Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ish-Presidenti Nishani: Siguria kombëtare në rrezik. Mafia kapi Shqipërinë

    Emri:  bujar-nishani-1.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  23.6 KB

    Siguria Kombëtare në rrezik serioz !

    Dje në Shqipëri u kap një sasi rekord prej 615 kg kokaine. Një ngarkesë e survejuar dhe ndjekur në të gjithë trajektoren e lëvizjes së saj Kolumbi-Maltë-Itali me destinacion Shqipërinë nga Agjensia më e fuqishme botërore e antidrogës, DEA Amerikane.

    Pothuajse paralelisht me këtë ngjarje në Shqipëri, kapen sasi të konsiderueshme kanabisi në Itali dhe Greqi të nisura nga Shqipëria. Vetëm në këto ngarkesa vlera e parave të pista e kalon shumën e një miliard dollarëve.

    Para e madhe, për të blerë gjithshka! Pushtet, armë, prezencë, mburojë, vazhdimësi !

    Kthimi i Shqipërisë në destinacionin bazë të depozitimit të kokainës nga Amerika Latine, përpunimi i saj dhe shpërndarja më pas në Evropën Perëndimore na ka ekspozuar gjithëseicilin prej nesh në një rrezik të madh edhe të jetës.

    Përgjegjësit kryesor të kësaj situate nxituan me shpejtësi ta devijojnë atë në “suksesin e jashtëzakonshëm” që u kap kontenieri !!! Informacionet e para tregojnë se pritësit e këtij kontenieri kanë marrë nga i njëjti destinacion edhe rreth 100 (njëqind) ngarkesa të tjera. Asnjëra prej tyre e kontrolluar.

    Nëse vetëm 1 në 10 prej tyre do të kishte ngarkesë me kokainë, imagjinoni se cfar sasia ka hyrë dhe është shpërndarë më pas nga Shqipëria ?

    Ata që e kanë studiuar me kujdes fizionominë e MAFIA-s e dinë mirë se një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa garanci të forta me pushtet absolut për të siguruar suksesin e transaksionit.

    Një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa u provuar suksesi i përsëritur i sasive më të pakta që rriten në progresivitet kalim pas kalimi.

    Përse këtë vend po lejojmë të na e shkatërrojnë në këtë “far-féje”, duke na kthyer të gjithëve në maskën e bosëve narkos ?

    Shqipërinë po na e kthejnë nga HAMBARI evropian i kanabisit në TRAMPOLINEN mesdhetare të kokainës ! Shumë mirë që kontenieri që u plas në mes të sheshit të Portit u kap. Duartrokitje !

    Por 28 shkurti është ngulur si gozhdë tani. Policia dhe Prokuroria e shtetit kanë një nga provat më të mëdha përpara për të zbuluar në detaje grupim kriminal që priste porosinë, Atë që do të bënte përpunimin dhe Atë që do ta shpërndante drejt Perëndimit.

    Do duhet të na thonë ; Kush janë garantuesit e sigurisë së këtij transaksioni gjigand kriminal ? Kjo dosje as nuk do mund të harrohet, as do mund të “hollohet”. Në të kundërt përgjegjësia do të jetë shumë e madhe. Rrogëtarët e kokainës do përpiqen ta lyejnë me bojrat e ylberit të bardhën vrastare të kokainës.

    Por ne, qytetarët nuk duhet të kompleksohemi nga ky lloj agresioni i trushplarjes. Sot Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik ! Rrezik që vjen i komanduar nga miliardat e parave të zeza të së bardhës zezonë kokainë. Miliarda që lehtësisht blejnë të gjitha llojet e pushteteve në një vend që quhet formalisht demokratik. Miliarda të pista që blejnë votat dhe pushtetin politik. Pastaj me të, zotërojnë pushtetin ekonomik. E pastaj me të, kontrollojnë pushtetin mediatik. E më tej me të, nënshtrojnë pushtetin e drejtësisë.Përfundimisht gjithshka e blerë !

    E blerë me kokainë tashmë. Ndaj siguria jonë është në rrezik! Kur siguria e qytetarëve të një vendi është në mënyrë masive në rrezik, Siguria Kombëtare është e tëra në rrezik.

    (Bujar Nishani)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ish-Presidenti Nishani: Siguria kombëtare në rrezik. Mafia kapi Shqipërinë

    Po ky,po denoncon vetveten ? Apo ka hall qe i iku pjesa !


    O Nishan i nishaneve,qe ke pasur edhe disa poste qeveritare dhe mbase duhet edhe ta dish. Qe edhe kur ishe ti president,minister i brendshem dhe minister i drejtesise Shqiperia nuk eshte se kishte industri a ndonje tregti tjeter,me trafiqe mbahej:njeher trafiku i naftes,njehere trafiku i armeve,njehere trafiku i Lazaratit e keshtu me radhe...Nuk ishte se atehere siguria kombetare nuk ishte ne rrezik... se e mbanin mustaqet.

    Per ate trafikun e ish governatorit qe e ftoje ne presidence (kur ishte ne gjyq) si mbaroi puna,e nxorrem jashte rrezikut kombetar ?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Ish-Presidenti Nishani: Siguria kombëtare në rrezik. Mafia kapi Shqipërinë

    po ai nga rreziku i hoqi dhe musteqet.
    po ca do presesh nga dordolece dhe njerez mediokerr
    Keta jane sakate nga mendte e kokes
    mos ka dhe ky hallin e vetingut qe jepte dekorata pa kriter
    dhe i beri te gjithe artiste te popullit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ish-Presidenti Nishani: Siguria kombëtare në rrezik. Mafia kapi Shqipërinë

    Kur kishte mustaqet, te pakten thoshte budalliqe edhe mileti perqendrohej tek mustaqet. Tani eshte pak problem,se s'jan me as mustaqet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •