Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Tahiri nuk ka se ç’të flasë, ai di vetëm të shërbejë!

    Nga Armand Maho
    Nuk prisja ndonjë gjë me shumë nga ish ministri i brendshëm. Mbajti te njëtën retorikë si atëherë kur ishtë ministër i brendshëm.
    Si atëherë kur sulmonte me të gjitha bataret sisemin e drejtësisë vetëm se guxoi ti prishte sadopak terezinë Haki Çakos.
    Me ate çfarë tha duhet te besojmë se kanabisin e mbolli Sali Berisha nga zyra e tij, dhe e kontrabandoi Basha nga selia e PD. Te paktën ky ishte thelbi i asaj çka kuptova nga debati i tij me kolegët Bushati dhe Shkullaku në mbrembjen e djeshme.
    Më dha përshtypjen se ne katër vjet nuk kishte qenë ky ministër i brendshëm. As në 2016 e as në 2017, por ministrinë e brendshme kish vazhduar ta mbajë Flamur Noka.
    Habilajt dukej sikur kishin qenë kushurinjtë e tij, dhe makina e cila u denoncua nga Zagani, nuk ishte në pronësi të Tahirit por të Flamur Nokës.
    Tahiri mu duk sikur skish qenë ministri i brendshëm por një drejtor i zakonshëm policie qe ishte marrë më çështjet e trafikut rrugor, dhe sot kish dalë të denonconte ish shefin e tij qe kish mbushur vendin me drogë. Dhe ky vazhdonte të ishte Flamur Noka.
    Sajmir Tahiri në fakt ska më se ctë flasë! Prej një viti ai nuk është me ministër i brendshëm. Që prej asaj kohe Habilsjt janë në burg ne Itali dhe haberi i është dërguar.
    “Në këmbim të heshtjes mbani paratë”. Marrëveshjes me ta qeveria Rama dhe Ministri i brendshëm i shkoi deri në fund. “ E keqja su erdhi prej nesh por prej pepinove matanë detit”! Habilajt e dinë mire se ci pret po folën.
    Po ashtu dhe Nazer Seitaj-n e dërguan për tërë natën në Itali. I dërguan dhe të afërmit atje për si për ta paralajmëruar se duhet ta dijë se cfare ndodh po foli. Tek e fundit kodi i mafias ky është “ harro se çfarë ndodhi mendo çfarë lë mbrapa”.
    Sa ishin brenda Shqipërisë ishin të garantuar. Policia nuk ndiqte ata por denoncuesit e tyre. Në burg shkonte Zagani, ndërsa ata vetë kurrsesi. Madje komisariatet e policisë i kishin kthyer në hareme të tyre, punonjësit e policisë ne hamej për të ngarkuar drogën.
    Radarët nje investim i NATO fikeshin e ndizeshin sipas urdhrave të tyre. Në fushat e kanabisit punonin fukarenjtë për një kafshore bukë, ndërsa Lazarati i bezdisur që i prishte pazaret prej kohësh ishte asgjësuar nga kushëriri ministër që nuk linte vend pa u mburrur. E çfarë komoditeti mund ti ofronte më shumë Tahiri dhe shefi i tij në qeveri trafikantëve?!
    Tahiri ska ctë flasë më! Ai e di tashmë që prokuroria ska asgjë në dorë. Garancitë i ka marrë. Pronat që ka andej nga vaqarri, nuk do ja prekë kush. E shumta tre ditë në ndonjë qeli VIP do kalojë, më pas ca kohë arrest shtëpie dhe pushim hetimesh për mungesë provash.
    Rama nga dorëheqja e tij do dalë ballëhapur para gjermanëve të bezdisur, gjë e cila do i sigurojë nja tre vjet pushtet të rehatshëm. Këtej do valojë trafiku i kokainës. E cfarë i duhet më hashashi, të cilit ra aq shume cmimi sa nuk ja vlen me barra qerane.
    Tahiri ska çtë flasë më sepse smund të thotë që mbjellja e hashashit ishte bërë nën dirigjimin e shefit të madh. Atij që mbyllte sy e veshë para këtij realiteti, që me ato parcela siguronte zgjedhjet. Me pronarët e tyre mbante pushtetin.
    Tahiri kishte rënë dakort me pjesën e tij që më parë. Fundja ai prandaj ishte vendosur aty, prandaj kishte luftuar krah tij. Sic luftoi Beqja, Elisa, Gjiknuri e të tjerë. Vetëm se ky kish marrë përsipër pjesën më të dukshme të fajit. Atë të dërgimit të drogës tregjeve të Evropës.
    E ndërsa për korrupsionin e Beqjes, Elisës, Gjiknurit, Ahmetajt taksapaguesit e atyre vendeve sduan tia dinë fort, ti drogosh fëmijët të nxjerrin sytë. Prandaj sot Tahirit i duhet të lotojë, prandaj është aty ku është dhe të tjerët rrinë në karrigen e deputetit duke i thurur lavde Skënderbeut të tyre.
    Por ama Tahiri është njesoj si ata. Një shërbëtor i bindur po aq sa Taulant Balla i shefit të tij, një mbulues i zullumeve të tij, sic është fundja e gjithë kasta e rilindjes. Prandaj mos prisni që Tahiri të thotë më shumë sec ka thënë përgjatë kohës kur ishte shërbyes direkt i Ramës, ai e di mirë se prej kujt e ka karrirën dhe paratë.
    Ishte një çunak nën mesataren, dhe befas u shndërrua në një nga njerzit më të fuqishëm në këtë vend. Sot ai është pa mandat por kjo ska asnjë rëndësi. Ka ndryshuar pozicioni por qëllimi mbetet i njëjtë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Tahiri nuk ka se ç’të flasë, ai di vetëm të shërbejë!

    Mire bejne kur kane gjetur nje popull frikacakesh

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •