Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Presidenti Erdogan: Do marrim kontrollin edhe në Shqipëri

    TURQI – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po mundohet prej kohësh të ndërhyjë në Ballkan. Dje lideri i Turqisë foli për Shqipërinë duke treguar se po mundohet të ndërhyjë në institucionet arsimore në Shqipëri.

    Emri:  edi-2.jpg

Shikime: 328

Madhësia:  70.7 KB

    “Ne avancojmë çdo ditë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore. Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme.” tha Erdogan gjatë një fjalimi atje, shkruan media turke “YeniSafak”.
    Erdogan po fliste në një fjalim para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, ku nuk kurseu kritikat as për vendet që mbështesin lëvizjen e Fetullah Gulen, përfshirë dhe vendin tonë.

    Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç tha ai, është armik i islamit dhe Turqisë.

    Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk tha se Shqipëria për fat të keq është nën një lloj të pushtimit të organizatës terroriste FETO.

    (e.f/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Presidenti Erdogan: Do marrim kontrollin edhe në Shqipëri

    Ne, Shqiptaret, nuk e dime a jemi pjese e Europes apo e Azise?

    Therrasim "vella" dhe "mik" nje shtet i cili historikisht na ka perbuzur, na ka vrare, skllaveruar dhe vjelur nga pasurite dhe taksat.
    Ne vend qe te kerkojme demshperblim, u hapim shkolla dhe institucione fetare.

    Sa shkolla Shqip ekzistojne sot ne Turqi?

    ASNJE!

    Jo vetem kaq, por Turqia nuk i lejon Shqiptaret apo personat qe kane trashegimni Shqiptare qe te deklarohen te tille ne Turqi.

    Pra, me pak fjale, Kombi Shqiptar nuk ka te drejta ne Turqi.

    Ndersa Turqit, kane çdo lloj te drejte ne tokat Shqiptare.


    Nuk ka sot nje politikan Atdhetar (jo Nacionalist, por Atdhe Dashes).
    Sot Politika Shqiptare eshte e gatshme jo vetem te shese kombin dhe atdheun per disa qindarka, por dhe nenat e tyre do i shisnin per interesa vetjake.

    Kjo politika ka vite me rradhe qe i ka shtermberuar identitetin Shqiperise dhe i ka shkaterruar dinjitetin.

    Politika Shqiptare ben pazare rrugesh me kombin dhe token. Na kane skllaveruar duke na futur ne borxhe dhe duke iu dhene prioritet te huajve.

    Turqit, Greket, Italianet e me rradhe po na vjelin dita dites ne çdo aspekt, Banka, Masoneri, Energji, Rruge etj etj...


    Deshira e Turqise per rikthimin e Perandorise nuk ka sosur kurre, dhe Shqiperine, Kosoven, Maqedonine dhe Bosnjen i sheh si "Jeruzalemi" i tyre.

    Ne u kemi dhene shume pushtet politikes, kur ne fakt pushteti duhej te ishte ne doren e popullit, por u mesuam me E.Hoxhen me autokraci dhe nuk dime ndryshe.

    Duhet nje rimekembje kombetare per te ndryshuar kushtetuten, ku vendimet kryesore te merren nga populli dhe jo Partite, duke qene se i vuajme ne pasojat.

    Duhet qe te prezantojme Referendumin, per President Kryeminister dhe Ligjet.
    Mos te presim nga nje Parlament i korruptuar gjer ne palce qe eshte i mbushur me klane mafioze dhe tradhtaresh te kombit.


    T'ju hiqet imuniteti çdo personi, pasi asnje nuk eshte permbi ligjin dhe ligji te jete i barabarte per te tere.


    Ne kete menyre, vende si Turqia me shoke (Sikur Greqia) nuk mund te operojne ashtu siç u pelqen atyre dhe nuk mund te kene "miq" ne institucionet e larta te shtetit Shqiptar.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Presidenti Erdogan: Do marrim kontrollin edhe në Shqipëri

    Po pra,kush ja ben nenen e quajne babe...

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Presidenti Erdogan: Do marrim kontrollin edhe në Shqipëri

    Jam shume dakord me Ilir Arber
    Turqit duhet paguajne demshperblim
    Per pushtimin vrasjet persekutimet
    Imponimin e gjuhes dhe shkollave turke
    NE Shqiperi,perhapjen e gatimit Turk ne
    Shqiperi.Menuja e guzhines turke eshte menuja me e keqe
    Qe e ka lene popullsine me nje Mori problemesh shendeti.
    pas vrasjeve krim tjeter I madh eshte lenia e vendit
    NE prapambetje totale per 500 vjet.
    turqia I ka shume borxhe Shqiperise.
    kush perkrah Erdoganin
    Ose ka ndonje simpati personale
    Ose ka plan Te konvertohet ne Turk lol
    Ose fiton Para duke I bere promoshen
    Axhendave turke.
    Ose eshte agjent I turqve
    Ose eshte armik I Shqiperise .
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-05-2018 më 21:48
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Presidenti Erdogan: Do marrim kontrollin edhe në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Jam shume dakord me Ilir Arber
    Turqit duhet paguajne demshperblim
    Per pushtimin vrasjet persekutimet
    Imponimin e gjuhes dhe shkollave turke
    NE Shqiperi,perhapjen e gatimit Turk ne
    Shqiperi.Menuja e guzhines turke eshte menuja me e keqe
    Qe e ka lene popullsine me nje Mori problemesh shendeti.
    pas vrasjeve krim tjeter I madh eshte lenia e vendit
    NE prapambetje totale per 500 vjet.
    turqia I ka shume borxhe Shqiperise.
    kush perkrah Erdoganin
    Ose ka ndonje simpati personale
    Ose ka plan Te konvertohet ne Turk lol
    Ose fiton Para duke I bere promoshen
    Axhendave turke.
    Ose eshte agjent I turqve
    Ose eshte armik I Shqiperise .
    ato qe thua ti ska shans me u ba kurre.
    demshperblim thote! kjo as ne enderr nuk ndodh.
    edhe pse jam kundra propagandes islamike & antievropiane & antishqiptare qe po lulezon kohet e fundit
    edhe pse jam koshient se kush eshte turqia dhe cfare "kontributi" na ka dhene ne konkretisht,
    me perjashtim te disa gjerave nuk jam i mendimit qe te kemi marredhenie te keqija me ta
    aq me teper qe nga te gjithe araboberberet besoj se kane nje fare niveli dhe nuk mund te krahasohen me te tjeret.
    tani persa i perket politikes se tyre ketu normalisht qe duhen bere disa rregullime se po veme per lesh.
    qellimet e tyre i dime por kjo nuk do te thote se nuk mund te mos merremi me tregeti me ta.
    psh nuk e di sesa medrese ka por numri i shkollave te tyre fetare te jete i limituar
    hapja vend e pavend e xhamive eshte shume problematike, si edhe duhet monitoruar veprimtaria fetare e tyre

    ceshtja e erdoganit eshte pak e cudishtme
    pasi me gjithe te ligat e tij mendoj se ai nevojitet.
    iku sadami, iku gadafi, iku asadi dhe e pame mire si vajti muhabeti
    popujt islamike nuk e njohin demokracine, pasi demokracia eshte vetem te popujt e krishtere & evropiane
    prandaj mendoj se erdogani eshte mese i domosdoshem se po iku dhe plasi dhe ne turqi na erdhi lufta te dera
    dhe me vjen cudi me veten time, se shume vite me pare edhe une kam qene kundra erdoganit

    ndersa per kuzhinen nuk eshte aq tragjike sa e ben ti
    cme ka vajtur mendja per nje imam ballajdi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •