Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,081
    Faleminderit
    123
    100 falenderime nė 88 postime

    Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Emri:  fde40c5040757200a0dc6eda2bc261b4d291dfe4_1_800x449.jpg

Shikime: 182

Madhėsia:  25.5 KB

    Eksperti i Politikės sė Jashtme, David Phillips thotė se rreziku qė paraqet ndikimi i Rusisė dhe Turqisė nė Ballkan ėshtė real. Udhėheqėsit e vendeve tė rajonit duhet ta marrin seriozisht. Prof. Phillips, drejtor i programit pėr Ndėrtimin e Paqes dhe tė Drejtat e Njeriut nė Universitetin Columbia tė Nju Jorkut, thotė se udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe Kosovės duhet ta marrin seriozisht kėtė kėrcėnim dhe duket tė mbajnė qėndrime tė qarta pėr aleancat e tyre. Kolegia, Keida Kostreci bisedoi me zotin Phillips.

    Zėri i Amerikės: Profesor Phillips, po flitet shpesh pėr rrezikun e ndikimit e Rusisė dhe Turqisė nė vende tė ndryshme tė Ballkanit. Sipas jush, sa serioz ėshtė ky kėrcėnim?

    David Phillips: Shtetet e Bashkuara nuk kanė aleat mė tė mirė se Shqipėria as miq mė tė mirė se shqiptarėt. Kėrcėnimet ndaj sovranitetit tė Shqipėrisė dhe Kosovės janė nė proporcion tė drejtpėrdrejtė me afėrsinė mes Shteteve tė Bashkuara dhe komuniteteve shqiptare. Kėrcėnimi ėshtė real, pėrfaqėson njė rrezik tė vėrtetė. Udhėheqėsit politikė nė botėn shqiptare duhet tė jenė tė vetėdijshėm dhe tė ruhen nga kėrcėnimet ndaj sovranitetit qė vjen nga Rusia dhe Turqia.

    Zėri i Amerikės: Ky ėshtė njė problem jo vetėm pėr vendet me shumicė shqiptare, kam parasysh ndėrhyrjet nė Mal tė Zi dhe Maqedoni dhe faktin qė njė deputete ruse tha kėtė javė nė Bosnje se hyrja e vendeve ballkanike nė NATO ėshtė kėrcėnim pėr sigurinė nė Evropė. Si do ta komentonit kėtė lloj ambjenti tė krijuar?

    David Phillips: Rusia e kundėrshton me forcė anėtarėsimin e vendeve tė kėtij rajoni nė Ballkan. Kjo ėshtė arsyeja qė ata organizuan njė grusht shteti nė Mal tė Zi, qė mbėshtetėn partinė ultranacionaliste VMRO nė Maqedoni. Rusia ka njė program dhe ky ėshtė qė tė minojė NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe ta pėrdorė kėtė si pikė sulmi jo vetėm kundėr institucioneve euro-atlantike por edhe vetė Shteteve tė Bashkuara. Pėr kėtė arsye Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit Perėndimor duhet tė bashkėpunojnė edhe mė ngushtė pėr ēėshtje sigurie, nė drejtimin ekonomik dhe diplomatik. Pėr tė frenuar rrezikun rus dhe turk, duhet qė Shtetet e Bashkuara tė angazhohen mė shumė dhe qė Bashkimi Evropian tė integrojė mė shumė nė institucionet e veta Kosovėn dhe Shqipėrinė.

    Zėri i Amerikės: Nga ana tjetėr si do ta vlerėsonit pėrgjigjen e kėtyre vendeve, veēanėrisht Shqipėrisė dhe Kosovės, dhe udhėheqėsve tė tyre ndaj kėtyre rreziqeve?

    David Phillips: Duket sikur mes udhėheqėsve politikė tė kėtyre vendeve nuk duan ta pranojnė kėtė realitet. Tė hėnėn nė Universitetit Columbia ne patėm njė vizitė nga Ministri i Jashtėm, Ditmir Bushati dhe kur foli pėr Rusinė dhe Turqinė, ai nuk e pranoi kėtė rrezik dhe u pėrpoq tė minimizonte rrezikun ndaj Shqipėrisė. Ėshtė e ditur qė Edi Rama ka lidhje tė ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk ėshtė nė interesin e Shqipėrisė. Ai nuk duhet tė kėrcejė nėpėr dasma nė Ankara, ai duhet tė pėrqendrohet tek nevojat e qytetarėve shqiptarė. Nė fund tė fundit Turqia do qė t’i pėrdorė vendet nė Ballkanin Perėndimor, pėr tė ri-imponuar programin e tij neo-otoman. Nuk ka interes nė mirėqenien e popujve tė Ballkanit Perėndimor. Turqisė thjesht i leverdis t’i pėrdorė ata ekonomikisht, tė flasė pėr njė bashkėpunim tė madh kulturor, por nė fakt ėshtė njė program qė Turqia e ndjek pėr interesin e vet kombėtar.

    Zėri i Amerikės: A po sugjeroni qė kėta udhėheqės, duhet ta shpjegojnė qartėsisht se ēfarė marrėdhėnie kanė me Turqinė nė kėtė rast dhe se ēfarė strategjie kanė pėr t’u bėrė ballė kėtyre pėrpjekjeve pėr ndėrhyrje dhe pėr tė ushtruar ndikim?

    David Phillips: Kryeministri Rama nuk mund tė shkojė nė Berlin dhe t’i thotė Kancelares Merkel se nėse Shqipėria nuk integrohet mė tej nė Bashkimin Evropian, do tė ketė njė rritje tė islamizmit. Ndėrkohė ai pranon ndėrtimin e njė xhamie 30 milionė dollarėshe nė Tiranė, imazhet e Skėnderbeut mbulohen nga TIKA, Agjencia Kulturore Turke kur organizon aktivitete nė Sheshin Skanderbeg. Pra Shqipėria duhet tė zgjedhė: A do tė jetė me Perėndimin, do tė jetė me Shtetet e Bashkuara, apo do tė pėrpiqet tė luajė me tė dyja palėt? Tė ketė njė marrėdhėnie me Turqinė, qė nuk ėshtė nė interesin e saj, dhe njėkohėsisht duke i ofruar baza Departamentit Amerikan tė Mbrojtjes dhe NATO-s, qė e ēon pėrpara bashkėpunimin e Shqipėrisė pėr sigurinė. Nė fund tė fundit Shqipėrisė do t’i duhet tė zgjedhė a ėshtė pro-perėndimore apo pro-islamiste, dhe tė jetė pranė Turqisė dhe tė ketė njė marrėdhėnie me Tayyp Erdoganin, e vendos Shqipėrinė nė kampin islamist.

    Zėri i Amerikės: Por nga ana tjetėr Turqia ėshtė anėtare e NATO-s...

    David Phillips: Nėse NATO-ja do tė ngrihej sot, pėr shkak tė faktit qė Turqia ėshtė anti-demokratike, anti-amerikane dhe islamiste, nuk do tė kishte ashnjė shans tė miratohej nė NATO. Po, Turqia ėshtė anėtare e NATO-s nė letėr, por nga ana tjetėr blen raketa S400 nga Rusia, saboton aktivisht interesat e NATO-s dhe nė Siri, Turqia po punon kundėr interesave tė Shteteve tė Bashkuara madje edhe kundėr interesave tė popullit sirian. Prandaj ka disa dyshime serioze lidhur me faktin se sa i plotėson sot kriteret Turqia si anėtare e NATO-s. Fakti qė ėshtė anėtare e alencės, nuk do tė thotė qė e ka vendin atje.

    Zėri i Amerikės: Ēfarė duhet tė bėjnė Shtetet e Bashkuara pėr tė frenuar kėto pėrpjekje pėr ndikim anti-perėndimor?

    David Phillips: Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bėjnė shumė tė qartė Erdoganit qė ne presim qė Turqia tė funksionojė nė mėnyrė demokratike, i ka afruar zgjedhjet mė 24 qershor dhe kjo ėshtė jodemokratike pasi nuk u jep partive tė opozitės kohė pėr t’u pėrgatitur. Nėse Turqia do qė tė ketė njė marrėveshje me Shtetet e Bashkuara dhe dėshiron t’i rikthehet bashkėpunimit tė ngushtė qė kemi pasur mė parė, atėherė ėshtė koha pėr tė mbajtur qėndrim. Shtetet e Bashkuara duhet t’ia komunikojnė Turqisė se ēfarė presim ne dhe nėse Turqia nuk ėshtė gati tė bashkėpunojė me Shtetet e Bashkuara, nėse nuk ėshtė gati tė tėrhiqet nga ndėrhyrja nė Ballkanin Perėndimor, atėherė duhet tė paguajė njė ēmim.

    Zėri i Amerikės: Njė nga arsyet qė nė Shqipėri mund tė thonė qė Rusia nuk ka ndikim ėshtė se nuk ekziston me shqiptarėt, ajo lidhje historike pėr shembull qė ekziston me Serbinė. Nga ky kėndvėshtrim, rreziku mund tė vijė indirekt pikėrisht nga ato lidhje, apo jo?

    David Phillips: Rusia pėrbėn kėrcėnim pėrmes mbėshtetjes sė Serbisė dhe provokimeve tė vazhdueshme qė po bėhen kundėr Kosovės. Treni qė u dėrgua nė Mitrovicė, ngritja e bazės sė zbulimit nė Nish, fakti qė Beogradi ėshtė tani qendra pėr propagandėn ruse qė ėshtė anti-amerikane, dhe anti-shqiptare, tė gjitha kėto nėnkuptojnė qė Rusia dhe Shqipėria janė nė kėnde tė kundėrta. Do tė ishte gabim tė mendohej qė pėrpejkjet keqdashėse tė Rusisė kanė nė shėnjestėr vetėm Kosovėn. Ēdo provokim qė mund tė ēojė nė njė spirale dhune vdekjeprurėse, pa diskutim qė do tė kishte pasoja nė Shqipėri, prandaj nė kėtė rast si Kosova, edhe Shqipėria janė tė rrezikuara pėrballė njė politike ruse qė ėshtė provokuese dhe qė pėrpiqet tė minojė NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe tė dobėsojė miqėsinė qė kanė Shtetet e Bashkuara me miqtė e vet nė Ballkanin Perėndimor.

    Zėri i Amerikės: Bashkimi Evropian ndezi dritėn jeshile pėr negociatat me Shqipėrinė dhe po mban njė qėndrim mė mikpritės pėr vendet e Ballkanit. A mendoni se gjendja e brendshme me sfidat e iliberalizmit nė BE dhe kėto rreziqe pėr tė cilat po flasim kanė ndikuar nė kėtė qėndrim?

    David Phillips: Ėshtė lajm shumė i mirė qė Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave pėr kandidaturėn e Shqipėrisė. Ēfarė e motivon qė t’i marrė kėto hapa tani? BE-ja i sheh veprimet e Rusisė nė rajon dhe do qė ta hapė perspektivėn e anėtarėsimit tė vendeve tė tjera si njė masė mbrojtėse pėr tė parandaluar ndikimim e Rusisė. Gjithashtu vepron duke pasur parasysh fuqizimin e aktorėve iliberalė nė Evropė, pėrfshirė vende anėtare tė Bashkimit Evropian. Prandaj futja e Shqipėrisė nė tendėn evropiane ėshtė njė masė parandaluese. Kjo e nxit Shqipėrinė qė tė ecė pėrpara me demokracinė dhe tregjet e lira. Fakti qė Kosova dhe Mali i Zi kanė arritur njė marrėveshje pėr kufirin dhe qė banorėt e Kosovės mund tė pėrfitojnė nga udhėtimi pa viza nė vendet e BE-sė, ėshtė po ashtu njė zhvillim shumė pozitiv. Por kėto zhvillime duhet tė kenė njė rezultat tė qartė. Nuk bėhet fjalė pėr procesin, duhet tė jetė theksi tek rezultatet dhe rezultati duhet tė jetė njė integrim mė i thellė pėr Kosovėn nė institucionet euro-atlantike, pėrtej liberalizimit tė vizave dhe pėr Shqipėrinė qė tė futet nė njė proces tė pėrshpejtuar me negociatat. Qė kjo tė bėhet, udhėheqėsit politikė nė Shqipėri duhet tė tregojnė seriozitet pėr forcimin e demokracisė, tė luftojnė korrupsionin, tė thellojnė bashkėpunimin me homologėt nė BE. Kam besim qė udhėheqėsit e Shqipėrisė mund ta bėjnė njė gjė tė tillė sepse ėshtė qartėsisht nė interesin komnbėtar tė Shqipėrisė. Shtetet e Bashkuara mund tė ndihmojnė dhe duhet tė vazhdojnė tė mbeten tė angazhuar dhe integrimi do tė dojė inkurajim tė vazhdueshėm nga SHBA dhe bashkėpunim mes Uashingtonit dhe Brukselit pėr tė pasur pėrparim tė vėrtetė./zeriamerikes.com
    Njoftime falas vetėm nė https://tregti.al

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,895
    Faleminderit
    118
    64 falenderime nė 60 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Nuk kemi nevoje per keshilla ne. Kemi Ditmirin e partise qe te jep uje ne maje te luges. Pika politikes tone...

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,214
    Faleminderit
    24
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Nuk kemi nevoje per keshilla ne. Kemi Ditmirin e partise qe te jep uje ne maje te luges. Pika politikes tone...
    Harrove vlla Tahipin.
    Mbas 27 vitesh aspirata per t’u bere pjese e Bashkimit Europian, jemi sot vendi ku zhvillohet perplasja Gylen-Erdogan..
    Turp i zotit!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Duke_Of_Arberia pėr postimin:

    murik (01-06-2018)

  5. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,895
    Faleminderit
    118
    64 falenderime nė 60 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Harrove vlla Tahipin.
    Mbas 27 vitesh aspirata per t’u bere pjese e Bashkimit Europian, jemi sot vendi ku zhvillohet perplasja Gylen-Erdogan..
    Turp i zotit!!
    Mercenare.Mish per top. Servila si gjithmone.Historia perseritet.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    289
    Faleminderit
    13
    31 falenderime nė 30 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    bota perendimore ka arritur ne kulm fare, dhe kur arrin atje, fillon zbritja.

    bota e qyteteruar eshte ndare ne dy pjese
    pjesa perendimore (katolike & protestante) ka pozitive me menaxhim shtetin & ligjin dhe ekonomi me te mire por vuan si shoqeri
    pasi po demton veten e saj me prishjen e molekules se shoqerise, familjen
    me marksizmin kulturor, me prishjen e tradites, me importimin e imigranteve qe nuk integrohen
    po humbet identitetin kombetar etj

    pjesa lindore (ortodokse & katolike) qe nuk e ka te mire shtetin dhe ligjin, as ekonomine nuk e ka gje
    por eshte patriotike, e do familjen dhe veten e saj dhe si shoqeri eshte me kompakte dhe me e shendetshme

    nese gjerat vazhdojne keshtu sic kane nisur per 50-80 vjet nuk do kete evrope
    por evroafrike apo evroarabi. pupullsia e bardhe po persekutohet se do jete minoritet
    (ashtu sic po ndodh ne afriken e jugut)
    dhe i vetmi vend i sigurt per pupujt e bardhe do jene vendet sllave dhe rusia.
    cilido vend akoma dhe amerika, nese shumica e pupullsise nuk eshte raca e bardhe e mori lumi.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169
    Faleminderit
    0
    18 falenderime nė 15 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Shefi i MI5 (Angli) ne nje mbledhje me agjensite Europiane te sigurimit e tha haptazi dhe qarte, qe Rusia i ka futur dhe po i fut hundet ne shume shtete te Europes si dhe Ballkanin perendimor.

    Rusia tha ai, po perpiqet te sabotoje demokracine dhe te mbjelle perēarje.

    Bota perendimore nuk do lufte haptazi, por duan qe shtetet e pamvarura ndaj Rusise te zgjohen dhe te jene vigjilente ndaj influences se saj.

    Prandaj dhe Anglia sapo ka leshuar nje akt te ri legjislativ "Magnitsky Act" per oligarget Ruse ne Angli, per pastrim parash dhe lidhje me Kremlinin.

    Ka shume mundesi qe dhe BEja te ndjeke te njejten udhe.

    Putin eshte personi me i pasur ne Bote si dhe me i fuqishmi.
    Sulmo parate, dhe ai dobesohet, ashtu si ēdo mafioz (pokitikan Shqiptar)!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilir-Arber : 25-05-2018 mė 01:56

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,934
    Faleminderit
    408
    502 falenderime nė 423 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Seriozhisht duhet te meret hajnia... te tjerat jane budalliqe,jo ndikimi rus e turk jo sorosjanet etj etj.

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169
    Faleminderit
    0
    18 falenderime nė 15 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Seriozhisht duhet te meret hajnia... te tjerat jane budalliqe,jo ndikimi rus e turk jo sorosjanet etj etj.

    Ne rregull, atehere i bie qe bota perendimore qenkesh Paranojake apo ja fusin "pordhes" !


    Mik, agjensite Europiane te sigurimit po mbikqyrin Rusine qe nga Hackers qe ka dhe deri te financimet Ruse ne zgjedhjet dhe partite e djathta te Europes.


    Dje doli rrezultati qe avioni i AirMalasya qe u rrezua ne hapesiren ajrore te Ukraines qenka rrezuar nga rraketa Ruse (toke-ajer), dhe nga zona lindore e Ukraines nen pushtimin Pro-Rus (Rus per te qene me te sakte).


    Ku ka tym ka dhe zjarr.

    Putini i vrau qe te gjithe opozitaret e fuqishem, dhe nuk ndaloi aty, por ia filloi dhe me gazetare.

    Rusia vetem dy kanale televizive ka, dhe te dyja jane shteterore.



    Rusia ka aq demokraci sa ka dhe Shqiperia.

    Mbrapa skenave luhet autokracia apo plutocracia.



    Sa per Turqine, Erdogani flet haptazi qe mbron Boten Islame, dhe i therret Myslymanet ne Europe qe te zejne zyrat dhe jo dyqanet e qebapeve.
    Te ngrihen e te bashkohen.


    Si Rusia dhe Turqia vuajne nga sindroma perandorake/koloniale.

    Rusia akoma e ka plagen e fresket me ndarjen e Bashkimit Sovjetik, prandaj dhe nuk i leshon keto vende kollaj.
    Perveē se Lituanise, Estonise dhe Latvias, Rusi kontrollon qe te gjitha ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.


    Po keshtu dhe Turqia ka ca vite qe i ka futur hundet ne Irak, Siri dhe ne rajon.
    Bota e di mire qe Nafta e Isit u shiste ne Turqi, kolona e autoboteve eshte filmuar dhe pergjuar.
    Por nuk kane ē'ti bejne Turkut, pasi ata jane ura per ne Europe, dhe nje konflikt i mundshem ka pasoja marramendese.


    Nderkohe, vetem po ruhen nga Turqia dhe po e marrin me te mire.

    Erdogani (si Putin) mund te quhet Diktator "i zbutur" , por fakti qe qe te dy lejojne fete ne politike dhe i perdorin ato per vota dhe mbeshtetje tregon qarte qe nuk jane shtete Laike.



    Sa eshte e vertete dhe sa eshte genjeshte?


    Mire eshte te hapim syte dhe te ruhemi si nga Rusi dhe Turku, sepse asnje nga keto vende nuk shikon interesin e Shqiptareve dhe as na ka e ndihmuar ndonjehere .

    Shqiperia u coptua nga Turku dhe Rusi, Serbet, Bullgaret, Malazezet dhe Grekerit morem tokat dhe perndoqen e vrane zoterit e tyre.

    Turku ua dorezoi ne dore, me mire ata sesa Shqiptaret.



    Ne jemi popull konfuz, here me lindjen e here me perendimin.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,934
    Faleminderit
    408
    502 falenderime nė 423 postime

    Pėr: Phillips: Shqipėria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Citim Postuar mė parė nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Ne rregull, atehere i bie qe bota perendimore qenkesh Paranojake apo ja fusin "pordhes" !


    Mik, agjensite Europiane te sigurimit po mbikqyrin Rusine qe nga Hackers qe ka dhe deri te financimet Ruse ne zgjedhjet dhe partite e djathta te Europes.


    Dje doli rrezultati qe avioni i AirMalasya qe u rrezua ne hapesiren ajrore te Ukraines qenka rrezuar nga rraketa Ruse (toke-ajer), dhe nga zona lindore e Ukraines nen pushtimin Pro-Rus (Rus per te qene me te sakte).


    Ku ka tym ka dhe zjarr.

    Putini i vrau qe te gjithe opozitaret e fuqishem, dhe nuk ndaloi aty, por ia filloi dhe me gazetare.

    Rusia vetem dy kanale televizive ka, dhe te dyja jane shteterore.



    Rusia ka aq demokraci sa ka dhe Shqiperia.

    Mbrapa skenave luhet autokracia apo plutocracia.



    Sa per Turqine, Erdogani flet haptazi qe mbron Boten Islame, dhe i therret Myslymanet ne Europe qe te zejne zyrat dhe jo dyqanet e qebapeve.
    Te ngrihen e te bashkohen.


    Si Rusia dhe Turqia vuajne nga sindroma perandorake/koloniale.

    Rusia akoma e ka plagen e fresket me ndarjen e Bashkimit Sovjetik, prandaj dhe nuk i leshon keto vende kollaj.
    Perveē se Lituanise, Estonise dhe Latvias, Rusi kontrollon qe te gjitha ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.


    Po keshtu dhe Turqia ka ca vite qe i ka futur hundet ne Irak, Siri dhe ne rajon.
    Bota e di mire qe Nafta e Isit u shiste ne Turqi, kolona e autoboteve eshte filmuar dhe pergjuar.
    Por nuk kane ē'ti bejne Turkut, pasi ata jane ura per ne Europe, dhe nje konflikt i mundshem ka pasoja marramendese.


    Nderkohe, vetem po ruhen nga Turqia dhe po e marrin me te mire.

    Erdogani (si Putin) mund te quhet Diktator "i zbutur" , por fakti qe qe te dy lejojne fete ne politike dhe i perdorin ato per vota dhe mbeshtetje tregon qarte qe nuk jane shtete Laike.



    Sa eshte e vertete dhe sa eshte genjeshte?


    Mire eshte te hapim syte dhe te ruhemi si nga Rusi dhe Turku, sepse asnje nga keto vende nuk shikon interesin e Shqiptareve dhe as na ka e ndihmuar ndonjehere .

    Shqiperia u coptua nga Turku dhe Rusi, Serbet, Bullgaret, Malazezet dhe Grekerit morem tokat dhe perndoqen e vrane zoterit e tyre.

    Turku ua dorezoi ne dore, me mire ata sesa Shqiptaret.



    Ne jemi popull konfuz, here me lindjen e here me perendimin.


    Keto jane tema kot,tema qe largojne vemendjen nga problemet e verteta qe ka ai vend...dhe ne fakt prandaj i permend dhe Rama...

    Ndikimi rus a turk ndodh nga korrupsioni dhe hajduteria,nga politika vendase e keqe... qe do te thote qe jemi ne qe fusim gjithēka te keqe qe ka bota,nuk eshte e kunderta.

    (Ne kohen e Saliut u fut Alkaeda,se deshte Saliu jo se deshte Alkaeda. Keshtu dhe sot nderhyrja e Rusise dhe Turqise ndodh thjesht se e do pushteti dhe korrupsioni i radhes )

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •