Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Marrëdhënia e çuditshme e Donald Lu me peshkimin

    Para pak ditëve, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu—i cili kishte premtuar që në sajë të vetingut dhe reformës në drejtësi të mbështetura fort prej tij, brenda muajit janar do të kishin filluar arrestimet e peshqëve të mëdhenj—mendoi që të identifikonte një provë mbështetëse për pohimin e tij, duke u vetëkënaqur me historinë e sekuestrimit të rreth 620 kilogramëve kokainë, të destinuar për kompaninë Arbri Garden të Maminasit.

    “Nga ky këndvështrim Arbër Çekaj është një peshk i madh” deklaroi Lu, më në fund i çliruar nga ankthi i deklaratave të tij të mëparshme triumfaliste, duke vazhduar:

    “Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimi të peshqëve të vegjël dhe të injorimit të peshqëve të mëdhenj.”

    Pikërisht! Edhe këtë herë policia shqiptare arrestoi vetëm shoferin e kamionit që sillte kontenierin dhe një nënpunës të kompanisë së bananeve, ndërsa pronari i kompanisë Arbër Çekaj, edhe nëse ai mund të konsiderohet peshk i madh, u largua qetësisht drejt Kosovës.

    Ka shumë peshkatarë, të cilët pasi e kapin peshkun, nëse është shumë i vogël e rihedhin në ujë, por nuk kishim parë kurrë peshkatar që të krenohet kur peshku i rrëshqet.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Marrëdhënia e çuditshme e Donald Lu me peshkimin

    Tek deklarata e peshqeve te medhenj mundet te thuhet pa frike qe Lu-ja ja ka futur kot. Deri tani nuk eshte kapur asgje,as peshk i vogel e jo me i madh.

    Deri tani,operacioni i 620 kg kokain do mbahet mend se bashke me kokainen u kapen dhe bananet. Se eshte sukses apo jo, dhe kapja e bananeve, eshte e vetmja gje qe mundet te diskutohet.

    Ne te njejten kohe qe u kap kokaina ne Shqiperi ne Itali u kapen disa kuintal a ton hashash me vlere 10 milion euro,dhe pati 25 persona te arrestuar,ku nga keta 18 me arrest burgu dhe 7 persona me arrest shtepie.

    Operacion me te deshtuar se kjo e kapjes se kokaines nuk ka,edhe sikur te ishte komplet rastesor. Jemi akoma tek sasia e bananeve,qe eshte i vetmi sukses.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhënia e çuditshme e Donald Lu me peshkimin

    Nuk eshte se ja ka futur ndonjehere plot Lu-ja, qe do dilte huq kesaj rradhe. Te gjitha deklaratat e tij deri me tani, duket sikur i ka thene me 1 prill..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •