Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Nga Poli Hoxha

    Mbrëmjen e djeshme, ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, gjatë një interviste për Blendi Fevziun në emisionin e tij “Opinion” dha një përgjigje amorfe, për protestën e kuksianëve dhe aksionin politik të opozitës, e cila thotë se kërkon rrëzimin e qeverisë Rama, nëpërmjet “mosbindjes civile”.

    Nga njëra anë ai theksoi, se çdo protestë është legjitime në demokraci, kurse nga ana tjetër “kërcënoi” me burg!

    Për protestën e kuksianëve, të cilët arritën të bëjnë atë që bënë në traun e Kalimashit që ka vënë Rama së bashku me koncesionarin, tha se dhuna duhet të përballet me pasoja ligjore. Kurse për “mosbindjen civile” dhe më konkretisht për aksionin e bllokimit të rrugëve si mesazh ndaj qeverisë së shurdhët të Ramës, ai deklaroi se ata që e bëjnë këtë duhet të jenë të gatshëm, që të shkojnë në burg.

    “Në çdo demokraci njerëzit kanë të drejtë të ngrenë zërit. Nëse përdorin dhunë apo nuk paguajnë taksa, njerëzit duhet të jenë të gatshëm të përballen me pasojat ligjore. SHBA ka traditë të gjatë me mosbindjen civile. Ata protestues në Shtetet e Bashkuara që kanë bërë mosbindje civile, kanë qenë të gatshëm të shkojnë edhe në burg”, tha tekstualisht për këtë çështje, ambasadori Lu.

    Ambasadori theksoi se në çdo demokraci njerëzit kanë të drejtë zërin, por nuk mundi të shpjegojë dot (ose nuk donte), se si mund të sillesh me një qeveri, që as e dëgjon dhe as e pyet popullin për vendime, që kanë të bëjnë direkt me xhepin e tyre dhe mbijetesën.

    Çfarë duhet bërë me një kryeministër, që e quan popullin e vet “organ gjenital i lodhur”, të cilit nuk i ngrihet koka çfarëdo që ti bësh?!

    Me një qeveri, që ngre stadium dhe teatro me kulla oligarkësh brenda; që rrit taksat e biznesit të vogël e të mesëm, me një të rënë të lapsit; që kërkon të mbush vrimat në buxhetin e shtetit të vënë në shërbim të 4-5 biznesmenëve me paratë e ndihmës së mbijetesës; që bën ligje për importin e plehrave kur nuk menaxhon dot ato që ka këtu brenda; që jep dhjetëra milion euro parapagim, për incenerator që do të helmojnë ajrin e jetën e banorëve ku do të ngrihen; që jo vetëm nuk ka sjellë në Shqipëri ndonjë investitor të huaj, por ka përzënë edhe ata pak që gjeti kur erdhi në pushtet; që ka 5 vjet që as rrit rrogat e pensionet dhe as i indekson ato, ndërkohë që çmimet e ushqimeve kanë shkuar në stratosferë; që nuk ndërton dot asnjë kilometër rrugë, edhe pse ka dhjetëfishuar taksën e qarkullimit?!

    Jep koncesione e leje në lumenj e bregdet, pa asnjë garë, transparencë dhe konsultim me banorët dhe opinionin; një kryeministër që mbjell e shkul palma në miliona euro, ndërkohë që nga ana tjetër nuk mbaron dot as 10 kilometra të autostradës, Tiranë-Elbasan?!

    Një Ramë arrogante e cinik, që tall e sulmon njerëzit e thjeshtë kur e kritikojnë, vetëm nga emri apo fotot që kanë në Facebook?!

    Një Edi Ramë që “bën shtet” duke futur fukarenjtë në burg, për një faturë dritash apo sahat uji të pavënë, por mbron Tahirin dhe nuk arreston bashkëpunëtorët e tij drejtorë policie, që ngritën skemën më kriminale të parë ndonjëherë, kanabisimin e vendit?!

    Si mund të sillesh me një qeveri ministrash multilmilionerë të shkëputur krejtësisht nga realiteti, që tallen hapur me popullin më të varfër në Europë; që shpërndan qindra milion euro për Vilma Nushin dhe oligarkë të tjerë, kurse nga ana tjetër i thotë nënshtetasve të vetë, që të paguajnë taksë për rrugët që i kanë paguar njëherë?!

    Çfarë gjuhe dhe logjike mund të kuptojë një kryemistër që pa ju dridhur qerpiku, paratë e buxhetit të shtetit, nuk i llogarit si të popullit dhe të marra prej tij?!

    Që nuk ndërton dot një shkollë, kopsht, spital apo një lulishte ku të luajnë fëmijët, por përkundrazi mbjell kulla për miliarderë, që nuk paguajnë as taksa për ato?!

    Mjafton vetëm të ngresh zërin që përplaset në vesh të shurdhët, zotit Lu?!

    Një orë protestë e kuksianëve mjaftoi, që e gjithë Shqipëria të kuptojë se çfarë lloj “ngritje zëri” dëgjon dhe kupton ku lloj kryeministri.

    Vetëm 6 muaj më parë, ambasadori Lu, gjatë një takimi me një grup të rinjsh në Rrëshen ju tha atyre me gojën plotë, se nëse qeveria nuk ju përgjigjet; ju keni të drejtë ta rrëzoni atë.

    “Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia”, porositi ai popullin shqiptarë 6 muaj më parë.

    Vini re me kujdes fjalorin që përdor; rrëzojeni!

    Jo largojeni siç duhet të ndodh rëndom në një demokraci normale, ku qytetarët e ndëshkojnë qeverinë e tyre me votë

    Dhe sot përfundimisht, pa asnjë dilemë, të gjithë shqiptarët e kanë të qartë që kanë të bëjnë me një kryeministër dhe një qeveri, që jo vetëm nuk i dëgjon dhe natyrisht nuk ka si tu përgjigjet, por edhe i rrjep dhe tall duke i quajtur; “ai miku që nuk ngrihet dot”.

    Cilin Donald Lu të besojmë e të dëgjojmë; atë të Rrëshenit që i jep të drejtë popullit të rrëzojë këtë lloj qeverie, apo atë të Fevziut, ku protestuesit i “dekurajoi” me burg?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2018
    Vendndodhja
    Athine,Greqi
    Postime
    24

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Interesi....jashte Rama jashte Lu-ja,me majtista nuk behet Shqiperia,Shqiperise i duhet nje nacionalizem i paster shqiptar por shqiptaret nuk e kuptojne kete gje qe majtistat na kan q... k..... qe ne kohen e Enver Hoxhes.Duhet te marrim shembullin e Hungarise Hungaria me qeverine socialiste ne 2009 ka qen me keq se Greqia e sotme nga ekonomia, sa erdhi Viktor Orbani (kryetari i partise nacionaliste te Hungarise) ne qeveri u rriten me pagat 14 %....ka edhe shembuj te tjere po sme kujtohen keto momente.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Citim Postuar më parë nga 1912 14/88 Lexo Postimin
    Interesi....jashte Rama jashte Lu-ja,me majtista nuk behet Shqiperia,Shqiperise i duhet nje nacionalizem i paster shqiptar por shqiptaret nuk e kuptojne kete gje qe majtistat na kan q... k..... qe ne kohen e Enver Hoxhes.Duhet te marrim shembullin e Hungarise Hungaria me qeverine socialiste ne 2009 ka qen me keq se Greqia e sotme nga ekonomia, sa erdhi Viktor Orbani (kryetari i partise nacionaliste te Hungarise) ne qeveri u rriten me pagat 14 %....ka edhe shembuj te tjere po sme kujtohen keto momente.

    Ti shave Komunistat dhe Majtistat, por e dije ti se Viktor Urban ka qene anetar i partise Komuniste, ashtu si babai i tij?

    Dhe para se te shpallesh Nacionalist i thekur, ishte nje nga liderat e te Majtes Europiane.

    Ne Shqiperi nuk ka as te Majte dhe as te Djathte, ne nuk marrim vesh nga ideologjite dhe nga politika.

    Nuk kemi patur histori apo kukture demokratike, asnjehere!

    Jemi akoma injorante persa i perket botes se civilizuar, prandaj dhe e kemi te veshtire bashkejetesen me boten e civilizuar.

    Jemi ne purgator!

    Si Rama, si Berisha, si Basha , si Meta, si Kryemadhi , si ky e si ajo jane qe te gjithe te nje llumi, te etur per pushtet dhe para.

    Ja e hoqem Ramen, kush sipas jush eshte i denje per ate fron?!

    Per çfare nacionalizmi flet?!

    Vendet Skandinave (me nivelin e jeteses dhe edukimit me te larte ne Europe, dhe ne 10 vendet me te mira ne bote) jane vende Socialiste!

    Edhe Gjermania, Anglia dhe Franca jane vende socialiste, por mos i ngaterro me PSne e Shqiperise.

    Ne Shqiperi Demokracia dhe Socializmi ekzistojne vetem ne emer.

    Rreziku me i madh qe i kanoset Shqiperise nuk eshte Rama, por mungesa e nje personi te ndershem!

    Rama nuk eshte i perjetshem, sot vjen ne pushtet e neser iken, problemi qendron se nuk ka alternativa te denja per te udhehequr.

    Tashme, politika Shqiptare eshte si lufte Klanore per terren.

    Shqiptaret jane kaq pa integritet dhe nder sa i luten SHBAse te na drejtoje si te sillemi brenda shtepise sone.

    Dhe nese kjo eshte alternativa, atehere jepja çelsat botes e te vine e te behen zoter te Shqiperise!

    Çfare kombi jemi tani?

    Frikacake
    Pa nder
    Tradhtare
    Ziliqare
    Mashtrues
    Injorante
    Kriminele

    Mireserdhet ne Xhungël!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2018
    Vendndodhja
    Athine,Greqi
    Postime
    24

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Nuk ka rendesi cfare ka qen zoti Orban (plus qe nuk e dija falimederit per informacionin) un dua te them se ai e ndryshoj shtetin e vete si naconalist.

    E dyta jam dakort me ty qe ne Shqiperi ska as te majte as te djathe sepse nuk marrim vesh nga keto gjera, edhe faijn per kete gje ja ve republikes popullore te Shqiperise.

    Nga ata polikanet qe kemi sot asnje nuk eshte i persosur per te udhehequr kete shtet por besoj se nje njeri me ide nacionaliste te pastera mund ta udheheqi Shqiperine.

    Keto vende qe permende qe ''kan socializmin si sistem'', nuk jan vende te pastera socialiste por jan nje miks i kapitalizmit e socializmit (jam duke folur per vendet Skandinave) plus qe mendoj keto shtete si ne kapitalizem ose ne socializem do jen njesoj nga ekonomia se lekun e kan.Merr shembuj te tjere si Kuba ose Venezuela.Nje shtet me socializem te paster gjithmon ka deshtuar, historia e ka deshmuar

    Por ca ti bejme neve zotit Rama qe e ka shit Shqiperine tek Europianet edhe Amerikanet...por do e marri ''mesimin'' e vet kur te hy ne BE...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Nacionalizmi eshte po aq deshtues sa Socializmi i paster (Gjermania ne luften e dyte boterore).

    Nacionalizem dhe atdhedashuri nuk jane njesoj.

    Eshte e vertete, vendet Skandinave jane Social- Kapitaliste, kapitalizem i kontrolluar jo si Amerika, Anglia dhe Shqiperia ki kapitalizmi lobon politiken dhe ven ligjet!

    Per nje vend te vogel si i yni sistemi Skandinav eshte me i miri.

    Shqiperia ka nevoje per nje lider pragmatik, dhe mbi te gjitha te ZGJUAR.
    Nje person (jo nacionalist) qe shikon interesat e Shqiptareve dhe qe te kete nje largpamje per te ardhmen e Shqiperise.

    Nje person qe ka integritet, nder dhe rrespekt.

    Por, si ky person nuk ka te tille ne Shqiperi, keshtuqe te gezojme Statu Quo qe kemi patur me dekada te tera!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Orbani nuk ka qene anetar i partise komuniste, por vetem pioner i partise ne menyre inkoshiente siç zgjidheshin dikur 13-14 vjeçaret shallkuq tek ne!
    Po ta lejme Hungarine se e ka shendoshur ekonomine e saj dhe te shohim vendin tone.

    Protesta e fundit jo-partiake tregoi se qeveria terhiqet perballe reagimit popullor. Kjo eshte e vetmja menyre per ta mundur status-quo dhe per ta pastruar politiken nga kanceri qe e dominon (ne menyre kronologjike Rama-Basha-Veliaj).
    Po te kishim qene pak me ekzigjent si popull, pra mos ta merrnim kthesen çdo 8vjet por me shpejte, keta tre emrat e fundit do ishin ne pension politik sot!
    Madje po ky popull do e kishte perbuzur gjithe propaganden pro-Rames te ambasadorit Lu, qe e ka mbeshtetur kete skizofrenin ne çdo marrezi per intereset e tija ne kurriz te popullit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Nuk ka qene adoleshent o shoku ka qene mbi njezet vjeç kur i thye blloku lindor dhe Hungaria u nda nga administrimi Rus.

    Dhe ka qene anetar i grupit rinor Komunist!
    Ne mosjhe 14-16 ka qene sekretarini rinise komunsite, dhe me pas anetar partie.
    Jo fatos dhe as Yllke, por anetar!

    Pastaj u be "social-demokrat" pasi na paskesh qene naiv.

    Kot merremi me Hungarine, por nuk eshte shembull per tu marre, pasi dhe ata vuaj e nga korrupsioni dhe autokracia!

    Proteste jo patriake?!

    Po Basha me Kryemadhin pse po e kryesojne?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilir-Arber : 09-04-2018 më 07:00

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Nuk ka qene adoleshent o shoku ka qene mbi njezet vjeç kur i thye blloku lindor dhe Hungaria u nda nga administrimi Rus.

    Dhe ka qene anetar i grupit rinor Komunist!
    Ne mosjhe 14-16 ka qene sekretarini rinise komunsite, dhe me pas anetar partie.
    Jo fatos dhe as Yllke, por anetar!

    Pastaj u be "social-demokrat" pasi na paskesh qene naiv.

    Kot merremi me Hungarine, por nuk eshte shembull per tu marre, pasi dhe ata vuaj e nga korrupsioni dhe autokracia!

    Proteste jo patriake?!

    Po Basha me Kryemadhin pse po e kryesojne?!
    Mosha 14-15 vjeç nuk eshte tregues se çfare ka perfaqesuar dikush. Perkundrazi gjen me dhjetera politikane sot aktiv ne vendet e lindjes qe kane qene te angazhuar deri ne mesin e viteve 80-te, me partite perkatese komuniste.
    Orbani mund te jete populist tipik, por u votua per te treten here pas nje pjesmarrje masive votuesish. Arsyen e gjen tek rritja e ekonomise dhe ulja e papunesise, diku tek 3%.

    Sa per protesten nuk e di ku e pe Lulin me Moniken ti tek rrebelimi i kuksianeve?
    Kjo proteste ishte nje shuplake per te gjithe. Shuplake per qeverine, e cila u terhoq te pakten per kuksianet sa i perket takses.
    Shuplake per opoziten, nese do guxoj te sajoj taksa te kesaj natyre kur te vij ne pushtet.
    Ishte shuplake per sistemin e drejtesise, qe hesht perpara vjedhjeve legale.
    Shuplake madje edhe per keta nderkombtarucet qe na vijne verdalle neper Tirane, duke i bere avokatine marrezive te Rames..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Cilin Lu të besojmë e dëgjojmë; atë të Rrëshenit apo atë të Fevziut?!

    Ore, edhe per plehrat kimike u ngrit populli (pa thyer xhama dhe pa vene zjarrin), por ne shesh u duken dhe Basha me Berishen, dhe iken me bishtin nen kembe.

    Basha me Kryemadhin i PERDORIN protestat per manovra politike, jo se gjoja iu dhimbsen populli.
    Nuk mendoj se je kaq naiv o mik.

    Ti thua se eshte shuplake per opoziten kur te vije ne pushtet?!

    Eshte e njejta Opozite qe krijoi Gerdecin, vrau 4 protestues, dhe po te vazhdojme me tej ne histori, sulmoi parlamentin me.tank dhe arme, krijoi 1997 dhe tragjedite qe prodhoi ajo kohe, po ashtu, e njeta Opozite qe na dhuroi fajdet!

    Ti ose je shume i ri per te kujtuar, ose e ben me dashje anashkalimin!

    Zoteri, une nuk jam tifoz i Rames, jam shume dakord qe POPULLI (jo.politika) te ngrihen ne kembe per te drejtat e tyre.

    Nuk eshte e llogjikshme qe te kesh shpresa te kjo Opozite sot (qe eshte e njejta me vite te tera).
    Politika Shqiptare eshte mberthyer nga autokrate dhe Kriminele (djathtas dhe majtas), nuk ka shprese per sa te jene keta persona ne politike.

    Ajo ç'ka ndodhi ne Kukes do harrohet, ashtu siç u harrua Gerdeci dhe vrasjet e 4 protestuesve etj etj.

  10. #10

    Ti me duket se ben monolog me veten. Me adreson gjera qe s’i kam thene, shpresa, anashkalimi etj etj. Hapi syte se nuk je para pasqyres ketu..

    Per here te fundit protesta 100% e legjitimuar e kuksianeve per heqjen e taksave ishte nje hap perpara te gjitheve: shtetit, opozites, shoqerise civile, mediave, nderkombetareve qe kane marr rolin e arbitrit dhe organeve te drejtesise! Fal kesaj proteste qeveria eshte terhequr per momentin nga aplikimi i kesaj takse.
    I vetmi qe nuk e pranon kete eshte trimi prej pambuku Rama dhe tufa e dhjerramaneve qe i vijne nga mbrapa...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •