Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Gati për ‘Botërorin’?

    Emri:  7cb4a9b829020cc35e5e0dafc687ea9b242254f8.jpg

Shikime: 2038

Madhësia:  15.2 KB

    Pritja po mbaron!

    Pak orë na ndajnë nga çelja e kampionatit botëror të futbollit i cili këtë vit do të zhvillohet ne Rusi. Ndeshja e pare do të jetë ajo mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite, e cila do të hapë rrugën për ndeshjet e njepasnjëshme deri në ndeshjen finale më 15 Korrik ne stadiumin ‘Luzhniki” te Moskës.

    32 skuadra, 12 stadiume, 11 qytete, miliona sportdashes dhe tifozë në ngjarjen më spektakolare të futbollit.

    Emri:  f9b030f29fcb849b35aa20ecd9e5201edbe4c6b0.jpg

Shikime: 2054

Madhësia:  24.1 KB

    Gjermania, kampionia në fuqi dhe njëra prej favoriteve për ta fituar kampionatin, do të duhet të ruhet nga skuadra si Brazili (favoritja kryesore), Franca, Spanja, Argjentina dhe Belgjika për ta çuar përsëri titullin në shtëpi. Kurse skuadrat që do t’i mungojnë më shumë këtij botërori janë Italia dhe Kili, por dhe skuadra të tilla si Uellsi apo Bregu i Fildishtë të cilat nuk arritën të kualifikoheshin.

    Parashikimet, skuadrat e preferuara, analizat dhe diskutimet tuaja janë të mirëpritura.

    Fitoftë skuadra më e fortë!

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Gjermania gjithmone futet per te fituar trofeun ashtu si edhe Brazili. Spanja gjithashtu ka ekip te mire,mirepo largimi i trajnerit pak dite para fillimit te kompeticionit mund te rezultoje negativ per Spanjen. Mos harrojme edhe Argjentinen.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Mos nenvleresohet as Franca ku mund te jete predent i forte kete vit !

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Sigurisht edhe Franca e ka potencialin per te fituar titullin.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Emri:  2dc5bacee6d45039647bdc25ef4a6c40bdf856aa.jpg

Shikime: 1671

Madhësia:  51.4 KB

    Mund ta gjeni edhe ne premium HD

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Emri:  d.jpg

Shikime: 1747

Madhësia:  11.8 KB
    Emri:  c.jpg

Shikime: 1783

Madhësia:  11.4 KB

    Kroaci - Danimarkë (1 korrik)
    Francë - Argjentinë (30 qershor)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Këtë birrë do ta blejnë sot të gjithë shqiptarët e Zvicrës. Shikoni çfarë kanë bërë në Luzern
    GAZETAEXPRESS
    E mërkurë, 27 Qershor 2018 14:41 00
    Fabrika e birrës në Luzern e ka bërë ambalazh të veçantë për shishet e birrës që prodhon, në përkrahjes të ekipit kombëtar të Zvicrës për ndeshjen e sotme kundër Kosta Rikës.
    Ambalazhi i ri i birrës Luzerner Bier përmban fotografi të simbolit të shqiponjës dykrerëshe, të cilën e bënë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, bashkë me kapitenin zviceran, Stefan Lichtsteiner, gjatë fitores 2-1 kundër Serbisë, shkruan Gazeta Express.

    Festimi i Xhakës dhe Shaqirit duke e bërë shqiponjën dykrerëshe shkaktoi reagime të ashpra në botën e futbollit dhe më gjerë, saqë edhe FIFA i gjobiti me nga 10 mijë dollarë secilin.

    Sot, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën në ndeshjen e tretë dhe përfundimtare në Grupin E, dhe i duhet të paktën një barazim për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.

    Në përkrahje të tyre, kjo fabrikë birre ka shkruar këtë status:

    “Birrë Luzern origjinal. E shkëlqyeshme dhe freskuese, tamam si ekipi jonë kombëtar në Kupën e Botës. Sonte do të shënojmë dhe do të fluturojmë drejt 1/8 së finales”. /Gazeta Express/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Akuamarini për postimin:

    Neteorm (27-06-2018)

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Uruguai - Portugali (30 qershor)
    Francë - Argjentinë (30 qershor)

    Rusi - Spanje (1 korrik)
    Kroaci - Danimarkë (1 korrik)

    Brazil - Meksikë (2 Korrik)
    Belgjikë - Japoni (2 Korrik)

    Suedi - Zvicër (3 Korrik)
    Kolumbi - Angli (3 Korrik)

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Kroacia në gjysmëfinale, FIFA: Ja lojtari më i mirë i ndeshjes
    Mes drithërimash Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

    120 minutat e lojës përfunduan në barazim 2-2, ndërsa kroatët janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

    Pas ndeshjes FIFA ka zgjedhur Modric lojtarin më të mirë të ndeshjes.
    Kroacia ka arritur të shkruajë historinë, duke kaluar për herë të dytë në historinë e saj në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Skuadrës së drejtuar nga Zlatko Daliç i janë dashur përsëri penalltitë për të kaluar turin, duke mposhtur këtë radhë vendasit e Rusisë të cilët u dorëzuan nga pika e bardhë, nga ku pak ditë më parë eliminuan Spanjën.

    Kapiteni kroat edhe me ndihmën e fatit u tregua i saktë duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 07-07-2018 më 17:19

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Akuamarini për postimin:

    Neteorm (07-07-2018)

  12. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Do kemi nje finale France-Angli per mendimin tim.

  13. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Ndeshja e djeshme Kroaci-Rusi me ka dhan shum emocion.
    Deshiroj qe Kroacia te fitoje kupen e botes.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #12
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Kombëtarja e Kroacisë ka shkruar historinë duke arritur finalen e madhe të Kupës së Botës pas fitores 2:1 ndaj Anglisë me përmbysje të rezultatit në ‘Luzhniki’ të Moskës-

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 11-07-2018 më 17:03

  15. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Padyshim nje arritje e madhe per Ballkanasit po ky boteror eshte i Frances dhe sdo e ndali askush !

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    murik (17-07-2018)

  17. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Gati për ‘Botërorin’?

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Padyshim nje arritje e madhe per Ballkanasit po ky boteror eshte i Frances dhe sdo e ndali askush !
    Perfundimisht franca e fitoi kete kampionat. Urime.
    Edhe pse mbi 80% e shqiptareve ishin per kroacine.
    Megjithate frances bravo, pasi autogolin qyl kroatet ja dhane, si dhe nje penallti te diskutueshme.
    Akoma edhe enca e autogolit ishte kot e pamerituar. Shfrytezuan dy mundesi te tjera dhe mposhten kroacine. Por kryesisht besoj se kroatet humben pasi luajten si ballkanas dhe gjaknxehte.

    Besoj se ka nje te mire nga kjo mesele. Eshte cmimi qe "paguajne" francezet per lojtaret di mbape etj.
    Franca e ka marre rrugen "mosshkofshim kurre".
    Pasi si kombetarja franceze dhe parisi tanime nuk perfaqesojne asgje dhe askend. Dhe doli shume bukur kjo gje sepse pas fitores se boterorit 100mije police dhe rreth 40mije zjarrfikes u mobilizuan per "festimet franceze" ne paris. Ku u dogjen nja 1mije makina dhe kushedi sa deme ne prona private.
    https://www.express.co.uk/news/world...h-celebrations

    Te cuditshem "keta francezet" paskan koncept festimi ndryshe nga gjithe pjesa tjeter e evropes.
    Sepse keto "veprime" do i kishte justifikuar media radikale e majte nese franca do kishte humbur, prandaj ka me shume rendesi kjo fitore.
    Dhe e ardhmja e evropes eshte me e rendesishme nga nje kampionat. Mbase ai rregulli i vjeter i fifes per nje kuote te caktuar lojtaresh te huaj ne skuader, aq me teper kombetare, duhet rishikuar...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •