Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Skandali/ Pse u grabit me dhunë prokuroria e Durrësit

    Grabitja e Prokurorisë së Durrësit për të dytën herë brenda dy javëve, ka zbuluar më në fund se kush është dosja që po shkatërrohet nëpërmjet një kundërsulmi të rrallë të krimit ndaj prokurorisë.

    Të gjitha dyshimet bien mbi dosjen e Ishmit, një material që një grup banditësh kërkon ta shkatërrojë me çdo kusht. Materiale që kishin të bënin me këtë dosje u morën si në grabitjen e datës 8 Maj, kur u vodhën materialet e postës sekrete, ashtu edhe në grabitjen e zyrave të prokurorisë.

    Në dosjen e Ishmit po hetohen kontratat e falsifikuara për dhënien me qira të tokave në bregdet nga komuna Ishëm, për 10 vjet.

    Të arrestuar janë 4 ish zyrtarë të komunës, që dyshohen përgjegjës për kontratat në kundërshtim me ligjin.

    Prokurori që po heton çështjen është Afrim Shehu.

    Shehu ka qenë prej vitesh pjesë e Task-Forces Antikorrupsion në Prokurorinë e Durrësit. Pak muaj më parë ai u lëviz, për shkak të vonesës së gjatë në kryerjen e veprimeve për dosjet kundër korrupsionit dhe sidomos për skandalin e tjetërsimit të tokave në bregdetin e Ishmit.

    Prokurori Shehu u rikthye në Task-Forcen Antikorrupsion me firmën e ish-drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela. Më tej, ai u caktua te njësia e re, “Forca e Ligjit”, duke iu rikthyer sërish dosja hetimore e tokave në Ishëm.

    Tani nuk ka asnjë dyshim se banditët kanë pasur informacion nga një njeri i brendshëm i institucionit për materialet që duhej të merrnin. Ky është një detaj tjetër që i bashkon të dyja ngjarjet, atë të datës 8 Maj kur u grabitën materialet e postës sekrete të prokurorisë dhe rasti i dytë, kur grabitësit hynë në zyrën e prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore,.

    Banditë rrugësh do ta kishin të pamundur të godisnin institucionin e prokurorisë, pa pasur një informator të brendshëm.

    Në rastin e parë, ky fakt bëhej evident për shkak se materialet që u grabitën ishin sekrete dhe grabitësit e dinin se çfarë po merrnin nga postieri.

    E njëjti dyshim përforcohet nga grabitja e dytë.

    Banditët vunë në zbatim një plan të mirëmenduar. Veprimi i parë që bënë ishte shkatërrimi i serverit të kamerave, hynë direkt në zyrën e prokurorit të çështjes për të marrë kompjuterin dhe pastaj në zyrën ku mbahen materialet e oficerëve të policisë gjyqësore.

    Kuptohet se kanë qënë të instruktuar nga një njeri që i njeh mirë ambjentet e brendshme të institucionit.

    Sulmi për herë të dytë i prokurorisë së Durrësit, shkatërrimi i serverave dhe kamerave të sigurisë, vjedhja e dosjeve origjinale dhe grabitja e kompjuterit të prokurorit është një skandal i rëndë, që dëshmon në radhë të parë guximin e krimit për të sulmuar organin e akuzës.

    Megjithatë Arta Marku njoftoi se nuk ishte në Tiranë, por në Zagreb për një takim me kolegët e saj. Ndërsa prokurori i çështjeve të shkatërruara nuk është çudi të jetë në ndonjë dyqan duke zgjedhur një kompjuter të ri për zyrën.©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali/ Pse u grabit me dhunë prokuroria e Durrësit

    Kontraktoni një hajdut t’ju mbyll dosjen!

    Nga Flamur Vezaj

    Në Shqipëri ka filluar një trend i ri! Zhdukja e dosjeve ose provave me ndihmën e hajdutëve! Dikur zhdukjen e provave e bënte policia, më pas duke parë se ishte biznes me leverdi filluan disa prokuror të prishin provat me metoda të ndryshme kundrejt pagesave të majme!

    Por shpejt kjo metode kaloi në Gjykatë, e cila në respektim të parave të futura në Kodin e Procedurës Penale filluan të zhvlerësonin provat me procedurë! Por edhe kësaj metode i doli boja, sidomos me avancimin e teknologjisë dhe zhurmës së “Vetingut”! Tashmë gjërat kanë ndryshuar! Me emërimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohëshme (që do zhbënte komandimet por që po zhytet në të njëjtin llum si paraardhësi i saj me këtë fenomen) filloi ndryshim i ri nga qyteti bregdetar i Durrësit! Fillimisht komandoi shoqen D.Prela si drejtuese të prokurorisë së Durrësit, e cila me ndihmën e shoqes tjetër po prokurore A.Jella i mbyllën “kallëzimin penal” shefes së përkohshme të Prokurorisë A.Marku !

    Në kohën e D.Prelës hajdutët e nisën me grabitjen e postës sekrete dhe u larguan në drejtim të paditur! Ditën e vjedhjes së postierit prokurorja e përkohshme e gradoi duke komanduar D.Prelën në krye të Krimeve të Rënda dhe në vend të saj komandoi shoqen tjetër A.Jella! Akoma pa u tharë boja në letrat e nisjes së procedimit për hajdutin e postës sekrete, grabitësit të orientuar me kordinata të sakta i mësyjnë zyrës së prokurorit A.Shehu, i cili mban edhe detyrën e shefit të “task forcës” kundër korrupsionit ose thënë ndryshe me modelin “Xhafa” shef i prokurorëve të operacionit në letër të quajtur “forca e ligjit”! #Hajdutët nuk paska kursyer dosjet e piketuara, disa ekspertiza, kompjuterin e punës së prokurorit, USB-të që kanë gjetur në zyrë etj etj dhe serverin e kamerave të sigurisë duke u larguar të pashqetësuar në drejtimin e tyre! Misioni u mbyll me sukses!

    #Edhe këtë rast, prokuroria do thotë “nuk kanë vjedh gjëra me rëndësi” ama pas pak muajsh do mësoni se cilat dosje të grabitjeve të pronave, korrupsionin e zyrtarëve, tenderat e bashkisë, pasurit e personave me të kaluar kriminale, etj, janë pushuar! Ndërsa dosjet e tjera që janë gjetur në zyrë, për pak ditë i gjeni në tregun e zi, në shitje!

    #Ja pra metoda e re e mbylljes së dosjeve me ndihmën e hajdutëve!

    ##

    P.S. Po Policia ku ishte, nuk kishte fare informacion operative, në parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda? Po kush do mbaj përgjegjësi apo si gjithmonë vetëm roja i shkretë?!!!

    #KUJDES_Krimet_e_Rënda_se_do_mësyjnë_hajdutet_edhe _andej#
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Skandali/ Pse u grabit me dhunë prokuroria e Durrësit

    grabitjet zakonisht behen me dhune pasi pa ndihmen e dhunes grabitja deshton sepse nuk te pyet njeri

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Skandali/ Pse u grabit me dhunë prokuroria e Durrësit

    hera e dyte qe grabitet prokuroria e Durresit brenda pak javesh. Koincidence?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Skandali/ Pse u grabit me dhunë prokuroria e Durrësit

    Ka bere shtet qerratai Rama jo shaka ! Kete berjen e shtetit duhet tja njohim !

    E ka bere bordello fare,vetem ne shtetet ne lufte vidhen prokurorite ne kete menyre. Ne ndonje gjysem-shtet afrikan me kete ngjarje duhet te kishim gjysmen e qeverise qe jepte dorheqjen,te pakten nga ministria e drejtesise dhe e brendshme zor se do kishim ndonje zyrtar te paperfshire ne kete skandal.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •