Zhvillime te reja historike po ndodhin ne rradhet e levizjes palistineze ku me ne fund, pas nje trysnie amerikane, Arafati pranoi te ndaje pushtetin e tij absolut me nje lider te ri te emeruar nga parlamenti palestinez, si kryeminister per te ndertuar shtetin e ri palestinez. Kryeministri i ri eshte Abu Mazen
emerimi i te cilit eshte pritur me entuziazem ne Washington, pasi hap dritaren per administraten Bush qe te shpalosi planin e saj te paqes te mbiquajtur "roadmap to peace"- "harta e rruges per paqe". Ne kete plan, administrata Bush do te ofroje njohjen dhe krijimin e nje shteti palestinez krah per krah atij izraelit. Ne shkembim te heqjes dore nga terrorizmi dhe intifadat, amerikanet do te mbulojne koston financiare per te ngritur ne kembe institucionet palestineze dhe per ti dhene nje hov ekonomise palestineze qe aktualisht eshte inegzistente.
Plani pritet te beje thirrje edhe per ndalimin e te gjitha ofensivave ushtarake nga ana e Izraelit ne Gaza dhe Bregun Perendimor, ndalimin e instalimeve izraelite ne tokat e pushtuara, njohjen nga ana e izraelit te autoritetit te ri te krijuar ne Palestineze, terheqje graduale e forcave izraelite nga tokat e populluara nga palestinezet.
Me varrosjen e Akordit te Oslos, plani i ri i administrates amerikane ka per qellim qe te rinisi nga fillimi ne nje rruge te re procesin e paqes ne ate pjese te botes. Zhvillimet e reja jane te paprecedent deri me sot nga komunikimi direkt qe administrata Bush ka bere tek te dyja palet. Me pak fjale, administrata nuk e ka lene me paqen ne duart e te dy paleve, por po ua dikton paqen te dy paleve.
Krijoni Kontakt