Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Sa herë ka një ngjarje kriminale të rëndë ose aksion të Policisë, Prokurorisë, një numër gazetarësh kronike vrapojnë nga studio në studio si fallxhorë dhe japin informacionet e tyre në “betimin”, se janë të sigurt në ato që po thonë.

    Sapo zëne vend në banaqet e televizioneve fillojnë të lexojnë SMS që ju vinë në celularët e tyre, me “burimet” e tyre të sigurta. SMS që sistematikisht kanë shërbyer për të hedhur më së shumti mjegull dhe jo dritë mbi ngjarjet në fjalë. Secili flet me siguri për ngjarjen, grupin apo bandën që e ka kryer, partinë politike që është e lidhur me të, e në fund krijojnë aq shumë tym sa nuk ka mendje e ftohtë që e ndjek nga ekrani ta kuptojë të vërtetën.

    Në fund rezultati: Asnjëherë, por asnjëherë nuk ka rezultuar që ato që thonë gazetarët e kronikes, “burimet” e tyre të jene të vërteta. Me një mungesë integriteti, serioziteti, profesionalizmi dhe nën përdorim të plotë shpërthejnë në studio edhe kundër njeri-tjetrit, kush të lexojë më shpejt SMS që ju vinë në celularin e tyre. Dhe ka një moment që duhet ndalur.

    Pohimet e tyre nën siguri të plotë për ngjarjet në fjalë asnjëherë nuk janë marrë në shqyrtim nga Policia apo Prokuroria, edhe pse ata bëjnë në moment “zbardhjen” e çdo ngjarje të pazbardhur deri më sot.

    Pse ndodh kjo? Pse nuk merren në konsiderate si burime të hapura? Apo këta gazetare kronike janë thjesht përcjellës të mjegullës që vetë Prokuroria, Policia, Politika dhe krimi kërkon të mbulojë ngjarjet që nuk duhet zbardhur asnjëherë.

    A janë bërë këta gazetarë pjese esenciale e përdorimit nga krimi për të mbuluar krimin? Një pyetje duhet të marrë përgjigje: Pse Prokuroria nuk i merr në konsideratë dëshmitë e tyre?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Problemi eshte i vertet. Jo se perdoren se ne ate vend nuk meret vesh i pari me te dytin. Imagjino qe ka dal edhe Nishani dhe flet per sigurine nacionale.

    Por qe jan po ato gazetare qe mbulojn te gjitha tipet e krimit,e kan bere gazetarin e krimit monopol.Eshte bo ky Artan Hoxha si Lali Eri qe mbjell peme.

    Problemi nuk jan gazetar qe ja fusin kot,problemi jan politikanet qe si degjon me njeri. Edhe kur degjojn Ramen mileti mendon se ku e ka hallin per ate qe thote,degjojn Berishen po ate pune "ça halli ka" . Degjojn pastaj dhe Lul Bashen, edhe thone "kur do vej Luli musteqet".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Media perdoret ne çdo vend te botes si lobim per politiken.

    Eshte normale qete kesh gazetare pa integritet (si puna e Fevzit, Frrok Çupit etj etj), sepse interesi vetjak vihet para profesionalizmit.

    Jo vetem kjo, por dhe shantazhi dhe kercenimet i ndalojne gazetaret te hetojne apo te bejne punen e tyre si duhet, sidomos ne vende si Shqiperia.

    Keshtu qe , disa gazetare (ndoshta si Artan Hoxha) gjejne mbeshtetje te pushteti aktual.

    Nuk ka gazetare te mirefillte Shqiperia, te gjithe duken pseudo-gazetare dhe servile.

    Te bejne te vjellesh me cilesine gazetareske qe shpalosin.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Ne majen e hierarkise se fajeve ne keto 27 vite, qendrojne politikanet tane. Ky eshte fakt.
    Por mos ta neglizhojme edhe rolin e mediave. Ishte pikerisht propaganda e forte mediatike naziste qe beri nje komb te tere si gjermanet qe shquhen per punetore, te ndershem e serioz, te mbeshtesnin shfarosjen dhe genocodin kundra hebrenjve! Edhe ky eshte fakt..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Ne ate vend pothuajse çdo problem eshte problem i vjeter,qe do te thote qe çdo problem trashegohet nga nje qeveri tek tjetra. Ku ka permirsime apo keqsime por problemi asnjehere nuk zhduket me themel.

    "Jane problem mediat-gazetaret",asnje nuk mendon qe duhet bere nje ligj p.r.sh ku pronaret e mediave mos kene bisnes tjeter perveç se ne fushen e telekomunikacionit,pra per aq sa eshte e mundur te kemi te ashtequajtur "editor puro". Sepse kur pronaret e mediave varen nga aferat shteteror kjo pune do jete gjithmon me gazetarine dhe gazetaret.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Eshte e zymte situata. Edhe nese behet ky ligj, do gjendet vakumi per t’u shkelur.
    Njesoj si me ligjin e dekriminalizimit, nuk votohem une si ish i denuar, por çoj vellain, çunin e halles, shokun e ngushte etj etj.
    Sot fatkeqesisht numerohen me gishtat e dores gazetaret me nje fare integriteti. Kemi pafund portale e kanale, por qe i sherbejne interesave te iksit apo ypsilonit dhe jo informimit te publikut. Kaq shume ka devijuar misioni i gazetarise saqe edhe kur dikush thote nje te vertete te detyron ta vleresosh!
    Per mua e keqja me e madhe sot jane disa gazetare qe jane kthyer ne sherbetore te bandave rivale kriminale..
    Jemi me pak fjale Kolumbia e shekullit te 21-te e Ballkanit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Ajo eshte e vertete qe menyra per te anashkaluar ligjin do gjendet,por prap ne qofte se eshte problem ligji duhet bere.Ne mos nje ligj,nje organizem qe kontrollon kodin etik per gazetarin.etj etj...Se pastaj jemi gjithmone tek "duam zgjedhje te lira e te ndershme" dhe nuk bejne asgje qe ti garantojne.

    Gazetaret siç kane qene jane,jo vetem si e konceptojne gazetarine por edhe nga ana "fizike",ke po te njejtet gazetare qe nga mbas 90-dhjetes.


    Megjithate mediat kane problem investigimin,nuk ke gazetare qe te ndjekin nje çeshtje nga fillimi deri ne fund (me shifra,fakte),dhe e dyta qe lidhet edhe me te paren qe kane nje trysni e frike jashte mase.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Për fat të keq në jetojmë në një vend i cili në të gjitha aspektet të kujton një vend mesjetar të tipit feudal. Pavarësisht emërtimeve bombastike ne nuk kemi qenë kurrë një vend me sistem republikan. Për 45 vjet ky vend u qeveris nga ana e një despoti absolut si një mbretëri e vërtetë mesjetare. Mbas vdekjes së tij pati një shthurje të sistemit politik dhe rënie të mbretërisë e shoqëruar me një transition të shkurtër 5-7 vjeçar. Kjo periudhë mund të konsiderohet tranzicioni shqiptar, pjesa tjetër prej 25 vjetësh nuk është tranzicion. Nuk ka tranzicion që vazhdon 25 vjet. Një periudhë kaq e gjatë është baraz me një brez në jetën njerëzore. Ajo që erdhi më pas, pra kjo periudhë që ne po jetojmë(duke kërkuar gjithmonë ngjashmëritë me mesjetën feudale) mund të konsiderohet si anarkia feudale. Dhe mund të thuhet me plot gojën që është një shembull klasik i kësaj anarkie. Filloi me banditet e vegjël që zinin prita për të grabitur anës rrugës dhe nëpër zyra, të cilët gradualisht u fuqizuan ekonomikisht dhe politikisht dhe si rezultat u krijua kjo klasë feudalësh të cilët kanë ndarë vendin në feude dhe janë të lidhur dhe grupuar në tarafe që sundojnë vendin dhe që janë në luftë të vazhdueshme me njëri tjetrin. Këta feudalë kanë qahllarët, sejmenët(ose jesmen-ët po e deshët në anglisht), ushtarët dhe shërbëtorët e tyre, të cilët janë strukturat e qeverisjes qendrore dhe vendore, drejtësia dhe media përfshirë edhe kriminelët ordiner dhe që kanë për detyrë të mbrojnë interesat e këtyre sundimtarëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga King Bardhyl : 04-03-2018 më 13:01

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Kush po i përdor gazetarët e kronikës/ Krimi, politika, policia apo prokuroria?

    Vetem se politika shiptareve e ketyre 25 viteve edhe ne feudalizmin e saje ka qene dhe eshte gjithmone nje politike e programuar.

    Nga zgjedhja e Shokut Sali e deri tek Meta si president ka patur nje trashgimeri (kulture,morali) qe e ka mbajtur peng ate vend me nje qellim te caktuar:krijimin e nje kaste per te mbrojtur te kaluaren.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •