Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,208
    Faleminderit
    24
    74 falenderime nė 68 postime

    Antishqiptarė jeni ju!

    Nga Carloalberto Rossi

    Disa ditė mė parė, nė vazhdim tė njė artikulli tė Mero Bazes—nė tė cilin ai kritikonte ashpėr Fatos Lubonjėn qė, sipas tij, e gjykon gabim Raportin e Pėrparimit tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė—nė harkun kohor tė pak minutave, u shfaqėn njė lum komentuesish plot urrejtje, tipikė tė mediave shoqėrore, tė cilėt i mbushėn rreshtat e komenteve me sharje kundėr njė prej pak figurave vėrtet tė denja pėr respekt nė mjedisin e shkretuar intelektual shqiptar.
    Mes urimeve krejtėsisht tė papranueshme pėr kthimin e tij nė atė birucėn konuniste qė i mori vitet mė tė mira tė jetės pas dėnimit politik tė tij dhe babait tė tij, mes njė morie sharjesh tė pamotivuara shkruar me gabime gramatike, qė vlejnė vetėm pėr tė treguar mjerimin intelektual dhe shoqėror tė shumė lexuesve dhe votuesve shqiptarė, spikaste nė mėnyrė tė pėrsėritur gjykimi, nė vetvete idiot dhe pa asnjė domethėnie logjik, qė e shpallte Fatos Lubonjėn “antishqiptar”.
    Dhe ky gjykim, ose akuzė, ose ofendim (i qėllimshėm i shumė komentuesve) u pėrsėrit pak ditė mė pas nė narrativėn e Kryeministrit, dhe mercenarėve tė tij me tastierė nė dorė, kundėr gjermanit Gunther Krichbaum, pėr ta dukshėm fajtor qė e mendon Shqipėrinė ende tė papėrgatitur pėr tė hapur bisedimet e pranimit nė BE-nė—njė arritje kjo pa asnjė domethėnie praktike pėr qytetarėt shqiptarė, por me vlerė tė madhe propagandistike pėr qeverinė, e cila prej vitesh ka ndėrmarrė vetėm veprime qė dėmtojnė rėndė interesat dhe jetėn e kėtyre qytetarėve.
    Ajo qė kuptoj unė, qė shqiptar i lindur nuk jam, por qė ndryshe nga miliona shqiptarė kam zgjedhur tė jetoj nė Shqipėri, ėshtė se kėta urrejtės—qė ndihen rojtarė tė sė vėrtetės; qė janė verbuar pėrjetėsisht nga problemi atavik i pėrkatėsisė tribale, mė herėt edhe se etnike; qė pretendojnė qė pėr gjėrat e tyre vlen tė flitet vetėm me fjalė lėvduese; dhe, qė pėr mė tepėr, nuk kanė asnjė argument tjetėr—kur lexojnė diēka tė ndryshme nga mendimi i tyre rudimentar, ose, mė saktė, tė ndryshme nga udhėzimet e aprtisė qė ata i kanė pėrvetėsuar nė mėnyrė tė lodhshme, nga goja e tyre shėprthen furishėm gjykimi me rrėnjė tė thella nė injorancėn e ruajtur nė mėnyrė tė pėrsosur nga e shkuara komuniste: “antishqiptar”.
    Nėse dikush flet pėr lumin e drogės qė rrjedh mespėrmes territorit tonė, ai ėshtė antishqiptar; nėse dikush flet pėr ata qė kanė nxjerrė nė rrugėt e Evropės qindra vajza shqiptare, ai ėshtė antishqiptar; nėse dikush kundėrshton mendimin e shefit, ai ėshtė antishqiptar; nėse dikush flet pėr korrupsionin nė Shqipėriė, ai ėshtė antishqiptar; nėse dikush mendon se nė Shqipėri demokracia dhe shteti kushtetues nuk janė vendosur ende, ai ėshtė antishqiptar; nėse dikush pohon se nė Shqipėri drejtėsia nuk funksionon, ai ėshtė antishqiptar; nėse dikush thotė se bujqėsia apo industria shqiptare nuk konkurojnė dot me ato evropiane, ai ėshtė antishqiptar; dhe, sigurisht, nėse dikush guxon tė thotė se nė pjesėn mė tė madhe dhe nga parimet shoqėrore tė pėrhapura, shoqėria shqiptare nuk ėshtė ende gati tė asimilohet nga ajo evropiane, atėherė ky ėshtė njė antishqiptar e pėr mė tepėr filoserb, dhe prej pak javėsh edhe filorus, dhe pėr kėtė, ai mund, madje duhet, tė linēohet, tė burgoset, tė dėnohet dhe mundėsisht tė dėbohet nė mos tė ekzekutohet.
    Edhe kur dikush thoshte, nė mesin e viteve 90-tė, se piramidat financiare nuk mund tė funksiononin, ai akuzohej se ishte antishqiptar. Po ashtu nėse dikush shprehej se Shqipėria e Madhe ishtė njė koncept i rrezikshėm, apo kur dikush dėnonte zjarrin e armėve kundėr protestuesve, pėrsėri ai ishte antishqiptar.
    Pra, duke e thjeshtuar, duket se tė jesh antishqiptar do tė thotė, thjesht, tė jesh kundėr dėshirės sė demagogut apo kryebanditit tė radhės, ose, mė thjesht akoma, do tė thtoė tė kesh njė mendim tėndin, tė pavarur, por qė kontraston me atė pėrrallėn qė shumė veta duan tė dėgjojnė.
    Dhe kjo ndodh edhe me pjesėn mė tė madhe tė emigranėtve tė thjeshtė shqiptarė nė Itali apo nė Greqi—nėse dikush i kundėrshton duke thėnė se nė Shqipėri diēka nuk po shkon nė drejtimin e duhur, tė gjithė nevrikosen dhe tė akuzojnė se je antishqiptar.
    Edhe Kryeministri Rama sė fundmi i ka qėndruar mendimit se drejtuesi i opozitės Basha ėshtė njė antishqiptar, sepse mban marrėdhėnie me ata qė mendojnė se Shqipėrianuk ėshtė gati pėr tė hyrė nė bisedime me BE-nė, dhe, madje, e ka ftuar “tė luajė me fanellėn e duhur, atė kuq e zi”.
    Sepse nė kėto anė, e vėrteta ėshtė ende njė urdhėr i shefit, dhe lajmet qė nuk pėrputhen me realitetin e miratuar nga shefi janė prova se ai qė i shpreh ėshtė antishqiptar. E vėrteta nuk hyn fare dhe zėvendėsohet me mesazhin”proshqiptar”, rėnia e dukshme e ekonomisė zėvendėsohet me pastrimin e parave, plantacionet e kanabisit nuk ishin tė ndaluara, e ndaluar ėshtė vetėm tė flasėsh pėr to, apo pėr pėrfshirjen e policisė nė trafikun e drogės, apo pėr vjedhjet masive fiskale nė fushėn e naftės, apo pėr gjithė tenderat qė i “fitojnė” ofertuesit mė tė kėqij (pasi janė skualifikuar gjithė tė tjerėt), apo pėr reformėn e dėshiruar nė drejtėsi, e cila ka arritur vetėm t’u fusė tmerrin tė gjithė prokurorėve dhe gjyqtarėve duke i detyruar tė vihen nė shėrbim tė urdhėrave tė qeverisė, sikurse ėshtė e ndaluar tė flasėsh se askush nuk do tė bėjė reformė zgjedhore, dhe kush e thotė ėshtė antishqiptar.
    Atėherė, duhet thėnė mė qartė.
    Nėse tė thuash qė droga nuk ekziston, korrupsioni nuk ekziston, kriza e investimeve tė huaja nuk ekziston, pastrimi i parave tė pista nuk ekziston, qė tė drejtat e njeriut nuk janė shkelur, qė policia nuk i arreston njerėzit pa shkak ndėrsa lė tė lirė kriminelė dhe narkotrafikantė, qė mijėra familje qė kėrkojnė azil nė Evropė nuk ekzistojnė, ose nėse eksiztojnė nuk ėshtė problem—pra, tė thuash qė nė Shqipėri, ēdo gjė shkon siē duhet—do tė thotė tė jesh proshqiptar, atėherė kushdo qė e sheh me sytė e tij realitetin e pėrditshėm ėshtė antishqiptar. Pėrfshi qindra mijėra shqiptarė. Pėrfshi mua qė kam lėnė Italinė pėr Shqipėrinė. Pėrfshi Krichbaumin, pėrfshi Macronin, e ndoshta miliona tė tjerė.
    Atėherė, pėr kėta proshqiptarė tė zgjuar, ėshtė e vėrteta qė ėshtė antishqipatre, qė duhet fshehur, mohuar, pėrgenjeshtruar me forcė.
    Kėshtu, pas lavdive tė komunizmit, ndoshta do tė arrijmė edhe ato tė Evropės, por e vėrteta nuk do tė ndryshojė, thejsht ne do vazhdojmė tė refuzojmė ta shikojmė.
    Realiteti ėshtė ai qė tregon se antishqiptaėt e vėrtetė janė ata qė e kanė masakruar kėtė vend, fillimisht me komunizmin dhe pastaj me tranzaicionin, ata qė kanė detyruar thuajse dy milionė shqiptarė tė emigrojnė, ata qė pengojnė zhvillimin duke i hapur rrugė plaēkitjes sė burimeve tė vendit, ata qė kultivojnė dhe trafikojnė drogėn, ata qė korruptojnė policinė dhe ata qė e abuzojnė atė pėr tė mborjtur trafikun, ata qė mashtrojnė njerėzit me nacionalizmin e tyre aksidental vėtėm tė pėrdorur vetėm pėr tė shpėrqėndruar dhe shkatėrruar; realiteti ėshtė ai qė tregon se antishqiptarė tė vėrtetė janė ata kampionėt e ekonomisė sė grabitjes qė kanė ndėrtuar monopole, fillimisht me psitoletė e mė pas me VKM e ligje, vetėm pėr tė blerė vila luksoze nė Vienė dhe Majemi, apo pėr parada luksi nė rrugėt e Bllokut.
    Antishqiptarė janė rufianėt qė menaxhojnė rrjetet e prostitucionit dhe tė shpėrndarjes sė drogės, por antishqiptarė janė edhe afaristėt e naftės qė regjistrojnė kompani offshore pėr tė vazhduar mashtrimin e tyre tė pėrhershėm me taksat e shtetit dhe qė nė fund pėr tė arritur edhe mė shpejt qėllimin e njejtė lėshojnė tollona benzine pa patur benzinė.
    Janė antishqiptarė ata qė ndėrtojnė pallate mbi lulishte publike, dhe ata qė dhjamosen me koncesionet e pamundura dhe tė paligjshme, ata qė privatizojnė tė ardhmen tonė pėr t’u dėndur nė luks dhe kokainė, ata qė shesin diploma.
    Janė antishqiptarė tė vėrtetė ata qė kanė vėnė nėn kontroll trurin e njerėzv, duke pėrfituar nga padija, apo mirėbesimi i tyre, duke krijuar legjenda urbane dhe mite fallso individėsh, duke i dehur tė rinjtė me mitin shkatėrrues tė pasurimit tė shpejtė, tė siguruar me trafikun e drogės, apo me rirciklimin si zėvendėsues tė ekonomsiė reale, apo me dhunėn dhe kėrcėnimin nė vend tė seriozitetit dhe tė punės.
    Nė fund antishqiptarėt e vėrtetė janė ata qė urrejnė dhe fyejnė kėdo qė do pėrpiqet qė tė nisė njė diskutim pėr gjendjen tonė kolektive, pėr rrugėn qorre ku do na ka futur ky sistem pėrherė e mė i uritur dhe urikrijues, ky projekt i shpėrbėrjes sistematike tė konsensusit tė brendshėm shoqėror.
    Shqipėria qė duhet mbrojtur, ruajtur dhe dashur nuk ėshtė ajo e pallateve tė ndėrtuara mbi rėrėn e bregdetit, ajo e parave tė fituara pa lodhje, parave tė vjedhura, ajo ku ēdo gjė blihet e ēdo gjė shitet, ku dinjiteti, e vėrteta, besimi, puna, sakrifica, familja, kursimet, pėrgjegjshmėria kanė njė ēmim nė treg dhe ku ēdo ditė ėshtė edhe mė e mjeruar.
    Shqipėria qė duan “antishqiptarėt” si unė, ata qė punojnė dhe shkruajnė si unė, dhe besoj si Fatos Lubonja, dhe mijėra martirėt e heshtur nga komunizmi dhe emigracioni, ėshtė Shqipėria e butė e mikėpritjes, e “besės”, e tolerancės; ėshtė Shqipėria e Gjergj Fishtės, e At Zef Pllumit, e Nėnė Terezės; ajo qė nuk ka shkaktuar kurrė njė luftė, ajo qė shpėtoi hebrejtė; ajo e asaj plakės qė nė vitin 1991 deshi tė ndante me mua vezėn se tjetėr gjė nuk kishte pėr tė ngrėnė, ajo qė nė vitin 1999 rrinte nė rradhė nė Pallatin e Sportit pėr tė marrė nė shtėpi njė familje kosovare, ajo e atyre djemve qė u rreshtuan me UĒK-nė pėr tė ēliruar vėllezėrit kosovarė; ajo e shumė emigrantėve tė heshtur dhe punėtorė qė njoh nė ēdo qytezė tė Italisė; ajo qė nuk e ka humbur besimin nė Zot, ajo qė ka ende vlera njerėzore; ajo qė, ngaqė mendon pėr tė ardhmen e fėmijėve, fatkeqėsisht po ikėn.
    Antishqiptarėt, pėr mua, janė ata qė kanė shkatėrruar atė Shqipėri, dhe qė vazhdojnė e shkatėrrojnė ēdo ditė e mė shumė, pėr t’ja mbathur pastaj jashtė duke marrė me vete tė ardhurat e krimeve tė tyre, me shpresėn se me paranė e paligjshme do tė fshehin turpet qė kanė pėrdorur pėr t’i siguruar ato.
    Ndėrsa, unė do tė vazhdoj tė shkruaj—shpresoj qė kėshtu do tė bėjnė shumė shqiptarė me vullnet tė mirė qė tė paktėn tė fusim pak arsye nė kėtė debat tė turpshėm—sepse dua qė vajzat e mia tė vogla, njė ditė, tė mund tė ecin nėpėr botė tė qeta dhe krenare pėr origjinėn e tyre shqiptare. Akuzat e kėtyre ēakejve nuk mė prekin—njė tjetėr dorė, ajo e Historisė do t’i bėjė llogaritė e tyre.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,208
    Faleminderit
    24
    74 falenderime nė 68 postime

    Pėr: Antishqiptarė jeni ju!

    Eh ne fakt ka te drejte.
    Keta i marrin votat si miq te shqiptareve dhe pastaj qeverisin si armiq te shqiptareve...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •