Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Qytetarja: Deputeti socialist Alket Hyseni është hajdut pronash

    “Deputeti i PS, Alket Hyseni më ka vjedhur 11 mijë m2 tokë!” (Dokumentat)

    Emri:  bua-dhe-alket-hyseni-.jpg

Shikime: 340

Madhësia:  22.6 KB

    Emri:  hyseni-2-.jpg

Shikime: 388

Madhësia:  30.0 KB

    Në emisionin “Të Paekspozuarit”, një zonjë e quajtur Irini Buo, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën në Dhërmi. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.

    “Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.”

    Pas kësaj akuze live duhet të prononcohet deputeti i PS.

    KJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-03-2018 më 20:59

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetarja: Deputeti socialist Alket Hyseni është hajdut pronash

    PS shet deputetin Hyseni. Rama: Dil sqaro pasurinë

    Mbledhja e Grupit Parlamentar Partisë Socialiste ka pasur sot në qendër të vëmendjes deputetin e PS në Vlorë, Alket Hyseni. Deputeti socialist akuzohet nga një qytetare në Dhërmi se i ka përvetësuar 11 mijë metra katrorë tokë me anë të falsifikimit të dokumenteve. Ndërkohë Partia Demokratike thotë se Hyseni është përfshirë në një skemë për vjedhjen e pronave në bregdet, pasi personi nga i cili deputetit ka blerë ligjërisht tokën është arrestuar për falsifikim.

    Nën presionin e opinionit publik, deputeti Hyseni reagoi të premten duke deklaruar se pronën e ka fituar në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë abuzim.

    Sot kjo çështje, ku një deputet akuzohet për vjedhje prone është ngritur dhe në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputeti sqarime në mbledhjen e grupit lidhur me akuzat. Ndërkohë që i ka sugjeruar ligjvënësit që dalë dhe publikisht në media për të sqaruar pozicionin e tij.

    Në mbledhjen e grupit, Alket Hyseni ka deklaruar se pronën e ka blerë sipas ligjeve dhe më pas e ka shitur. Ai deklaron se me familjarët e zonjës që e akuzon ka pasur disa procese gjyqësore. Sipas tij, janë tetë procese gjyqësore që janë fituar nga ai kundër paditësve.

    Argumenti i deputetit të PS-së me vendimin e gjykatave për pronat është interesant. Janë deputetët e PS-së që në jo pak raste deklarojnë se këto gjykata janë të korruptuara dhe se gjyqtarët që japin vendime për prona shpesh herë vendosin në favor të palës që ka dhënë më shumë lekë. Është po ky deputet që në jo pak raste ka sulmuar gjykatat dhe sistemin e drejtësisë si të korruptuar.

    Interesant është fakti se gjykatat janë të korruptuara kur duhet që PS të bëjë politikë. Ndërsa për çështje konkrete, kur akuzohen deputetët e PS-së, gjykatat befas bëhen institucione serioze që nuk janë të gabueshme. Cilën PS duhet të besojmë; atë që thotë se sistemi i gjykatave është i kalbur, apo PS që mbrohet për pasurinë e njerëzve të saj duke cituar vendimet e gjykatave?

    Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ra në sy dhe reagimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe deputetit Alket Hyseni. Zakonisht PS nuk shqetësohet për akuzat e PD ndaj njerëzve të saj. Fakti që Rama është marrë personalisht me këtë çështje dhe madje ka kërkuar sqarime nga deputeti, tregon se PS po distancohet nga çështja e pronave të Alket Hysenit.

    Zbardhet pasuria e një prej deputetëve që është vënë së fundmi nën akuzë nga Partia Demokratike, Alket Hyseni. I angazhuar në disa detyra shtetërore të rëndësishme, pjesë e profesionistëve që i bashkohen pushtetit, deputet i ri në legjislaturën e fundit, Hyseni ka një pasuri të konsiderueshme, sipas vetëdeklarimit të depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe të publikuar nga “Open Data”.

    2005-2017

    Pasuri të paluajtshme


    1) Kontratë sipërmarrje me shoqërinë ‘S&D INVEST’ sh.a për pasurinë e llojit arë me sip. 5000 m2, në Tiranë, pjesa takuese 50 %.
    2) Kontratë sipërmarrje për një tokë bujqësore me sip. 5000 m2 dhe 6000 m2.

    Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

    1) Gjendja e llogarisë bankare më 26.05.2017 në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar 2 825 570.57 lekë.
    2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 26.05.2017, të ardhura më 28.10.2016 nga shitja e apartamentit, 125 718 lekë. ( Në deklaratën e fillimit të detyrës gjendja në këtë llogari ka qenë 105 203 euro)

    Të tjera

    Të ardhura si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ndihmës i Kryeministrit, 525 651 lekë. Deri në datën 12. 05. 2017

    2003-2016

    PASURI TE PALUAJTSHME


    1) Pronar me 100 % i dy apartamenti banimi me sipërfaqe 120 m2 secili, porositur më dt. 10.09.2008, blerë me të ardhura nga emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare, vlera 93 600 euro (46 800 euro secili).
    2) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2, porositur më dt. 31.05.2010, burimi me të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë.
    3) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2, porositur dt. 31.05.2010, burimi të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë.
    4) Pronar i tre garazheve me sipërfaqe 30 m2 secili dhe i një garazhi me sipërfaqe 50 m2, burimi të ardhura nga emigracioni, puna, biznes e kursime familjare dhe sipas akt-marrëveshjes së shkëmbimit, vlera 2 100 000 lekë.
    5) Pronar me 22.2 % (zotëron 2/9 e truallit) i një trualli me sipërfaqe 1913 m2, blerë me të ardhura nga puna në vite dhe biznesi, vlera 16 378 216 lekë.
    6) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 225.6 m2,në Tiranë blerë më 31.07.2015 me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare, vlera 403 050 euro.
    7) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare
    8) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua marrë shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k. hua e marrë përmes llogarive bankare
    9) Pronar me 100 % i një trualli me sipërfaqe 584.81 m2 dhe ndërtese me sipwrfaqe284 m2, Vlera totale 190 000 euro. nga të cilat, burimi i krijimit 155 000 euro të ardhura nga shitja e tokës bujqësore, përfituar nga ish-bashkëshortja sipas ligjit nr 7501, shitja është bërë me kontratë ku deklaruesi ka përfituar 155 000 euro. Pjesa tjetër kursime familjare.
    10) Zotëron 25 % të një toke are me sipërfaqe 3000 m2, përfituar nga ligji nr. 7501.
    11) Zotëron 25 % të një toke are me sipërfaqe 1400 m2, përfituar nga ligji nr. 7501.
    12) Pronar me 25 % të një toke are me sipërfaqe 500 m2, përfituar nga ligji nr. 7501

    Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

    1) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, 88 262 lekë.
    2) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, është 105 203 euro. burimi të ardhura nga kthim huaje, shitje pasurie dhe të ardhura nga biznesi.
    3) Gjendja e llogarisë bankare më 01.07.2016, në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga, dieta, hua dhe shpërblime nga shoqëria H&A Law Firm sh.p.k, vlera gjendje 4 296 953 lekë.
    4) Gjendje para cash, të ardhura nga puna e biznesi, 10 000 euro.
    5) Hua dhënë një personi të tretë më dt. 07.03.2013, në shumën 21 500 000 lekë, të ardhura të krijuara nga puna në vite, biznesi dhe shitja e librave. Huaja është dhënë përmes sistemit bankar.
    6) Hua dhënë në maj 2010 një personi të tretë, në shumën 67 000 euro. të ardhura janë krijuar nga puna ndër vite dhe biznesi. Nga huaja deri në momentin e deklarimit janë rikthyer 44 010 euro.
    7) Detyrim për t’u shlyer ndaj shoqërisë H&A Law Firm sh.p.k në datën e raportimit qershor 2016 është 10 430 000 lekë. Kjo hua është marrë në bazë të kontratës së huasë të datës 05.03.2015, dhe vlera e parashikuar në kontratë është 200 000 euro, (konvertuar në rreth 27 616 000 lekë). Qëllimi i huasë blerjen e një apartamenti. Është marrë hua vetëm në vlerën 15 430 000 lekë. Janë shlyer 5 000 000 lekë pasi është shitur një automjet. Sipas kontratës huaja është pa interes dhe me afat shlyerje jo më vonë se data 31.2020.).

    Të tjera

    1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime (janar – 28.06.2016.) si Drejtor (ekspert ligjor) i shoqërisë H&A Law Firm, 3 809 412 lekë.
    2) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 182 484 lekë.
    3) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 73 223 lekë.
    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016

    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
    1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime (janar – 28.06.2016.) si Drejtor (ekspert ligjor) i shoqërisë H&A Law Firm, 3 809 412 lekë.
    2) Të ardhura si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, 687 502 lekë.

    Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

    1) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 182 484 lekë.
    2) Të ardhura (janar – 28.06.2016.) si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 73 223 lekë.
    3) Të ardhura si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Ujësjellës Kanalizime, Fushë Krujë, 10 837 lekë.
    4) Të ardhura si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, 80 862 lekë.

    Të tjera
    1) Deklaron si shtesë pasurie dy “toka bujqësore” 5000m2 dhe 6000 m2, fituar me kontratë shkëmbimi. Shkëmbimi është bërë me dy apartamente dhe tre garazhe të deklaruar më herët. (Nuk jepet vendndodhja e tokave bujqësore dhe data e veprimeve ligjore).
    2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në 31.12.2016, pakësuar 3 427 279 lekë.
    3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në 31.12.2016, të ardhura nga shitja më 28.10.2016 i apartamentit 140 718 euro. (Në deklaratën e fillimit të detyrës gjendja në llogari ishte 105 203 euro nga të cilat më 27.09.2016 janë transferuar 5 000 euro në llogarinë e kartës së kreditit dhe në 28.10.2016 janë kredituar 39 800 euro nga shitja e apartamentit).
    4) Kartë krediti me limit 200 000 lekë.
    5) Kartë krediti me limit 1 700 euro.

    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2016

    Shpenzime për blerjen e një are me sip. 5000 m2 në Tiranë, marrë më 08.02.2017 me të ardhura nga shitja e ap. vlera 8 000 euro, pjesa takuese e deklaruesit për këtë pronë sipërfaqe arë është 50 %.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetarja: Deputeti socialist Alket Hyseni është hajdut pronash

    PD: Si i vuri pasuritë dhe lekët deputeti i PS, Alket Hyseni?

    Partia Demokratike ka ngritur zërin sot për ish-doganierin Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste, i cili nuk është marrë akoma nën hetim nga Prokuroria për akuzën e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

    Sekretari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, nga selia blu, tha se “vetë Alekt Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në Bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës.,” ndaj, “Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër.”

    Sipas Salianjit, “heshtja nuk e ndihmon dot as Alket Hysenin dhe as Edi Ramën të fshehin këtë grabitje për llogari të mikut të kryeministrit, Gon Papuli.

    Skema është e qartë. Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për fallsfikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte Task forcën për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dintë konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, që siç rezulton nga dokumentat është e babait të tij. Por që skema të përfundonte me sukses dhe toka bujqësore te mos mbillej me ullinj, por me beton, Edi Rama i dha mikut të tij Gon Papuli leje për të ndërtuar në tokën e grabitur prej ish shefit të task forcës. Përfitues nga ndërtimi do të jenë me letra Gon Papuli dhe Alket Hyseni.

    Rasti i grabitjes së pronave nga peshku i madh Alket Hyseni, me dijeni të Edi Ramës, është treguesi më i qartë i përdorimit të dy standardeve nga kryeministri që bërtet për drejtësi.

    Njësoj si në diktaturën e napoleonit tek Ferma e Kafshëve të George Orw?ell, Edi Rama ka vendosur të zbatojë rregullin e ri se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë edhe më të barabarta”.

    Këtë rregull ai e zbatoi për Saimir Tahirin, për të cilin po bën gjithçka të mbyllë hetimet. Këtë rregull po zbaton edhe për Alket Hysenin, i cili jo vetëm ka grabitur prona, por, si drejtor i Zyrës Kundër Pastrimit të Parave ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.”

    KJ

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetarja: Deputeti socialist Alket Hyseni është hajdut pronash

    Mediat e vendit duhet te vihen ne sherbim te qytetareve dhe jo te padrinove te droges. Ky eshte nje rast i lavderueshem, ku zeri i nje qytetareje qe i eshte bere padrejtesi degjohet nga publiku. Si kjo qytetare, ka mijera te tille. Mediat e vendit duhet te bejne punen e tyre, per te luftuar keto fenomene korruptive dhe per te rritur sensibilizimin e qytetareve qe duhet te kerkojne te drejten e tyre ligjore me cdo kusht, e te mos ngelen pre e hajduteve me imunitet politik.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •