Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Fatos Lubonja: Brukseli na serviri një raport të rremë

    Para disa ditësh, mediet tona u përmbytën nga raporti i organizatës “Freedom House”, i cili u interpretua si një raport negativ, pasi fliste për një Shqipëri që ka bërë vendnumëro.

    Pas një jave erdhi Mogerini në Tiranë dhe na dha lajmin e gëzueshëm se jo, kemi bërë “përparime të dukshme”, që justifikojnë rekomandimin për hapjen e negociatave me KE.

    Por le t’i krahasojmë këto dy raporte kontradiktore që na vijnë së jashtmi me “raportet”, që bëjnë përditë së brendshmi shqiptarët që jetojnë në Shqipëri.

    Personalisht, pasi e lexova raportin e “Freedom House”, arrita në përfundimin se ai nuk përputhej në shumë pika me realitetin që jetojmë, pasi nuk interpretonte drejt disa nga zhvillimet kryesore në Shqipëri, duke e sfumuar mjaft dramacitetin e tyre.

    Le të marr disa nga pohimet kryesore të raportit, që u lakuan nëpër media.

    I pari ishte ai, sipas të cilit: “përparimi në reduktimin e kanabisit u zhbë nga zbulimi prej organeve të antikrimit italian se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte i lidhur me një rrjet trafikantësh droge.”

    Kuptimi i këtij pohimi është se Qeveria dhe Kryeministri kanë bërë punë të mira, që kanë sjellë përparim në luftën kundër kanabizimit, por këto u zhbënë (edhe si perceptim) kur u zbulua se ministri i Brendshëm na paskësh dalë i lidhur me krimin e organizuar. Po a është vërtet kështu? E vërteta që e dinë edhe vetë aktorët në fjalë është se ajo që “Freedom House” e quan “përparim”, ishte një aksion propagandistik fasade në stilin e Edi Ramës, (Lazarati) për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, në mënyrë që t’i hapte më lehtë rrugën lazaratizimit të krejt Shqipërisë. Për shqiptarët, është e qartë se Saimir Tahiri nuk u bë ministër i Brendshëm aksidentalisht, por se u zgjodh nga Kryeministri, pikërisht si njeri i përshtatshëm për këto punë, ashtu sikurse edhe shumë njerëz të tjerë të krimit, që Rama i futi në Parlament apo në krye bashkish të vendit. Provat për këtë janë të shumta dhe të pakundërshtueshme. Le të përmend rritjen më pas në përmasa të papara të kultivimit të kanabisit, faktin se SHIK-u shqiptar ka informuar Kryeministrin e Kryeprokurorin për 128 oficere policie të përfshirë në të gjithë vendin ne kultivimin dhe trafikimin e kanabisit dhe ai s’ka vepruar; talljet me akuzat për trafik droge kur aeroplanët që e transportonin këtë i shiste për dezinfektues mushkonjash; mbrojtja ndaj Tahirit nga Kryeministri dhe deputetët e tij etj.. Pra, nuk bëhet fjalë për një hap para dhe një hap mbrapa, siç e përshkruan raporti, por për një strategji për të bashkëpunuar me krimin sëbashku me Tahirin, të cilin, mos të harrojmë, e zbuloi Prokuroria italiane jo ajo shqiptare, e cila e mbrojti kur u denoncua nga Zagani, ashtu siç vazhdon ta mbrojë edhe sot.

    Të njëjtin arsyetim meritojnë edhe dy pohime të tjera të raportit të “Freedom House”: ai se “lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës President, ndërkohë që vetë Edi Rama e ka përshkruar atë më herët si simbol të gjithçkaje që është e kalbur në Shqipëri”, si dhe ai se: “zgjedhja me maxhorancë të thjeshtë e Prokurorit të Përgjithshëm minoi seriozisht besueshmërinë e pavarësisë së Prokurorit të Përgjithshëm” duke dëmtuar kësisoj edhe Reformën në Drejtësi.

    Ajo që mungon edhe në këto dy pohime të rëndësishme, është shpjegimi se si ka mundësi që edhe paska pasur luftë kundër korrupsionit, edhe është zgjedhur si president, nga vetë luftëtarët ndaj korrupsionit, politikani më i korruptuar; se si ka mundësi që maxhoranca edhe paska punuar për të bërë një Reformë në Drejtësi me gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur, edhe zgjedh dhunshëm si Prokurore të Përgjithshme, pa përfillur frymën e Kushtetutës, një figurë që po tregon dita- ditës se është një ushtare e bindur e një pale? Përgjigjet ndaj këtyre dy pyetjeve për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, janë shumë të thjeshta: së pari, nuk ka pasur kurrë luftë kundër sistemit të korrupsionit përkundrazi ka pasur avancim të tij, ku njeriu më i korruptuar ka qenë dhe mbetet ai që është në krye të sistemit, Kryeministri; dhe, së dyti, zgjedhja në atë mënyrë e Prokurores së Përgjithshme tregon se qëllimi i vërtetë i Reformës në Drejtësi ka qenë heqja e një farë kontrolli, që ruante opozita ndaj drejtësisë dhe kapja e saj plotësisht nga maxhoranca për të shantazhuar e intimiduar kundërshtarët si dhe për t’u mbrojtur nga akuzat e shumta për korrupsion, që kanë arritur nivele të papara. Ngjarjet e fundit në Kukës dhe qëndrimi i Prokurorisë ndaj tyre ishin vërtetimi më i qartë i këtij qëllimi.

    Po ashtu, “Freedom House” flet pozitivisht për zgjedhjet e vitit 2017 duke vënë në dukje mungesën e konfliktualitetit dhe moskontestimin e tyre nga opozita. Por raporti ka harruar të verë në dukje se përpara marrëveshjes Rama- Basha, opozita, që ishte në çadër, pretendonte se në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira sepse zgjedhjet do të bliheshin (sipas modelit që ishte eksperimentuar në zgjedhjet lokale në Dibër), nëpërmjet parave të oligarkisë dhe ato të trafikantëve të drogës të lidhur ngushtë me pushtetin e Ramës. Dhe situata ishte aq konfliktuale saqë për herë të parë në historinë e këtyre 25 vjetëve, opozita nuk donte të hynte fare në zgjedhje. Fakti që Basha u shtrëngua nga ndërkombëtarët, u josh apo ble nga Rama dhe hoqi dorë nga ky plan dhe hyri në zgjedhje dhe nuk i kontestoi ato, nuk vërteton se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të blera. Po ashtu mungesa e konfliktualitetit nuk është vetëm shenjë e mirë apo ajo mund të jetë edhe rezultat i komprometimit të opozitës, intimidimit të saj nga brenda dhe jashtë si dhe e dobësimit të saj në një regjim ku maxhoranca praktikisht kontrollon gjithçka nëpërmjet lidhjeve së saj me oligarkinë dhe krimin.

    Si një provë tjetër se raporti i “Freedom House”, megjithëse kritik, nuk pasqyron dramacitetin e degradimit të vendit, do të evidentoja mospërmendjen askund të dy fenomeneve shumë domethënëse për realitetin shqiptar: ikjen masive jashtë shtetit të shqiptareve vitet e fundit dhe rritjen jashtëzakonisht të madhe të krimit të organizuar shqiptar jo vetëm në Shqipëri (ku nuk matet), por edhe në Europë (ku po matet përditë me shqetësim të madh), pasojë kjo direkt e një procesi degradimi të një ekonomie, që po mbështetet gjithnjë e më shumë te paratë e krimit. Dhe, sigurisht, me një ekonomi kriminale në rritje, nuk mund të flitet për progres dhe as për demokraci.

    E megjithatë, ja ku na vjen Mogerini dhe na flet për një përparim të dukshëm, që dukshëm është shpikur në Bruksel. Si ta shpjegojmë këtë shpikje të Brukselit? Një pjesë kanë gjetur përgjigjen më të thjeshtë: se ky raport i rremë është punë e Vlahutinit të korruptuar nga mjeshtri i korruptimit të shqiptarëve dhe ndërkombëtarve, Edi Rama.
    Të tjerë, se kjo punë bëhet për të fshehur dështimin e burokracisë së Brukselit, e cila kërkon të mbajë dhe justifikojë vetveten nëpërmjet këtij zgjerimi. Një pjesë tjetër, se ky është një vendim gjeostrategjik, sepse përndryshe Ballkani mund të bjerë nën ndikimin rus apo të Erdoganit, çka do të ishte me pasoja për Europën. Junkeri, në mbrojtje të kësaj teze, foli edhe për rreziqet që Ballkani të ribjerë në luftëra si në vitet ‘90. Një argument tjetër është ai se hapja ndaj Ballkanit Perëndimor është një strategji e europianistëve ndaj nacionalizmave në rritje në vendet kryesore europiane që kërcënojnë projektin europian. Por këtyre dy argumenteve të fundit iu kundërvu vetë europianisti Makron, sipas të cilit kjo hapje do ta dobësonte më shumë Europën e bashkuar, e cila, më së pari, ka nevojë të forcohet në kufijtë aktualë, që të mund të hapet më pas. Arsyet se pse Brukseli ka hartuar këtë raport të rremë, mund të jenë të shumta. Arsyeja më pozitive që iu ofrua shqiptarëve të zhgënjyer me këtë raport të rremë është ajo që na ofroi edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, se futja në ombrellën europiane do ta bënte më të mundur luftimin e fenomeneve që rreshtova më sipër. Po a është vërtet kështu? Kjo tezë meriton një debat të thelluar si në Shqipëri, edhe në Europë, duke iu referuar edhe përvojave të deritanishme shqiptare dhe europiane, edhe realiteteve që po jetojmë.
    Personalisht, gjykoj se të këqijat e këtij raporti të rremë janë më të mëdha sesa të mirat që mund të sjellë ai nëpërmjet hapjes së negociatave. Argumentet se përse, po i le t’i shtjelloj në shkrimin pasardhës. /panorama.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Lubonja: Brukseli na serviri një raport të rremë

    Pse këtë herë Europa duhet të n’a thotë “JO”

    Pse të këqijat e raportit të rremë të Brukselit janë më të mëdha sesa të mirat që mund të sjellë ai nëpërmjet hapjes së negociatave? Pse, edhe në qoftë hartuar me synime të mira, në vend se inkurajim për mirë, ky raport dhe negociatat mund të sjellin një inkurajim për keq? Në shkrimin paraardhës premtova të jap argumentet e këtyre pseve. Argumenti im kryesor mbështetet mbi tezën se Shqipëria, nën drejtimin e klasës së saj politiko-ekonomike, gjatë këtyre 25 vjetëve nuk ka bërë hapa para, qoftë edhe të ngadalta, në drejtimin e duhur, por ka ecur në drejtim të gabuar. Dhe, për pasojë, kjo ecje në drejtim të gabuar nuk e ka afruar përdrejt atyre që mund të quhen standardet europiane – që, me një togfjalësh të vetëm, mund të përmblidhen në “shteti i së drejtës”, – por e ka çuar gjithnjë e më shumë drejt një shteti të dështuar, të kapur nga oligarkia dhe krimi i organizuar, aq sa së fundi po quhet “narkoshtet”. Si prova për këtë do të përmendja vetëm tri gjëra që më duken më domethënëset. Së pari, ekonomia shqiptare, që ka qenë gjithnjë e dobët, informale dhe e lidhur me krimin, gjatë viteve të fundit është mbështetur, si kurrë ndonjëherë më parë, në paratë e krimit të organizuar. Së dyti, mu për shkak të këtij fenomeni ekonomik, edhe politika shqiptare është bërë gjithnjë e më shumë përfaqësuese dhe menaxhere e interesave të krimit. Së treti, si rrjedhojë e dëshpërimit që ka krijuar ky proces degradues, numri i shqiptarëve që ikin nga vendi është rritur dramatikisht vitet e fundit.

    Të mohosh këtë realitet me të dhëna të rreme apo pseudoreforma më duket punë e dobët, por, megjithatë, pyetja që shtrojnë disa dashamirës së Shqipërisë është: edhe në qoftë kështu, a nuk do të ishte më mirë që Shqipëria të futej diçka më shumë në ombrellën e BE-së, sepse kështu këto fenomene degraduese do të mund të frenoheshin më lehtë?

    Gjykoj se kjo është një tezë serioze që meriton të diskutohet si brenda vendit, edhe në qarqet europiane që do të marrin vendim. Shpresoj që ky shkrim ta nxisë këtë diskutim që në Shqipëri po shtypet nga propaganda e Ramës që synon të kompleksojë opozitën edhe çdo kritik me akuzat se kritikat ndaj qeverisë apo Brukselit po pengojnë aspiratën e shqiptarëve për të hyrë në Europë; dhe po bëhen, medemek, nga antishqiptarë të shitur apo të blerë tek armiku.

    Ruajtja e një vështrimi drejt Europës dhe standardeve të saj ka luajtur dhe luan një rol pozitiv për mosrrëshkitjen e Shqipërisë në realitete edhe më problematike, por gjykoj se hapja e negociatave, e pashoqëruar nga progresi i vërtetë në Shqipëri, do ta zhvlerësonte këtë perspektivë që, edhe kështu, ka humbur shumë me kalimin e viteve. Madje, gjykoj se një hapje e negociatave të Shqipërisë me BE në këto kushte do të kishte rrjedhoja më shumë negative sesa pozitive në terma afatgjata jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për projektin europian. Një nga rrjedhojat më negative të njohjes së një progresi të rremë do të ishte ajo se më shumë sesa një inkurajim për popullin shqiptar, kjo do të ishte një inkurajim për klasën politike që e ka katandisur vendin në këtë gjendje. Sikurse dihet, fatkeqësisht, lufta për t’u legjitimuar nga Europa është shumë herë më e rëndësishme për klasën politike shqiptare sesa lufta për t’u legjitimuar nga populli i vet. Mjaft të kemi parasysh se gjatë gjithë kohës që është akuzuar nga opozita apo nga mediet për kanabizimin e Shqipërisë dhe pasojat e tij tragjike për shtetin, Kryeministri Rama ka përdorur si argument ndërkombëtarët: “Po të ishte kështu, pse nuk flet ambasadorja e BE-së, pse nuk flet ambasadori amerikan”. Një hapje e negociatave të Shqipërisë do t’i jepte Ramës refrenin e radhës për të mohuar e përgënjeshtruar çdo kritikë e çdo kundërshtar me pyetjen: “Po atëherë, pse na u hapën negociatat?” Dhe ç’është më e keqja, kjo do t’i jepte dorë më të lirë atij për të vazhduar procesin e vënies së shtetit që drejton në shërbim të interesave të veta e të një pakice oligarkësh, të krimit të organizuar me pasoja gjithnjë e më të pariparueshme jo vetëm për ekonominë, por edhe demokracinë dhe lirinë.

    Por, prapë, do të ngulmonte dikush, hapja e negociatave do ta bënte më të frenueshëm këtë proces nëpërmjet mekanizmave të negocimit. Duke iu referuar edhe përvojës së deritanishme të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, gjykoj se, veçanërisht në kushtet ku ndodhet sot BE, fuqia e saj negociuese e korrigjuese është shumë e vogël dhe gjithnjë e më në zvogëlim sepse edhe autoriteti dhe legjitimiteti i saj është në rënie. Kjo duket edhe në pafuqinë e saj për të frenuar fenomenet antibashkim dhe autoritariste që po ndodhin brenda kufijve të saj aktualë. Shembulli i Turqisë që i ka hapur negociatat që më 2002 dhe ka bërë hapa dramatike prapa, mund të ishte një shembull tjetër. Në terma afatgjata, në kontekstin e një procesi të Bashkimit Europian të vënë gjithnjë e më në vështirësi nga prirjet antieuropianiste, nacionaliste, autoritariste, një Shqipëri me shtet të kapur nga krimi do të ishte një argument më shumë për të zhbërë projektin europian. Prandaj, ashtu siç e shikoj unë realitetin shqiptar dhe europian, Edi Rama dhe njerëzit që e mbështesin kanë nevojë, sa s’është vonë, të marrin nga BE ultimatume për gjendjen se si e kanë katandisur vendin dhe jo inkurajime dhe legjitimime.

    Panorama
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Fatos Lubonja: Brukseli na serviri një raport të rremë

    Diskutimi i Lubonjes duket si diskutim antipatriotik por nuk ka patriotizem me te larte se sa te kerkosh te drejten dhe te verteten. Dhe ne qofte se kane nje gabim te huajt kane qene keto lloj raporte qe e kane mbajtur ne kembe kete klase politike.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Lubonja: Brukseli na serviri një raport të rremë

    Lubonja ka mbetur si i fundi mohikaneve, ne luften e tij intelektuale e gazetareske ne kerkim te se vertetes. Numerohen me gishtat e dores sot intelektualet qe nuk kane bere pakt apo kompromis me qeverine.

    Megjithate personalisht mendoj se afrimi ne paradhomat e BE-se, do shoqerohet me monitorim pak me te hollesishem dhe rritje kerkesash per llogari-dhenie.
    Historia jone e ka treguar se pa na e zgjatur doren dikush, nuk e nxjerrim dot gomarin nga balta...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (25-04-2018)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Fatos Lubonja: Brukseli na serviri një raport të rremë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Lubonja ka mbetur si i fundi mohikaneve, ne luften e tij intelektuale e gazetareske ne kerkim te se vertetes. Numerohen me gishtat e dores sot intelektualet qe nuk kane bere pakt apo kompromis me qeverine.

    Megjithate personalisht mendoj se afrimi ne paradhomat e BE-se, do shoqerohet me monitorim pak me te hollesishem dhe rritje kerkesash per llogari-dhenie.
    Historia jone e ka treguar se pa na e zgjatur doren dikush, nuk e nxjerrim dot gomarin nga balta...
    E vertet qe ka mbetur si i fundit i mohikaneve,eshte kthyer ne nje intelektual qe po mundohet te fusi nje ndergjegje civilizimi ne ate popull qe eshte shkaterruar moralisht...

    Po nuk e merituam nuk kemi se per çfare do na duhet BE-ja.

  7. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Lubonja: Brukseli na serviri një raport të rremë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E vertet qe ka mbetur si i fundit i mohikaneve,eshte kthyer ne nje intelektual qe po mundohet te fusi nje ndergjegje civilizimi ne ate popull qe eshte shkaterruar moralisht...

    Po nuk e merituam nuk kemi se per çfare do na duhet BE-ja.
    BE-ja aktuale s’ka praktikisht asnje interes te merret me ne.
    Ndaj edhe ka sjell gjithmone zyrtare te niveleve me te ulta qe jane bere pal me llumin e politikes.
    Ne momentin qe t’i afrohesh drejt tyre vetvetiu do ekspozohesh me teper dhe do te ndjekin me lupe me te mprehte. Do vleresohesh me imtesisht per ato qe ke bere (kryesisht te keqijat meqe s’dijme te bejme te mira).
    Vetem kaq fiton dhe nuk eshte pak ..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Lubonja: Brukseli na serviri një raport të rremë

    Analiza e Lubonjës/ “Gjermania na ka lënë pezull”

    Analisti Fatos Lubonja komenton rolin e Gjermanisë në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në emisionin “Studio e Hapur”, Lubonja thotë se për momentin qëndrimi i Gjermanisë në raport me Shqipërinë është më shumë “JO” sesa “PO”, por në këtë çështje sheh të përfshirë edhe rastin “Tahiri”.

    “Të them të drejtën, sepse deri tani jemi të informuar vetëm nga mediat pasi nuk kemi informacione nga andej. Unë e fus edhe Tahirin në këtë çështjen e negociatave. Nuk është aq e thjeshtë sa të thuhet “Fut Tahirin në burg që të marrësh negociatat”. Atë e fut drejtësia në burg dhe keta dhe ata e dinë. Unë them që edhe kjo ideja që “po tha Merkeli “po” është e prerë, nuk qëndron më. Thotë ajo “po”, por thotë Makron “Jo”, etj. Mendimi im është që ata na kanë lënë pezull. Është më shumë “jo” se “po” për mua” – tha Lubonja.

    Ai është i ashpër me Ramën për të cilin thotë se me menyrën si po qeveris, BE nuk duhet t’i japë oksigjen, por një ultimatum.

    “Është antishqiptare ta futësh Shqipërinë në këtë gjendje dhe t’i japësh frymëmarrje kësaj qeverie që duhet ndëshkuar. Me arrogancën e këtij kryeministri që shkon dhe atje dhe na thotë të gjuthëve “kazan”. Si mund ti japësh këtij frymëmërrje dhe për më shumë. Ky ka nevojë për ultimatum dhe jo konfirmim” – thotë Lubonja në analizën e tij. ©LAPSI.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •