Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-04-2018 më 16:16

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit

    Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit “ Finest Fitness”, Alex Vargas me “Vendim - Decision ” në raundin e fundit
    NEW YORK CITY: Kan qenë 18 meçe emocionuese që sollën emocione të shumta deri në fund të turneut në ringun e famshëm Madison Square Garden më 20 prill 2018, përfshinë edhe dy boksierët e talentuar shqiptar Reshat Mati dhe Kristian Shytani.

    Ky turne prestigjoz në këtë ring, ka bërë atë, që rreth 300 shqiptarë që ndoqën turneun e Finalistve "Rrugës për në MSG" të New York Metros, të entusiasmuar nga suksesi i dy boksierve shqiptar të duken sikur ishin tre mijë shqiptar, që inkurajonin vazhdimisht dy boksieret tanë dhe brohoritur e valvitur flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare.

    Kampionati Mormon MGM, u zhvillua të premten, 20 prill në Madison Square Garden, ringun “ Hulu Teatri” e cila është konsideruar si sfida më e madh e boksierve të talentuar amerikan, për të hyrë në boksin profesionist amerikan.

    Reshat Mati, 19-vjeçari shqiptar me origjinë nga Dibra e Madhe, i cili është konsideruar si një nga boksierët më të talentur, tash për tash për moshat e reja, në SHBA, ka fitur mbrëm meçin e Turneut “New York Metro’s “Road to the Garden” , "Rrugës për në Garden” në ringun e famshëm Medison Square Garden në Nju Jork.

    Ishullori njujorkez Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit “ Finest Fitness” , Alex Vargas me “Vendim - Decision ” në raundin e fundit.

    Fitoren ai au dedikojë të gjithëve, ndërsa tha për gazetën tonë se :”Ne fituam!!!!! Shpresoj se i kam bërë prindërit, familjen, shokët, trajnerët dhe tifozët e mi - të kënaqur !!

    “Nuk mund ta bëja pa ju të gjithë, theksonë Mati,.duke shtuar se së pari dhe më shumë i faleminderohem Perëndisë, për të më dhënë kurajon dhe fuqinë për të fituar! Unë kam punuar aq shumë duke u kthyer aq i fortë pas lëndimit të shpatullës sime dhe kirurgjisë së hundës. Unë nuk mund të kisha bërë atë pa prindërit e mi, Trajnerët Aureliano Sosa Atlas NYPD Cops & Kids Boks Box Club Boks Box Akmal Zakirov HEADRUSH NY Sport Shkenca Lab, për të gjitha trajtimet terapi fizike, dhe atë mbështetjen e madhe të publikut shqiptar - vetëm kuq e zi. Ju Faleminderit!!!”

    Më tej boksieri shqiptar që thirret “Ariu Shqiptar - Albanian Bear” thotë se : “ Unë gjithnjë besoj në aftësitë e mia që unë mund të fitojë dhe nëse do të ndiehesha mjaft keq”

    Ai pranon se kundërshtari i tij ishte mjaft i fortë dhe kampion i peshës 165 pound, pro thotë Mati, kam përdorur grushtat e krahut të djathtë si rrallë ndonjë herë në ring me goditje të shpejta dhe të njëpasnjëshme.

    “Në raundin e tretë unë pashë se ai po venitej dhe vetem po mbrohej pas litarve, ndaj unë shpeshtova goditjet edhe nga krahu i majtë”.

    Tani Reshat Mati “Ariu Shqiptar - Albanian Bear”, pas kësaj fitorje të premten në turneun në ringun e famshëm Madison Square Garden më 20 prill 2018, pret të njihet me kundërshtarin e radhës në qershor meçin, i cili i hap atij rrugën për në boksin profesionist, dhe suksesin.Bota sot

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit



    Boksieri shqiptar, Reshat Mati i njohur me nofkën “The Albanian Bear” ka shënuar fitoren e shtatë në karrierë në boksin profesionist. Mati debutoi në Britani të Madhe në eventin që u mbajt në qytetin e Manchester, i organizuar nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn raporton Insporti.com.“Ariu shqiptar” për kundërshtar e pati boksierin 28 vjeçar nga Tanzania, Abdallah Luanja të cilin e mposhti me shumë lehtësi. Ai e fitoi me nokaut teknik në rundin e dytë, pasi Luanja nuk kishte fuqi të vazhdonte më shumë.Me të filluar meçi, Mati tregoi fuqinë e tij dhe mori në kontroll duke mos e lejuar për asnjë moment Luanjën të bëj diçka. Në 20 sekondat e fundit të rundit të dytë, Mati lansoi të djathtën e tij të fuqishme duke bërë që gjyqtari ta ndërpret meçin.Boksieri 21 vjeçar i lindur në Shtetet të Bashkuara të Amerikës konsiderohet me të ardhme të ndritur.Deri më tani ai ka zhvilluar 7 meçe, të gjitha fitore. Fitorja e mbrëmshme ishte e para jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke treguar talentin e tij dhe karakterin e fortë.“Ariu shqiptar” meçin e parë e ka zhvilluar në vitin 2018 kundër meksikanit Adan Ahumada, në Chicago, duke e fituar meçin me nokaut klasik, deri më tani ka zhvilluar 18 runde. Pra ka një bilanc të jashtëzakonshëm, prej shtatë meçeve, shtatë fitore. /Insporti.com/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit







    Boksieri shqiptar, Reshat Mati e ka shënuar fitoren e radhës, këtë herë përballë Vladysav Baranov.

    “Ariu Shqiptar” shkatërron ukrainasin.
    1 TETOR 2021

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit

    Momenti kur boksieri shqiptar Reshat Mati fiton ndaj meksikanit Rodriguez dhe shpallet kampion



    Boksieri shqiptar, Reshat Mati u përball në orët e mesnatës me Leonel Rodriguez në një ndeshje të planifikuar për dhjetë raunde në peshën e lehtë.

    Reshat Mati arriti të triumfoj në këtë meç dhe të mbetet i pamposhtur në 13 ndeshje, duke marrë 13 fitore.



    https://twitter.com/quiquerodriguez/...rc=twsrc%5Etfw


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •