Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Shkrimi i Mother Jones, i dha shansin Partisë Socialiste të nisë një fushatë akuzash për lidhje okulte, të dyshuara mes Partisë Demokratike dhe Rusisë. Por ndryshe nga gazetarët e Mother Jones, që i ndanë me kujdes faktet nga hamendësimet, Edi Rama doli me një skenar, sipas të cilit në lojë ishin fatet e vendit.

    Pas intervistës së Bashës në Opinion, Edi Rama bëri një status në Facebook, ku e quajti skandal pagesën e lobistit Nick Muzin në SHBA, duke e etiketuar atë si “një mishmash korruptiv”.

    Dhe për të bindur se kjo nuk ishte një aferë korruptive si gjithë të tjerat, shprehu habinë, se si u gjendën disa rusë bujarë për t’i dhënë Bashës gjysëm milioni dollarë.

    E nga këtu, kaloi në detajet e konspiracionit, me premtimin se do të bëhet drejtësi “…nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit”

    Në ato që shkruan kryeministri, dallohen tre momente të rrezikut që mund t’i vijë vendit nga Rusia dhe nga PD-ja:

    Skenari do të zbatohej nga “interferenca malinje forcash të huaja”
    Përdorimi i opozitës shqiptare për cënimin e imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim)
    Qëllimi final, “pengimi i procesit të integrimit europian dhe destabilizimi i vendit”
    Kuptohet se kur flet për forca të huaja, Rama i referohet Rusisë. Skenari parashikon që gjithçka të nisë nga cënimi i imazhit të Shqipërisë.

    Nëse Basha vërtet mori përsipër një detyrë të tillë nga rusët, ai rezulton të jetë një nga njerëzit më me ndikim në mediat botërore. Sepse për kanabisin dhe organizatat kriminale shqiptare, kanë shkruar mediat më serioze të globit nga SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Hollanda, Belgjika etj.

    Për hashashin e Shqipërisë shkruajti BBC, Deutche Welle, Forbes, Newsweek, Financial Times dhe media të tjera me peshë. Lumenjtë e drogës që vinin nga Shqipëria i denoncuan për vite me radhe të gjitha mediat italiane pa përjashtim me investigime, reportazhe, dëshmi etj.

    Por edhe sikur Lulzim Bashës dhe Rusisë, t’i jenë bashkuar redaksitë më serioze të botës në këtë komplot kundër Shqipërisë, del një problem tjetër.

    Për drogën e Shqipërisë nuk raportuan vetëm mediat e huaja, por edhe shërbimet partnere, mes të cilave CIA amerikane, NCA britanike dhe sigurisht ato italiane.

    Agjensitë më serioze ndërkombëtare e prezantuan njëzëri Shqipërinë si furnizuesi kryesor i Bashkimit Europian me drogë.

    Ky fakt i futet si pykë skenarit që thur Edi Rama. Në këtë situatë lind pyetja se përse rusët duhej të paguanin Lulzim Bashën të fliste për drogën, kur kreu i Antimafias Italiane jepte alarmin në parlamentin italian, se vendi po i pushtohej nga kanabisi shqiptar?

    Në vitet 2015 dhe në 2016, droga që vinte nga Shqipëria në Itali ishte trefishuar, konfirmonte ish kreu i Antimafias, Franko Roberti.

    Antimafia hetoi për 4 vjet bandën e Habilajve. Zbuloi edhe drejtorët e Policisë së Shtetit që bashkëpunonin me trafikantët e drogës, me bekimin e ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, që Rama e kishte shpallur vetë si “kampionin e qeverisë”.

    Në raportin e CIA-s për vitin 2017, Shqipëria konsiderohej rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, ndërsa “organizatat e narko-trafikut janë shtrirë në vendet e Europës”.

    Në raportin e NCA të Britanisë së Madhe, (Agjensia Kombëtare e Krimit) për vitin 2017, shqiptarët konsiderohen si një grupim i fuqishëm, i shtrirë në të gjithë vendin (Britaninë e Madhe) dhe që kanë krijuar lidhje direkte me furnizuesit e kokainës nga Amerika Latine.

    Nëse Rama vërtet beson në ekzistencën e një interesi rus për ta nxirë imazhin e Shqipërisë, atëherë aleatët e Kremlinit duhet t’i kërkojë që në rrënjë të shpërthimit të krimit dhe drogës vitet e fundit; tek mbrojtja që i garantohet nga njerëzit e qeverisë së tij.

    Skenari kryeministror me rusë dhe demokratë vazhdon në një pikë të tretë: me pengimin e procesit të integrimit të Shqipërisë që do të rezultonte me destabilizimin e vendit.

    Për të kuptuar më mirë se kush e ka fajin për këtë, vjen në ndihmë Strategjia e Zgjerimit e BE-së. Fatmirësisht dokumenti është i freskët, sepse u publikua pak javë më parë.

    Bashkimi Europian ka thënë fjalët më të mira për Serbinë dhe Malin e Zi që i mirëpret në 2025. Paradoksalisht, këto janë vendet që ende kanë dilema për marrëdhëniet me Rusinë.

    Ndërkohë Shqipëria sheh me dylbi hapjen e negociatave dhe askund në dokumentin e BE-së nuk përmendet opozita. Përkundrazi, flitet për njerëzit e pushtetit të lidhur me krimin.

    Kur lexon të dhënat e raporteve ndërkombëtare, fjala që i shkon më shumë skenarit të Edi Ramës është “gjithëpërfshirës”, sepse pjesë e tij mund të jenë edhe shkrimet e mediave perëndimore, edhe raportet e shërbimeve sekrete të vendeve partnere.

    Ky është një skenar që socialistët po e përsërisin çdo ditë në konferenca për shtyp. Se me sa qejf e ka marrë Rama, provohet nga një status i tij në Facebook. Ka më shumë se 24 orë që e ka bërë rus Nick Muzin dhe nuk guxon t’i thotë kush, se lobisti që mori përsipër PD dhe Biniatta Trade nuk është rus, po kanadez.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

    Emri:  7DE1BA7F-D5E9-4288-B5EB-4C6FDD944891.jpeg

Shikime: 279

Madhësia:  77.8 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Te gjitha jane te verteta,droga, korrupsioni dhe sidomos varferia per te cilen pothuajse nuk flet njeri... kane nje rritje te llahtarshme. Cfare do lloj qeverie do ishte ne hall te madh ne kete situate.Do kishte probleme si me faktorin nderkombetar gjithashtu edhe me votuesit,dhe keto rrjedhimisht duhet te sillnin dhe probleme vet brenda partise a brenda maxhorances se sotme.

    Pra kemi diçka te pazakonte,ku kjo lloj qeverie qe ka deshtuar gjithandej pothuajse... gezon si mbeshtetjen e te huajve (qe edhe mundet te shpegohet...),por gezon ne maksimum edhe mbeshtetjen e popullit,ose te pakten shumicen e atyre qe shkojne e votojne. Dhe kjo e fundit nuk eshte e thjeshte per tu shpeguar a per tu kuptuar...,sidomos ne mospatjen e protestave dhe ne sigurine a moskokçarjen pothuajse apsolute qe shfaq Rama. Vetem nje loje e perbashket pozit-opozit mundet te jete mbase nje shpegim qe mundet ti afrohet realitetit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    qeveria qendron ne pushtet se deshtimi me i madh ne shqiperi pas 90-es eshte sala. pritem shume gjera nuk beri asgje.
    rama eshte ekuivalenca e sales dhe bashes, po te largohen ata nga politika edi eshte i panevojshem, iken vetvetiu
    qe nje parti e djathte te shaje dhe sulmoje ambasadoret amerikane me radhe eshte cmenduri
    vjet gjithe ajo drame e cadres me dha te besoja se kishte ndikim rus
    por tani nuk ka me fije dyshimi.
    qe te shpetoje pd-ja dhe shqiperia sala dhe basha duhet te ikin

    arsyeja qe perendmoret perkrahin edin, ishte temperamenti komunist/stalinist i sales

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    qeveria qendron ne pushtet se deshtimi me i madh ne shqiperi pas 90-es eshte sala. pritem shume gjera nuk beri asgje.
    rama eshte ekuivalenca e sales dhe bashes, po te largohen ata nga politika edi eshte i panevojshem, iken vetvetiu
    qe nje parti e djathte te shaje dhe sulmoje ambasadoret amerikane me radhe eshte cmenduri
    vjet gjithe ajo drame e cadres me dha te besoja se kishte ndikim rus
    por tani nuk ka me fije dyshimi.
    qe te shpetoje pd-ja dhe shqiperia sala dhe basha duhet te ikin

    arsyeja qe perendmoret perkrahin edin, ishte temperamenti komunist/stalinist i sales
    E gjitha eshte e drejte si llogjike,si arsyetim.

    Vetem kete llogjiken e ndikimeve te huaja permes agjenteve te ndryshme,qe eshte nje "mani" shqiptare,nje budallallik alla shqiptarçe. Nuk i themi dot tjetrit hajdut por i themi agjent i huaj,nuk i themi budalla por prap i themi agjent i huaj. Eshte nje pasoje nga e shkuara qe eshte kthyer ne mentalitet.

    Edhe kjo puna e nderyrjes ruse,e ndikimi ne Shqiperi eshte problem i kote. Shqiperia eshte e destabilizuar,te kerkosh ta destabilizosh me shume do te thote ta stabilizosh.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E gjitha eshte e drejte si llogjike,si arsyetim.

    Vetem kete llogjiken e ndikimeve te huaja permes agjenteve te ndryshme,qe eshte nje "mani" shqiptare,nje budallallik alla shqiptarçe. Nuk i themi dot tjetrit hajdut por i themi agjent i huaj,nuk i themi budalla por prap i themi agjent i huaj. Eshte nje pasoje nga e shkuara qe eshte kthyer ne mentalitet..
    e kuptoj ca do te thuash, pasi enver hoxhen e bejme serb gjithashtu ramizin, saliun poashtu, basha djali i enverit, erioni dhe rama jane dobice e keshtu me radhe.
    kjo eshte semundje ballkanike, nuk mbajme pergjegjesi si popuj dhe ata qe nuk na pelqejne apo nuk jemi dakort i quajme se jane race tjeter
    per vucic thoshin se eshte shqiptar per simititin se eshte izraelitas e keshtu me radhe.

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Edhe kjo puna e nderyrjes ruse,e ndikimi ne Shqiperi eshte problem i kote. Shqiperia eshte e destabilizuar,te kerkosh ta destabilizosh me shume do te thote ta stabilizosh.
    megjithate eshte fakt qe pd-ja ka sulmuar lu-ne arvizu-ne vithers e keshtu me radhe. derisa erdhi me ne fund bashe trimi dhe e nxorri pallen nga milli dhe ja kaloi vete enverit
    nuk eshte se e besoj 100% ne skenar te tille
    por ne serbi dhe malin e zi u ndaluan dy atentate, ne maqedoni revolta ne parlament dhe ne kosove u be nje vrasje politike
    duke patur parasysh keto fakte nuk eshte cudi fare

    pastaj sidoqe te jete puna nuk jemi keq se per ate muhabet ka edhe 97-ta

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    e kuptoj ca do te thuash, pasi enver hoxhen e bejme serb gjithashtu ramizin, saliun poashtu, basha djali i enverit, erioni dhe rama jane dobice e keshtu me radhe.
    kjo eshte semundje ballkanike, nuk mbajme pergjegjesi si popuj dhe ata qe nuk na pelqejne apo nuk jemi dakort i quajme se jane race tjeter
    per vucic thoshin se eshte shqiptar per simititin se eshte izraelitas e keshtu me radhe.



    megjithate eshte fakt qe pd-ja ka sulmuar lu-ne arvizu-ne vithers e keshtu me radhe. derisa erdhi me ne fund bashe trimi dhe e nxorri pallen nga milli dhe ja kaloi vete enverit
    nuk eshte se e besoj 100% ne skenar te tille
    por ne serbi dhe malin e zi u ndaluan dy atentate, ne maqedoni revolta ne parlament dhe ne kosove u be nje vrasje politike
    duke patur parasysh keto fakte nuk eshte cudi fare

    pastaj sidoqe te jete puna nuk jemi keq se per ate muhabet ka edhe 97-ta
    Cfare do lloj opozite qe kerkon te vi ne pushtet sulmon sistemin. Ne rastin e PD kemi te kunderten, qe sulmojne te huajt qe ishin kunder sistemit te drejtesise. Dhe me kete mundet edhe te shpegohet marrezia e opozites,deri ne harakiri per te mbrojur Llallen. Por qe duhet te jete nje bashkpunim i perbashket i gjithe politikes,se perndryshe perveç budallallikut nuk ka shpegim tjeter.

    Nuk di te them per vrasjet politike,por ne pergjithsi kane nje shpegim me ane te interesave,afareve ekonomike. Edhe vrasja ne Mitrovice e shikoj me shume si lufte e brendshme bandash serbe. Megjithate gjithe kete "angazhim rus" qe flitet per Ballkanin nuk e shikoj.Dhe mbase edhe gaboj,por nuk kuptoj se çfare fiton Rusia me destabilizimin e Ballkanit ?

    Ne 97 ra sistemi ekonomik i jeteses,qe ishte nje renie e paralajmeruar.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Influenca Ruse ne Ballkan nuk eshte Perralle dhe as aq sekrete.
    Deshtimi i nje grushti shteti ne Mal te Zi dhe atentati ndaj Kryeministrit Malazez ishte paguar nga Rusia, si dhe agjentet ishin Rus.
    Rusia ka tash sa vite qe kerkon prezencen "policore" ne kufinjte e Kosoves dhe Shqiperise.

    Harruat agjentet Ruse qe u kapen ne Dhermi dhe Himare, por u leshuan direkt pa hetim?
    Prezenca e "turisteve" Ruse eshte rritur ne Shqiperi, sidomos keto 3 vitet e fundit.
    A mos jemi ne me lire se Turqia?
    Me mire se plazhet Greke?


    Mbi 40% e imvestimeve ne Mal te Zi jane Ruse!

    KEja po mendon te formoje nje Armate Europiane (Armata.e KEse).
    Kjo po behet pasi KEja ndihet i nervozuar pas nderhyrjes Ruse ne Ukraine.
    NATO ka mbi 30000 trupa ne Estoni, Lituani, Finland dhe Suedi per momentin.
    Rusia po mbeshtet financiarisht Krahet ekstreme te Djathta politike ne Europe, si ne France, Hollande, Austri, Poloni, Hungari, Çeki etj etj.


    Num e kuptoj pse duket aq çudi qe Rusia te kete paguar politiken Shqiptare?!
    A thua mos nuk kemi patur tradhtare te kombit me pare?!

    Problemi qendron se, Basha dhe Berisha jane te Trashe nga politikat e huaja, genjehen me para dhe pushtet si femijet me karramele.
    Jane thjesht kavo!
    Shqiperia nuk ka agjensi inteligjente te mirefillte, SHIKsat jane ish emigrante Anglie me 8 vjet klase qe s'dine as te shkruajne.
    Hetimet e fshehta si dhe spiunimin e bejne agjensite e huaja ne Shqiperi, ne jemi jashte çdo niveli imformativ.

    Shqiptaret nuk kane shtet, as kane patur shtet qe me renjen e diktatures.
    Ne kemi vetem vegla ne krye.

    Ku eshte armata e Shqiperise?!
    Sa investim ka patur ne perforcimin e Ushtrise dhe Armates?


    Kercenimi Sllav eshte parashikuar si nga Hitleri ashtu dhe nga Churchill.
    Churchill ishte nje nga Baballaret e idese se Bashkimit Europian, ku thoshte se duhet te kishte nje Europe te Bashkuar me nje Armate te perbashket pasi Rusia mund te jete problem ne te ardhmen.


    A eshte paguar Basha?

    Te hetohet rruga e parave, nuk ka nevoje per "rreklama akuzash" neper televizione dhe social media.

    Nese vertetohet se politikane Shqiptare jane financuar nga shtete te huaja, atehere te denohen per tradhti, me burgim te perjetshem. (qofshin djathas apo majtas).
    Diku i kane marre leket per fushatat, leket nga shteti nuk mjaftojne, sidomos kur paguan per blerjen e votave!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Cuditerisht nena xhons shkruan kur u kap sasia me e madhe e kokaines ne Durres , cuditerisht apo koecidence kur km I Shqiperise ndodhet ne Shba.
    A mos valle kemi te bejme me nje konspiracion sorosian !? A mos valle u keqperdor Basha nga podesta ne favor te Rames!?
    A mos valle po perdoret opozita shqiptare per te (sulmuar) republikanet ne Shba .
    Ka shume dilema ne kete mes por ajo qe dyshoj me shume eshte qe Basha u perdor nga podesta ( nga ku perfitoj nje fotografi injorance do ta quaja) per ta ja shitur pozites ne momentet e saja te veshtira.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    O Ilir problemi nuk eshte Rusia apo KGB-ja, por axhenda absurde pa asnje lloj programi e politikes.
    Nuk besoj se ka parti te madhe shqiptare me axhende pro ruse.
    Sa per Withers dhe Lu, te paska eklipsuar media jone deri ne ate pike sa e ben shume qesharake akuzen.
    Ja dakort PD paska kritikuar kot Withersin qe s’linte dalje televizive pa promovuar Erion Veliajn apo Lu-ne qe duartrokiste suksesin kundra droges te Tahirit sebashku me kreret e policise sot qe kane ikur ne drejtim te paditur. Hajde se edhe per keto akuza te drejta po e etiketojme PD-ne pro ruse!
    Po Rama me Veliajn qe talleshin me viziten e presidentit Bush ne Tirane, apo kur e quanin presidentin Trump turpin e njerezimit, i bie te jene pro-amerikane???
    Se po te ndjekesh llogjiken tende, nese kritikon qofte edhe me te drejte nje shtetas amerikan qe nuk eshte as bishti i karvallit ne hierarki siç jane ambasadoret je pro-rus, nderkohe kur kritikon ne menyre absurde presidentet e amerikes, na qenkerke pro-amerikan?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Teorema e lidhjes ruse

    Duke parë se shumë lexues na pyesin për qartësime në lidhje me “Russian Connection” të lëshuar nga një artikull investigues i medias amerikane Mother Jones, dhe të rimarrë më furi nga media vendase, dhe për të cilën Exit.al nuk ka shkruar asgjë, pasi kemi lexuar dhe analizuar ato që janë botuar e thënë, po përmbledhim më poshtë atë që ne kemi kuptuar.

    Në mënyrë shumë të përmbledhur, historia e publikuar nga Mother Jones është se Lulzim Basha përmes një kompanie guackë skoceze — e cila aludohet se kontrollohet nga nënshtetas rusë — pagoi një lobist amerikan mik të Presidentit Trump për të bërë një foto me këtë të fundit, pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në qershor.

    Hamendësimi, i shitur për diçka të sigurtë, është se shërbimet ruse në këtë mënyrë po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin, sepse një foto e Bashës me Trump do të kishte favorizuar një fitore zgjedhore të Bashës, i cili do të kishte bllokuar “vetingun” dhe në mënyrë të pashmagshme do të largonte Shqipërinë nga BE. E si rrjedhim do të ndihmonte në destabilizimin e të gjithë rajonit.

    Artikulli është një lum me lajme pak ose aspak të lidhura më njëra-tjetrën. Lajme aspak të rëndësishme dhe shpesh të futura me dinakëri në artikull. Ato shërbejnë si një garniturë logjike në një artikull që vjen erë të keqe, i përpunuar në mënyrë mjeshtërore për t’ju lënë lexuesve ndjesinë e një të vërtete të bezdisshme. Në të vërtetë, artikulli është i përqendruar në një detaj tërësisht të pavërtetueshëm, mbi të cilin ngrihet një teori e thellë alogjike.

    Në fakt:

    – Që Basha bëri një foto me Trump disa ditë përpara zgjedhjeve, është e ditur dhe e vërtetë.

    – Që Basha pagoi një lobist për këtë shërbim është e konfirmuar dhe veprim normalisht i rregullt.

    – Që një foto me Presidentin Trump mund të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve shqiptare është një idiotësi politike, për më tepër e besuar dhe e praktikuar nga të gjitha partitë politike në vend, më së pari nga Basha.

    – Që i njejti lobist është paguar nga një kompani guackë skoceze, për të mbrojtur interesa të paspecifikuara mirë shqiptare, nga përmendja e tyre në regjistrimet e detyrueshme të kësaj kontrate, është gjithashtu e vërtetë.

    – Që shërbimet sekrete ruse po përpiqen të destabilizojnë Shqipërinë dhe Ballkanin në përgjithësi, është e mundshme por jo domsodoshmërisht e vërtetë.

    – Që një fitore e Bashës në zgjedhje do të thotë destabilizim i Shqipërisë është abuzim logjik.

    – Që presidenti Trump t’i shërbejë një makinacioni kundër inetresave të SHBA-ve është vetëm një rrjedhojë logjike e teoremës së pavërtetueshme, tërësisht demokrate (amerikane) dhe konspirative, se armiku i vertetë i Amerikës është Trump.

    – Që një fitore elektorale e Bashës mund të sjellë ngadalësimin e procedurave për të hyrë në Europë, është një rrjedhojë logjike e teoremës tjetër të pavërtetueshme, e gjitha socialiste (shqiptare), që i vetmi armik i vërtet i Shqipërisë është Partia Demokratike.

    Në këtë vazhdë pseudo-logjike mungon një element thelbësor, sepse që ajo të funksionojë, shoqëria guackë skoceze duhet të jetë me të vërtet e kontrolluar nga agjentë rusë. Por kjo është një gjë që artikulli amerikan jo vetëm nuk e vërteton, por as e thotë, por thjesht e aludon, duke e lënë të nënkuptohet nga lexuesit e shpërqendruar që nuk vënë re kapërcimet e mëdha logjike.

    Artikulli amerikan tregon vetëm se shoqëria guackë skoceze (bijë) u krijua nga dy shoqëri të tjera offshore. Këto të fundit të regjistruara në Belize dhe të përdorura zakonisht nga një firmë konsulence shërbimesh sekretarie për të gjeneruar shumë shoqëri të tjera “P.O. Box”, shoqëri të paktivizuara të cilat mund të blihen normalisht të gatshme, pra të regjistruara, për disa qindra sterlina.

    Këto shoqëri që regjistrohen me dhjetra përnjëherësh, në fakt i kanë adresat ligjore dhe administratorët e përbashkët me shumë shoqëri të tjera. Dhe për lehtësi të atij që i krijon dhe më pas i shet, administratorët ose drejtorët apo oficerët e tyre (në varësi të vendeve të regjistrimit të tyre) mund të jenë persona juridikë (kjo gjë në Shqipëri nuk lejohet). Më pas ai që e blen, nëse do, mund të ndryshojë administratorin duke emëruar persona të besuar, ose mund të mbajë administratorin e fillimit duke i udhëzuar ata sipas nevojës.

    Në rastin e shoqërive mëmë në Belize, ato administrohen respektivisht nga dy shoqëri të ndryshme britanike. Këto shoqëri britanike nga ana e tyre administrojnë shumë shoqëri të tjera (bija), nga të cilat kanë ndër përfituesit apo të ngarkuarit e tyre qytetarë me emra në dukje rus — mes të cilëve gazetarët amerikane kanë identifikuar një ish-funksionar të KGB-së, në pension prej shumë vitesh.

    Vetëm kjo është shkruar dhe tregohet nga gazetarët investigative amerikan: asnjë kontroll, asnjë ndikim.

    E gjithë pjesa tjetër është, nxirje dhe shpifje, gricje dhe delegjitimacione, histori intrigante me qëllimin e vetëm për të mashtruar lexuesin, por që nuk kanë lidhje logjike me historinë e fotos dhe aq më pak me destabilizimet e mundshme apo aleancat me armikun.

    Çfarë do të thonit ju, nëse do të arrestoheshit për prostitucion sepse fjetët në një hotel të ndërtuar nga një kompani e cila ka ndërtuar edhe një pallat tjetër ku ka banuar një grua e akuzuar për prostitucion?

    Për drejtësinë e Enver Hoxhës kjo mund të ishte provë e mjaftueshme për të dënuar një disident, ndërsa sot për militantët kundra Trump, kundra Basha, dhe mbi të gjitha kundra logjikës, kjo provë është vetëm përpjekja e dëshpëruar për të shpërqendruar opinionin publik shqiptar dhe botëror nga droga që kalon në territorin e vendit dhe nga llogaritë bankare të tyre, kuptohet të gjitha off-shore.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

    Pash ate Zot mos e konsumoni kohen tuj me RamBashat, se esht krim (perjashtohet rasti kur keni ndonje interes..)

    Kto jane per ti hedh hi syve popllit, se aq shkojn mire ato te dy e te gjithe bashke, sa s'ua pret menja...

    Qe Zoti ua shperbleft aty ku i dhemb ma shum...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •