Kongresi i Parë i infermjerëve nën drejtimin e Urdhërit të Infermierit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve me dt.10-11 maj, në të cilën muarën pjesë  edhe Kryeministri  Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë, është pa dyshim një sukses i arritjeve në fushën e Profesioneve të larta teknike mjekësore gjatë gjithë këtyre viteve, që nga hapja e tyre në vitet 1994 në formën e shkollave të larta 3 vjeçare e gjysmë, përshtatja më Programet Bachelor 3 vjeçare dhe tipet 3+1 e 3+2 sipas Bolonjës, e më vonë me ndryshimet e shpeshta ligjore shqiptare që përfundojnë me Ligjin e Arsimit të Lartë Nr. 80 të vitit 22/07/2015 të cilat sanksionojne Programet tekniko-shkencore apo më saktë Profesionale të larta Bachelor dhe Master Professional dhe Shkencor.

Përgatitja e  Profesionisteve të lartë infermjerë, Mami, Laborantë, Logopedistë, Radiologjistë, etj, ka hyrë në rrugë të mbarë por probleme ligjore mbeten të hapura,  nga të cilat Katër janë më probematiket që shkaktojnë gabime dhe pakënaqësi:

Përshtatja dhe përqasja me legjislacionin e BE përsa i përket programeve dhe kurrikulave të rrreth 15 Fakulteteve që prodhojnë Teknicienë të lartë shkencorë mjekësorë-profesionistë, sidomos përsa i përket Praktikave Profesionale të sudentëve dhe Laboratorëve të cilët kërkojnë investime.

Provimet shtetërore të organizuara nga Urdhëri i Mjekut mbeten problematike për nga cilësia e pyetjeve alternative-quize, Përfshirja e Mjekëve të çdo lloji në drejtimin e këtyre shkollave të larta qoftë si Fakultete qoftë si Departamente, në vënd të pedagogëve Teknicienë Mjekësorë, Problematike mbetet nënvlerësimi dhe tradita negative e  përbuzjes dhe nënvlerësimit, herë e heshtur dhe herrë e hapur ndaj këtij profesioni  pikërisht nga  disa Mjekë që për fat të keq jo vetëm janë një binom (së bashku me teknicienin mjekësor) i domosdoshëm për trajtimin dhe kujdesin e pacientit, por edhe janë pedagogë brënda këtyrë Programeve Profesionale.

Pavarësisht interesimit që ka këto vitet e fundi për profesionin e infermjerit nga ana e qeverisjes si në drejtim të rritjes së pagave ashtu dhe në promovimin apo dhe në kërkesat në rritje nga ana e shteteve të BE për Profesioniste infermjerë nga Shqipëria, problemet në Shqipëri mbeten akute në shumë raste.

Nga eksperienca ime në drejtimin e Programeve Profesionale Mjekësore të Arsimit të Lartë egziston gjithmonë një lidhje e ngushtë midis shkollës së lartë dhe egzekutivit që në këtë rast i përket kryesisht qoftë praktikave në Qëndrat Shëndetësore publike apo private në spitale publike apo private, e Konsultore si dhe në Shtëpitë e të moshuarve dhe kujdesjet infermjerore apo profesionale shëndetësore në shtëpi, të cilat kërkohen shumë në vitet e fundit për shkak të rritjes së popullsisë së moshës së tretë e për pasojë dhe sëmundshmërisë të lartë të kësaj moshe.

Problemi Kryesor është - përqasja apo përafrimi sa më i madh i kurrikulave Profesionale Mjekësore  (përveç Programit për Fakultetit të Mjekësisë që edhe ai ka shumë difekte) me kërkesat e BE sipas ArtikullitNr.31 mbi njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale ndryshuar në Udhëzuesin 2013/55/EU. KKy problem është lehtësuar për tu afruar me BE (EU) nëpërmjet VKM Nr.41 të dt.24/01/2018, por mbeten edhe hallka të tjera të cilat duhet ti zgjidhë Ministria e Arsimit e cila  megjithë ndryshimet e shpeshta në ligj nuk ka hapur hapësira që këto shkolla të larta profesionale Mjekësore të drejtohen nga Teknicienët Mjekësore.

 Difekti është se ligji  nëpërmjet hierarkisë së titujve akademikë i pengon Pedagogët Teknicienë Mjekësorë me përvojë të drejtojnë Shkollat e larta apo Fakultetet teknike Mjekësore Profesionale duke u a lënë drejtimin mjekëvë me tituj. Është e vërtetë se kontigjenti i Profesionistëve Mjekësorë është i ri, dhe përvoja po grumbullohet, por ligji duhet ndryshuar. Kërkohen gjithashtu investime sidomos në Universitetet publikë në drejtim të financimit të praktikave Profesionale dhe të krijimit të laboratorëve mjekësore profesionalë modern sepse pa to- Programet dalin të cunguara.

Problemi tjetër i rëndësishëm është realizimi i Provimeve shtetërore për të licensuar dhe futur  në punë Studentet e Diplomuar.  Ka nevojë për ndryshime të mëdha Provimi shtetëror,  në tre aspekte:

Bërja e Provime shtetërore sipas Qarqeve përkatëse dhe jo vetëm në Tiranë

Ngritja e Komisioneve për të rregulluar dhe përgatitur një grup Pyetjesh-Quize të përshtatshme për Teknicienët Mjekësorë sepse Pyetjet janë kryesisht për tu dhënë përgjigje Mjekët dhe jo infermjerë-Mami-Fizioterapeutët—etj.

Urdheri  i infermjerit duhet të bëjë ndryshime në Rregulloret e dhënies së Provimeve.

Problemi i përfshirjes së shumë mjekëve madje edhe  pa eksperiencë  në mësim dhënie,  të cilët japin edhe lëndë infermjerore apo dhe mjekësore në vënd të Pedagogëve Teknicienëve mjekësore,  bërja e Programeve mesimore duke futur lëndë që nuk i duhen studentëve për arësye klienteliste, përbën një pengesë të madhe në ecjen përpara të këtyre programeve dhe përqasjen e tyre më kërkesat e BE. Riorganizimi i Programeve sipas Vkm Nr. 41 na lejon që të korrigjojmë gabimet.

 Krahas traditës jo të mirë të përbuzjes në heshtje të këtij Profesioni nga vetë mjekët, profesion i cili i profilizua pasi znj. Florence Nightingale zhvilloi këtë profesion si të vëcantë ndaj atij të mjekut duke u marrë me Kujdesjet infermjerore, duke parë interesimin e madh në ditët e sotme nga ana e të gjitha shteteve veçanërisht në BE-Angli, SHBA, Kanada, Australi, për këtë profesion, na del deturë që krahas respektit, duhet që qeveria të realizojë dy detyra të rëndësishme :

Rritjen e pagës

Kategorizimin e Teknicienvë Mjekësore bazuar në eksperiencë punë dhe grada Krëkimore-Profesionale ( sepse nuk ka kuptim grada Shkencore në këto Profesione).

Së fundmi mendoj se Profilizimi i Teknicienvë të çdo lloji mjekësorë në Mastër-at Profesionalë dhe Shkencorë sipas ligjit do të ndihmonte shumë në rritje të cilësisë së Kujdesit Mjekësor dhe Shëndetësor ndaj Pacientëve në Shqipëri, dhe këto program të Profilizuara janë duke fituar terren.

Shpresoj që këto konsiderata të merren parasysh sepse ky Profesion është shumë i kërkuar në ditët e sotme dhe ndihmon Pacientin.