Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Ne kriminelet e drogaxhinjte e medhej i kemi ne qeveri e ne parlament. Kjo eshte e verteta e hidhur. vetem qorret dhe militantet nuk duan ta pranojne rrenimin e shtetit shqiptar. Rrenim politik,ekonomik,moral...rrenim total. Turpi i Europes,brime e zeze qe vetem gelltit por nuk prodhon.

  2. #22
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Ku ndodhen sot të besuarit e Kryeministrit Rama?

    “Unë kam qendruar strikt dhe nuk i heq asnjë presje nga ajo që kam thënë” — tha sot Kryeminsitri pyetur për gjithë ministrat e kryebashkiakët që ka emëruar, e më pas kanë dalë të lidhur me krimin.

    Mesa duket, Kryeminsitri Rama vazhdon të mbrojë me këmbëngulje të besuarit e tij, pavarësisht të gjithë skandaleve të ndodhura dhe fakteve të zbuluara që tregojnë të shkuarën e tyre kriminale. Sot të besuarit e Kryeministri ndodhen në:

    – Ish-ministri Saimir Tahiri ndodhet në arrest shtëpiak. Ai është duke u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për bashkëpunim në trafikun e drogës në kuadër të një organizate kriminale. Gjithashtu, një sërë ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë nën hetim për përfshirje në trafikunne drogës.

    – Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është nën hetim për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, dhe sëbashku me ish-kryetarin socialist të Kavajës Gentian Daja janë pjesë e hetimeve për përvetësim të paligjshëm pronash në bregdet.

    – Armando Prenga, deputet i PS, dorëzoi mandatin në shkurt 2017, pasi prokuroria kishte kërkuar heqjen e mandatit në bazë të ligjit të dekriminalizmit për mos deklarimin e precedentë të mëparshëm penal.

    – Alfred Peza, ish-deputet socialist në janar 2017 u hetua për pastrim parash, fillimisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe aktualisht po hetohet nga ajo e Krimeve të Rënda.

    – Një kompani e gruas së kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini është nën hetim për përfshirje në trafikun e drogës, ndërkohë që vetë Zoti Sejdini është nën verifikime nga prokuroria në kuadër të veprimtarive kirminale të disa grupeve të organizuara në zonën e Elbasanit.

    Në vend që t’i kërkojë ndjesë qytetarëve që ka përzgjedhur si deputetë, kryebashkiakë dhe ministra njerëz me precedentë penale e me lidhje me krimin, dhe pse jo të jepte dhe dorëheqjen, Edi Rama zgjodhi sot të sulmoi opozitën dhe gazetarët për shpifje dhe akuza.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #23
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Dash Shehi: Xhafaj s’ka moral, si mund t’i flasë policëve për vëllezërit kriminelë

    19:44, 18/05/2018
    Qeveria është në grahmat e fundit, por opozita duhet të ndërtojë një alternativëve qeverisëse. Kështu shprehet deputeti Dashamir Shehi, sipas të cilit dy javët që vijnë janë për t’i thënë ndal së keqes.

    “Këtu vdesin përditë njerëz, ka humbur sensi i jetës. T’i lëmë aksidentet, por këtu po vdes në punë. Ku është shëndetësia falas? Ku është rilindja?”, tha Shehi, duke shtuar se protesta e paralajmëruar e opozitës për tu mbajtur më 26 maj, është një protestë e përmasave kombëtare, për t’i thënë ndal së keqes.
    Lidhur me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deputeti i opozitës thotë se ai nuk ka më asnjë moral të qëndrojë në këtë detyrë.

    Shehi shkon edhe më tej kur pyet sesi Xhafaj mund t’i dalë përpara policëve tu flasë për kriminalitetin, si mund të bëjë vettingun e policisë apo si do ti flasë policit për vëllezërit kriminelë?.

    Për deputetin Shehi, opozita duhet të nisë vetingun brenda rradhëve të saj dhe të krijojë alternativën qeverisëse, pasi qeveria aktuale është në grahmat e fundit.



    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #24
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Bomba’ e gazetarit që intervistoi ‘dëshmitarin X’: Veliu e telefonoi Agron Xhafajn në praninë time

    Gazetari Jetmir Olldashi, që intervistoi ‘dëshmitarin X’, Albert Veliu, doli në një konferencë për shtyp. Ja deklarata e tij e plotë

    Të dashur kolegë gazetarë,

    Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

    Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!

    Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.

    E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.

    Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.

    Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!

    Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.

    Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.

    Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

    Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.

    Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.

    Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.

    Më pas jemi kthyer në Tiranë.

    Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume risk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.

    Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.

    Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.

    Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

    E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

    Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.

    Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.

    E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.

    Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditësh.

    Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

    Ju ftoj ju kolege gazetare ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.

    Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.



    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #25
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Ish-ministri: Po u more me drogë je imun ndaj ligjit. Kësaj i thonë narko-rilindje

    12:44, 19/05/2018
    Qëndrimet e tij të ashpra ndaj Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton janë të njohura.

    Bëhet fjalë për ish-ministrin e Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’, Ylli Manjani.

    Duke reaguar sot pas propagandës rilindëse që ka shpërthyer në media, ku mbrohet Fatmir e Agron Xhafaj, (ky i fundit i dënuar për trafik kokaine) Manjani thotë se, nëse merresh me drogë, qeveria e narko-rilindjes të jep imunitet ndaj ligjit.

    Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:

    Propagandistët e qeverisë këto ditë rreken të argumentojnë mbrojtën e shokut Fatmir, me teorinë e “dy standardeve”.

    Por, çuditërisht gabojnë në zgjedhjen e rastit model për krahasim. Secili zgjedh një rast nga kundërshtarët politikë...

    Ndërkohë, Kryeministri ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administratës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë!

    I ka shkarkuar për pretendime, jo fakte, që kanë të bëjnë me letra, apo veprime e mosveprime administrative!

    Ndërsa Ministrin e Brendshëm që e aludojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e MBRON!!!

    Ndaj, jam dakord që ka dy standarde, që justifikojnë një të vetëm:

    Po u more me drogë je me imunitet!

    Narko-Rilindje...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Sa po vjen edhe po behet me e lezeçme si loje...se çfare kerkohet vertete te mbulohet nje Zot e di...Dhe te gjithe e din qe eshte nje telenovele me seri qe do zgjasi aq sa duhet...
    Duket si ato lojrat e organizuara nga shoku Gramoz...i mungon vetem sllogani "Meta ik.Meta ik".
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 19-05-2018 më 08:34

  7. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Një rrëfim për Jetmir Olldashin, linçimin mediatik dhe kanabisin

    Nga Habion Hasani
    Afro 10 ditë pasi Partia Demokratike publikoi një copëz nga audiopërgjimi i Albert Veliut me personin e dyshuar si Agron Xhafaj, media proqeveritare ka nisur sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi.

    Ky i fundit bëri një deklaratë sqaruese dje, ku tregoi se si kishte hyrë në kontakt me Albert Veliun (a.k.a Babalja), foli për mënyrën si ishte kryer ai përgjim, tregoi personat politikë me të cilët kishte bashkëpunuar etj.

    Mediat proqeveritare kanë nisur një sulm frontal ndaj Olldashit duke u përpjekur ta delegjitimojnë atë, kryesisht në dy teza kryesore:

    Teza e parë, duke e paraqitur Olldashin si një militant të Partisë Demokratike dhe aspak si një gazetar.

    Teza e dytë, duke vënë theksin (ndoshta me të drejtë) te disa kontradikta mes deklaratave të Babales dhe Olldashit.

    Do përpiqem që në lidhje me të dy tezat, të them të vërtetën time, aq sa unë di dhe siç unë i di gjërat në lidhje me Jetmir Olldashin, të kaluarën e tij dhe çështjen konkrete të audiopërgjimit.

    Unë e njoh që prej vitit 2002 Jetmir Olldashin, sepse e kam pasur në klasë, ishim të dy studentë të gazetarisë në Tiranë.

    Në vitin 2005 kam punuar për herë të parë me të në televizionin A1 që asokohe ishte themeluar nga Koço Kokëdhima.

    Jetmir Olldashi në këtë periudhë realizoi gjurmimin e famshëm të Fatos Nanos duke u larë me skaf në Jalë, pasi Nano kishte humbur zgjedhjet.

    Filmimi bëri bujë asokohe dhe unë kam të fiksuar dhe një biçim debati në oborrin e televizionit mes Jetmir Olldashit, Julian Llupos dhe Klodian Tomorrit mbi këtë filmim, të katërt punonim në A1 asokohe.

    Jetmir Olldashi nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se ishte anëtar i Partisë Demokratike, gjatë kohës së fakultetit disa herë më ftonte dhe mua që të bëhesha pjesë e FRPD-së.

    Ai u angazhua pas vitit 2006 me punë në disa institucione shtetërore dhe në dijeninë time ai ka qenë në dilemë të fortë nëse duhej të shkëputej ose jo nga gazetaria.

    Punoi në ujësjellës, por kur kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha..

    Nuk ka punuar asnjëherë te AlUIZNI.

    Pjesën më të madhe të kohës që qeverisi PD-ja ai punoi te AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive) dhe në dijeninë time ka pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar dhe problematike me ish-drejtoreshën e këtij institucioni zonjën Endira Bushati. U synua disa herë shkarkimi i tij nga puna.

    Në verën e vitit 2013 unë kam intensifikuar kontaktet me të, ndërsa vetë punoja në gazetën DITA. Asokohe kisha shumë interes të ndiqja garën për kryetarin e Partisë Demokratike ndërmjet Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës.

    Jetmiri ka qenë person kyç, që më orientoi mbi personat ose zyrtarët e PD që ishin potencial për informimin tim në kohë reale mbi këtë garë. Misioni u arrit, pasi personat që më referoi Jetmiri më rezultuan tepër të saktë, arrita të merrja çfarë doja prej tyre.

    Jetmir Olldashi vijoi punën në AMA dhe ca kohë pas ardhjes së PS-së në pushtet, ndërsa ca muaj më vonë ai e gjeti veten pa punë, ndoshta ky ishte momenti kur kuptoi se gazetaria, për të cilën kishte kryer dhe studimet, ishte zanati që s’duhej ta kishte braktisur dikur dhe synoi rikthimin në gazetari.

    Në verën e vitit 2015 ndodhi që unë shkëputa marrëdhëniet me emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, që asokohe transmetohej në ‘Ora News’.

    Pasi u shkëputa, Rakipi më ka kërkuar që t’i sugjeroja një gazetar që mund të merrej me investigime, i kam sugjeruar vetëm një emër, atë të Jetmir Olldashit.

    Jetmiri nisi punë në emisionin “Të PaEkspozuarit” por disa muaj më vonë, si pasojë e pengesave konjukturiale, Jetmir Olldashi sëbashku me regjizorin e emisionit të “PaEkspozuarit”, Artan Ramën, themeluan projektin investigativ ‘Publicus’.

    Ata kapën një mundësi bashkëpunimi me VizionPlus dhe bënë bujë të madhe me serialin ‘Kodrina e Vdekjes’ , një investigim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

    Investigimi ishte i kopsitur dhe i fortë, pronarët e VizionPlus nuk përballuan dot presionet politike për të bllokuar transmetimin dhe stafi i ‘Publicus’ denoncoi censurën publikisht.

    Jetmir Olldashi, Artan Rama dhe Indrit Habilaj janë tre njerëzit që punuan për investigimin mbi vdekjen e Ardit Gjoklajt në ‘Publicus’.

    Bënë investigimin por ama mbetën të papunë dhe në rrugë, pasi emisionit të tyre iu mbyllën të gjitha dyert nëpër televizione.

    Jetmiri mbeti pa bukë dhe iu desh të kthehej andej nga kishte ardhur, shkoi sërish te emisioni ‘Të PaEkspozuarit” me Ylli Rakipin, në kohën kur ky i fundit transferoi emisionin ne News24.

    Kjo është trajektorja profesionale që unë di dhe unë njoh për Jetmir Olldashin. Ai se ka fshehur ndonjëherë se ka qenë anëtar i Partisë Demokratike, sikundër ka dhënë prova se di të punojë profesionalisht me investigime mirëfilli.

    Olldashi, Babalja, kanabisi, linçimi

    Ndaj Jetmir Olldashit ka pasur një sulm frontal, i pritshëm, por tepër i nxituar dhe paragjykues ama.

    Mediat rilindëse e kanë etiketuar si mashtrues apo dhe si militant të PD-së Jetmir Olldashin, bazuar në disa detaje në intervistën që ai i bëri Babales, këto detaje nuk përputheshin me deklaratën e vetë Olldashit.

    Por nëse Babalja ka bërë një finte në intervistë dhe ka thënë se “Agronin nuk e incizova unë”, kjo nuk është ndonjë mospërputhje që mund të rrëzojë të vërtetën e një investigimi.

    Sepse është vetë procesi investigativ që lë gjurmë, ti duhet të njoftosh, të flasësh me njerëz, të udhëtosh të komunikosh me SMS dhe këto janë gjëra të dokumentueshme.

    Sikundër nuk është faji i Jetmir Olldashit që një natë të bukur Maji, Babalja u paraqit në selinë e Partisë Demokratike, kërkoi ndihmë për kokën e vetë dhe familjes; dhe kur në PD i kërkuan që të linte një intervistë para se të largohej nga vendi, Babalja vuri kushtin dhe tha se do pranonte të intervistohej vetëm nga Jetmir Olldashi se vetëm atij i besonte.

    Nëse ndonjë jurist apo skemaxhi në Partinë Demokratike e ka instruktuar Babalen ‘të mos pranojë se bëri përgjimin’ pasi kjo mund ta vinte para përgjegjësisë, ky nuk është problem i Jetmir Olldashit dhe Jetmiri nuk ka se ç’ti bëjë sugjerimeve idiote që mund të vijnë në një situatë presioni dhe nguti në orën 3 të mëngjesit.

    E kam kontaktuar në orët e fundit Jetmir Olldashin, pyetja e parë që i bëra ishte nëse ai mund të dokumentonte udhëtimin me Babalen.

    Jetmiri më dha 4 elementë orientues:

    Më datën 23 Tetor ai ka njoftuar zyrtarisht me shkresë të protokolluar në News24 se do të nisej për në Vlorë për një investigim. Unë e kam parë me sytë e mi këtë shkresë sepse Jetmiri posedon kopjen e saj.

    Më datën 24 tetor ai ka marrë makinë me qira, me akt-përdorimi, një makinë tip ‘Toyota Yaris’ dhe bashkë me Babalen janë nisur drejt Vlorës.

    Qelizat e telefonit të Jetmirit dhe Babales të datës 24 tetor 2017 mund të verifikohen dhe dallohet menjëherë nëse ata kanë udhëtuar sëbashku.

    Materialet audio që kanë siguruar në disa episode kanë regjistruar zërin dhe bisedat e Jetmirit dhe Babales.

    Jetmir Olldashi më tha se ai Babalen e ka njohur në Tetor 2017 nëpërmjet një burimi të vetin që i kërkoi ta ndihmonte. Për disa ditë Jetmiri ka pasur dyshimet e veta dhe një lloj mosbesimi ndaj Babales dhe ngutit të tij për të kryer regjistrime.

    Por njëherësh e shihte Babalen si një potencial të mirë për t’i siguruar akses në magazinat e kanabisit.

    Tamam-tamam, misioni që Jetmiri ka pas ndërmend ishte që të fotografoheshin dhe të filmoheshin magazinat e kanabisit duke stimuluar një blerje.

    Babalja gjatë kohës që njohu Jetmirin ka përfolur shumë emra të fortësh dhe familjarësh të njerëzve me pushtet dhe sipas asaj që Jetmiri më tregoi, Agron Xhafaj ishte një ndër njerëzit ndaj të cilit Babalja kishte shumë duf, por Agron Xhafaj nuk ishte një target i domosdoshëm për Jetmirin. Targeti ishin magazinat e kanabisit.

    Puna e të dyve në Vlorë dhe orientimi nga Babalja, bëri që në një moment Babalja të rikthehej në një lokal dhe kur u rikthye, hyri i vetëm atje dhe u përball me Agron Xhafën.

    Ky është momenti kur është zhvilluar dhe dialogu i famshëm mes Agronit dhe Babales.

    Pasi kanë bërë dhe disa përpjekje të tjera Jetmiri ka ardhur në Tiranë dhe e quante një dështim me veten e tij sepse nuk kishte siguruar dot asnjë material filmik me magazinat e kanabisit, të cilat i kishte dhe prioritet.

    Madje as nuk i ka raportuar dot të gjitha takimet në Vlorë me drejtuesin e emisionit sepse udhëtimi i Jetmirit në Vlorë u quajt i dështuar në mungesë të pamjeve të magazinave të kanabisit.

    Itinerari i ndjekur nga Jetmiri dhe Babalja në Vlorë do të transmetohet të hënën e 21 Majit në emisionin ‘Ajsberg’ me të gjitha detajet e veta.

    Për shkak të mosmarrëveshjeve personale, Jetmiri u shkëput sërish nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’, ndërsa nuk arriti dot të montonte një emision për kanabisin, e la Babalen ‘të zhgënjyer’ dhe e ndjeu veten të kërcënuar, kur kuptoi se ato regjistrime audio mund t’i bëheshin telash koke, ndërsa ai i mbante të arkivuara por Babalja ankohej lartë e poshtë.

    Papunësia e përsëritur, vështirësitë, presioni dhe rreziku, e lanë me pak aleatë dhe ndonëse paragjykohet kaq shumë sot, trokitja e tij te dera e opozitës dhe dorëzimi i regjistrimeve aty, mund të jetë akti më i mençur që do të bënte një gazetar në ato kushte.

    Të gjithë ata që e kritikojnë sot, le ta kthejnë njëherë nga vetja e tyre se çdo të kishin bërë në një situatë të ngjashme, sa opsione kishin për të marrë garanci për kokën?

    Është shumë kollaj të shesësh moral e të akuzosh dikë politikisht, por ishte sërish i njëjti Jetmir bashkë me kolegët e Publicus që dhe pse arritën të kryenin një hetim cilësor mbi landfillin e Sharrës, u shpërblyen me censurë, braktisje dhe e gjetën veten pa opsione dhe pa bukë në mes të rrugës.

    Kush nga moralistët që duartrokitën investigimin e Sharrës e vrau mendjen këto muaj nëse autorët e atij emisioni kishin një punë apo nëse kishin një rrogë? Kush u shqetësua për ta? Kush u interesua?

    E vrau njeri trurin se ç’bëhej me këta gazetarë që hetuan landfillin?

    Më ka ndodhur të përjetoj dhe vetë faturën e një investigimi që mund të prekë interesa të fuqishme, dikur në vitin 2008 kur unë personalisht kam pasur dilemën e Jetmir Olldashit, por me çështjen Fazlliç.

    I kam ende të dokumentuara dhe arkivuara SMS-të konfidenciale dhe e-mailet me disa personazhe politikë dhe mediatikë të asaj kohe dhe kam vendosur me vetëdije që të hiqja dorë nga egoja profesionale dhe ekskluziviteti i çështjes dhe ta amortizoja duke e shpërndarë në disa media, pasi nuk doja të më ndodhte kjo që po i ndodh sot Jetmirit.

    Sepse isha askushi, isha i varfër, i pafuqishëm dhe i pambrojtur për të përballuar faturën e një loje që mori përmasa që as i imagjinoja dot kur e nisa atë investigim mbi kompanitë dhe aktivitetin e Damir Fazlliç.

    Ndaj dhe faktin që Jetmir Olldashi ka kërkuar ndihmë te PD-ja e shoh si një provë të një investigimi serioz, sepse i tillë është mjedisi mediatik këtu, kur bën një punë që mund të prekë interesa të fuqishme, ka shumë gjasa të mbetesh një i papunë dhe të futesh në spirale pushteti të cilat nuk i përballon dot nëse s’ke krahë dhe je i vetëm.

    Në vijim të gjithëçkaje kam shkruar më lartë, mendoj se kolegët gazetarë pavarësisht pozicionimit, mund të bëjnë punën e tyre, qoftë dhe të pozicionuar politikisht, mund të ngrenë pyetje dhe të kërkojnë shpjegime, por nuk kanë asnjë të drejtë të linçojnë dhe të paragjykojnë një investigim që Jetmir Olldashi mund ta ketë nisur pa pasur fare ndërmend Agron Xhafën, pa e imagjinuar se do mbërrinte në këtë spirale të bujës politike dhe lojës së pushtetit.

    Kanabizimi është një fenomen (në radhë të parë ekonomik) në Shqipëri dhe përtej çimkave dhe raportimeve të caktuara, personalisht kam qenë i prirur ta shoh si një trajektore ekonomike dhe të hulumtoj arsyet se pse Edi Rama dha dritën jeshile që të mbillej jeshilja dhe pse amerikanët dhe BE-ja nuk e denoncuan asnjëherë këtë fenomen.

    Jam përpjekur të shmang nga Hashtagu këto historitë policeske sepse siç unë e shoh dhe i kuptoj janë spirale pa kuptim. Nëse kryeministri i një vendi vendos kanabizimin si rrugëzgjidhje për të shlyer ndonjë borxh ndërkombëtar apo për të futur para në qarkullim, në konceptin tim nuk ka më asnjë rëndësi se kush janë personat zbatues, dikush do e bëjë atë punë.

    Agron Xhafaj, Habilajt apo kushdo qoftë, janë thjesht pasoja, tjetërkund është motivi, shtysa.

    Por ky është thjesht këndvështrimi im personal, nuk kam asnjë të drejtë të paragjykoj punën e cilitdo koleg që niset për të dokumentuar diçka, qoftë plaçkë apo individ, madje përpiqem të mos paragjykoj dhe kur punët bëhen me çimka, metodë të cilën unë personalisht e përçmoj dhe mendoj se nuk ka asnjë lidhje me misionin gazetaresk, pasi çimkat i konsideroj teknikë ekskluzive e misioneve parandaluese/subversive të shërbimeve të inteligjencës ose të shërbimeve të hetimit gjyqësor.

    Kanabizimi nuk mund të jetë një histori policeske dhe as një histori aq e thjeshtë për kredo politike, sepse është kollaj të akuzosh e t’i krijosh siklete sot Edi Ramës për kanabizimin, e të përdorësh qoftë dhe fabula policeske, mirëpo kjo përveçse ndonjë përfitim të çastit nuk mund të sjellë dot një rrugëdalje, pasi kanabisi është problem ekonomik para se të jetë problem policesk.

    Por duket se kanabizimi i ka dyzuar të gjithë.

    E dyzuar është opozita që nxiton me të drejtë të denoncojë politikisht implikimet me kanabisin, por nuk ka thënë dot asnjë fjalë se si do ta adresojë këtë problem ekonomik kur të vijë në pushtet. E si për ironi Edi Rama ja përdori aq shumë Lazaratin politikisht opozitës kur ndërhyri forcërisht, për ta kompleksuar opozitën, ndërsa tani kanë ndërruar rolet, sepse është opozita që e akuzon.

    I dyzuar është dhe Edi Rama që ndërsa miratoi në heshtje kanabizimin e vendit për shkak të leverdisë ekonomike, në të njëjtën kohë nisi të konceptonte dhe vettingun e policisë.

    I zhyti policët mirë e mirë në kanabis dhe më pas u tha do bëni vetting.

    I dyzuar është dhe Jetmir Olldashi, i cili ka dëshirë të bëjë punë dhe investigime të mira, të sigurojë page e karrierë, mirëpo sa herë bën ndonjë të tillë, e gjen veten pa punë, ose dhe më keq, e gjen veten në epiqendër të një cikloni që nuk do donte t’ia shkaktonte vetes. / Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #28
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Ministroza

    EDMOND TUPJA

    Një virus i frikshëm ka ni sur prej disa kohësh të shfaqet në gjirin e tronditur të qeverisë sonë, një virus në zanafillë të një tip viroze, që ka mundësi të hyjë në historinë e mjekësisë politike me emrin “ministrozë”: dy ministra janë viktima të saj, dy ministra të Brendshëm, të cilët po gjallërojnë, madje eksitojnë së tepërmi ekranet dhe gazetat, bisedat dhe kundërbisedat, mendjet dhe hamendjet e shqiptarëve, ndjenjat e parandjenjat e tyre brenda e jashtë vendit. Gjithsesi, i siguroj lexueset dhe lexuesit e përhershëm apo të herëpashershëm të kësaj rubrike të përjavshme se ministroza, siç e tregon emri i saj, prek vetëm ministrat, veçanërisht ata që pandehin se kanë lindur të vaksinuar kundër asaj.

    Në këtë moment fort delikat për Kryeministrin Rama, analistët dhe opinionistët çojnë pareshtur ujë në vorbullën e supozimeve të të gjitha llojeve e stileve, supozime që po e apasionojnë publikun tonë, i cili, instinktivisht, vazhdon “ta vërë politikën në plan të parë”. Personalisht, nuk më pëlqen të hiqem si profet sepse, siç thonë francezët, nul n’est prophète en son pays (“askush nuk është profet në vendin e vet”), veçse kam përshtypjen e vagëlluar se ekziston njëfarë mundësie që zoti Tahiri (i rënë nga fiku i pushtetit dhe i përballur tashmë me drejtësinë në vettingë- zim e sipër) dëshiron të heqë këmbën rrëshqanë për zotin Xhafaj (ende kaluar në njërën prej degëve të sipërme të të njëjtit fik). Si? Çfarë do të thotë “të heqësh këmbën rrëshqanë për dikë?” Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, Tiranë 2006, kjo shprehje ka kuptimin: “t’i urosh dikujt që të bëjë edhe ai diçka që ke bërë vetë ti”; sigurisht, këtë zoti Tahiri e la të nënkuptohet me fjalët që tha publikisht në adresë të zotit Xhafaj, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj këtij të fundit.

    Rrokullima me disa faza e zotit Tahiri – largimi nga posti i ministrit të Brendshëm, por ruajtja e përkohshme e mandatit të deputetit, pastaj dorëheqja e papritur nga ky mandat, mandej përballja me drejtësinë, më tej vënia e tij në arrest shtëpie, më sollën ndër mend një tregim të italianit Dino Buxati me titull “Shtatëkatëshi”. Në të bëhet fjalë për një zotëri me emrin Xhuzepe Konte, që vuan nga një lloj etheje dhe që shkon e shtrohet në të vetmin spital ku mund të kurohet sëmundja e tij. Ai spital ka shtatë kate dhe pacientët si zoti Konte, në fazën fillestare të sëmundjes së tyre, shtrohen në katin e shtatë dhe mjekët u premtojnë shërim e dalje të shpejtë nga spitali, por në rast komplikacionesh, ata i zbresin një kat më poshtë ku trajtohen sipas një terapie më intensive dhe, në rast përmirësimi kthehen sërish në katin e shtatë para se të dalin të shëruar nga spitali. Zoti Konte nuk ka fat: atë e zbresin nga njëri kat në tjetrin, ai u nënshtrohet disa terapive përherë e më intensive deri sa mbërrin në katin e parë ku përfundojnë të sëmurët e pashpresë, të cilët mjerisht nuk vonojnë të vdesin.

    Tani, unë pyes veten, por edhe lexueset e lexuesit e mi të ndjeshëm, aq të ndjeshëm ndaj fatit të çdo njeriu, por sidomos ndaj atij të ministrave dhe veçanërisht të atyre të Brendshëm: A nuk duket ky tregim i italianit Dino Buxati pak si ogurzi për ishministrin Tahiri dhe ndoshta për ministrin Xhafaj? Rrokullima me disa faza e të parit dhe gjendja e të dytit në fazën fillestare, por të ethshme të problemit të tij, a nuk na bëjnë të shqetësohemi e të dridhemi për vijon nga faqja 1 fatin e tyre ministror? Sigurisht, ka njerëz të pandjeshëm, pa pikë empatie, që kënaqen e gëzohen qysh në shenjat e para, të dyta e të treta deri te të shtatat e fatkeqësisë së të tjerëve, sa e tmerrshme! Po përse, xhanëm, këta njerëz të pashpirt nuk e vënë hiç veten në vendin të tjerëve, sidomos kur këta janë ministra aq të përkushtuar “për çështjen e Partisë e të Popullit gjithmonë gati”? Unë uroj me gjithë shpirt që mjekët tanë më të mirë, të cilët punojnë brenda vendit, por edhe ata që punojnë jashtë kufijve të tij (për shembull në spitalet e Italisë, sidomos në ata me shtatë kate), t’i përvishen punës për të zbuluar sa më shpejt një ilaç kundër “ministrozës” ose, më saktë, një vaksinë kundër kësaj, në mënyrë që të shmanget zbritja e gjithë ministrave të ardhshëm, qofshin të majtë, të qendrës apo të djathtë, nga njëri kat në tjetrin të spitalit dinobuxatian ose, e thënë më shqip, nga njëra degë në tjetrën të fikut të pushtetit neverisjellës në Shqipërinë tonë marrëzisht demokratike.

    360grade.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #29
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Ne kete vend po nuk doli ndonje grup nacionalistesh te rinj,qe do te perdornin edhe metoda ekstreme kundra kesaj klase sunduese,kurre nuk do te ndryshoje gje ne favor te popullit. Ose nje junte ushtarake,gje qe nuk ben vaki ne kete vend ku ushtria ka qene gjithmone e politizuar dhe jo ne mbrotje te interesave kombetare. Ose nje aneksim/protekorat europian.Ndryshe ketu do vazhdojne te ndertojne monstra betoni kudo e ngado.Do zhdukin edhe pemet e fundit.Do qelbin edhe liqenet e fundit.Do helmojne shumicen derrmuese te popullsise.Do sterilizojne meshkujt.Do zvogelojne popullsine e do ta plakin ate. Nuk ka gje ne terezi edhe nese bie Rama. Iken nje klown dhe do vi nje bufon tjeter. Plumbi i zgjidh hesapet. e rende eshte kjo qe po them por eshte e verteta lakuriqe.Rilindja nen hijen e palmave tregoi se ishte nje mal qe polli nje mi. 5 vjet iken. Ca do bjne per 3 vjet qe kane mbetur deri te zgjedhjet? Kur dihet se keta dy vjet para zgjedhjeve fillojne fushaten dhe i duhen parate e nuk ka mendje njeri per pune e investime. Investime? ca flas edhe une,ku ka investime ketu ne kete vend pervec droges.

  10. #30
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Çfarë nuk bëri Xhafa në një vit, e zbuloi Jetmiri në një ditë

    Nga Ergys Mërtiri
    Një ndër pretendimet e atyre që po e mbrojnë Xhafën me dhëmbë, është se ai është ministër i suksesshëm dhe një zyrtar serioz, i cili po pastron policinë nga të inkriminuarit nëpërmjet vetingut të brendshëm dhe po lufton seriozisht trafikun e drogës.
    Në fakt, kështu është thënë edhe për Tahirin. Policia që duam, ishte slogani që frymëzoi Ramën për të gjithë vendin. Policia me makina të bukura, me biçikleta sportive, uniforma të reja, e femra simpatike, ndryshe nga ajo e policëve barkderrë të dikurshëm, u bë imazhi i një institucioni që të merrte në qafë për nga pamja.
    Piari i Xhafës po bëhet ndryshe. Ai është përqendruar tek një proces site, që pretendon se do pastrojë policinë nga të inkriminuarit. “Vetingu në polici”, ka qenë togfjalëshi magjik i tij, për të prodhuar imazhin e zyrtarit të hekurt, që po vendos rregull në polici. Në fakt, ai thjesht po xhiron retorikën e propagandës, në punë pa bereqet. Policia është qelbur dhe qelbet nga koka, jo nga barku i fryrë birrash i policëve të shërbimit, as nga flirtet e patrullave me spaçiatorët e lagjeve.
    Në realitet Xhafa nuk ka asnjë rezultat. Përkundrazi, rastet që i janë dhënë kanë treguar se nuk ka vullnet të ndëshkojë krimin. Një ngarkesë kokaine prej 600 kilogramësh, u dekonspirua nga policia shqiptare pavarësisht se po survejohej prej javësh nga partnerët kolumbianë dhe ata italianë. Operacioni kapi vetëm pluhurin e bardhë dhe dy hallkat e fundit të zinxhirit të trafikut, që janë veç bishti i kavallit.
    Por dështimet janë të përditshme. Zbulimet rutinë të sasive kolosale të drogës nga vendet fqinje, si dhe mosasgjësimi i asnjë rrjeti apo grupi kriminal në vend, tregon se policia është në gjumë. Më sakt, bën sikur fle, pasi kushdo e kupton se, nuk ka sesi të ketë vullnet për të luftuar trafiqet dhe trafikantët një ministër që ka trafikant, me vendim gjykate, të vëllanë e tij.
    Investigimi i gazetarit Jetmir Olldashi tregoi, ndër të tjera, pikërisht mungesën e thellë të vullnetit për të luftuar drogën nga policisa shqiptare. Dështmitë e provuara prej tij tregojnë se droga është sheshit dhe policia nuk bën asgjë për ta ndaluar. Nëse një gazetar investigativ, me një xhiro të vetme në Vlorë, arrin të zbulojë aq lehtësisht aq kontakte, si ka mundësi që këtë nuk arrin ta bëjë policia, e cila ka në shumë më tepër informacion e mjete në dispozicion?
    Është e kuptueshme se, kjo polici nuk është se nuk mundet, por nuk do. E nëse nuk do, për ç’arsye tjetër mund të bjë kjo, përveç përfshirjes së saj në zullum?! Rrotulloje nga të duash, ministri dhe i vëllai të dalin përpara në çdo arsyetim, ndaj, sado t’i shkatërrojë provat Arta Marku, nuk ka sofizëm në botë që mund të na ofrojë një skemë logjike shpejguese që ta nxjerrë Xhafajn të pastër.
    Për këtë arsye, përpjekja për tu mbrojtur duke pranuar paaftësinë përballë inkriminimit, nuk bind njeri. Po të jetë kështu, të vendosin Jetmirin ministër të brendshëm, sepse ia doli që, me një rrugë të vetme në Vlorë, të zbulojë më shumë trafikantë se vetë ministri në një vit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #31
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Agron Xhafaj’/ Shehi: Kjo është skema mafioze e Palermos

    21:19, 23/05/2018
    Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ikja e vëllait të ministrit të Brendshëm në Itali nuk ka ndodhur asnjëherë në ndonjë shtet dhe kjo është më e rëndë se video-përgjimi.

    "Kjo puna e filmimi ka dalë në dorë të dytë. Vëllai i ministrit u nis me këmbët e veta për të hyrë në burg. Ç'duhet filmimi. Ai e pranoi vetë që ishte i dënuar. I hipi avionit me këmbët e veta. Ndodhi një gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, shkon një shqiptar për të bërë burg. Ka ndodhur një sinjal puro mafioze. Omertaja. Kjo është skema e Palermos. Kjo është e frikshme. Omerta do të thotë mbyll gojën. Gruan tate, fëmijët tuaj i ruajmë ne, bizneset tuaja i ruajmë ne, ti shko e bëj burg. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë shtet. Vëllai u nis me avion për të shkuar në Romë, i vëllai i tjetër i hipi avionit dhe shkoi në Holandë me ndalu drogën. Kjo nuk vlen. Ky zotëri mund të jetë nëpunës i mirë. Është në pamundësi për të ushtruar postin e vet publik. Moralisht nuk mund të përfaqësojë karrigen e ministrit", tha Shehi.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •