Sa herë ka një ngjarje kriminale të rëndë ose aksion të Policisë, Prokurorisë, një numër gazetarësh kronike vrapojnë nga studio në studio si fallxhorë dhe japin informacionet e tyre në “betimin”, se janë të sigurt në ato që po thonë.
Sapo zëne vend në banaqet e televizioneve fillojnë të lexojnë SMS që ju vinë në celularët e tyre, me “burimet” e tyre të sigurta. SMS që sistematikisht kanë shërbyer për të hedhur më së shumti mjegull dhe jo dritë mbi ngjarjet në fjalë. Secili flet me siguri për ngjarjen, grupin apo bandën që e ka kryer, partinë politike që është e lidhur me të, e në fund krijojnë aq shumë tym sa nuk ka mendje e ftohtë që e ndjek nga ekrani ta kuptojë të vërtetën.
Në fund rezultati: Asnjëherë, por asnjëherë nuk ka rezultuar që ato që thonë gazetarët e kronikes, “burimet” e tyre të jene të vërteta. Me një mungesë integriteti, serioziteti, profesionalizmi dhe nën përdorim të plotë shpërthejnë në studio edhe kundër njeri-tjetrit, kush të lexojë më shpejt SMS që ju vinë në celularin e tyre. Dhe ka një moment që duhet ndalur.
Pohimet e tyre nën siguri të plotë për ngjarjet në fjalë asnjëherë nuk janë marrë në shqyrtim nga Policia apo Prokuroria, edhe pse ata bëjnë në moment “zbardhjen” e çdo ngjarje të pazbardhur deri më sot.
Pse ndodh kjo? Pse nuk merren në konsiderate si burime të hapura? Apo këta gazetare kronike janë thjesht përcjellës të mjegullës që vetë Prokuroria, Policia, Politika dhe krimi kërkon të mbulojë ngjarjet që nuk duhet zbardhur asnjëherë.
A janë bërë këta gazetarë pjese esenciale e përdorimit nga krimi për të mbuluar krimin? Një pyetje duhet të marrë përgjigje: Pse Prokuroria nuk i merr në konsideratë dëshmitë e tyre?
Krijoni Kontakt