Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Lali Eri: Delfini i ngecur nė bregun me beton

    Nga Carloalberto Rossi

    Nė sallonet diplomatike nė Tiranė, zakonisht krahas emrit tė Kryebashkiakut Erion Veliaj shpesh shtohet cilėsori “delfini i Ramės”—aludim i titullit fisnik me tė cilin thirrej trashėgimtari i zgjedhur i fronit mbretėror tė Francės—duke nėnkuptuar se Veliaj ėshtė i vetmi personazh i skenės politike shqiptare qė mund tė zėvendėsojė Ramėn nė drejtimin e vendit, natyrisht, kur ta lejojė ky i fundit.

    Historia e tij politike dėshmon si ai, pa asnjė bazė politike dhe pa asnjė bazė elektorale, ngjiti shkallėt e Partisė Socialiste falė mbėshtetjes sė pakushtėzuar tė Ramės. Veliaj e nisi me Lėvizjen Mjaft, tė financuar bujarisht nga shumė ambasada pėr tė kundėrshtuar pushtetin e Fatos Nanos, duke vazhduar me Partinė G99 e cila arriti tė marrė njė numėr qesharak votash, nga listat e tė cilės vetė Erion Veliaj, i cili e vuri veten tė parin nė secilėn prej 12 zonave elektorale nė vend, nuk arriti tė bėhej dot deputet. Pas kėsaj humbjeje spektakolare, Edi Rama e kooptoi nė PS dhe pas fitores sė zgjedhjeve tė vitit 2013 e emėroi atė Ministėr tė Punės e Ēėshtjeve Sociale, dhe mė pas e kandidoi dhe e mbėshteti nė fitoren si kryebashkiak i Tiranės, investim i vėrtetė pėr pasardhės.

    Nė rolin e tij si Ministėr, Erion Veliaj tregoi njė aktivizėm tė jashtėzakonshėm, i ndihmuar nga fakti se buxheti i tij ishte mė i madhi nga tė gjitha ministritė e tjera, por ishte emėrimi nė krye tė Bashkisė Tiranė ajo ēfarė e ktheu heroin tonė nė Delfin tė vėrtet.

    Dhe ai nisi menjėherė nga projektet me ndikim, pas njė fushate zgjedhore shumė tė kushtueshme tė pėrshkruar nga temat ambientaliste dhe premtimi solemn: “zero ndėrtime”

    Por nė fakt goditja e parė e Veliajt ishte leja pėr njė ndėrtim gjigand nė hyrje tė Parkut tė Liqenit pėrballė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, pėr njė nga oligarkėt kryesorė tė vendit. Pastaj vazhdoi me ndėrtimin e njė kėndi lojrash brenda Parkut tė Liqenit, i projektuar dhe i zbatuar jashtė ēdo lloj procedure tė ligjshme dhe, pėr kėtė aryse e kundėrshtuar nga shumė qytetarė. Qeveria e mbėshteti dhe dėrgoi policinė pėr tė zbuar protestuesit, dhe ai u soll si viktimė.

    Mė pas shefi i jep njė mundėsi, konkursin e ideve pėr tė ndėrtuar nė hyrje tė Parkut tė Liqenit, nė krah tė Korpusit tė Universitetit, qė u mbajt nga bashkia e tij. Projekte tė pamundshme pallatesh tė ngjashme me disqe fluturues u shfaqen pėr publikun, ndėrsa qytetarėt protestuan me forcė duke i kujtuar premtimin parazgjedhor. Ai e kuptoi qė kjo gjellė ishte e helmuar, dhe me kujdes e anulloi konkursin.

    Ditėt kalojnė dhe ai, pėrherė si ambientalist i bindur, lėshon njė sulm kundėr gjyqėsorit, duke bllokuar trafikun nė njė protestė tė improvizionuar para Gjykatės Administrative tė Tiranės kundėr ndėrtimit tė njė pallati nėn digėn e liqenit—duke zgjedhur edhe njė herė tė promovojė imazhin e njė kryebashkiaku qė respekton ligjet kaq shumė sa hidhet kundėr gjykatės pėr tė kushtėzuar vendimin e saj.

    Pak mė vonė zbulohet kufoma e njė tė riu tė groposur mes mbetjeve tė landfillit tė tij, masakruar nga njė ekskavator. I riu, Ardit Gjoklaj, punonte nė tė zezė natėn pėr kompaninė koncesionare tė bashkisė, pėr tė paguar studimet e tij. Disa gazetarė provuan tė bėnin pbulike hetimet e tyre mbi vdekjen e tė riut, por pėrfunduan tė pushuar nga puna nga pronarėt e televizioneve, tė gjithė ndėrtues tė mėdhenj.

    Prokuroria e heton ēėshtjen me dorashka dhe ai shpėrblen me tendera shumė milionėshe kompaninė e familjes sė prokurorit tė Tiranės: kėshtu ėshtė drejtėsia nė Shqipėri, pikėrisht pėr kėtė gjė socialistėt thonė se duan ta reformojnė.

    Mė pas erdhi shfaqja e madhe e planit rregullues tė Tiranės, katėr dosje tė sajuara keq, nė shpejtėsi dhe nxitim nga njė prej arkitektėve tė regjimit, i marrė hua nga Italia, pėr tė predikuar me pomp0zitet slloganet tė papajtueshme si “qyteti jo antropomorf” nė dėgjesa tė rreme me publikun, nė tė cilat publikut as nuk i tregohet projekti.

    Por pavarėsisht sjelljeve tė tij nė dukje alla amerikanēe, modeli mė tėrheqės pėr Veliajn ėshtė modeli i krijuar nga Rama, ndaj kryebashkiaku flaku tutje mėsimet e vjetra amerikane pėr tė filluar tė ndėrtojė njė mit personal, me njė organizim agresiv dhe tė kudoshtrirė tė marrėdhėnieve me publikun i cili bombardon redaksitė e mediave me kaseta tė regjistruara mė parė pėr aktivitete dhe inagurime dhe mediat shoqėrore me forografi dhe filmime, qė tregojnė njė kryebashkiak tė palodhur, i cili ėshtė gjithmonė i pėrgatitur pėr situatėn, nėj herė i veshur si superman nė mes tė fmėijėve, ndonjėherė me ēizme me baltė nė mes tė pėrmbytjeve, ndonjėherė i veshur sportiv me njė grup gazetarėsh nė pelegrinazh nė Milano pėr tė parė pyllin vertikal tė Boerit, pėrherė i veshur pėrsosur nė ceremonitė pritesė tė delegacioneve tė huaja.

    Por aktivizmi i tij nuk ndalet kėtu, dizenjimet e pakuptueshme tė Udhėheqėsit i japin mundėsinė e skena tė tjera pėr tė rritur imazhin e tij tė realizuesit tė madh, tė njė njeriu tė ri, tė njė udhėheqėsi tė sė ardhmes.

    Fillon stina e realizimit tė njė Tiranė tė re, njė vendi tė ndėrruar dhe dhe projektuar prej shumė kohe nga Udhėheqėsi, dhe pikėsynimi ėshtė i qartė: fushata zgjedhore pėr zgjedhjet parlamentare.

    Nga hiēi fillojnė e dalin projekte haluēinante, Sheshi Skenderbej pėrherė i debatuar dhe bulevardi i ri, dy projekte qė gjejnė nė master planin e Boerit teorinė qė i legjitimon, dhe qė pėr mė tepėrn janė dy fusha beteje me kundėrshtarin e tij tė natyrshėm nė ndryshimin e brezave nė politikėn shqiptare, me Bashėn tė cilit si kryebashkiak qeveria Rama i bllokoi fondet pėr tė nisur bulevardin e ri, ndėrsa mė parė kishte gjetur kurajon pėr tė ndėrprerė kantierin e ndėrtimit nė sheshin Skenderbe duke e futur nė arkiv projektin faraonik tė Ramės.

    Veliaj e merr pėr vete projektin e Ramės, menaxhon tenderat, i shton parkimin nėntokėsor vetėm pak ditė para se tė fillojnė ndėrtimet, merr pjesė vetė nė liturgjinė kremuese tė dy projekteve, dukshėm pa asnjė dobishmėri, por me vlerė tė madhe propagandistike.

    Dhe sheshi i shtruar me gurė nga e “gjithė” Shqipėria, i rrethuar me shkurre nga e gjithė Shqipėria, por qė ndėrpret tė gjitha rrugėt e Shqipėrisė, inagurohet nė pikun e fushatės zgjedhore me njė javė festime dhe fishekzjarre, me popullin tė sjellė nė pelegrinazh pėr tė parė zbrazėtinė e madhe nė formė piramide.

    Menjėherė mė pas vjen rradha e inagurimit tė bulevardit tė ri, njė rrugė e madhe, e rregulluar me kujdes, por qė nuk ēon asgjėkund—metaforė shumė e kushtueshme e politikės shqiptare—qė do tė ndėrtohet pėrpara se tė fillojė ndėrtimi i kullave tė mėdha tė projektuara si dekor i bulevardit, qė do tė thotė se ai do tė shkatėrrohet nga mjetet e rėnda tė ndėrtimit nėse do tė ketė ndonjėherė vėrtetė ndonjė ndėrtim nė atė zonė.

    Pret shirita, kryebashkiaku ynė, dhe dėrgon kaseta nėpėr televizione, por ka filluar tė ngrohet nga njė lavdi qė nuk ėshtė e tij, sepse ai ėshtė thjesht vetėm zbatuesi, drejtuesi i kantierit, rapsodi popullor qė i kėndon fitoreve tė padronit—padroni po, ai ėshtė regjizori i vėrtetė i spektaklit dhe, si gjithmonė, udhėheqėsi absolut.

    Njė tjetėr lojė e luajtur pėr gjysėm ėshtė ajo e mbledhjes sė mbetjeve. Rama vazhdon tė takojė kryebashkiakun e Veronės Flavio Tosi dhe sė bashku, pa u kėshilluar me Veliajn, vendosin tė bėjnė njė kompani tė pėrbashkėt tė quajtur EcoTirana, ndėr tė tjera me qėllimin pėr tė krijuar shuėm vende pune pėr tė punėsuar militantėt e PS.

    Veliajt nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė pranojė sfidėn e EcoTiranės. Furnizimi me mjete dhe me kosha nga ana e italianėve, dhe Veliaj duhet tė ecė me njėjtin hap. Mė pas duhet tė zvogėlojė zonat (dhe vlerėn e kontratave) tė kontraktorėve tė tjerė qė tė bėje vend pėr EcoTiranėn, sigurisht pa asnjė procedurė konkurimi, dhe nė fund ėshtė i detyruar tė heqė dorė nga mbledhja e diferencuar e mbetjeve, sepse koshat nuk janė tė mjaftueshėm dhe nuk ja vlen harxhimi i parave pėr tė ndėrgjegjėsuar publikun.

    Veliaj kėrkon tė menaxhojė mė sė mirė, por pėr shumė arsye pėrfshi, mbajtjen nėn trysni ndaj vartėsve, Udhėheqėsi fillon t’i japė kryebashkiakut detyra edhe mė tė vėshtira.

    Dhe ai, mė nė fund i ēliruar edhe nga konkurenti i tij mė i fortė politik, Saimir Tahiri i rrėzuar nga kanabisi, i pėrgjigjet nxitjes nga shefi duke pėrplasur sėrish takat nė shenjė bindjeje: ai ėshtė shefi, dhe nuk atij nuk i pėlqejnė kundėrshtitė.

    Kėshtu ndaj tij ngrihen shumė pyetje pėr dhjetra kulla qė shefi i tij do tė ndėrtojė nė qendėr tė Tiranės dhe pėrreth Parkut tė Liqenit: ndarja e detyrave ėshtė e pandershme—Rama merr vendimet pėr ēdo gjė, sė bashku me arkitektin belg, ndėrsa atij i mbetet puna e ndyrė pėr tė bindur protagonistėt e uritur, duke dėshmaur njė pushtet pėrherė e mė pak tė besueshėm, pėr tė marrė ndonjė meritė nė pritje tė ndonjė dhurate gjithmonė tė mirėpritur.

    Por tė jesh ndėrmjetėsues, pa ndonjė pushtet, nė mes tė spekullantėve tė pangopur shqiptarė, pėr mė shumė miq tė shefit, nė njė botė tė madhe sa njė tigan, ku tė gjithė shohin dhe tė gjithė flasin pėr gjithēka me tė gjithė, ėshtė njė rol i mundimshėm dhe i lodhshėm—ti organizon dhe ai ndryshon idenė, ti zgjedh dhe ai nevrikoset, ti i propzon dhe ai bėn ndryshe, ti bėn dhe ai ēbėn, dhe pushteti yt dhe prestigji yt shkėrmoqen ditė pas dite.

    Njėri pas tjetrės vendosen piketat e ndėrtimeve tė mėdha nė Tiranė, tė paktėn njė pėr ēdo oligark, por tė gjitha janė projekte tė shefit, tė hedhura nė letėr nga arkitekti i tij belg, tė negociuara drejtpėrdrejt nga ata tė dy. Atij i takojnė vetėm thėrrimet dhe nė ndonjė mundėsi pėr tė shkėmbyer pronėn shtetėrore me zyra tė reja qė as nuk i hyjnė nė punė:

    Lindin kėshtu projektet Downtown Tirana mbi kėndin e lojrave 7 xhuxhat, projekti futurist i Kullės Ikonike mbi tokė publike, njė tjetėr projekt futuristik “Sytė e Tiranės” mbi tokė privare por nė Sheshin Skėnderbej, njė tjetėr projekt misterioz qė pėrdor tokėn nė pronėsi bashkiake pas Kullės sė Sahatit, i njejti fat pėr vilat e Mak Albanias tė blera sė bashku me hotelin Sheraton nga njė tregtar i njohur nafte, dhe krime tė tjera urbanistike nė tė cilat kryebashkiaku ynė vė fytyrėn, por dikush tjetėr merr copėn mė tė madhe tė tortės.

    Por histeria e kullave nuk mund tė ndalet, dhe rrugicė pas rrugice, hapėsirat e mbetura pėr operacione tė majme fitimprurėse zvogėlohen pėr ditė e mė shumė, dhe atėherė pėr ta zgjatur lojėn, dhe pėr tė marėr njė rol edhe mė vendimtar, ai miraton nė Kėshillin Bashkiak uljen e taksės tė infrastrukturės, taksė qė i paguhet bashkisė pėr fillimin e ndėrtimit, pėr zyrat pėrreth bulevardit, por vemtėm pėr ato me qėllim pėrdorimi pėr zyra dhe vetėm pėr 30 mijė metra katrorėt e parė qė do tė miratohen. Duket si vendim i bėrė enkas, njė ligj pė rnjė person, do tė thoshin nė Itali.

    Fillojnė diskutimet dhe ai shpjegon i palėkundur se ka nevojė pėr zyra, dhe se ato duhet tė jenė nė qendėr tė qytetit, por pas vetėm rreth njė jave i drejtohet Prefektit tė Tiranės pėr t’i kėrkuar tė anullojė vendimin e Kėshillit Bashkiak. Njė oligark konkurrent komentoi nė mėnyrė sarkastike se kjo do tė thotė qė pėrfituesi i uljes nuk ka paguar pėr shėrbimin.

    Nė fund vjen dita e gjykimit. Ministrja e Kulturės pengohet nga njė grupi i irrituar artistėsh tė Teatrit Kombėtar, tė cilėt nuk pranojnė tė shpėrngulen nė njė vend tjetėr, dhe kėshtu shėprthen nė publik ēėshtja e ndėrtesės sė teatrit, qė zbulohet se do tė mbyllet jo pėr t’u rindėrtuar, por pėr t’u shėmbur dhe pėr tė ndėrtuar nė vend tė sja njė ndėrtesė tė re.

    Replika e ngatėrruar e ministres i irriton mė shumė aktorėt, tashmė tė bashkuar nė njė asamble tė pėrkohėshme dhe tė gatshėm tė “derdhin gjakun” pėr lavdinė e pėrjetshme tė teatrit shqiptar. Dhe kėshtu Ministrja nuk arrin dot atė qė i ishte ngarkuar, prandaj dėrgohet ai nė pėr tė marėr pėrsipėr projektin: tė shpjegojė, tė marrė me tė mirė, tė magjepsė, tė justifikojė, t’jua mbyllė gojėn kundėrshtarėve. Pėrfundimisht, ky ėshtė zanati i tij dhe ai gjithmonė ja ka dalė mbanė, prandaj nuk mund tė thotė jo.

    Por diēka nuk shkon siē duhet, edhe pse gazetarėt dhe analistėt pėrballė tij nuk ishin shumė agresivė, ai vihet, tė paktėn njė herė, nė pozicionin qė duhet tė bėjė rolin e tė keqit, i nervozuar nga rikujtimet e vazhdueshme tė deklaratave tė tij zgjedhore, pėrpiqet ta justifikojė zgjedhjen pėr shembjen e teatrit, pėr tė ndėrtuar mė shumė pallate, madje mė saktė, kulla.

    Pushteti, dihet qė tė godet nė kokė, por ai tė godet mė shumė nė kokė kur zbulon se nuk e ke, ndaj heroi ynė i hidhet nė fyt gazetarėve si njė padron kundėr skllevėrve rebelė, duke u kujtuar tė gjithėve se pronarėt e tyre janė tė gjithė ndėrtues dhe ai i mbron ata sepse ka dyfishuar taksat, dhe janė ata qė po mbajnė nė kėmbė qytetin dhe shpenzimet e tij.

    Tė mjera aftėsitė nė matematikė, edhe mė e mjeruar logjika politike, akoma mė mjerane ajo urbanistike, e papranueshme gjuha, tė pakuptimta mesazhet—nė 20 minuta deklarata tė hidhura si i xhindosur Erion Veliaj vuri nė rrezik pėrpjekjen e njė jete, duke u vetėvrarė politikisht, sikur tė kishte kuptuar befas se ėshtė manipuluar nga shefi, dhe ėshtė hedhur si mish pėr qentė pėr ta mbajtur larg interesave tė vėrteta.

    Delfini ngeci nė bregun prej betoni, i paaftė pėr tė argumentuar dhe pėr tė prodhuar njė vizion tė tijin, vetėm sillet vėrdallė duke konsumuar edhe energjitė e fundit. Njė Delfin qė nuk do tė mundet tė bėhet dot mbret.
    Ditėn tjetėr, kur fėmija kthehet nė shtėpi dhe tė thotė nė entuziazėm e sipėr se nė shkollė ka takuar kryebashkiakun, dhe tė tregon dhuratėn, njė karficė me shkrimin “Takova Lali Erin” , pseudonimi qė ai vetė ia ka vėnė vetes pėr aktivitete e tij me fėmijėt, tė kap ndjesia se njė maniak po kėrkon tė ngulisė tek fėmijėt e tu imazhin e tij personal, pėr tė qėnė i adhurur sa Zoti. Dhe fillon tė pėrzihet nė stomak, nė njė vorbull imazhesh filmash tė vjetėr bardh e zi, me njerėz qė marshojnė me hap tė shtrirė ushtarak nė grumbullime tė mėdha njerėzish, dhe njė tjetėr qė djeg librat nė njė turrė tė madhe. Dhe tė lind dėshira tė vjellėsh, tė ndryshosh kanal, tė ikėsh si mijėra familje tė tjera qė kanė vendosur ta bėjnė.

    Ai nuk ka asnjė lloj rėndėsie, nuk ka bėrė asgjė, nuk na ka dhėnė asgjė. Dhe nuk do t’i japim asgjė.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Lali Eri: Delfini i ngecur nė bregun me beton

    Ka delfin dhe delfin. Ky delfini yne eshte delfin Lane

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •