Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipërinë!

    Deputeti Dashamir Shehi është përcjellë sot me duatrokitje nga foltorja e Kuvendit, pas një fjalimi të ndjerë e plot revoltë që ka mbajtur në Parlament për varfërinë.

    Ai shpjegoi me fakte pse ka dhe do të ketë varfëri në Shqipëri duke marrë shembull një pamje të trishtë dje nga Elbasani: "A i pa zoti Kryeministër, që nga ajo ura e Metalurgjisë e deri tek banka e Elbasanit, që kanë me qindra fukarenj që shesin ballokume (e imiton me duar formën e tyre) tek dera e shtëpisë?! Dhe nuk dalin për Ditë të Verës! Kanë 1 muaj e gjysëm që kanë dalë! Vjet dilnin 1 javë përpara; para 10 vjetësh dilnin Ditën e Verës - sot dalin 1 muaj e ca! Çfarë mendoni se fiton një familje nga ato ballokumet?! Dhe kanë nxjerrë edhe ca goca të reja aty, se është turp të shesin fukarenjtë! Çfarë fitojnë?! A vijnë më shumë se njëmijë lekë a dymijë lekë nga ballokumet?!
    Kjo është varfëria! Atë të shihte Kryeministri dje në Elbasan! Mos të fillojë të tregojë përralla të kota!...Sepse ky grup njerëzish që qeveris sot, mendon se të varfrit janë të pazotë dhe këta janë "gjenitë e Shqipërisë" që mund të bëjnë miliona. Prandaj të gjithë janë drejtuar drejt parave!

    Fukarenjtë e Shqipërisë, është një batutë që nuk kisha qejf ta thosha, në darkë venë sofrabezin dhe atë pjatën e supës e tasin e kosit. Këta zotërinjtë këtu, ky i pari, venë hartën e Shqipërisë për darkë. Dhe vënë gishtin: Ka tepruar dhe kjo tokë këtu, ka tepruar edhe kjo, ta bëjmë kullë! Ka tepruar dhe kjo miniera e do ta marrim! Ka tepruar edhe ky pusi, t’ia japim këtij.

    Këto, fukarenjtë venë sofrabezin të hanë fukarallëkun e vet për darkë, këta venë hartën e Shqipërisë për të ngrënë nga një copë Shqipërie për natë. Ndaj ka varfëri këtu!"

    https://m.youtube.com/watch?v=c1jygqUBJiQ
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Dash Shehi: Ramës i duhen 40-60 vjet që Shqipëria të përmirësohet...

    Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se bashkë me administratën e tij nuk respektojnë shtetin dhe ligjin.

    Në studion e Report Tv, Shehi tha se në vend ka një rritje të varfërisë, po të ishte për tu përmirësuar do të ishim më mirë, nuk po flasim për tu bërë të pasur por për të dalë nga varfëria.

    Në 5 vjet qeveria Rama ka përmirësuar 3 %, por sa duhet të rrijë Edi Rama në qeverisje që të na përmirësojë? 40 apo 60 vjet?

    Azia është përmirësuar 15 %, ndërsa Shqipëria në mes të Europës nuk ka përmirësim. Para 10 viteve kemi bërë 1 studim me disa sindikata, nga ku doli se minimumi jetik në Shqipëri për frymë është 170 mijë lekë ose 130 euro.

    Ky është minimumi jetik që i duhet një individi në Shqipëri, por është një shifër e papërballueshme, sepse mundësitë tona ekonomike nuk e përballojnë. Qe do të thotë që një pjesë e popullsisë do vazhdojë të jetojë në varfëri. Nuk ka si del nëse nuk ka punë apo zhvillim ekonomik, nuk e nxjerr dot as qeveria.

    Duhet ta marrim seriozisht, të shohim sa lart është vija e kuqe dhe ne sa poshtë dhe sa lart jemi. Që të kalohet ajo shifër duhet ekonomi tjetër, të rritet ekonomia ne 6-7%, duhet të mos vidhet ekonomia, mos të shpërdorohet.

    Qeveria nuk ka mundësi se i bie që të bejë një subvencion. Ka një buxhet që thjeshtë mund të shërbejë të rrisë pak asistencën , që ato para mos t’jua japë shokëve të tij. Si të thuash të krijojë një paqe sociale, mund të quhet graso sociale për të lubrifikuar klasat e kapitalizmit.

    E djathta pretendon të japë diçka më shumë se e majta. Ndryshe ka qënë politika e Partisë Demokratike. PD ka përdorur 40% te buxhetit për të subvencionuar pensionet, për ndihmë sociale, kam qënë unë minster i Punës dhe i kam bërë bashkë me Bankën Botërore.

    4-5 vjet që pensionet nuk rriten fare, me Berishën të paktën rriteshin diçka, ndërsa me këto nuk rritet as rrogat dhe as pensionet.

    Kjo qeveri s’ka rrit asgjë. 20 mijë familje i ka përzënë nga skema e përkrahjes. 25% e meritonin për tu larguar, por jo të gjithë ato që hoqi Rama, kjo nuk është një dramë e madhe, puna është që Rama bën aksion, nuk respekton as shtetin, as ligjin as asgjë. Kjo është mënyra që ai punon së bashku me qeverinë dhe administratën e tij”, tha Shehi.

    I pyetur në lidhje me lobimin, Shehi theksoi se Basha duhet të jetë më transparent.

    “I kam kërkuar Bashës të jetë më transparent dhe më i vendosur dhe ta mbyllim këtë muhabet", tha Shehi.

    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Kjo puna e varferise eshte nje tragjedi ne ate vend. Sa po vjen dhe po thellohet dhe nuk ka as shprese se nje dite mundet te permirsohet.

    Jemi vend pa ekonomi,ku nuk kemi as ekonomi kapitale dhe as ekonomi sociale,ku privati ose shteti te mendojne per hapjen e vendeve te punes.



    Sa dregjin eshte kjo ndima ekonomike qe degjoj ? Se me sa di eshte vetem 60 mij a 6 mij leke ne muaj,qe duhet ti bjeri reth 50 euro qe nuk e di se mjaftoj a jo te mbash nje familje vetem me buke per nje muaj.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Nje shifer e perafert eshte. Nuk te del as per buke, shumicat e perdorin per te blere miell..
    Me pak fjale eshte nje shifer aq qesharake sa kerkon shume sakrifica per ta mbajtur shpirtin gjalle!

    Po te mos ishin remenishencat e shqiptareve neper bote, te cilet e gjallerojne sadopak ekonomin ne vere dhe ne fund te vitit, nuk e di se ku do ishim katandisur sot!!!

    Ulja e nivelit te varferise ekstreme eshte problemi madhor qe ka sot Shqiperia...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Eshte turp qe diskutojn per buken e gojes,eshte tmerr. Parate e ardhura nga jashte gjallerojne pak "xhirimin e lekut",por ekonomia ne ate vend ne qofte se do te permirsoje varferine duhet te hapi vende pune.

    Problemi eshte se gjithmon e me keq do shkoje,sepse kushdo qeveri qe do vije (po nuk luftoj korrupsionin dhe te krijoje njefar barazie dhe meritokracie) do jete e detyruar te ngreje taksat. Dhe do ngrihen taksat qe mblidhen,dritat,uji,shtepia...ku dhe ajo pak klase e mesme do shkoje drejt varferise...

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Nuk eshte se mungojne vendet e punes. Ndoshta jemi vendi kampion i botes per vende pune neper bare, kafe dhe restorante.
    Mirepo kete zanatin e kamarierit nuk mund ta bejne te gjithe e aq me pak shtresa disi e moshuar e varfer shqiptare. Per me teper eshte nje profesion qe paguhet skandalozisht keq.

    Ne nuk po krijojme as klime te favorshme per investitor te huaj, perkundrazi jemi duke i marre frymen edhe bizneseve vendase me taksa mbi taksat qe shpikin çdo dite Rama me Lali Erin.
    Te behej ky diskutim ne fillimvitet 90-te edhe do mirekuptohej, kurse sot ne 2018-en eshte tragjedi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk eshte se mungojne vendet e punes. Ndoshta jemi vendi kampion i botes per vende pune neper bare, kafe dhe restorante.
    Mirepo kete zanatin e kamarierit nuk mund ta bejne te gjithe e aq me pak shtresa disi e moshuar e varfer shqiptare. Per me teper eshte nje profesion qe paguhet skandalozisht keq.

    Ne nuk po krijojme as klime te favorshme per investitor te huaj, perkundrazi jemi duke i marre frymen edhe bizneseve vendase me taksa mbi taksat qe shpikin çdo dite Rama me Lali Erin.
    Te behej ky diskutim ne fillimvitet 90-te edhe do mirekuptohej, kurse sot ne 2018-en eshte tragjedi...


    Vende pune qe prodhojn,pa vende pune qe "sherbejne" ka sa te duash se jane vende pune qe siç e the dhe ti qe kane rrogen 100 a 200 euro ne muaj.

    Taksat jane te paevitushme ne nje ekonomi qe nuk prodhon asgje,plus qe do kemi nje problem demografik me plakjen e popullsise,ku edhe me pensionet do fillojne problemet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Po te vesh re, ne te gjithe boten e civilizuar/demokratike po humbet besimi ne politiken vendase.
    Si ne ate ne pushtet, ashtu dhe ne opozite.
    Kjo po ndodh sepse njerezit po informohen me shume (me fakte dhe me genjeshtra njekohesisht).
    Durimi po humbet me eliten e vjeter politike (Dash Shehu me shoke, djathas dhe majtas).
    Politika tashme eshte Klanore/Fisnore, gjithesekush per interesa vetjake, apo te nje grupi te vogel.

    Nese kerkoni ndryshim te sistemit ne Shqiperi, bojkoto zgjedhjet, derisa: Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit te zgjidhen me referendum.
    Dhe nese ka ndalesa ne aprovimin e ligjeve, gjithashtu (sikurse dhe ne Zvicer) ta votoje populli, me referendum.

    Kjo eshte Demokracia, jo ajo e Dashit, Sales, Lulit, Ilirit, Edit apo Monikes!

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: VIDEO/ Dash Shehi: Fukarenjtë shtrojnë kos për darkë, Rama shtron hartën për të ngrënë Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Po te vesh re, ne te gjithe boten e civilizuar/demokratike po humbet besimi ne politiken vendase.
    Si ne ate ne pushtet, ashtu dhe ne opozite.
    Kjo po ndodh sepse njerezit po informohen me shume (me fakte dhe me genjeshtra njekohesisht).
    Durimi po humbet me eliten e vjeter politike (Dash Shehu me shoke, djathas dhe majtas).
    Politika tashme eshte Klanore/Fisnore, gjithesekush per interesa vetjake, apo te nje grupi te vogel.

    Nese kerkoni ndryshim te sistemit ne Shqiperi, bojkoto zgjedhjet, derisa: Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit te zgjidhen me referendum.
    Dhe nese ka ndalesa ne aprovimin e ligjeve, gjithashtu (sikurse dhe ne Zvicer) ta votoje populli, me referendum.

    Kjo eshte Demokracia, jo ajo e Dashit, Sales, Lulit, Ilirit, Edit apo Monikes!

    Pikerisht!!!

    Por duhet kohe...
    Shqiptaret jane akoma ne gjume...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •