Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    5,980
    Faleminderit
    232
    282 falenderime nė 262 postime

    Dita Botėrore e Teatrit

    Sot, Dita Botėrore e Teatrit

    27 marsi njihet si Dita Botėrore e Teatrit qė nga viti 1962, pasi kjo ditė ishte iniciuar nė Kongresin e 9-tė botėror tė Institutit Ndėrkombėtar Teatror – INT tė UNESCO-s nė Qershor tė vitit 1961, me propozim tė Finlandės.

    Shėnimi i kėsaj dite bėhet nga rreth njėqind qendra tė INT-sė.

    Instituti Ndėrkombėtar Teatror (INT) ėshtė themeluar nė vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe ėshtė organizata mė e rėndėsishme joqeveritare nė sferėn e arteve interpretuese.

    INT insiston ta promovojė kėmbimin ndėrkombėtar tė njohjeve, ta stimulojė krijimtarinė dhe ta rrisė bashkėpunimin ndėrmjet njerėzve tė teatrit dhe mirėkuptimit tė ndėrsjellėt me qėllim qė tė pėrforcohet paqja dhe miqėsia mes popujve./ KultPlus.com

    http://www.kultplus.com/teatri/sot-d...ore-e-teatrit/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    5,980
    Faleminderit
    232
    282 falenderime nė 262 postime

    Pėr: Dita Botėrore e Teatrit

    “Teatri vazhdimisht rilind nga hiri i vet”, porosia nė Ditėn Botėrore tė Teatrit

    Shkrimi qė aktorja Isabelle Huppert e bėri gjatė vitit 2017, pėr 55 vjetorin e shėnimit tė Ditės Botėrore tė Teatrit.

    Pėrktheu: Anita Latifi


    Ja ku jemi edhe njė herė. U mblodhėm sėrish nė pranverė, 55 vjet pas takimit tonė inaugurues, tė shėnojmė Ditėn Botėrore tė Teatrit. Vetėm njė ditė, 24 orė, i janė dedikuar kremtes sė teatrit kudo nėpėr botė. Nga Parisi mund tė bartemi nė Japoni tė pėrjetojmė teatrin No dhe Bunraku; tė projektojmė linjėn e mendimeve dhe shprehjes aq diverse si Opera e Pekingut dhe Kathakali; tė ndalemi mes Greqisė dhe Skandinavisė duke u mbėshtjellė me Eskilin dhe Ibsenin, Sofoklenė dhe Strindbergun; tė fluturojmė mes Britanisė dhe Italisė, mes Sarah Kejn dhe Prinadellos. Brenda kėtyre 24 orėve ne mund tė shkojmė nga Franca nė Rusi, nga Rasini dhe Molieri tek Ēehovi, tė kalojmė Atlantikun dhe nė njė kamp nė Kaliformi, ku tė rinjtė sėrish zbulojnė teatrin.

    Sepse teatri vazhdimisht rilind nga hiri i vet. Ai ėshtė njė konventė tė cilėn duhet shembur vazhdimisht. Nė kėtė mėnyrė ai ngelet i gjallė. Teatri ka jetė tė begatshme tė nxitur nga hapėsira dhe koha. Pjesėt bashkėkohore ushqehen nga shekujt e tė kaluarės, repertorėt mė klasik shndėrrohen nė modern sa herė qė rivihen.

    Dita Botėrore e Teatrit gjithsesi nuk ėshtė njė ditė nė kuptimin e zakonshėm tė pėrditshmėrisė tonė. Ai sėrish ngjall njė hapsirė-kohė gjigante, dhe qė tė flas pėr hapsirė-kohė do tė desha tė kujtoj njė dramaturg francez, sa gjenial aq edhe diskret, Zhan Tardje. Sa i pėrket hapėsirės, ai pyet “cila ėshtė rruga mė e gjatė nga njė pikė nė tjetrėn…” Sa i pėrket kohės, ai sugjeron “tė matet me tė dhjetat e sekondės koha e nevojshme pėr tė thėnė fjalėn ‘pėrjetėsi’.” Pėr nocionin hapsirė-kohė ai e thotė edhe kėtė: “Para se tė bini nė gjumė, imagjinoni dy pika nė hapėsirė dhe kalkuloni sa kohė ju duhet, nė ėndėrr, tė arrini nga njėra deri te tjetra.” Do ta ruaj frazėn “nė ėndėrr”. Duket sikur janė takuar Zhan Tardje dhe Bob Uillson. Mund tė rezymojmė Ditėn tonė Botėrore tė Teatrit duke kujtuar fjalėt e Samjuell Beket, i cili bėn personazhin e Uinit tė shprehet nė stilin e tij tė rrufeshėm: “Oh, sa ditė e bukur do tė kishte qenė.”

    Duke menduar pėr porosinė qė duhet tė pėrcjell, kujtova tė gjitha ato ėndrra nga gjithė ato skena. Andaj, mė duhet tė them qė unė nuk kam ardhur vet nė kėtė sallė tė UNESCO-s; tė gjitha personazhet qė i kam interpretuar janė me mua dhe tė gjitha rolet qė duket sikur ikin nė momentin qė lėshohet perdja, por tė cilėt vazhdojnė tė bėjnė njė jetė nėntokėsore brenda meje, duke pritur tė ndihmojnė ose tė shkatėrrojnė rolet qė do tė vijnė pas tyre; Fedra, Araminta, Orlando, Heda Gabler, Medea, Mertej, Blansh Diboa…. Mė ndjekin edhe tė gjitha personazhet tė cilat i kam dashur dhe u kam duartrokitur si spektatore. Andaj unė i takoj mbarė botės. Unė jam greke, afrikane, siriane, venedikase, ruse, braziliane, persiane, romake, japoneze, njujorkase, filipine, argjentinase, norvegjeze, koreane, gjermane, austriake, angleze – njė qytetare e vėrtetė e Botės.

    Nė Ditėn Botėrore tė Teatrit mė 1964, Lorens Olivier deklaroi se pas pėrpjekjeve mbi njė shekullore, nė Mbretėrinė e bashkuar u themelua Teatri Kombėtar, pėr tė cilin ai shpresonte se do tė jetė njė teatėr ndėrkombėtar, sė paku sa i pėrket repertoarit. Ai e dinte mirė qė Shekspiri i takon botės. Duke bėrė hulumtime pėr tė shkruar kėtė mesazh, mėsova qė nė vitin 1962 nė inaugurimin e Ditės Botėrore tė Teatrit, pėrcjellja e mesazhit iu besua shkrimtarit Zhan Koktou, autorit tė librit ‘Rreth botės pėrsėri pėr 80 ditė’. Kjo mė bėri tė kuptoj qė unė kam udhėtuar nėpėr botė nė njė mėnyrė ndryshe, pėrmes 80 shfaqjeve apo 80 filmave. Po e pėrmendi filmin sepse pėr mua nuk ka dallim aktrimi nė teatėr dhe ai nė film, dhe sa here qė e them kėtė nxis habi, por ėshtė e vėrtetė. Unė nuk shoh dallim mes tyre.

    Derisa flas tani, unė nuk jam vetja, unė nuk jam aktore, unė jam vetėm njė nga shumė njerėz tė cilėt teatri i shfrytėzon qė tė vazhdoj tė ekzistojė. Dhe kjo ėshtė detyra ime. Dhe nevoja ime. Teatri nuk ka nevojė pėr ne, mė shumė mund tė thuhet se ne ekzistojmė falė tij. Teatri ėshtė shumė i fuqishėm. Ai i reziston gjithēkaje, mbijeton mbi gjithēka: luftėrat, cenzurat dhe mungesėn e mjeteve.

    Mjafton tė thuhet se “skena ėshtė bosh, koha e pacaktuar” – dhe tė hyj aktori nė skenė. Ose aktorja. Ēka do tė bėjnė ata? Ēka do tė thonė? A do tė bisedojnė? Publiku po pret, do ta kuptojė sė shpejti – publiku pa tė cilin nuk ka teatėr – kurrė mos e harroni kėtė. Njė person i vetėm nė sallė ėshtė publik. Por, tė shpresojmė qė nuk do tė ketė shumė ulėse boshe nė sallė! Shfaqjet e Ioneskut janė gjithmonė plot. Nė fund tė njė pjese tė shkruar nga ai, njė zonjė e moshura thotė: “Po, po, tė vdesim nė lavdi. Le tė vdesim qė tė hyjmė nė legjendė…. Sė paku do tė kemi rrugėt qė do tė mbajnė emrat tanė …”

    Dita Botėrore e Teatrit ekziston tani mė 55 vjet. Brenda kėtyre 55 viteve unė jam gruaja e tetė e ftuar tė dėrgoj porosinė – nėse fjala porosi ėshtė me adekuatja. Paraardhėsit e mi (oh, si imponohet bota mashkullore) flasin pėr teatrin e imagjinatės, lirisė dhe origjinalitetin duke evokuuar tė bukurėn, multikulturalizmin dhe duke parashtruar pyetje qė s’kanė pėrgjigje. Nė vitin 2013, vetėm para 4 viteve, Dario Fo tha: “Zgjidhje e vetme pėr krizėn ngelet shpresa qė kundėr nesh dhe nė veēanti kundėr tė rinjve tė cilėt dėshirojnė tė mėsojnė mjeshtėrinė e teatrit, tė ndėrmerret njė pėrndjekje e madhe: njė diaporė e re artistėsh tė teatrit, tė cilėt, prej kėtij pėrjashtimi, pa dyshim, do tė nxjerrin pėrfitime tė paimagjinueshme nė favor tė njė rishfaqjeje tė re.” Pėrfitime tė Paimagjinueshme – tingėllon si njė formulim i bukur, qė meriton tė pėrfshihet nė retorikėn politike, apo jo?
    Pasi qė gjendem nė Paris nė prag tė zgjedhjeve presidenciale, u apeloj atyre qė do tė marrin pushtetin tė jenė koshient pėr pėrfitimet e paimagjinueshme qė sjell teatri. Por, kujdes, pa pėrndjekje tė shtrigave!

    Teatri pėr mua paraqet atė Tjetrin, ai ėshtė dialog, mungesė urrejtjeje. “Miqėsi mes popujve” – nuk jam shumė e sigurte ēka nėnkupton kjo, por unė besoj nė bashkėsi, nė miqėsi mes publikut dhe aktorėve, nė unitetin e tė gjithė atyre qė teatri i bashkon – atyre qė e shkruajnė, atyre qė e pėrkthejnė, atyre qė e ndriēojnė, veshin, dekorojnė, atyre qė interpretojnė dhe publikut. Teatri na mbron; na strehon… Besoj qė teatri na don… aq sa ne e duam atė….

    Kujtoj njė regjisor me tė cilin kam punuar, i cili para se tė hapej perdja nė mbrėmje, uluriste ‘Hapni rrugė pėr teatrin!’ – dhe kėto do tė jenė fjalėt e mia pėr fund./ KultPlus.com

    http://www.kultplus.com/teatri/teatr...re-te-teatrit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-03-2018 mė 16:03

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    5,980
    Faleminderit
    232
    282 falenderime nė 262 postime

    Pėr: Dita Botėrore e Teatrit

    Mbi teorinė e publikut tė teatrit

    Haqif Mulliqi - Telegrafi.com

    Teatrot tona ngelėn pa publikun e tyre tradicional, ndėrsa ne as nuk mund tė flasim se po ndodh e ashtuquajtura klasė nė ngritje, qė do tė duhej tė pretendohej pas luftės nė kėtė liri tė kushtėzuar qė po e jetojmė me rata ndėrsa ata qė po i mbajnė institucionet shoqėrore dhe kulturore ndėr ne, jo qė nuk po ia dalin qė ta edukojnė njė klasė tė publikut tė teatrit, por nė fakt, pėr fatkeqėsinė tonė dhe tė tyre, madje akoma as vet nuk e kanė mėsuar as A-nė e edukatės kulturo-teatrore.

    KUR DHE SI NDODH PRANIMI APO RECEPTIVITETI AKTUAL I SHFAQJES TEATRORE

    Mendoj se vetė titulli i artikulli tim nėnkupton dy pandehma elementare. Mirėpo tė nisemi nga ajo mė e kapshmja pėr tė gjithė ne: njė lloj i teorisė sė publikut ėshtė i mundshėm vetėm nėn pandehmėn se diēka (shfaqja teatrore, drama, vepra letrare, teksti kritik) krijohet me vetėdijen mbi mundėsitė, kushtet dhe kėrkesat tė receptimit. Thėnė pak mė ndryshe, diēkaja intendon publikun e vet – autori ka parasysh karakteristikat, pritjet dhe mundėsitė receptive tė atyre tė cilėve ua dedikon atė qė e krijon. Kjo ėshtė, s’do mend, vetėm njė pandehmė bukur e mundshme, si kusht pa tė cilin teoria e publikut madje as nuk mund tė nis, ngase ėshtė fare e mundshme edhe e kundėrta, njė pandehmė mė pak e besueshme, sipas sė cilės krijimtaria zhvillohet nė mėnyrėn e cila, jo vetėm se parashtron kushte, por qė e hedh poshtė edhe vetė idenė e receptimit. Kjo dilemė nuk bie nė rrafshin e teorisė sė publikut, e madje as nė rrafshin e teorisė sė teatrit nė kuptimin mė tė gjerė; por me te merret psikologjia e tė krijuarit, ndėrsa teoria e publikut zė fill nga vetė pandehma se nė akėcilin akt krijues ekziston njė lloj i receptivitetit (pranimi) autorial tė vetėdijes.

    Pandehma e dytė, domosdoshmėrisht e imponuar nga kjo e para, mund tė tingėllojė kėshtu: ekziston njė lloj ndjenje e pritjes, e pandehmave dhe e dukurive receptive tė cilėn e posedon publiku lexues apo edhe ai shikues. Me tė, jo vetėm se ėshtė e kushtėzuar mundėsia e receptimit, pra e pranimit nė pėrgjithėsi, por akoma mė shumė, del se madje edhe janė tė veēuara dhe tė precizuara modalitetet e saja tė mėvetshme. Thėnė pak mė ndryshe: pranimi apo receptiviteti aktual ėshtė i mundėsuar me takim apo edhe pajtueshmėrinė e kėsaj pjese, me mundėsitė receptive tė publikut, dhe tė asaj pjese tė karakteristikave tė pėrshtatshme tė cilat autori i ka shėnuar nė veprėn e tij. Pa njė pėrfundim tė favorshėm, me rastin e kėtij takimi sigurisht se nuk mund tė ketė recepcion pozitiv: andaj dhe teoria e publikut duhet nė fakt tė nėnkuptohet edhe se hulumtuese tė njėrės dhe tė pjesės tjetėr, apo edhe mė saktė tė tė dy gjinive, si dhe mundėsitė pėr bashkėdyzimin e tyre.

    PĖRVOJA DHE NJOHJA E KONVENTAVE

    Takimet tona tė para me artin, me teatrin apo edhe romanin po deshėt, janė tė paluara diku thellė nė lashtėsi dhe rėndom nuk i kujtojmė dot. Fundja, kush prej nesh e mban me aq saktėsi mend se kur e ka parė skeēin e parė teatror nė shkollė, shfaqjen e parė pėr fėmijė apo cilėn pėrrallėz mund ta ketė dėgjuar me aq shqetėsim dhe tendosje nė fėmijėrinė mė tė hershme? Mirėpo, ato ngjarje tė kaluara moti sigurisht se paraqesin themelin e dijes sonė mbi artin: pėrvojėn e parė tė ndarjes sė reales nga fiksioni, gjė qė, pėr shembull, sigurisht fitohet qė me shkuarjen e parė nė teatėr akt i cili deri nė fund tė jetės na mėson se nė asnjė mėnyrė nuk bėnė tė ngjitemi nė skenė qė t’i mbrojmė mė tė dobėtit apo edhe t’i ndėshkojmė fajtorėt apo keqbėrėsit. Natyrisht se me kohė arrijnė edhe pėrvoja tė tjera si njohja e konventave tė shfaqura, mbi tė cilat mund tė mbėshtetet njė autor kur e cungon kohėn nė dramė pa frikėn se publiku do tė ankohet pėr atė se Othello me njė shpejtėsi aq tė madh arrin nė Qipro; apo edhe konventat zhanrore, tė cilat na mundėsojnė qė t’i kuptojnė ndėrthurjet erotike, ta zėmė, te Rasini dhe Fejdoja, qė tė mos qeshemi nė rastin e parė apo tė jemi shumė serioz tek rasti i dytė: apo edhe konventat skenike, tė cilat ndonjėherė i lejojnė qė vendin e ngjarjes ta shėnjojnė me njė tabelė me mbishkrim, ndėrsa herėn tjetėr e identifikojnė me njė dekor tė pasur dhe natyralist, qė njėrėn herė sugjerojnė bartjen e maskave, ndėrsa herėn tjetėr nė aktrim ekspresiv.

    Duke u mbėshtetur nė kėto njohuri tė fituara paraprakisht si dhe pėrvojės sė fituar ne nė teatėr kurrė nuk shkojmė plotėsisht tė virgjėr, por gjithmonė e marrim me vete njė bagazh mė tė vockėl apo edhe mė tė madh tė paranjohurive tona dhe tė kėrkesave tona tė fituara nė saje tė vizitave tė mėhershme qė u kemi bėrė shfaqjeve teatrore. Edhe pse ky horizont i kėrkesave dallon nga njė shikues tek tjetri, nė varshmėri tė pėrvojave tė tyre individuale qė ka akėcili, ai mund tė jetė i pėrbashkėt pėr tė gjithė shikuesit e njė kohe: nė kėtė rast mund tė flitet pėr horizontin epokal tė kėrkesave, tė krijuar nga konventat pėrfaqėsuese, zhanrore dhe skenike tė cilave njė kohė u jep pėrparėsi, si dhe nga rrjeti i dendur i lidhjeve intertekstuale si dhe preferencave ideore dhe tematike. Roli i saj ėshtė i dyfishtė dhe ai, jo vetėm qė kushtėzon receptimin mė tė pėrgjithshėm nė njė periudhė kohore, por nė mėnyrė tė pashmangshme ndikon edhe nė produksion duke pėrcaktuar kufijtė e asaj qė mund tė shfaqet dhe mėnyrėn se si shfaqet.

    Shikuar nė kėtė kuadėr, mund tė thuhet se, kriza e publikut nė teatrot tona e ka zanafillėn pikėrisht kėtu, do tė thotė tek mungesa e koncepteve, tek mungesa e ideve dhe e vizioneve qė, nė radhė tė parė tė ecet nė hap me kohėn, e kjo, nė kėtė kuadėr nėnkupton qė tė ecet nė hap me kėrkesat e publikut teatror duke krijuar art qė pretendon tė jetė i vlershėm, pėr njė publik nė njė kohė tė caktuar dhe nė rrethana tė caktuara politike, kulturore dhe historike.

    KOMEDI PO, POR JO UNIFORMIM TE REPERTORIT TEATROR

    Nėse nė kuadėr tė kėsaj qė thamė inkorporojmė edhe ndonjė teori qė ka tė bėjė me dramėn apo edhe me teatrin, shumė dijetar gati sa nuk kanė ardhur tek njė konstatim i ngjashėm apo edhe identik, jo vetėm si vlerė artistike e njė evenimenti por edhe si imperativ i nevojave tė publikut qė arti, e nė kėtė kuadėr teatri tė ecėn jo vetėm nė hap me kėrkesat e tyre, por edhe nė hap me nevojat e tyre. Andaj pandeh se s’ėshtė e kotė qė nė kėtė kontekst, ta pėrsėris njė mendim jashtėzakonisht interesant lidhur me dramėn dhe teatrin, sipas tė cilit, po aq sa njerėzit kishin nevojė nė antikė pėr tragjedinė greke, apo nė shekullin e nėntėmbėdhjetė pėr tė ashtuquajturin roman qytetar, nė kohėn e pas krizave dhe tundjeve tė mėdha (ndėrsa Kosova ka dalė vetėm para mė pak se katėr vjetėve nga lufta) njerėzit kanė nevojė pėr komedinė.

    Natyrisht se as unė nuk do tė doja qė tėrė produksionin, sado tė pakt dhe tė brishtė teatror qė kemi ta uniformojmė brenda njė zhanri, qoftė ai edhe psikoterapeutik (e qeshura thonė se ka kėtė efekt), por megjithėkėtė jo rrallė jam ndodhur i habitur , ta zėmė me mėnyrėn nė tė cilėn janė sajuar apo edhe sajohen repertorėt tek ne. Unė natyrisht jam pėr atė qė nė teatrin tonė, veēanėrisht njė teatėr qė ka sufiksin kombėtar tė ketė nė repertorin e tij njė vepėr tė Shekspirit, fundja kėshtu ėshtė nė ēdo teatėr tė botės, mirėpo pėr mua ishte dhe vazhdon tė jetė krejt e pakuptueshme se pėrse nė njė teatėr siē ėshtė Teatri Kombėtar i Prishtinės tė viheshin tri pjesė tė Shekspirit, tė thuash nė varg (Hamleti, Magbethi dhe Ėndėrr e njė nate vere), edhe pse ta zėmė ishte mė se evidente qė pjesa e parė e kėsaj “trilogjie” nuk e sfidoi e as nuk e joshi publikun pėr ta sjellė nė teatėr. Apo, siē ndodhė sot, dy tre regjisorė (joshqiptar) tė zėvendėsojnė njėri-tjetrin, pėrvitshėm duke inskenuar pra dramatike me mė shumė apo edhe me mė pak vlerė, por duke bėrė shfaqje mediokre qė nuk i shkojnė pėrshtati njė institucioni madhorė tė kulturės sonė kombėtare.

    Ndėrkohė, regjisorėt mė tė mirė shqiptarė vegjetojnė pa mundėsi pune. Apo edhe dukuria tjetėr, krejtėsisht e pakapshme dhe pėr shumkė e pajustifikueshme ėshtė tentativa e disa regjisorėve, veēanėrisht atyre tė brezit mė tė ri qė nė teatėr tė sprovohen duke sjellė vepra tė cunguara, apo akoma mė keq tė ndėrtuara mbi motive tė filmave tė cilėt janė pjesė e produksioneve tė kushtueshme filmike, e tė cilat, shpesh, pėr tė mos thėnė gjithmonė nė teatėr (nė teatrin tonė, kėtu e kam fjalėn) dalin tė jenė vepra tė sakatosura deri nė terrorizim estetik tė tyre, por edhe tė nevojės sė publikut qė tė vazhdojė pėr tė ardhur nė teatėr, qoftė edhe nėpėr ato pak premiera qė kemi. Dhe kjo gjendje, gjithsesi e padurueshme, sėrish na cyt qė tė gėrvishtim paksa nga gėzhojat e tė ashtuquajturės teori tė publikut pėr tė cilėn nė fillim tė kėtij teksti u tha se diēkaja ėshtė ajo qė intendon publikun e teatrit. Nuk ka asnjė lloj dyshimi se stacioni i parė nė tė cilin do tė ndalojmė nė tė cilin mund tė ndalojmė qė tė pėrcaktojmė faktorėt kryesor qė ndikojnė nė receptimin e njė shfaqjeje me intervenim tė drejtpėrdrejt nė rrafshin e tė horizontit tė asaj qė presim dhe tė strategjisė interpretative tė publikut ėshtė kritika e teatrit. Fundja kjo edhe do tė duhej tė ishte detyra themelore e saj: “tė vlerėsuarit” dhe “objektiviteti”, apo akoma mė keq “tė vlerėsuarit objektiv”. E themi “akoma mė keq” ngase tė gjithė ne e dimė se “tė vlerėsuarit objektiv” ėshtė tė pamundshėm, ngase, kush prej nesh mund ta thotė, ta zėmė, se cila ėshtė pozita nga e cila njė kritik mund tė shprehet nė mėnyrė “objektive”dhe tė jap njė gjykim tė vlershėm!?

    SI U KRIJUA “DRAMATURGJIA E HAMBURGUT”

    Ndoshta rasti i kritikut tė parė modern Gothold Lesingut, se burimisht kjo veprimtari ėshtė shumė e pėrafėrt me punėn e njė dramaturgu: ngase ky, pra kritiku, sikundėr edhe dramaturgu ėshtė njė si ndėrmjetėsues ndėrmjet shfaqjes dhe publikut. Nė kohėn e krijimit tė Teatrit Popullor tė Hamburgut, teatrit tė parė nacional gjerman, Lesingu ėshtė angazhuar si dramaturg i atij teatri qė si i tillė tė shkruajė pėr veprat qė do tė inskenoheshin nė kėtė teatėr. Njė repertor krejtėsisht i ri i kėtij teatri, si dhe qėllimet mė tė qarta tė cilat i kishte para vetes, kėrkonin edhe njė publik fare ndryshme, njė publik tė ri, tė cilėn tek tashti ėshtė dashur qė ta krijojnė – do tė thotė qė te shikuesit potencial tė gėrvishtet njė si horizont i kureshtje pėrmes strategjisė sė caktuar artistike si mundėsi receptive pėr teatrin e ri.

    Kėshtu me njė fjalė lindi Dramaturgjia e Hamburgut, njė thesar prej ndonjė njėqind kritikash teatrore tė cilat sot mund tė lexohen si libėr nga teoria e dramės. Shfaqja e njė tipi tė kėtillė tė kritikės moderne diē mė pas edhe nė Francė do ta konfirmojė kėtė tezė: pas Revolucionit Francez teatrot ngelėn pa publikun e tyre tradicional, ndėrsa kritika kishte pėr obligim qė pėrfaqėsuesit e klasės nė ngritje, e cila i kishte marrė nga pararendėsit institucionet shoqėrore dhe kulturore, t’i edukojė nė kuptimin teatror. Tek ne, fatkeqėsisht, as nė Prishtinė e as nė Tiranė nuk mund tė flasim, jo pėr ekzistimin e kritikės teatrore, jo pėr ekzistimin e profesionalizmit nė kėtė lėmi, por as pėr njė kritik tė vetėm. Tek ne fatkeqėsisht ėshtė fjala vetėm pėr artikullshkrues tė zakonshėm, gazetarė dhe gazetarucė tė cilėt jo qė kanė ndonjė paranjohuri pėr tė bėrė njė vlerėsim kritik njė shfaqjeje teatrore dhe atė vlerėsim si tė tillė, nė mėnyrė sado pak autoritative ta prezantojnė para publikut tė teatrit, por me mosdijen e tyre irritojnė publikun dhe krijuesit nė pėrgjithėsi duke i dekurajuar ata pėr tė ardhur nė teatėr nė tė ardhmen.

    Ta zėmė, jo rrallė na bie qė pėr shfaqje teatrore tė cilat lėnė pėrshtypje tė zbehta, e nganjėherė edhe e ka irrituar shikuesin e paktė (edhe tė premierave), kėta gazetarė, gazetarucė apo edhe “aktivistė kulturorė” shkojnė aq larg sa qė me vlerėsimet e tyre tė pamatura dhe kuturu, duke u shprehur kot, me injorancė apo edhe me lajka dhe servilizėm, kryesisht me superlative, shkaktojnė konfuzion tek njerėzit qė ishin nė teatėr asaj mbrėmjeje tė premierės, apo edhe atyre qė eventualisht shkojnė pėr tė parė ndonjė prej reprizave e qė e kanė lexuar, dėgjuar apo edhe parė storien nė televizion. Natyrisht se kjo gjė ėshtė e dėmshme dhe ndikon negativisht edhe nė faktorin e ndryshimit tė mundėsive receptuese tė publikut, shija dhe ndjenja e tė cilit goditen banalisht nga paaftėsia e pseudokritikės ndėr ne.

    Por kjo nuk ėshtė kėshtu vetėm tek ne shqiptarėt, por edhe gjithandej. Kėshtu qė njė si shembull vėrtetė eklatant i huqeve tė kritikės i cili pėrmendet gjithherė nė teatrologji, por edhe tek teoria e publikut ėshtė ai i Parisit dhe shkrimeve lidhur me pjesėn “Duke pritur Godonė” tė Samjuel Becket. Nė Francė edhe tashti ėshtė njė si adet qė kritikėt, edhe mė tė njohurit, tė shkojnė nė parapremiera, aty t’i shohin shfaqjet dhe vlerėsimi i tyre pėr to tė dalė ditėn e premierės. Nė fakt gjithmonė ėshtė pretenduar se kėta me vlerėsimet e tyre mund tė kanalizojnė dhe cytin publikun qė ta vizitojė njė premierė. Kėshtu njėri nga kritikėt teatror i cili e kishte parė parapremierėn e “…Godosė” mė 4 janar tė vitit 1954, nė Teatrin Babilon tė Parisit, nė mbrėmjen e asaj parapremiere do ta botojė njė shkrim pėr “veprėn e njė romansieri i cili ishte inspiruar me pozitėn e mjerė tė bredharakėve nė jug tė Shteteve tė Bashkuara”(!!!)
    Natyrisht raste tė kėtilla kishim edhe tek ne, kur, ta zėmė, viteve tė gjashtėdhjeta, i njėjti kritik i cili e kishte satanizuar “Ervehenė” e Ahmet Qirezit nė regji tė Muharrem Qenės, pasi qė kjo shfaqje nė njė ambient jogjuhėsor shqiptar (nė Novi Sad – Vojvodinė) ēmohet shumė, i njėjti kritik pas njė kohe do tė shkruaj nė superlative pėr veprėn tė cilėn, tė shprehem me njė fjalor militarist e kishte pushkatuar ndonjė muaj mė parė.
    Raste tė kėtilla ka shumė, por kjo nuk do tė thotė se kjo qė u tha nė asnjė mėnyrė nuk duhet kuptuar si argument kundėr kritikės sė teatrit, ngase kritikėt e teatrit dinė dhe ia huqin ashtu siē dinė t’ia huqin ndonjėherė edhe dramaturgėt edhe regjisorėt e edhe aktorėt, por ėshtė pretendim qė tė konstatohet njė prej faktorėve qė ndikon nė rrafshin e problemit tė mosprezencės sė publikut teatror nėpėr teatrot tona, veēanėrisht nė Teatrin Kombėtar tė Prishtinės i cili po ballafaqohet me njė krizė tė papandehur tė publikut janė edhe kėta, pra “kritikėt”. Ndėrkaq, mendojmė se faktori kyē i cili ndikon te ne nė ēėshtjen e krizės sė publikut nėpėr teatrot tona ėshtė repertori i teatrove, (mos)planifikimi i produksionit vjetor, apo edhe seleksionimi negativ i vlerave duke u nisur nga shkrimtarėt (dramaturgėt), pastaj regjisorėt e deri tek aktorėt pėr tė cilėt flitet se angazhohen nė projekte klanore e tė cilat jo gjithmonė, por del tė mos jenė edhe tė pėrshtatshme pėr njė projekt.

    KUR NDODH ABSURDI NĖ TEATĖR?

    Nė kėtė kaos janė dy kategori qė e pėsojnė mė sė shumti, nė radhė tė parė krijuesit e mė pas publiku i teatrit tė cilit tashmė me njė sukses tė habitshėm ia kemi ēmėsuar rrugėn pėr tė ardhur nė teatėr. Ne e dimė ēfarė ėshtė drama e absurdit, apo tė paktėn kemi dėgjuar apo edhe lexuar diēka pėr tė. Dimė aq sa dimė, por e ta themi edhe atė se absurdi nė teatėr ndodh atėherė kur teatri nuk vizitohet nga publiku. Mė vjen keq ta them, por pėr kėtė del tė jemi kombi mė i talentuar nė botė, ndėrsa e keqja tjetėr qėndron nė faktin se pėr kėtė gjė askush nuk e ēanė kryet dot.
    Pra, teatrot tona ngelėn pa publikun e tyre tradicional, ndėrsa ne as nuk mund tė flasim se po ndodh e ashtuquajtura klasė nė ngritje, qė do tė duhej tė pretendohej pas luftės nė kėtė liri tė kushtėzuar qė po e jetojmė me rata ndėrsa ata qė po i mbajnė institucionet shoqėrore dhe kulturore ndėr ne, jo qė nuk po ia dalin qė ta edukojnė njė klasė tė publikut tė teatrit, por nė fakt, pėr fatkeqėsinė tonė dhe tė tyre, madje akoma as vet nuk e kanė mėsuar as A-nė e edukatės kulturo-teatrore. As nga teoria e publikut, nga teoria e teatrit nė pėrgjithėsi, e as nga ky ese imi, sigurisht se nuk mund tė presim ndonjė kėshillė praktike e cila do tė ndikonte nė krijimin e njė shfaqjeje apo edhe tė njė teatrit tė vizituar dhe tė pranuar nga publiku. Sikundėr edhe tė gjitha drejtimet tjera tė teorisė sė artit, edhe kjo vjen “mėpastaj”: hulumton, sistemon dhe pėrgjithėson atė tė cilėn tashmė krijuesit e kanė bėrė dhe e kanė shfrytėzuar. Kjo mbase mund tė sheh dhe tė pohojė ēėshtjet tė cilat dramaturgėt e mėdhenj i kanė shfrytėzuar gjithmonė nė veprat e tyre: qė, pėr shembull, vija e vėmendshmėrisė sė shikuesit sillet prej befasueshmėrisė, interesimit e deri tek shikueshmėria e vėmendshme.
    Kėshtu fillon edhe Edipi Mbret edhe Mbreti Lir: vėmendshmėria nė mėnyrė inicale sigurohet me befasueshmėri, me tė pazakonshmen dhe tė befasueshmėn, apo qė t’i kthehem terminologjisė sė mėsuar nė shkollė, me frustracionin e horizontit tė pritjes sė shikuesit. Mirėpo teoria mund tė ndihmojė, pak, fare pak nė krijimin e artit; mirėpo kėtė mund ta bėjnė vetėm krijuesit e vėrtetė dhe tė mirėfilltė, ama vetėm atėherė kur institucionet nuk qeverisen nga njerėz tė paaftė dhe tė pa vizion pėr tė bėrė institucionin. Njė dihet dhe do ta them nė fund se nuk mund tė ketė publik pa teatėr e as teatėr pa publik. Shqiptarėt nuk e kanė as njėrėn e as tjetrėn, por, nė fund tė fundit kjo ėshtė ēėshtje me tė cilėn merret dhe duhet tė merret sociologjia empirike e teatrit ngase politika as nuk mundet, as nuk duhet e as nuk di ta bėjė.

    https://telegrafi.com/mbi-teorine-e-...ut-te-teatrit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-03-2018 mė 08:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •