Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Veç perandori i Japonisë rri kaq shumë në pushtet sa politikanët tanë’

    NGA ARTAN FUGA
    Klasa politike dhe pleqësia e fshatit
    Vetëm në Shqipëri dhe në disa vende Afrikane, veç perandorit të Japonisë, politikani rri në politikë 30 vjet.
    Se poqese demokracia do të funksiononte, çdo politikan e deputet do të hynte e dilte nga politika aktive sikurse do ta donte etika politike e demokracisë të vërtetë.
    Rri pak kohë, 5 deri 10 vjet dhe ikën në punë të vet.
    Pse rrinë kaq shumë te ne? A thua se ka të pazëvendësueshëm!
    Kemi vendosur në vështirësi dhe aletatët tanë.
    Nja pesë presidentë amerikanë janë ndryshuar dhe bëjnë foto me të njejtën qeveritarë a deputetë shqiptarë.
    Pesë presidentë francezë
    Shtatë a tetë kryeministra italianë.
    Në Greqi, Itali, Francë, Spanjë, Portugali, pothuajse e gjithë klasa politike e rinovuar.
    Përballë tyre në Shqipëri të njejtët.
    Edhe antarët e byrosë politike nuk qendronin 30 vjet! I vinin, i nderonin, i përdornin dhe pastaj i qëronin.
    Për të mos folur pastaj për nëpunësit e ministrive të jashtme të vendeve aleate. Kemi nxjerrë në pension një brez të tërë nëpunësish që nisën 30 vjeç në ministritë e vendeve të tyre e tani dolën në pension 60 vjeç.
    Po vijnë nëpunës të tjerë andej dhe këtej kufirit te ne shohin po ata përsëri.
    Demokracia është pushtet i qytetarit dhe i ushtruar nga qytetari, jo nga pleqtë e fisit, që sa më shumë rrinin në pleqësi aq më shumë kishin të drejtë të rrinin.
    I ka dalë boja kësaj pune.
    Politika nuk është profesion si gjithë të tjerët që njeriu po i hyri duhet të qendrojë në të gjithë kohës. Ky do të ishte uzurpim.
    Deputeti dhe ministri nuk janë mjek, inxhinjer, pedagog, që logjikisht dalin në pension në profesionin e vet.
    Këtu u bënë deputetë dhe po dalin në pension deputetë ministra, e kështu me radhë.
    A nuk mjafton kjo për të vendosur dyshimin: Çfarë ka që disa shërbëtorë politikë të popullit bëjnë çdo gjë dhe lidhen pas kolltuqeve për të qenë gjithë jetën shërbëtorët tanë?
    Pse zgjidhen dhe emërohen gjithnjë të njejtët?
    Në çfarë transformohet demokracia kur në pushtet janë të gjithë të njejtêt njerëz!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Veç perandori i Japonisë rri kaq shumë në pushtet sa politikanët tanë’

    Politika perdor injoracen dhe shpirtin korruptues te popullit.

    Kjo polititke e njejte eshte aty sepse populli e ka fajin. Politika Shqiptare ka qene shume e sukseshme per polarizimin e popullit ne "tifozeri te verber" .
    Po ashtu, kjo politike i ka kundervene keto tifozeri kundra njera-tjetres per te mbuluar fajet, krimet dhe deshtimet.

    Zihen njerezit e thjeshte neper rruge nga zgjedhja partiake?!


    Perpos kesaj, politika ka qene po aq e sukseshme ne "blerjen" e votes, ne kembin te nje pune, parash apo nderesh.

    Per te gjitha fajet qe ka politika, faji me i rende bie mbi popullin!

    E vetmja rruge per ndryshim jemi NE, dhe jo politika qe kemi patur prej 26 vitesh.

    Bojkoti masiv i zgjedhjeve dhe ndryshimi i kushtetutes do te sillte ndryshime.

    Nuk mund t'ua leme pushtetin politikes si dhe votimin e ligjeve (qe i vuan populli dhe asnjehere pushtetaret), por populli te vendose me referendum, ashtu si ne Zvicer p.sh.

    Presidenti dhe Kryeministri nuk duhet te jene Partiak, po ashtu dhe kryetari i parlamentit.

    Ministrat nuk duhet te zgjidhen sipas partise, por profesionit, eksperiences dhe dijes per sektorin qe marrin persiper.

    Imuniteti duhet ti hiqet qe te gjithe personave, vetem ne kete menyre ligji eshte i barabarte per te gjithe.


    Punonjesit shtetore qe abuzojne me detyren jo vetem te shkarkohen nga puna, por te hetohen ashtu si çdo kriminel.
    T'ju hiqen çertifikatat, t'ju vihet gjobe e rende dhe nese krimi eshte me i rende, atehere te burgosen!

    Krimineli i rruges nuk eshte i njejte me ate shteteror, ai qe vesh kollare dhe kostum eshte me i rrezikshem dhe me i demshem


    Nese Shqipetaret nuk ngrihen per keto gjera themelore, athere Shqiperia ka marre fund dhe nuk behet kurre nje shtet per Shqiptaret, por nje fole Kriminelesh te ashtuquajtr Politikane!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilir-Arber : 27-05-2018 më 04:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •