Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    Siç u parashikua nga ambasada amerikane, ish ministri Saimir Tahiri u çlirua nga masa e arrestit shtëpiak dhe do të mund ta ndjekë i lirë gjyqin ndaj tij. Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e dhënë më parë për arrest shtëpie ndaj Tahirit, që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre. Tahiri qëndroi vetëm 16 ditë i mbyllur në shtëpi.
    Një ditë më parë, Donald Lu tha se kishte informacion se trupi gjykues ishte nën presion dhe se atyre i ishte ofruar ryshfet për të shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak për ish ministrin.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    Ishim ne fazen gjoja permbyllese te reformes ne drejtesi dhe çfare ndodh?
    Ata qe protestuan per taksen e larte te rruges se kombit qendrojne ne burg!
    Bashke me ta qendrojne edhe ca fshatar qe kane mbjell 300 gram kanabis me leje te Tahirit.
    Neper burgje gjejme edhe ca fukarenj qe kane vjedh 15 kilovat energji.

    Mbas lirimit te Tahirit pergatituni per demshperblim te majme ndaj tij.

    Rrofte reforma ne drejtesi, rrofte kryeprokurorja e perkohshme e pergjithshme, rrofte rilindja...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    Vertet çfare po ndodh ? Lu-ja qe denancon dhe shoku Gramoz qe nxjerr opoziten ne proteste.

    Ah se harrova,kemi dhe kuksianet ne burg dhe opoziten qe premtonte mosbindjen civile ! Se Meta-ik eshte gjithmon aktuale.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    Lu-ja denoncon te renet nga gomari. Sa ishte Saja minister, e vleresonte me dalje publike prane tij!
    Ke te drejte qe pyet seç po ndodh, mirepo s’ka Nostradamus qe te te japi pergjigje...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    Akuzon ish-ministri i Drejtësisë: Qeveria prishi provat për “Tahirin”, në qeli ai do fliste

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët ndërsa thotë se Tahiri nuk u la në burg që të mos fliste.

    “Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë shoë me arrestime. Masa e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajësinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta.

    Unë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur.

    Është e kollaj të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht” – tha Manjani në studion e “Opnion”.

    Manjani shkoi edhe më tej sepse sipas tij, çështja “Tahiri” është e lidhur me çështjen “Xhafaj”.

    “Nëse rrëzohet njëra, do të rrëzohet edhe tjetra. Kjo mazhorancë ka pasur një frikë që nëse lihej Tahiri në burg ai do të fliste” – tha Manjani.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    Ligji funksionon vetem per fukarenjte.Plot jane burgjet me delinkuente te vegjel e me katundare qe kane mbjelle ndonje rrenje kanabis per te mbajtur frymen gjalle. Keta peshkaqenet vazhdojne teatrin..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    arresti i shtepise nuk kishte kuptim
    ose burg ose i lire

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    arresti i shtepise nuk kishte kuptim
    ose burg ose i lire
    kuptimi ishte shkeputja nga MEDIAT,,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •