Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Rama tërhiqet për taksën e Rrugës së Kombit

    Kryeministri Rama është tërhequr pas nga vendimi i tij për të mos negociuar me konsecionarin për rishikimin e pagesës së takës në Rrugën e Kombit për banorët e zonës.

    Rama i ka kërkuar ndjesë këtyre të fundit, me arsyen se qeverisë së tij i ka munguar intuita siç e thksoi ai për të dhënë sqarimet dhe shpjegimet për një vendimmarrje të tillë.

    Megjithatë, kryeministri premtoi se pagesa e tarifave në këtë aks rrugor nuk do të fillojë deri sa të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

    “Opozita e ka humbur rrugën dhe kërkon që të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e tyre pa krye, por unë do merrem me atë që është detyra jonë e ditës; shpjegimi me durim i çështjes që ka krijuar pakënaqësi të ligjshme të banorëve të zonës së Kukësit, – tha Rama nga foltorja e Kuvendit, ku në sallë mungonte opozita. – Ajo që duhet përsëritur nga ana e qeverisë, është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonën për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe sqarimeve lidhur me këtë çështje”.

    Sipas tij, qeveria nuk ka bërë sa duhet, “jo sepse kemi qenë indiferent apo kemi lënë në harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar kështu siç është paraqitur dhe manipuluar nga katër anët vendosja e pagesës në shpirtrat e mendjet e njerëzve të zonës, por thjesht sepse nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështjeje, para se të vendosej sistemi i pagesës”.

    Rama dha edhe arsyet pse qeveria nuk ka dhënë shpjegime dhe pse nuk ka pasur intuitën e duhur për këtë çështje. “Pse kemi përgjegjësi unë i pari, qeveria, për akumulimin e kësaj pakënaqësie? Sepse, u kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por i nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një përvojë e parë, nuk ishim të papërgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar sa duhet”, – shtoi ai mes të tjerash.

    Rama theksoi se “në praktikën ndërkombëtare kërkohet 6 muaj për të nxjerrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe për të trajtuar me një sistem të veçantë pagese përdoruesit e shpeshtë që në këtë rast janë banorët e zonës. Në fund të shkurtit, me ministrat Gjiknurin e Ahmetaj, kërkova nisjen e diskutimit për të adresuar pikërisht këtë aspekt. Ne, nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë.

    Shqip.com

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Rama tërhiqet për taksën e Rrugës së Kombit

    Kjo esht gje e mire, por

    por prape ai ben show, ben arrogantin, nuk esht aspak koherent me situaten ne vend.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama tërhiqet për taksën e Rrugës së Kombit

    Eshte stepur pak, por nuk eshte terhequr. Taksa do paguajne edhe Kuksianet tha tek opinioni.
    Perveç kesaj do paguajme taksa edhe per akset e tjera, Tirane-Durres, Tirane-Elbasan, Tirane-Vlore etj.
    Vetem ndonje reagim tjeter shembullor si ai i Kuksianeve mund ta zbythi Ramen bashke me ata 4-5 « pseudo-biznesmen » qe i lejojne vetes te shpikin taksa sipas oreksit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Rama tërhiqet për taksën e Rrugës së Kombit

    Pse k'shu,pse u terhoq ! Ne kete pike ku eshte nje dallavere me shume a nje dallavere me pak nuk i ndryshon asgje.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama tërhiqet për taksën e Rrugës së Kombit

    Pano Soko

    Kush ia ka gjetur Ramës këtë justifikimin e Taksës së Qarkullimit me pagesën e borxhit që është marrë për Rrugën e Kombit, duhet të jetë paguar nga opozita, se s'ka mundësi.

    E para njëherë, unë nuk e kuptova sesa i di Kryeministri ripagesat që ne bëjmë për borxhin në vit, por këstet e borxhit në 2017-ën kanë qënë 300 milionë USD, jo 110 sa thotë Rama (kam një dyshim se e ka vetëm për ripagesat e borxhit të jashtëm, por gjithsesi dhe aty është 10 milionë USD më shumë..gjithsesi...)

    Gjithsesi për t’u marrë me thelbin; nuk përdoret taksa e qarkullimit për të shlyer borxhin e Rrugës së Kombit, se është injorancë totale nga pikpamja ekonomike. Rruga shlyerjen e bën me të ardhurat që ajo vetë gjeneron nga aktiviteti që kryhet në të. Dmth shteti nga kjo rrugë dhe për shkak të kësaj rruge ka rritur vëllimin tregëtar me Kosovën me afersisht 210 milionë Euro në vit dhe, po për shkak të kësaj rruge është 5-fishuar numri i turistëve kosovarë në bregdetin tonë, me një impakt rreth 300 milionë Euro në ekonomi.

    Nga i gjithë ky aktivitet i shtuar (rreth 500 milionë Euro), shteti përfiton aritmetikisht cdo vit rreth 100 milionë Euro ne formë taksash. Dhe janë pikërisht këto të ardhura të buxhetit që gjenerohen nga kjo rritje e vëllimit ekonomik, ato që klasifikohen si fondet e destinuara për të paguar këstet e kredisë që eshtë marrë për Rrugën.

    Dhe nëse kësti i kredisë së Rrugës është 40 milionë USD në vit, atëherë të ardhurat që ajo gjeneron çdo vit e superojnë disa here këstin vjetor.

    Dhe natyrisht, sepse Rruga e Kombit një gjë ka të sigurtë – fizibilitetin. Është idiot ai që e trajton Rrugën e Kombit si një barrë që na bie në qafë dhe që për të cilën na qenka sëkëlldisur qeveria se s'po ia gjen dot terezinë e pagesave.
    Jo! Rruga e Kombit është ndoshta aseti me rendimentin më të lartë të përfitueshmërisë në Republikën tonë.

    Dhe kur dëgjon Kryeministrin që thotë që “Na duhet të përdorim lekët e taksës së qarkullimit për të paguar kredinë e rrugës” personalisht më kalon një si e trazuar në stomak nga niveli i lartë i budallallikut dhe injorancës.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •