė kur vendit i duhej mė shumė se asnjėherė unitet politik nė raport me Europėn. Nė vend se nė gjuhė tė huaj ta mbronim me njė zė Shqipėrinė, jemi ndarė nė njė palė qė mbron interesin strategjik tė Shqipėrisė pėr ēeljen e negociatave dhe njė palė tjetėr, e cila i punon qindin Shqipėrisė duke i’a vjellė nė vesh tėrė tė zezat e mendjes, ēdo deputeti europian qė nuk i do negociatat me Shqipėrinė.

    Edhe pse kush i bie ndesh Shqipėrisė nė parlamente tė vendeve europiane, nuk sheh pėrtej hundės sė vet e nuk ka asnjė lidhje me tė vėrtetat e vendit tonė, po thjesht bėn politikė tė brendshme duke pėrdorur Shqipėrinė, deri nė sekondėn e fundit ne do tė luftojmė me tė gjitha fuqitė qė, nė njė formė a njė tjetėr, drita e 28 qershorit tė jetė jeshile. Por asgjė nuk e shlyen dot nga ky proces turpin e esadistėve tė rinj tė Shqipėrisė. Tė cilėt kanė hapur thesin e farės sė keqe e po pėrpiqen tė mbjellin e rrisin sė fundi Lajmin e Rremė tė 600 mijė sirianėve tė ISIS-it qė do mėsyjnė nė Shqipėri, nė kėmbim tė ēeljes sė negociatave. Falė gatishmėrisė sė pasqyrave mediatike pėr ta reflektuar kėtė broēkull kozmike, si njė grimcė drite tė thithur nga Dielli i tė Vėrtetės qė u hidhet nė sy njerėzve pėr t’i verbuar, ky Lajm i Rremė kaq monumental diskutohet, analizohet, komentohet e debatohet, si tė ishte zbulimi i njė konspiracioni, pazari, tradhėtie e me radhė.

    E vėrteta ėshtė se as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnė nė asnjė pikė tė planetit, jo 600 mijė ushtarė tė ISIS-it qė presin avionėt pėr t’u nisur pėr nė Shqipėri, po as 600 mijė refugjatė tė zakonshėm qė mund tė mblidhen e tė spostohen si tė ishin robėr lufte, drejt njė vendi tė vetėm, lėre pastaj drejt njė vendi tė vogėl sa Shqipėria! Po pse 600 mijė dhe jo 500 mijė apo fundja pse jo 1 milionė? Sepse nė njė intervistė pėr njė kanal gjerman, zv.ministri ynė i brendshėm, tha thjesht “Shqipėria ka strehuar 600 mijė refugjatė lufte nga Kosova” dhe hopa(!), ja ku doli shifra e pazarit tė madh nė kėmbim tė negociatave! E gjeti gurin budallai dhe e hodhi nė lumė, duke turrur zhyt 100 tė menēur pėr ta nxjerrė dhe tėrhequr vėmendjen e tėrė dynjasė, mbi njė budallallėk me brirėt si tė kaprollit.

    Qė kjo histori ėshtė po aq e vėrtetė sa ē’ėshtė e vėrtetė qė Babalja ėshtė njė hero popullor i luftės kundėr kriminalitetit, kjo nuk ka diskutim! Qė as nuk e ka ēuar askush nėpėr mend tė mbledhė 600 mijė refugjatė pėr t’i sjellė nė Shqipėri, kjo nuk do as mend as kalem, po nga ana tjetėr, ėshtė njėqind pėrqind e sigurtė se asnjėherė dhe askund, asnjeri nuk i ka kėrkuar Shqipėrisė, as zyrtarisht as me shaka, qė tė bėhet megapikė grumbullimi e refugjatėve tė importuar nga tėrė Europa! Qė edhe sikur, ta zemė pėr njė moment, se dikush nė Europė do tė ēmendet e do tė na e kėrkojė njė gjė tė tillė, ne nuk mundet veēse ta refuzojmė me keqardhje tė mirėsjellshme, as kjo nuk ka se si tė dojė diskutim.

    Ama njė pyetje mbetet: Mirė kėta njerėz pa fe e as atdhe, qė janė gati t’i hedhin nė fytyrė tė tilla bomba tymuese e helmuese qytetarėve tė kėtij vendi, po si ka mundėsi qė ka akoma njerėz nė kėtė vend qė u besojnė kėtyre tė dėshpėruarve, tė cilėt po bėjnė ēmos ta shqyejnė Shqipėrinė nė sytė e tė huajve, ndėrkohė qė e shqyejnė pėrditė nė sytė e shqiptarėve ēdo normė, ēdo vlerė, ēdo parim e ēdo shenjė dalluese mes njeriut dhe ēakallit?!

    Lum Esad Pashė Toptani qė pas 100 vjetėsh vetmie tė hidhur nė varr, nuk ėshtė mė pa pasardhės!

    Burimi : ERTV
    Njoftime falas vetėm nė https://tregti.al

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,208
    Faleminderit
    24
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    O Lazo e ke bo forumin si me qen zyra shtypit e PS-se!
    Burimi : Era M-ė TV
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    261
    Faleminderit
    12
    28 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    te dyja palet hedhin shashka dhe tymuese. dhe te dyja kane "kontributet" e tyre
    nuk ka rendesi 600mije apo qofte edhe 6 emigrante
    keto nuk duam ti degjojme as si shaka dhe jo me si dicka qe ka gjasa te ndodhe. (po e shohim tmerrin perdite ne evrope)
    fundja kujt ja mori mendja se merkelin do e zinte histeria dhe do merrte miliona emigrante
    duke shytur ne llumin e krimit jo vetem gjermanine por gjithe evropen dhe duke e shperfyturuar pergjithmone ate.
    uroj me gjithe mend te jene shpifje pasi fundi i kesaj gjeje nuk do ishte aspak i bukur

    ______________
    ps: mos jini legena dhe i quani refugjatė ata, pasi ata jane EMIGRANTE! te trafikuar dhe sponsorizuar nga soros & burime te tjera

  4. #4
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,043
    Faleminderit
    111
    96 falenderime nė 84 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Eshte nje e vertete Duke e jo fake news qe lexojme nga lapsi dhe burime te tjera.
    Njoftime falas vetėm nė https://tregti.al

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,208
    Faleminderit
    24
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Citim Postuar mė parė nga Lazo Lexo Postimin
    Eshte nje e vertete Duke e jo fake news qe lexojme nga lapsi dhe burime te tjera.
    Do jete nga ato te vertetat e shendetesis falas, 300mije vende pune, meritokraci, ulje ēmimesh e rritje rrogash. Era M-ė TV nuk ekzistonte ne ato kohe premtimesh Lazo, sepse burimi me emrin Edvin Surrel kokaina reklamonte LIVE mashtrimet qesharake...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169
    Faleminderit
    0
    17 falenderime nė 14 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Lazo, desha me te thene, se do te provokosh Duken me kete teme, por shume vone......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir-Arber : 23-06-2018 mė 16:43

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,208
    Faleminderit
    24
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Zbavitja me provokimin jane dy gjera komplet te ndryshme. E paafte per te performuar, politika jone eshte here here zbavitese!
    Humor me fatet e vendit do thuash ti? Po eshte e vertete e hidhur qe kur njerezit ta kene kuptuar do jete vone.
    Ne fakt qe tani eshte bere shume vone...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169
    Faleminderit
    0
    17 falenderime nė 14 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Zbavitja me provokimin jane dy gjera komplet te ndryshme. E paafte per te performuar, politika jone eshte here here zbavitese!
    Humor me fatet e vendit do thuash ti? Po eshte e vertete e hidhur qe kur njerezit ta kene kuptuar do jete vone.
    Ne fakt qe tani eshte bere shume vone...


    Diēka e tille nuk mumd te ndodhe, sepse do te ishte destabilizuese per Shqiperine nje numer aq i larte rrefugjatesh.

    Nje vend i vogel si ne, si me kufinjte po ashtu dhe ne popullate (mos te permendim ekonomine, qe eshte mizerje) nuk mund te perballoje ate vale emigrantesh.


    Ja e zeme se kjo gje behet prapa skenave, a mendoni se populli do te rrije kembekryq?!

    Populli u ēua ne kembe per mbetjet toksiske, po ashtu do te ēohet ne kembe per rrefugjatet.



    Ama, nuk u ēuam ne kembe kur Amerika na solli Ujguret e Guantanamos apo 3000 muxhahedinet Iraniane.
    Kush e beri kontraten asokohe, e mban mend Duke?

    Shikoje nje here te Lapsi mos e gjen.


    Ēfaj ka politika kur populli eshte mjeran, injorante dhe dembele?!

    Gjej shesh e bej pershesh!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,208
    Faleminderit
    24
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Me duket se shqip flasim por s’kuptohemi. Pikerisht te njejten gje vura ne dukje qe ne krye te rradhes: « dikujt apo shumekujt i pelqen t’i serviret sapuni per djathe »! Kjo duhet te na shqetesoje.
    Ironizo sa te duash me burimin e lajmeve qe une sjell...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  10. #10
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,043
    Faleminderit
    111
    96 falenderime nė 84 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Informim ne kohen e duhur, me argumentim dhe qasje realiste. Esadistet nuk do t'i mungojne asnjehere ketij vendi, tradhtaret e kombit dhe antishqiptaret qe po ndotin kancelarite evropiane e mjedisin e brendshem me lajme te sajuara. Por populli eshte menēuruar dhe nuk e ha me sapunin per djathe, sado te perpiqen esadistet.
    Njoftime falas vetėm nė https://tregti.al

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169
    Faleminderit
    0
    17 falenderime nė 14 postime

    Pėr: Lufta e esadisteve kunder negociatave dhe 600 mije fantazma per te permbysur qeverine

    Citim Postuar mė parė nga Lazo Lexo Postimin
    Informim ne kohen e duhur, me argumentim dhe qasje realiste. Esadistet nuk do t'i mungojne asnjehere ketij vendi, tradhtaret e kombit dhe antishqiptaret qe po ndotin kancelarite evropiane e mjedisin e brendshem me lajme te sajuara. Por populli eshte menēuruar dhe nuk e ha me sapunin per djathe, sado te perpiqen esadistet.

    Fatkeqesisht, populli e han sapunin per djathe, evidencat jane Opozita me Pozoten qe kemi gjer me sot.

    Ky popull eshte mjeran, popull kafenesh dhe dembelizmi.
    Nje popull pa largpamje, pa iniciative dhe pa te ardhme.

    Kjo klase politike tashme e ka zaptuar terrenin (si majtas dhe djathtas), dhe eshte monopolizuar pushteti.

    Ēfare eshteve vertete dhe ēfare eshte genjeshter?!
    Nuk kuptohet me.

    Ndersa populli, eshte i lumtur te perdoret si kavo dhe genjehet me karramele.

    Nje popull partizan (partiak) jo ideologjik. Si tifozeri futbolli, e verber.



    Nuk ka mundesi qe ky popull.te jete i zgjuar, mjafton te shikosh parlamentin, se ēfare ka brenda.

    Bota luan cic-mic me ne, si t'iu teket interesi. Na perdorin sipas interesave te tyre, ku vetem ata perfitojne si dhe klasa politike Shqiptare.

    Amerika, Rusia, Turqia, Kina dhe Europa nuk jane budallenje, atyre u intereson nje klase e korruptuar, pasi jane me.te lehte te kontrollohen.


    A i morem 3000 muxhahajdine si dhe ujguret kineze te guantanamos, ēfare perfitoi Shqiperia?


    Kush u ngrit ne kembe?!


    Shqiperia nuk ka mik, por vetem interesaxhinj. Ne jemi popull i vetmuar, prandaj dhe duhet te mesojme nga Ēifutet, te ndihmojme njeri-tjetrin dhe te forcojme kombin.

    500.000 rrefugjate nuk vijne kurre, ama, nuk do te ēuditesha nese na "dhurojne" 10.000 e me teper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir-Arber : 24-06-2018 mė 13:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •