Nga Ergys Mėrtiri
Njė mori analistėsh, tė motivuar fort pėr tė mbrojtur me ēdo kusht ministrin Xhafaj, kanė shfrenuar fantazinė kėto ditė me teza nga mė tė ēuditshmet.
Ata po mundohen ta paraqesin vėllanė e ministrit si njė njeri tė ndershėm, qė nuk mund tė ketė gisht nė ato pėr ēfarė akuzohet.
Sipas tyre kemi tė bėjmė thjesht me njė komplot, pėr tė dėmtuar ministrin. Pėr kėtė arsye, ata i janė turrur Babales, duke e akuzuar si mashtrues e trafikant ordiner, a thua se Pashai vėlla i ministrit, tė cilit ata i besojnė, nuk ėshtė i tillė!
Ata flasin sikur Agron Xhafaj nuk ka qenė kurrė trafikant, nuk ėshtė dėnuar kurrė nga ndonjė gjykatė dhe as qė i ėshtė fshehur dėnimit pėr vite me rradhė.
Na del qė Pashai tė jetė marrė me trafik para se i vėllai tė bėhej njeri me pushtet dhe tani qė u bė bash Ministri i Brendshėm, ai i ka qendruar burrėrisht tundimit tė vjetėr.
Sot, kur e gjithė Vlora ėshtė e mbushur me drogė e trafikantė, i vetmi qė nuk pėrzihet me kėto punė qenkėsh i vėllai ish-trafikant i ministrit tė rendit.
Ai qė e ka ēarė trafikun qė nė vitet 2000, kur shumica e kėtyre buzėqumėshtve qė sot bėjnė miliona as qė e dinin ēėshtė droga, sot qendron i papėrlyer me vetmohim! Fatmiri po i le tė gjithė tė punojnė, pėrveē vėllait tė vet!
Dakort. Po e pranojmė kėtė tezė, kėshtu qesharake siē ėshtė. Problemi qendron me pėrgjimet dhe kėtu mercenarėt e betejave televizive detyrohen tė bėjnė akrobacira logjike qė tė bėjnė tė kėpusėsh mish.
Sipas tyre, kemi tė bėjmė me njė grup tė organizuar mafioz, tė interesuar tė godasė ministrin Xhafaj pėr shkak tė luftės qė ai po i bėn drogės dhe krimit (nuk dihet se ku dhe si). Pėr kėtė qėllim, ky grup ka sajuar njė film ku disa aktorė, njėri prej tė cilėve luan rolin e vėllait tė ministrit, kanė improvizuar njė bisedė ku ai del sikur merret me drogė.
Por, ka njė problem kėtu qė e komplikon tė gjithė skemėn. Pėrgjimet del se i ka bėrė njė gazetar investigativ, gjė qė e vėshtirėson sparkatėn logjike pėr tė mospranuar vėrtetėsinė e pėrgjimit.
Pasi fillimisht u linēua si pjesė e komplotit, u pa qė, qartėsia e shpjegimeve dhe argumenteve tė gazetarit ishte e pakundėrshtueshme.
Pėr kėtė arsye, ai u konsiderua thjesht njė, i pėrdorur nė kėtė histori. Ai ka ardhur nė Vlorė pėr tė investiguar trafikantėt, pa e ditur qė po bėhej pjesė e njė loje, ku trafikantėt po aktrojnė, pėr ta bėrė atė tė besojė gjithēka.
Pra, Babalja paska luajtur pjesėn gjatė gjithė kohės. Ėshtė nisur me gazetarin nga Tirana pėr tė investiguar drogėn, ka shkuar serbes tek lokali i vėllait tė ministrit, ka pyetur kamarjerėt pėr tė duke iu shprehur se dėshiron ta takojė, e mė pas ka dalė nga lokali duke u marrė me takime trafikantėsh tė tjerė, qė do tė mund ti shėrbenin gazetarit pėr investigimin e tij.
Mė tej, ai ka telefonuar aktorin e dytė tė komplotit, i cili luante rolin e Agronit, numrin e tė cilit, vetė komplotistėt e kanė regjistruar nė sistem me emrin Goni Xhafaj, pėr ta bėrė gjithēka tė besueshme.
Kėshtu Babalja ka lėnė njė takim me Gonin e rremė dhe ėshtė rikthyer pėr ta takuar atė, bashkė me gazetarin, nė lokalin e Gonit tė vėrtetė. Kėtu gazetari ėshtė trembur dhe nuk ka pranuar tė rikthehet nė atė lokal, pėr shkak se mund tė binin nė sy, por ky hezitim i tij, duhet tė ketė qenė doemos pjesė e skenarit.
Nėse ai do tė takohej me aktorin e dytė, do ta kish identifikuar qė nuk ishte Agroni i vėrtetė, nė mos aty pėr aty, patjetėr mė vonė. Pra, kjo i bie tė ketė qenė njė blof. Komplotistėt e kanė parashikuar qė gazetari nuk do tė kishte kurajė tė rihynte nė lokal, ndaj Babalja ka bėrė sikur e ka ftuar tė takojnė Agronin, thjesht pėr tia bėrė atij gjithēka mė tė besueshme!
Pas kėsaj, Babalja ka marrė instrumentet e pėrgjimit nga gazetari dhe ka hyrė nė lokalin e Agronit duke regjistruar njė bisedė tė sajuar me personin e maskuar si i zoti i lokalit dhe vėllai i ministrit. Gazetari ka ndenjur duke pritur nė lokalin pėrballė dhe gjithēka ka mbaruar brenda 5 minutave.
Pasi ėshtė kthyer, Babalja i ka dorėzuar pėrgjimin duke e ftuar tė vazhdojnė mė tej me takimin e personave tė tjerė tė rrjetit, tė adresuar nga Agroni nė pėrgjim. Por kėtu gazetari, ka vendosur qė ta ndėrpresė punėn pėr atė ditė, i frikėsuar nga pėrmasa e rrezikut ku po futej, duke ia shtyrė Babales kėtė takim pėr njė ditė tjetėr.
Nė ditė tė tjera, Babalja ka kėrkuar pėrsėri takim me gazetarin, ndoshta pėr tė vazhduar pjesėn tjetėr tė komplotit apo ndoshta pėr tė marrė vesh se kur do publikohet materiali, aq sa ai kish regjistruar.
Pasi asnjė nga kėto nuk ka ndodhur, komplotistėt janė tėrhequr duke e ndėrprerė komplotin, derisa nė njė moment, i frikėsuar se informacioni mund tė rrjedhė, vetė gazetari ka vendosur ta publikojė materialin, duke ia ofruar PD-sė. Pra, megjithėse komplotistėt u tėrhoqėn, komploti vazhdoi tashmė vetė, pa vullnetin e tyre.
Nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur, por kaq e papėrmbajtshme ėshtė fantazia qė mundohet tė mbrojė Xhafajn! Nėse do ta ēoje njė skenar tė tillė nė Holliwood do tė ta refuzonin si njė histori e ekzagjeruar qė tejkalon pritshmėritė e publikut. Fakti qė kėta skenarė i beson njė armatė e tėrė opinionbėrėsish tregon nė ēgjendje mendore dhe morale ėshtė media nė Shqipėri.
Krijoni Kontakt