Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,103
    Faleminderit
    22
    71 falenderime në 65 postime

    Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Aktorët dhe regjisorët, të ndarë mes tyre në lidhje me faktin nëse duhet ndërtuar një teatër i ri apo duhet ruajtur i vjetri, nuk janë gjë tjetër veçse marioneta të një shfaqeje që është projektuar gjetkë: në zyrat e Edi Ramës, ku po ndahen llokmat e fundit të vjedhjes së tokave publike të kryeqytetit.

    Po t’i rikthehesh historisë se si u ringjall ideja e shkatërrimit të godinës së dikurshme të “dopolavoros”, mashtrimet i kanë lënë vendin njëra- tjetrës.

    Fillimisht u tha se trupa e teatrit do të zhvendoset drejt sallës “Turbina” sepse, pas disa rregullimeve, në sallën e vjetër do të luajnë edhe artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më pas, i paturpshëm siç di të jetë vetëm ai në mashtrim, Erion Veliaj, nxorri teorinë se godina aktuale e TK, përmban lëndë që shkaktojnë kancer. Pastaj u tha se teatri do të prishet për t’u ngritur një i ri. Por kur protesta mori përmasa dhe reagimi publik filloi të ndihej, ministrja e Kulturës u betua përpara aktorëve se nuk ka një projekt për godinë të re. Ose ajo gënjeu hapur, ose këtë e bëri kreu i bashkisë së Tiranës, i cili vetëm një javë më pas, u tregoi disa aktorëve skicat e godinës së re duke i siguruar se ajo nuk do të ishte poshtë një kulle.

    Nuk kaloi shume kohë dhe Edi Rama doli në krah të arkitektit danez Bjorke Ingels për të prezantuar maketin e godinës së re, të cilën shumë specialistë e konsideruan si një plagjaturë të studios ukrahinase “Forma”, që kishte konkurruar me këtë projekt në Korenë e Jugut.

    A tregonte kjo plagjaturë se kemi të bëjmë me një zgjidhje të aty për atyshme, sa për t’i hedhur hi syve publikut? Pse nga ky teatër i ri u shfaq vetëm pamja e jashtme, pa sallat dhe mjediset ndihmëse? A nuk janë ato të parat që do duhej të siguronin aktorët, dhe jo vetëm, për një institucion të vërtetë artistik? Me ç’konkurs u vendos që teatrin e ri do ta projektonte Bjorke Ingels? A u bë garë për këtë?

    Të gjitha këto pikpyetje të mbetura pa përgjigje dhe ato mashtrime që i lanë vendin njëra- tjetrës, të krijojnë sigurinë se puna e teatrit ishte vetëm loja. Se nën fasadën e betejës për të, ka pasur një tjetër preokupim: si do të zaptohej toka publike që gjendet pas tij për të ndërtuar në atë zonë me fitime marramendëse.

    Dhe llogaria është e thjeshtë : Teatri do të zërë afërsisht 3 mijë metra katrorë ndërtim. 4 mijë metra të tjerë do t’i falen ndërtuesve privatë që do të ngrenë dhe godinën e teatrit. Përpos pjesës që dikur i takonte oborit të teatrit, atyre do t’i jepen edhe 2.500 metra katrorë truall publik. Kështu, sipas një llogarie që kishte bërë TPZ.al, ndërtuesi, një klient i Ramës dhe Veliajt që ka marrë pjesë edhe në vepra të tjera publike në Tiranë, do të përfitojë 5.300 m2 tokë ndërtimi, ku do të ngrihen 7 kulla deri në 23 kate, me një sipërfaqe prej 55 mijë m2 dhe me një biznes, kostoja e të cilit arrin deri në 140 milionë euro.

    Emri:  0CFDF1DC-A26F-4FAB-9249-F5046DE45EC8.jpg

Shikime: 188

Madhësia:  76.9 KB

    Pikërisht se gropa këtë radhë është shumë e madhe dhe e thellë, në prezantimin e Teatrit të Ri, Rama tha si nëpër dhëmbë se ky operacion financiar do të kalojë me një ligj të veçantë në Kuvend.

    Pra ligji do të bëhet në emër të teatrit, për të përligjur këtë vjedhje dhe paratë do t’i fusë në xhepa tjetërkush.

    Nëse prioritet, ashtu sikurse thuhet, do të qe gjetja e një mënyre për të ngritur një Teatër Kombëtar serioz (pavarësisht debatit a duhet prishur i vjetri apo jo) logjika duhet të kishte qenë tjetër. Shteti do të kishte ofruar atë që ka, tokën publike, dhe do të kishte pritur se kush do të jepte ofertën më të mirë për të pasur këtë “minerë floriri” në mes të Tiranës, kush ndërtonte një teatër sa më dinjitoz dhe kush ofronte një projekt me impakt sa më të mirë mjedisor.

    Por në fakt këtu ka ndodhur e kundërta. Eshtë shmangur çdo lloj konkursi. Eshtë shuar çdo lloj gare. Janë caktuar projektuesit dhe përfituesit. Sepse qëllimi i vërtetë nuk ka qenë teatri, por se si të përdoret ai për të nxjerë miliona nga toka e begatë që e rrethon atë.

    Prandaj kjo është një histori e pastër grabitjeje dhe sherri i aktorëve për godinën e re apo të vjetër, nuk është veçse një shfaqe e provokuar marionetash.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,103
    Faleminderit
    22
    71 falenderime në 65 postime

    Për: Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

    Gazetarja ‘nxjerr zbuluar’ Veliajn: S’ka studim italian për prishjen e Teatrit Kombëtar, është thjesht një temë diplome nga studentët

    Debati për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar vazhdon, ndërsa së fundi aktorët janë grupuar në një aleancë që kundërshton prishjen e godinës ekzistuese. Gazetarja Matilda Terpollari shkruan në faqen e saj në Facebook, se studimi i italianëve për prishjen e godinës ekzistuese, të cilës i referohet kryebashkiaku i Tiranës, në fakt është një punë diplome e studentëve.

    “Studimi i profesorëve italianë, që kretari i Bashkisë tha në “Opinion”, se u bazua për prishjen e teatrit, në fakt është punë diplome e disa studentëve për vitin shkollor 2007-2008 (shikoni foton) Megjithëse punë diplome studentët në asnjë faqe, të publikuar nga vetë Bashkia, nuk thonë se janë për prishjen e godinës, por për RIPËRDORIMIN e saj, ku madje një ambient propozojnë ta bëjnë muze. (shih foton). Ajo që nuk kuptoj është se si mund të manipulohet dhe gënjehet publikisht kaq hapur”, shkuan Terpollari.

    Emri:  E5907C47-E731-4188-B3AA-B849E16E591C.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  30.4 KB

    Emri:  BCCEDA67-33F6-4400-A7FA-FB59A1405B94.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  22.8 KB

    Emri:  0223CFC4-2CE6-41B5-8502-920AA9CBA108.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  35.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,103
    Faleminderit
    22
    71 falenderime në 65 postime

    Për: Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

    Projekti copy & paste i teatrit, një histori hajdutësh dhe mashtruesish

    Çështja e Teatrit Kombëtar, e cila në fillim u duk thjesht si histori e zakonshme e arrogancës dhe e korrupsionit, e shtyrë nga lakmia e pangopur për betonizim e një politikani, i cili u bë i famshëm për formulën “një pallat, një votë”, tani po merr ngjyrat e groteskut.

    Sikurse Exit.al ka shkruar këto ditë, projekti i paraqitur nga Edi Rama dhe Bjorke Ingels është shumë i ngjashëm me projektin e prezantuar në 2011 në një konkurs për ndërtimin e një teatri në Korenë e Jugut nga studioja e famshme arkitekturore ukrainase Forma.

    Kjo gjë vështirë se do të ndodhte nëse projekti i ri do t’i ishte nënshtruar konkurrimit publik. Por nxitimi e fshehtësia dhe arroganca për të vendosur çdo gjë vetë, çuan në një shaka të keqe për Edi Ramën, që tani ndihet se ja kanë hedhur ndërsa përballet me kundërshtimet e hapura të intelektualëve dhe me një projekt botërisht të turpëruar si të vjedhur.

    Gjendja është ironike: një projekt i kopjuar (në shkelje të dukshme të të drejtave të autorit) për t’u ndërtuar në shkelje të dukshme të planifikimit urban, me një operacion financiar aspak transparent dhe aspak të volitshëm, në dëm të një teatri sigurisht të vjetër por origjinal, për të mirëpritur aktivitetet më intelektuale të jetës shoqërore shqiptare.

    Kjo është një histori simbol e Shqipërisë së Ramës: për të shuar pakënaqësitë e intelektualëve shqiptarë, e për të justifikuar vjedhjen e pronës publike dhe shkatërrimin e kujtesës kolektive, të mundësuara nga paratë e drogës, Udhëheqësi Botëror, Artisti Gjenial, iu drejtua vjedhjes intelektuale.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    6,901
    Faleminderit
    405
    497 falenderime në 418 postime

    Për: Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

    Paraqiti Bujar Kapexhiu nje projekt ide per teatrin qe ishte fantastik (te pakten si fasade). Projekt qe mbante dhe teatrin egzisten por edhe qe e zmadhonte. Nje projekt fantastik nga ana e harmonis arkitekturore.

    Aty mire qe mendojne vetem per te vjedhur,por si nuk doli nje qeveritar qe te pakten edhe ne vjedhje te kete "gusto". E kan bere vjedhjen vetem shkaterrim.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,103
    Faleminderit
    22
    71 falenderime në 65 postime

    Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i ftuar sonte në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus. Por që në nisje të emisionit nuk e kurseu shfaqjen teatrale të radhës. Për të treguar se ai është shembulli i njeriut të punës, Erion Veliaj kishte hyrë në studio me këpucë me baltë. Sigurisht që kjo nuk ishte një shpërkujdesje e tij nga nxitimi , por sajesë e paramenduar në kuadër të propagandës që bën kryebashkiaku i Tiranës. E veçanta kësaj here ishte se në rol hyri edhe moderatori Sokol Balla, i cili gjoja si rastësisht e nis emisionin me Veliajn duke e pyetur pikërisht për këpucët me baltë. Nga ana tjetër Veliaj tha se nuk pati kohë t’i pastronte këpucët te grimi dhe më tej foli direkt për mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë. Po të ishim ende nën komunizëm, me siguri që Veliaj do e kishte marrë titullin ‘Hero i Punës Socialiste’.

    ©LAPSI.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,103
    Faleminderit
    22
    71 falenderime në 65 postime

    Për: Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

    Tragji-komedia me kete Lali Erin, eshte sesa me shume kthehet ne nje personazh qe dynjaja te talli t’rapin, aq me shume promovohet ne menyren me te kuruar nga media dhe tufen e madhe te gazetareve prane saj..
    Pastaj kur shikon kompozimin aktual politik qe fatkeqesisht e ben te pashmangshme deshiren e tij per tu bere kryeminister, kupton qe do na ikin dem edhe nja 2-3 dekada..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,083
    Faleminderit
    64
    769 falenderime në 629 postime

    Për: Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

    “Rama të ndiqet penalisht” Aktorët të vendosur: S’do lejojmë shembjen e teatrit



    “Ta vëmë me shpatulla pas muri dhe ky duhet ndjekur penalisht, të shkojë në Gjykatë si i pari kryeministër që thyen ligjin. Pra, ose do shkojmë në Europë me ligje ose ne, po i gris këto faqe që i kemi kopjuar nga kushtetuta dhe themi “voila” (Ja shiko). Hajde kryeministër, bëj çfarë të duash.

    Ti tani je jo kryeministër, por ... (artistët nga mbrapa: Skënderbeu) Skënderbeu”. Kjo ishte thirrja e Rudi Satës, kryetar i Sindikatës së Artistëve dhe Punonjësve të TKOBAP, gjatë dëgjesës me artistë dhe qytetarë për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistët janë mbledhur edhe këtë të hënë në ambientet e jashtme mes Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

    Ndërkohë që regjisori Bujar Kapexhiu i ka kërkuar miqësisht kryeministri Rama që të tërhiqet. “Po i drejtohem si piktor, si artist jo si kryeministër. Jo do të shembet, por germën s. S’do të shembet. Prandaj le ta thotë, një tërheqje është mençuri, një tërheqje është zemërgjerësi nuk është dobësi”, tha Bujar Kapexhiu.

    Të hënën e kaluar artistët sfiduan kryeministrin me një projekt ide të tyren me moton “Ndërto një, ruaj dy”, ndërkohë sot me ta u solidarizuan dhe arkitektët Arben Biçoku dhe Kreshnik Merxhani të cilët argumentuan domosdoshmërinë e ruajtjes së trashëgimisë së Teatrit Kombëtar.

    “Është thënë shpesh që restaurimi është shumë herë më i shtrenjtë se sa ndërtimi nga fillim. Ky është një mit, nuk ekziston. Ne restaurojmë çdo ditë, objekte edhe më të vjetra se sa godina e TK dhe jemi në gjendje që teknikisht t’i zgjidhim të gjitha këto probleme”, tha arkitekti Merxhani.

    “Flitet që është një objekt i përkohshëm, nuk e kam gjetur në asnjë material të shkruar këtë. Nuk është i tillë. Boll të kujtojmë nga se është i përbërë konstruksioni, është i ndërtuar me kollona betorname, nuk bëhet betornameja për përkohshmëri. Kam patur rastin të diskutoj me një nga pedagogët të shquar të materialit të ndërtimit Fisnik Kadiu, më ka thënë i kemi bërë analizat, janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë sikur janë vënë sot. Në këtë ambient nuk është vënë dorë për mirëmbajtje, është dashur pa nuk është vënë dorë”, tha Biçoku.

    Në përfundim të takimit, i cili u zhvillua jashtë ambienteve të Teatrit, midis atij Kombëtar dhe Eksperimental, aktori Arben Derhemi u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen betejës së tyre të hënën e ardhshme në orën 18:00.

    Shqiptarja

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •