Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

    Biznesi i vogël ka ulur qepenat në të gjithë vendin në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për ta përfshirë në skemën e TVSH-së. Në të gjitha tregjet e qyteteve të mëdha tregtarët iu përgjigjën nismës së opozitës për të protestuar kundër qeverisë.

    Në tregun tek Medreseja, tregtarët thanë se taksa e re po i çon drejt falimentimit, pasi fuqia blerëse ka rënë prej vitesh.

    “50 mijë lekë në muaj i do ekonomisti, 800 lekë çdo muaj e do blloku i faturës tatimore, duhen para për koalidimin e kasës një herë në vit, taksa të tjera po ashtu, po shkojmë drejt falimentit” u shpreh një tregtare tek Medreseja në Tiranë.

    “Po na pinë gjakun. Asgjë nuk po formalizohet. Po shkojmë drejt falimentit. Ne vetëm nxjerrim lekë, nxjerrim lekë, deri sa tani do falimentojmë fare” u shpreh një tjetër.

    “Duhet t’i kishim mbyllur qepenat me kohë, jemi të vonuar, taksat janë shtuar. Ka dy vite që nuk blen më njeri. Muajt e fundit kemi dalë me humbje” u shpreh një tregtare në intervistat për Neës24.

    Të irrituar kanë qenë edhe tregtarët e Durrësit. Një tregtare tregoi se Edi Rama kishte ardhur në fushatë në këtë treg dhe i kishte thënë tregtarëve se nuk do të paguajnë TVSH.

    “Përse i bën kto pislliqe ai? Ne vujmë për çapën e bukës! Ku është ai Edi Tama të thotë për ca ju premtova, apo sot që zuni karrigen i ka harru. Si veri, si jug duhet ta përmbysi kët maskara. Kemi parë taksa, po kurrë në kët pikë”.

    Të ngrihet veriu dhe jugu? Ku do shkojmë të hamë ne? Edi Rama ta mbajë fjalën ai maskara atje ku është, ai qelbanik!” u shpreh e irrituar tregtarja.

    Futja e skemës së TVSH do të aplikohet edhe për të gjithë bizneset me xhiro nga 50 milion lekë të vjetra deri në 20 milion.

    Nga 1 Prilli, tregtarët detyrohen të paguajnë taksën e re që do t’i ulë fitimin. Por biznesi i vogël thotë se gjendja është vështirësuar vitet e fundit. Fitimet janë të ulta dhe shumë prej tyre rrezikojnë falimentimin nëse ngarkohen me një taksë të re.

    Për ta evituar pagesën e TVSH-së, opsionet janë disa. Biznesi i vogël mund të rrisë çmimet duke ia kaluar barrën e pagesës blerësve. Në këtë rast ekziston rreziku i largimit të klientelës, duke marrë parasysh se fuqia blerëse është në rënie.

    Opsion tjetër është fshehja e xhiros, nëpërmjet mosdeklarimit. Mosdhënia e kuponit tatimor në këtë rast rrezikon gjobat e rënda të tatimeve.

    Si në rast falimentimi të biznesit të vogël, ashtu edhe nëse rriten çmimet, blerësi orientohet drejt bizneseve të mëdha pas këtij vendimi të qeverisë. Rrjetet e supermarketeve, lokaleve apo restorantevev të mëdha dhe biznese të tjera me xhiro mbi 50 milionë lekë dhe që tashmë janë në skemën e TVSH, janë të favorizuara nga ky vendim i qeverisë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

    Gjithe kjo situate te kujton deja-vu e kioskave.
    U hoqen fukarenjte nga trotuari qe shisnin qepe, pras dhe hudhra, per t’i lene vendin kioskave te bukura te Top Channelit.
    Nese sot del te shesesh tranguj apo fara lule dielli, te vjen policia e bashkise se Lal Erit e t’i merr te gjitha. Ha edhe noi shkop gome po guxove te dalesh prape.

    E njejta situate dajaku po ndodh me biznesin e vogel. Duke e falimentuar ate me nji mal me taksa, vendin e dyqaneve te thjeshta do e zejne 3-4 zinxhirr supermarketesh ne te gjithe vendin.
    Eshte nisme absurde sepse keto biznese te vogla ishin menyra e vetme e vetpunesimit. Sipas shifrave zyrtare mbi 90% e ketyre bizneseve kane 1 deri ne 2 persona te punesuar. Nderkohe qe me gjithe kete barre taksash po ja heqim kafshaten e gojes mijera e mijera shqiptareve, pa marre parasysh efektet e tjera negative ekonomike e sociale qe do vijojne me pas.
    Dhe gjithe keto peshqeshe i dedikohen Robin Hudit rilindist, qe ia u merr te varferve duke ia dhuruar te pasurve!!!

    PS: Vetem noi rrebelim si ai Kuksianeve mund te filloj ta drejtoj vendin nen shinat e duhura..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

    Dy fytyrat e Edi Ramës me tregtarët e vegjël, para dhe pas zgjedhjeve

    Çlirimi i biznesit të vogël nga taksat ka qenë ndër kuajt e preferuar të Edi Ramës në betejën e fushatës së PS në vitin 2013. Në opozitë, Rama i shkonte tregtarëve derë më derë dhe dëgjonte me durim ankesat për rënien e fuqisë blerëse, për barrën e rëndë të taksave apo se si shtynin me vështirësi ditët duke menduar për falimentimin.

    Edi Rama i shtrëngonte duart, i përqafonte në fushatë, tregonte mirëkuptim dhe mbështetje që pasoheshin nga konferenca shtypi, ku i qahej halli tregtarëve, bëheshin llogaritë e dyqaneve të vogla dhe përsëriteshin premtimet për taksa zero.

    Para zgjedhjeve të vitit 2017, mburrej me lehtësirat e krijuara për bizneset e reja. Në një takim me të rinj që sapo kishin hapur një biznes, Rama e quajti një stimul shumë të madh për biznesin e vogël heqjen e taksave. “Edhe e përgjysmuar siç ishte, prap ishte problem” është shprehur Rama duke folur me ta para zgjedhjeve.

    Në asnjë pikë të programit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e shkuara nuk u përmend mundësia e rikthimit të biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

    Përkundrazi, në fushatë përmendej si arritje heqja e tatimit për biznesin e vogël, si një përfitim për 83 mijë familje që mbijetojnë me këto biznese.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

    O Duke, e ke me te lehte te thuash njehere e mire " Mos votoni Ramen" sesa te harxhosh me ore te tera me lajme dhe copeza analizash per te thene te njejten gje!

    Mos i bje nga Kina, futja mes shkurresh!

    A me thua Duke, cila eshte alternativa nese Rama nuk eshte ne pushtet?

    Na trego, se ndoshta ndryshojme mendje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    O rika mendimin tim per Ramen e kam shprehur qekur ishte minister i kultures ketu tek forumi. Keshtu qe nuk ke ngel ti te nxjerresh konkluzione kuturu pa me njohur.
    E shikoj qe ne çdo rast e ke me merak te madh shendetin e Rames, por s’kemi gje personale me ate, por me ato qe ai ben.

    Se dyti ketu temat e dites diskutohen. Ndoshta per ty teme dite eshte sperkatja e rrushit me acid. Megjithate ka ketu nenforume te kesaj natyre ku t’i mund te shpalosesh aty gjithe dijen tende enciklopedike.

    Se treti kur niveli jeteses ketu eshte skandaloz me te ardhura minimale ku ka familje te tera qe jetojne me 2-3 dollare ne dite, besoj kemi njefare te drejte per te reaguar. Shteti perballe ketij fakti te njejtes shtrese i shton sa te mundi barra fiskale duke ja dhuruar 4-5 oligarkeve feudale qe hajne e pijne me kryeministrin!!! Ty mund te te ngjaje si copeza analize keto, por ne fakt eshte pasqyre e realitetit te hidhur me te cilin konfrontohemi çdo dite..

    Prandaj o mendjendritur eshte i domosdoshem reagimi ndaj gjithe ketyre padrejtesive. Sepse Rama nuk do kete me kohe te mbjelli palma e te hapi ekspozita pikturash neper bote me taksat e mia dhe te tuat, por do terhiqet dalngadale nga marrezite e tij.
    Fal revoltes se kuksianeve shqiptaret per momentin nuk paguajne 5 euro ne rrugen e kombit...


    Duke, Banaliteti eshte mungese edukate dhe diturie!

    Shoku, pyetja ime per ty ishte, cila eshte alternativa, nuk ke nevoje te perserisesh ate qe e dime, se çfate ka bere dhe ç'eshte Rama.

    Nuk me i tereson Rama dhe as jam simpatizant i tij, apo POLITIKES SHQIPTARE te pergjithshme (majtas dhe djathtas).


    Duke, kete rrealitet ke pasur 27-28 vitet e fundit, vetem partite ndryshuan, KAOSI dhe PADREJTESIA ka qene konstante.

    Nuk ke pse te na e nenvizosh ti, se nuk jemi te verber dhe as naive. Kete rrealitet jetojme dhe ne!

    Ja e hodhe Ramen poshte, sipas teje, pa na ndriço me idete tuaja, cila eshte alternativa?


    Ose pergjigju me ndonje argument ose mos u lodh me kundersulme mediokre!

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

    Perfundimisht nuk ja vlen me te meresh fare me politike , lojerat e tyre di vazhdojne gjithmone...

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Duke, Banaliteti eshte mungese edukate dhe diturie!

    Shoku, pyetja ime per ty ishte, cila eshte alternativa, nuk ke nevoje te perserisesh ate qe e dime, se çfate ka bere dhe ç'eshte Rama.

    Nuk me i tereson Rama dhe as jam simpatizant i tij, apo POLITIKES SHQIPTARE te pergjithshme (majtas dhe djathtas).


    Duke, kete rrealitet ke pasur 27-28 vitet e fundit, vetem partite ndryshuan, KAOSI dhe PADREJTESIA ka qene konstante.

    Nuk ke pse te na e nenvizosh ti, se nuk jemi te verber dhe as naive. Kete rrealitet jetojme dhe ne!

    Ja e hodhe Ramen poshte, sipas teje, pa na ndriço me idete tuaja, cila eshte alternativa?


    Ose pergjigju me ndonje argument ose mos u lodh me kundersulme mediokre!
    Pyetjet e tua me tendence se per çfare temash duhet me fol, moren pergjigjen e merituar.
    Meqe po insiston, ta kam thene troç se ç’mendoj per treshen Rama-Basha-Veliaj dhe sesi duhen larguar.
    Po s’jam as zot dhe skam as fuqi mbi-natyrore per ta bere kete gje.

    Per tu kthy tek tema ne fjale, vetem rrebelim i çdo shtrese per probleme te caktuara mund ta permiresojne situaten. Rasti i Kukesianeve e vertetoi kete.

    Prandaj kot lodhesh ta kondicionosh diskutimin me pyetjet ironike te holla prej pelhure. Nese s’je dakort qe duhet reaguar thjeshte komento diku tjeter..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •