Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Fatos Lubonja ka shpërthyer sot fort kundër projektit të ri të Teatrit Kombëtar që është prezantuar dje. Duke komentuar për Nevs 24 shfaqjen e djeshme pa oponentë dhe pa konkurs, ai tha se edhe në kohën e diktaturës për vepra të tilla kishte oponencë. “Edhe në kohën e Enverit kishte opinencë, merej mendim më i gjërë, nuk vendoste një njeri i vetëm si tani tha Lubonja i cili shtoi plot pezëm se me këto që po bën Rama do përfundojë më keq se Hoxha: “Atij i tërhoqën zvarë statujët, këtë do ta tërheqin njerzit të gjallë” tha ai.

    “E para gjë që dua të komentoj nuk është projekti por është mënyra se si paraqitet projekti, në një zyrë të Kryeministrisë, një projekt që edhe në kohën e Enver Hoxhës ka pasur oponencë, ka pasur edhe konkurse, nuk emërohej vetëm. Ideja e konkursit ideja e konsultimit me publikun e shfaqjes së disa projekteve është gjeja e parë që kërkohet në një demokraci. Në Gjermani ishte një projekt nuk e di për një stadium, apo aeroport i Hitlerit u paraqit e doni kështu apo e doni ashtu. Dhe votoi me referendum populli i Berlinit. Pra bota përdor të tilla forma për këto projekte që janë kaq të rëndësishme. Ndërkohë që e gjithë shoqata e arkitektëve është kundër, ndërkohë që kushdo që flet jashtë skemave të Edi Ramës është kundër ne na imponohet me dhunë një projekt” tha ai për Nevs 24.

    Lubonja është shprehur për ruajtjen e teatrit të vjetër kombëtar duke thënë: “Nëse do mendimin tim më i bukur se ai ekzistuesi nuk mund të ketë. Ka histori, ka kulturë. Një anije skandinave nuk ka lidhje me një vend mesdhetar”.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Skandal/ Shpërthen avokati i njohur: Nuk ka asnjë projekt për Teatrin, e kanë vjedhur nga google

    19:28, 13/03/2018
    Avokati i njohur Altin Goxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar si skandal vjedhjen e projektit të prezantuar dje nga Kryeministri Edi Rama nga një studio ukrainase.

    “Skandali!
    Denoncimi i arkitektes ukrainase! Na kanë vjedh projektin!

    Pra nuk ka asnjë projekt për Teatrin! Kanë vjedh një projekt në Google!!!

    Arkitektja Ukrainase denoncon vjedhjen e punës së saj dhe të kolegëve të vet ukrainas!!!

    Hahaha e morët vesh mo? Kanë vjedh pa të drejtë autori projektin e Teatrit nga Koreja e Jugut... S'kanë asnjë projekt dhe i kanë ra shkurt tu përdor google search!!!

    Skandali i zbuluar nga ukrainasja Ira Miroshnikova!

    Ja skuadra e arkitektëve ukrainas që kanë bërë projektin e Koresë: Oleksiy Petrov, Irina Miroshnykova, Dmytro Prutkin, Alice Magirovskaya, Anton Izhakevich, Ksenia Dmitrenko

    Porositësi: Busan Metropolitan Mayor's Office

    http://formaarchitects.com/projects.php?i=56”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.
    Emri:  A4663422-39E0-464F-A195-48C814837C72.jpg

Shikime: 204

Madhësia:  34.8 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Teatri Kombëtar/ Studio ukrainase bëhet gati të hedhë në gjyq Qeverinë Rama

    22:24, 13/03/2018
    Ira Miroshnikova, arkitektja ukrainase, ka paralajmëruar ndjekjen e hapave ligjorë, ndaj qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, në lidhje me projektin e paraqitur një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

    Arkitektja ukrainase shprehet se askush nga Tirana nuk ka kontaktuar me studion ku ajo punon në lidhje me projektin në fjalë, që rezulton se është paraqitur në Korenë e Jugut disa vite më parë.

    Ajo thotë se po konsultohet me avokatët për hapat e mëtejshëm ligjore.

    Kryeministri Edi Rama paraqiti ditën e djeshme projektin për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke e paraqitur atë si vepër të arkitektit danez, Bjarke Ingels.

    Por sot janë publikuar foto dhe dokumente që hedhin dritë se i gjithë projekti i paraqitur është një plagjaturë.

    Emri:  2EBFD18D-7556-4B8C-8C01-EACAB9E1BF2D.jpg

Shikime: 185

Madhësia:  60.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Teatri i Ri/ Lubonja: Mirela Kumbaro të largohet

    Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, duhet të jepte dorëheqjen nëse do të kishte dinjitet.

    Ky është përfundimi që arriti Fatos Lubonja, pasi u shpreh se është skandaloze që një ministre kulture të shprehet se nuk ka projekt për teatrin, ndërsa dy javë më vonë projekti aprovohet.

    “Është skandaloze që një ministre Kulture e cila thotë nuk ka projekt, pas një jave del Bashkia dhe thotë që ka projekt, pastaj pas një jave aprovohet projekti. Pra këta tallen me njerëzit. Por këta nuk kanë as dinjitet, se po të kenë dinjitet ajo ministre që tha s’ka projekt nesër jep dorëheqjen. Por këta janë mashtrues.” – u shpreh Fatos Lubonja, i ftuar në studion “Opinion” në “News 24”.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Nderkohe qe treshja Rama-Veliaj-Kumbaro na thoshte qe s’ka projekt, sot zbulojme qe paska nje projekt e ça projekti!

    Projekti na qenkerka nje plagjiature, ku mbas saj fshihet PPP-ja e famshme.
    Ne epoken e formacionit te internetit edhe nje amator nuk do ja lejonte vetes nje plagjiature per teatrin kaq te trashe. Do duheshin disa muaj rrjeshte per te treguar bemat korruptive e genjeshtare te rilindjes, po kjo e teatrit i ka vene kapakun. Nuk ka absurditet me qesharak sesa ky!
    Teatri kombetar ishte nder te paktat pasuri kombetare te cilat nuk i kishim dhene akoma me konçension. Mbas stadiumit me minare mbajeni edhe nje teater me kulle!

    5 vjet ne pushtet edhe akoma s’kane mesuar te genjejne keta rilindasit?! Po ça ben kshu o shoku Edvin?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Prishja e teatrit eshte nje krim historik qe i behet ati vendi. Dhe vertet,diten qe do terheqin zvarre Ramen dhe Kumbaron sepse prishen nje memorje historike do jete dita kur do behemi nje popull me kulture.

    Kur degjon jashte debatet arkitektnonike,se si nuk lejojne te preken as gjerat me te vogla neper qendrat historike,e kupton sepse Shqiperia eshte me vite-drite larg Perendimit. E kupton qe kultura si koncept do shekuj.

    Projekti i ri eshte projekti me i shemtuar qe nje arkitekt mund te prezantonte per nje teater. Duket si supermarkat mobiljesh,sikur e kan kopjuar nga Ikea.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    drague (16-03-2018)

  8. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Citim Postuar më parë nga serafim dilo Lexo Postimin
    prishja e teatrit eshte nje krim historik qe i behet ati vendi. Dhe vertet,diten qe do terheqin zvarre ramen dhe kumbaron sepse prishen nje memorje historike do jete dita kur do behemi nje popull me kulture.

    Kur degjon jashte debatet arkitektnonike,se si nuk lejojne te preken as gjerat me te vogla neper qendrat historike,e kupton sepse shqiperia eshte me vite-drite larg perendimit. E kupton qe kultura si koncept do shekuj.

    Projekti i ri eshte projekti me i shemtuar qe nje arkitekt mund te prezantonte per nje teater. Duket si supermarkat mobiljesh,sikur e kan kopjuar nga ikea.
    hallall ja bofte zoti shtatlartesise

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    LUbonja-lubo




    komentet



    Shqipe Me Dy Krena

    15 vjet burg ne Spac ka bere Lubonja normal qe ka kaluar ne cmendim..

    3

    Zebralionfish
    Zebralionfish

    Lubonja te na shpjegoje historine e familjes se tij si militante komunist te regjimit Enver Hoxhes se pari


    SGD

    Fatos Lubonja, para dite urren vehten, pas dite gjith boten. Individ për analiz psikologjike, çdo të " vertetë " r ka kesisoji, vetem e vetem që të dallohet prej të tjerëve , edhe pse pallavros perralla , të paverteta e rrena,
    Kaloi koha yte z. Lubonja nuk je më aktual as interesant, je vetëm destruktiv, ekranet e TV , duhet të pushojnë nga ti.

    kristiana Malotaj

    Lubonja asht gomari i gomarve adht budall
    https://www.youtube.com/watch?v=1Vk7YA_M1N4
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-03-2018 më 09:58

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    hallall ja bofte zoti shtatlartesise
    Hallall e ka se e ka kthy ate qytet si qytet gabelsh. Edhe mileti kur flet ka fillu me fol si gabelt.Jan bo pika referimi pallatet :"Ku po shko tek pallai grande.Ku po shkon tek pallati me shigjeta ?" Edhe nuk po te them kur e ka pa per her te par se ku dhe si ishte ky pallati me shiqeta !.

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Ne Shqiperi eshte bere tradite tashme, se sa me teper ta betonizosh drejt menderosjes kryeqytetin, aq me teper ke shanse te behesh i pari i vendit.

    Shembullin e Rames per balcamosjen e Tiranes, eshte duke e ndjek Erion Veliaj. Edhe ky i fundit kandidat potencial per t’u bere nje dite kryeminister...
    Tragji-komedi shqiptare!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Ky Lubonja ta kerdit buken!

    Si ky, çdo Shqiptar ka nje Opinion/mendim per gjithçka, dhe mundohemi ta perfaqesojme si fakt!

    "Nese do mendimim tim...?!"

    Kush eshte Lubonja?!
    Ndonje arkitekt i njohur Shqiptar?!

    Ndonje artist i mirenjohur?!

    Problem eshte prishja dhe rindertimi i nje objekti/ndertese apo prishja dhe mos rindertimi?!

    Shume zhurme per asgje, thoshte Shekspiri.

    Kur s'ke ça ben, drejton lesh me çekiç!

  13. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Ky Lubonja ta kerdit buken!

    Si ky, çdo Shqiptar ka nje Opinion/mendim per gjithçka, dhe mundohemi ta perfaqesojme si fakt!

    "Nese do mendimim tim...?!"

    Kush eshte Lubonja?!
    Ndonje arkitekt i njohur Shqiptar?!

    Ndonje artist i mirenjohur?!

    Problem eshte prishja dhe rindertimi i nje objekti/ndertese apo prishja dhe mos rindertimi?!

    Shume zhurme per asgje, thoshte Shekspiri.

    Kur s'ke ça ben, drejton lesh me çekiç!
    Nuk nevojitet shikim i mprehte arkitekti per te neveritur shkaterrimin e Tiranes.
    Kthjellohu pak ne ato qe thua perpara se t’i vendosesh piken fjalise.
    Teatri kombetar ka nevoje vetem per nje rikonstruim normal. Praktike kjo qe ndiqet kudo ne bote, me objektet kulturore, kishat, katedralet, galerite etj etj.
    Lubonja edhe çdo njeri i thjeshte pa formim dhe nocione arkitekture kete po kerkon, nevojen akute per nje rikonstruim te teatrit kombetar. Mirepo perpara na ka dal nji debil me raport te çertifikuar mjekesor, qe pretendon se historia fillon e mbaron me ate!
    Ta shembim teatrin thote Rama, te ndertojme dhe nja dy tre gradaçela absurde rrumbullak, edhe me ate rast teatrin po e sistemojme diku andej nga kati i 16-te i njeres nga keto godina.
    Keshtu i shkaterroj lagjet e vjetra Tiranase, me te njejten llogjike balcamosi nje qytet te tere me ca pallate te shumtuara jeshile e me shigjeta.
    Me kete ritem abnormal se shpejti ky arkitekti i shkaterrimit dhe betonizimin do e çoje ndonje dite edhe Skenderbeun ne Dajt qe te ngreje nja dy tre gradaçiela tek sheshi me Erion Veliajn. Madje do thote qe nje figure kaq gjigande sa Skenderbeu meriton t’i shikoj shqiptaret nga lart, prandaj po e sjell komshi ketu me mua ne Surrel.
    Kemi nje kryeqytet te tere sot qe i ngjan nje haleje publike, fal deshirave te nje gjysem-skizofreni! Ja kete çmim paguajne sot shqiptaret ti Ilir-Arber, qe te rrije naltgjatesia ne pushtet.
    Edhe ate pak trashegimi iliro-arbereshe qe kishte ngel ne Durres, Rama tha ta bejme veliere.
    Dhe ti qe mban emrin Ilir-Arber bezdisesh perse s’po i vejme kazmen trashegimis si arkitekt-medioker qe s’jemi akoma!!!

    Merre çekiçin dhe perplase nja dy here mbrapa kaptines, se ndoshta te kthjellon ndopak nga keta budalleqet qe shkruan!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 16-03-2018 më 12:25
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Ky Lubonja ta kerdit buken!

    Si ky, çdo Shqiptar ka nje Opinion/mendim per gjithçka, dhe mundohemi ta perfaqesojme si fakt!

    "Nese do mendimim tim...?!"

    Kush eshte Lubonja?!
    Ndonje arkitekt i njohur Shqiptar?!

    Ndonje artist i mirenjohur?!

    Problem eshte prishja dhe rindertimi i nje objekti/ndertese apo prishja dhe mos rindertimi?!

    Shume zhurme per asgje, thoshte Shekspiri.

    Kur s'ke ça ben, drejton lesh me çekiç!
    Problemi eshte kultura e konservimit historik,problemi eshte civilizimi ndaj nje barbarie qe perball fitimit shkaterron çdo gje,edhe ato pak gjera qe kan mbetur.

    Kush eshte Lubonja ka pak rendesi,rendesi ka qe per 20 vjet thote te njejtat gjera per Tiranen.Dhe jan 20 vjet,paralajmerime,analiza,debate mbi shkaterrimin e Tiranes qe i japin Lubonjes nje etik dhe moral qe eshte e veshtire ta kete ne Tirane nje intelekual a qytetar i po atij ish-qyteti.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    drague (17-03-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •