Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama, mes Babales dhe Esad Pashės

    Partia Socialiste po bėn ē’ėshtė e mundur qė protestėn e opozitės mė 26 maj ta banalizojė si njė “protestė tė Babales” , por njėkohėsisht “Babales” po i jep rolin dhe peshėn historike tė bllokimit tė mundshėm tė negociatave nė qershor. Mazhoranca ka hyrė nė njė spirale demagogjike, duke prodhuar njė komedi tė madhe pėr shqiptarėt, ku njė ditė opozita shpėrfillet e vihet nė lojė dhe ditėn tjetėr paraqitet si fuqia mistike qė po zhbėn ėndrrėn shekullore tė Shqipėrisė europiane.
    Metafora mė e mirė pėr tė kuptuar kėtė ngėrē qė ka kapur propagandėn e kryeministrit, ėshtė ajo e Babales. Pėr Babalen, me tone qesėndisėse flet Edi Rama, me Babalen pėrpiqet tė bėjė humor edhe Taulant Balla, e pas tyre tė gjithė deputetėt nė komisionet parlamentare dhe trupa e gatshme mediatike e “komandatit”. Me Babalen duan tė zhvlerėsojnė edhe aksionin opozitar kundėr ministrit tė Brendshėm dhe po me Babalen tentojnė tė minimizojnė protestėn e kėsaj tė shtune.
    Nėse dėgjon shpjegimet e gjata tė kryeministrit, “opozita e Babales” nuk ka besueshmėri, nuk e merr kush seriozisht, ka hyrė nė krizė dhe vendi, si dhe ai vetė, kanė mbetur pa alternativė. Por, kur vjen puna qė Edi Rama tė marrė pėrgjegjėsitė e tij nė raport me progresin e Shqipėrisė drejt integrimit nė BE, ai lan duart dhe kėrkon shpėtim pėrsėri te “opozita e Babales”. Vetėm se kėtė herė ajo nuk ėshtė mė opozita e pabesueshme dhe qesharake, por njė forcė me ndikim nė Bruksel, nė korridoret e parlamenteve europiane, e strukturuar dhe me peshė, madje sipas zbulimit mė tė fundit tė kryeministrit, edhe me njė program qė ka si bazė testamentin e Esat Pashės.
    Sigurisht qė kėto shkapėrdredhje pėr t’i ikur pėrgjegjėsisė, e kanė bazėn tek njė e vėrtetė qė as nuk e relativizon dot Babalja dhe as nuk mund ta justifikojė i ashtuquajturi “mision antikombėtar i disa vulėhumburve pa atdhe”, qė po na lėnė jashtė dyerve tė Europės. Edi Rama ėshtė i qartė se sado qesharak tė duket Babalja, ai nuk bėn pėr tė qeshur nė njė vend ku njė ministėr i Brendshėm ėshtė nė arrest, i akuzuar pėr trafik ndėrkombėtar droge, dhe njė tjetėr ka vėllanė tė dėnuar po pėr trafik ndėrkombėtar droge. Dhe tė dy, pjesė e njė qeverie tė shenjuar me bojė tė kuqe nė tė gjitha raportet serioze ndėrkombėtare, pikėrisht pėr shkak tė kultivitimit dhe trafikimit tė lėndėve narkotike. Babalja do tė na gajaste vėrtetė nė kontekstin e njė qeverisje normale, tė pastėr dhe pa asnjė implikim me afera kriminale, por nė rastin konkret, ai pėrbėn njė skandal mė shumė pėr njė qeveri tė kontaminuar nga virusi i abuzimit.
    Kancelaritė perėndimore nuk e njohin Babalen, por ato janė tepėr tė ndjeshme dhe folėn menjėherė sapo edhe emri i ministrit tė dytė tė Brendshėm u implikua nė njė aferė tė dyshimtė me sfond trafikun e drogės. Depėrtimi i krimit tė organizuar dhe korrupsionit nė nivelet mė tė larta tė qeverisjes dhe mungesa e shembujve konkretė tė luftės ndaj tyre, janė shqetėsimi kryesor pėr shumė vende tė BE dhe kėtė shqetėsim nuk e largon as personaliteti i Babales dhe nuk e shton as testamenti i Esat Pashės.
    Gjuha e Ramės nuk ėshtė e panjohur pėr Brukselin. Zakonisht liderėt ballkanikė, kur dėshtojnė tė realizojnė detyrimet e tyre, fajin e projektojnė tek faktorė tė tjerė pėr tė mos marrė kosto brenda vendit. Por mazhoranca sot ndodhet nė ngėrē, sepse pėrgjegjėsinė e saj nė luftėn kundėr krimit nė pėrgjithėsi dhe drogės nė veēanti, do ta paraqesė jo vetėm si njė problem tė shpikur nga opozita, por edhe se kjo shpikje po na lė jashtė Europės pėrsėri pėr faj tė opozitės esadiste, kur pėr mė tepėr qė prirjet esadiste tė kryeministrit janė ato qė kanė rritur alarmin nė perėndim. Tė flasėsh pėr njė forcė politike qė ka investuar pėr anėtarėsimin nė NATO, pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE, pėr lėvizjen e lirė nė Europė, si njė forcė me program antieuropian, me qėllim qė tė mbulosh gropat e zeza tė qeverisjes, nuk bind askėnd. As ata qė do proetstojnė nė 26 maj dhe as ata qė duhet tė votojnė nė qershor.
    Qeveria shqiptare ka njė problem tė qartė nė raport me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe pėr kėtė nuk e ndihmon dot as Babalja dhe as Esad Pasha. Vjen njė kohė qė propaganda kthehet nė komedi dhe Edi Rama duhet tė pėrballet me shqiptarėt dhe me ndėrkombėtarėt me akte konkrete. Se sa u besojnė shqiptarėt aferave tė drogės tė lidhura me qeverinė kjo do shihet kėtė tė shtunė, ndėrsa testi i perėndimit pak ditė mė vonė.
    ©Lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Rama, mes Babales dhe Esad Pashės

    Si do qe te jete problemi ne ate vend pa ndryshimin e opozites nuk mundet te behet asnje diskutim serioz. Me kete opozite qe sherben vetem si spond per pazaret dhe korrupsionin nuk do kete as rrezim te Rames dhe as politike te nje minimumi normaliteti.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Rama, mes Babales dhe Esad Pashės

    Diskutim serioz do kete ne momentin kur kjo opozite me te njejten menyre qe sulmon Ramen me 40 hajdute, te kritikoje Lali Erin per ballcamosjen e finale qe po i ben Tiranes.
    Sepse flasim per qarkullime shumash marramendase nga fitimet e droges, deri ne ate pike sa po zhvleresohet ēdo dite monedha euro.
    Dhe gjithe ky pastrim parash po ndodh nepermjet ndertimit te kullave qe kane marre bekimin nga hermafroditi i bashkise « mashtrus ordiner Eri »...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Rama, mes Babales dhe Esad Pashės

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Diskutim serioz do kete ne momentin kur kjo opozite me te njejten menyre qe sulmon Ramen me 40 hajdute, te kritikoje Lali Erin per ballcamosjen e finale qe po i ben Tiranes.
    Sepse flasim per qarkullime shumash marramendase nga fitimet e droges, deri ne ate pike sa po zhvleresohet ēdo dite monedha euro.
    Dhe gjithe ky pastrim parash po ndodh nepermjet ndertimit te kullave qe kane marre bekimin nga hermafroditi i bashkise « mashtrus ordiner Eri »...
    E vertet. Eshte opozit qe mundohet te mashtroje popullin. Sikur ti mbyllesh gojen opozites per dy-tre muaj Rama bie vete....Eshte kjo opozite qe e mban ne kembe jo vetem Ramen por gjithe kete sistem korruptiv moral.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Rama, mes Babales dhe Esad Pashės

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E vertet. Eshte opozit qe mundohet te mashtroje popullin. Sikur ti mbyllesh gojen opozites per dy-tre muaj Rama bie vete....Eshte kjo opozite qe e mban ne kembe jo vetem Ramen por gjithe kete sistem korruptiv moral.
    Vetem se kur ka heshtur opozita populli ka dremitur thellesisht.. Ne fund te fundit edhe ky milet ka peshen e tij te fajit per kete klase politike qe kemi..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •