Deklarata e fortë e Ministrit të Brendshëm: Po, ka grupe kriminale të lidhura me politikën

Emri:  fatmir-xhafaj-700x409.jpg

Shikime: 192

Madhësia:  28.9 KB

Ministri i Brendshëm, Famir Xhafaj ka bërë sot një deklaratë të fortë për zhvillimet në vend. I ftuar në “Vizion Plus”, ai ka pranuar se ka grupe kriminale që janë të lidhura me politikën qëndronte dhe ato lokale .

“Nuk mund te mohoi qe grupe te caktuara kriminale kane lidhje me politiken, ne nivele qendrore dhe lokale”,- tha Xhafaj.

Një deklaratë e tillë e thënë nga numri një i Ministrisë së Brendshme, fakton bashkëpunimin mes krimit dhe politikës. Sipas Xhafajt, janë më shumë se 41 grupe të rrezikshme kriminale që operojnë në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus me gazetarin Sokol Balla:

Sokol Balla: Z. Ministër nëse mund të na jepni detaje më shumë nga ky hetim. Si nisi ky hetim nga ku nisi dhe nga kush nisi?

Ministri Xhafaj: Duhet të nënvizoj faktin që ka patur një komunikatë zyrtare të Policisë, e cila e ka sqaruar gjithë rrethanat e momentit të evidentimit, të identifikimit të mallit dhe identifikimit të autorëve.

Kompania në fjalë për të cilën ka filluar një çështje penale ka pasur disa kontenierë, të cilët kishin ardhur në Durrës që në datën 19. Kompania ka qenë kompani nën risk.

Autoritetet doganore dhe autoritetet e kufirit kanë një listë kompanish të cilat paraqesin një shkallë rrezikshmërie të caktuar ose ka dyshime mbi veprimtarinë e tyre, por njëkohësisht kanë dhe një sistem inteligjence, i cili analizon krahas këtij informacioni që jep Policia apo që kanë për efekt fiskal vetë autoritetet doganore, merr parasysh edhe llojin e mallit, merr parasysh edhe vendin e origjinës së mallit apo praktika të tjera të mëparshme në kompanitë konkrete.

Sokol Balla: Është një lloj algoritmi…

Ministri Xhafaj: Është një analizë risku, mund ta quajmë, e cila merr parasysh disa faktorë.

Kjo analizë risku inteligjence, i çon organet e hetimit doganor dhe policinë për të bërë një kontroll plus, specifik ndryshe nga ngarkesat e kompanive të tjera. Në rastin konkret kishte një dyshim të ngritur mbi këtë kompani. Ishte në listën e mallrave që do të zhdoganoheshin dhe natyrisht kontrollorët e të dy subjekteve ishin të vëmendshëm, po ndiqnin me kujdes radhën e vlerësimit të kontenierëve përkatës.

Janë katër kontenierë në mos gaboj, dhe nga një kontroll paraprak që u bë, ka pasur dy kontrolle. Një kontroll që bëhet me qenin antidrogë, i cili ka konstatuar dhe ka dhënë shenjat e para, që këtu ka dyshime për sasi droge.

Padyshim këtu nuk mund të bëhej fjalë sa mund të ishte kjo sasi. Pastaj është kërkuar të kalojë në skaner. Është bërë një rivlerësim i dytë, është krijuar bindje e plotë që brenda kontenirit ka sasi droge, pa ditur shkallën e nevojshme, sasinë, kjo gjë nuk mund të përcaktohej.

Çështja është shtruar për diskutim. Është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda. Është caktuar prokurori i Krimeve të Rënda, i cili do të hetonte çështjen dhe kanë rënë dakord që të aplikonin dorëzimin e kontrolluar të mallit, pra për të lejuar…

Sokol Ballla: Kontroll fizik pra..

Ministri Xhafaj: Jo, për të lejuar lëvizjen e kontenierit, për të kuptuar se ku do të shkonte kontenieri.

Natyrisht në ambientet e Portit shqiptar është pak e vështirë, sepse sipërfaqja është e vogël, numri i njerëzve që janë aty është i madh, subjektet që përfshihen, është një numër i konsiderushëm, por për shkak të masave që u morën dhe për fat të mirë nuk rrodhi informacioni.

Së pari, nuk rrodhi në kohë gjatë shtatë-tetë ditëve që kishte një vëzhgim nga vetë Hetimi Doganor, nga Policia Kufitare dhe pastaj nga të gjitha forcat e Policisë që u angazhuan në territorin…

Sokol Balla: Po thua që ky është një aksion që ka nisur dhjetë ditë më parë?

Ministri Xhafaj: Indiciet janë që në momentin që është paraqitur. Shqyrtimi i kujdesshëm është bërë një apo dy ditë përpara nuk jam i saktë. Tani do të rezultojë dhe nga hetimi që do të bëhet nga agjentët doganorë dhe nga Policia Kufitare, përmes oficerit të policisë me qenin antidrogë. Pastaj gjithë procesi që bëhet, që kalohet në vijën e dytë, kontrolli i imtësishëm dhe gjithë ky operacion është mbajtur, ka pasur një diskrecion të plotë midis gjithë këtyre forcave në mënyrë që të kishim mundësi për ta ndjekur. Kjo tregon, në vlerësimin tim është një shkallë pjekurie e strukturave tona.

Sokol Balla: Krahasuar me të shkuarën.

Ministri Xhafaj: Absolutisht po.

Sokol Balla: Gjithmonë kishte rjedhje informacioni.

Ministri Xhafaj: Sepse kanë arritur ta mbajnë këtë informacion. Për mua ishte në kufijtë e së pamundurës.

Ministri Xhafaj: Për mua madje ishte në kufijtë e të pamundurës në këto rrethana.
E kam mbajtur tërë mbasditen këtë informacion, gjatë gjithë natës, që ne ishim në dijeni dhe kanë vendosur të bëjnë lëvizjen e konteinerit. Konteiner i cili ka shkuar në magazinën e kompanisë në fjalë dhe aty pastaj është gjykuar, në momentin që ka filluar shkarkimi, është gjykuar që të ndërhyhet. Dhe është ndërhyrë nga Policia dhe është konstatuar sasia e kokainës ka qenë në një dysheme me dy nivele, pra ishte pothuajse e pamundur për të kuptuar cila ishte sasia pa e kontrolluar, dopiodysheme ishte sipas ekspertizës.
Është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësja, për ta çmontuar , është bërë e mundur që pastaj të peshohet sasia që ka rezultuar një sasi e konsiderueshme.
Ka disa elementë besoj unë që janë pozitivë në gjithë këtë histori:
Së pari është fakti që ka një fokus goxha të ndjeshëm të organeve të doganës por në mënyrë të veçantë të edhe të Policisë Kufitare dhe të strukturave të tjera të Policisë për të identifikuar raste të kësaj natyre që në thelb kanë të bëjnë me një nga format më të ashpra të krimit të organizuar.
Së dyti ka një pjekuri në mënyrën sesi ato veprojnë, janë shumë më profesionale
Së treti ajo që është shumë e rëndësishme dhe vetë ky operacioni ‘Forca e ligjit’ gjithë struktura mënyra sesi është konceptuar, krijimi i Task-Forcave , marrëdhënia që është krijuar brenda këtyre Task-Forcave, risia që ka sjellë që bashkon të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend ka sjellë dhe një frymë të re mes gjithë agjencive
Dhe së katërti që është gjithashtu e rëndësishme është edhe kuraja për t’u përballur me forma të tilla të krimit të organizuar dhe kjo besoj se meriton gjithë vlerësimin e duhur në radhë të parë do të duhej nga opinioni publik dhe e ka marrë.
Nga partnerët tanë me të cilët punojmë ngushtë dhe ata e kanë dhënë.
Natyrisht do të duhej në një pozicion të tillë, të ishte edhe klasa politike, për fat të keq opozita si përherë në vend që të mbështeste fort Policinë, anatemoi atë dhe gjithë breshërinë e baltës e rëndoi mbi Policinë.
Kjo është një gjë që është absurde e papranueshme dhe pa dyshim është me dëme të mëdha dhe me dëme të konsiderueshme në raport me Policinë po edhe në raport me imazhin e vendit, në raport me qasjen dhe sjelljen e publikut.
Unë do të thosha qëndrime të kësaj natyre nuk i bëjnë mirë luftës kundër krimit të organizuar, por përkundrazi mbështesin dhe favorizojnë krimin e organizuar.

Artan Hoxha: Për këtë kompani të importimit të produkteve që vijnë nga Amerika Latine, ka pasur një referim nga Policia e Shtetit me 22 dhjetor 2015, dhe nr.prot. është 12041, referim që i është dërguar prokurorisë së krimeve të rënda. Nuk e di çfarë ndodhi dhe pse hetimi nuk shkoi më tej? Dhe pyetja e dytë, në lidhje me ketë pjesën e “garantit”, sigurisht sfida e policisë që nga momenti që u kap, është si do shkojë më tej hetimi dhe si do shkojmë te ‘garanti’?
Ministri Xhafaj: Pa dyshim, mund të ketë dilema, mund të ketë pikëpyetje të shumta, ka edhe spekulime të shumta. Dhe për fat të keq në studiot tona, shpeshherë spekulohet pa kufi për arsye nga më të ndryshmet. Spekulohet sepse shpesh herë delirohet, spekulohet për arsye politike, spekulohet për interesa të grupeve kriminale, spekulohet për pasion, por…

Sokol Balla: Ju thoni që në studiot televizive arrin influenca e grupeve kriminale?
Ministri Xhafaj: Jo, unë nuk them në studiot, them, në njerëzit që ftohen…

Sokol Balla: Po pra dakord, përmes njerëzve kuptohet!
Ministri Xhafaj: Sepse kam dëgjuar që , ka ndodhur disa herë që ne e kemi pasur këtë shqetësim, ose që janë artikuluar mënyra të ndryshme, pozicione të caktuara për llogari të një grupi kriminal në favor të një grupi tjetër kriminal apo për të nxitur, nga institucione të caktuara për çështje të konkurrencës së brendshme apo ku di unë se çfarë.
Në këtë kontekst, për sa më takon dhe për sa di unë natyrisht, sepse gjërat janë të kufizuara, unë jam vërtet ministër i Brendshëm por nuk jam ministër i operacioneve të Policisë së Shtetit, nuk jam as prokuror i krimeve të rënda. Kjo gjë duhet të jetë qartësisht e dallueshme, unë kam kufijtë e mi të njohjes së gjërave dhe shumë të kufizuara kur vjeç çështja te hetimi penal.
E para sepse ligji është i tillë dhe unë respektoj ligjin dhe së dyti, sepse mendoj që kjo është në të mirë të procesit hetimor.
Për sa i përket pyetjes që bëtë lidhur me “garantin”, unë nuk besoj që kjo është çështje drejtorash, policie apo drejtorësh doganash etj., etj., apo ministër, sepse, nëse do të kishte një pozicion të tillë të organeve të shtetit, sot nuk do ta kishim të kapur këtë sasi, sot do të kishte kaluar kjo sasi. Në qoftë se ata që merren me këtë gjë, do të kishin dalë garant, sot pa dyshim nuk do të kishim kapur 613 kg, nuk do të flitej fare për këtë ngjarje.

Artan Hoxha: Gjithsesi suksesi juaj është që i keni rrëzuar garancinë “garantit”?!
Ministri Xhafaj: Më fal, ju nuk mund të thoni atë që… ne po flasim për një situatë konkrete, nëse flasim për një gjë tjetër, ne nuk mund të lidhim gjëra të ndryshme, në kohë të ndryshme sot në këtë studio.

Artan Hoxha: Unë e shoh si pjesë të suksesit…
Ministri Xhafaj: Jo, dakord.

Artan Hoxha: Keni rrëzuar “garantin”. Garanti kush është i kësaj?
Ministri Xhafaj: E para, në vlerësimin tim, këtu s’bëhet fjalë për garant. Nëse do të kishte garant, edhe njëherë po e rithem, sot ky fakt nuk do të ishte publik. Sot do të kishte kaluar, siç mund të kenë kaluar edhe herë të tjera.

Sokol Balla: Po ja pra, ajo që thotë z.Hoxha, pra nëse këtu paska patur një paralajmërim nga ana e policisë në 2015-ën?!
Ministri Xhafaj: Më fall, edhe njëherë, gjithë kjo heroinë dhe kokainë që qarkullon në Europë, nuk besoj se vjen nga Shqipëria. Nuk është Shqipëria porti kryesor i hyrjes së kokainës dhe heroinës në Europë. Jo se nuk ka pasur raste më përpara.

Artan Hoxha: S’është as Roterdami, as Anversa.
Ministri Xhafaj: Dhe s’janë të vetmet, as Roterdami, as Anversa. Dhe duhet të themi psh në Roterdam, vetëm 2% e ngarkesave i nënshtrohen kontrollit, se e kanë të pamundur ta bëjnë një gjë të tillë. Kurse ne, që të jetë e qartë për ju dhe për publikun, bëjmë 100% sot të kontrollit të automjeteve. Aq sa kemi kaluar në ekstrem. Sot, çdo ngarkesë që hyn dhe del nga portet tona, i nënshtrohet kontrollit të skanimit dhe kur ka dyshime, kontrollit të vijës së dytë.
Eshtë e paimagjinueshme, është një punë e jashtëzakonshme që bëjnë autoritetet doganore dhe autoritetet tona kufitare, por këtë e kemi bërë në funksion të nevojës që kemi për t’u dhënë një goditje, për ta ndërprerë çdo lloj veprimtarie kriminale që zhvillohet nëpërmjet porteve tona. Natyrisht gjërat janë aq shumë të sofistikuara saqë mund edhe të ndodhi, kaloi edhe ky, është e paimagjinueshme, është në kufijtë e budallallëkut të mendosh që nuk do të ketë raste të tjera kalimi.
Dhe meqë jemi këtu dhe meqë e përmendët, unë po ju them që vetëm gjatë muajit shkurt, nga disa fakte që kam unë.
Në Xhenova 300 kg kokainë, e kapur në konteiner. Policia britanike me avion nga Kolumbia, 500 kg. Në Spanjë 745 kg, gjatë shkurtit gjithmonë. Dhe në Roterdam 440 kg. Pra nuk është një dukuri që është kaq e rrallë.

Sokol Balla: E rrallë është që e kapëm ne.
Ministri Xhafaj: Absolutisht. Kjo është pjesë e gjithë asaj infrastrukture të jashtëzakonshme që ka ngritur perandoria e krimit të organizuar. Natyrisht ajo që ne kemi bërë të mundur dhe që unë e konsideroj një sukses është pikërisht, sepse kemi arritur që forcojmë kapacitetet tona, që të jenë, së pari të organizojnë një kontroll të tillë me kaq vështirësi dhe me kaq sakrificë siç e bëjmë ne sot, që për hir së vërtetës kemi dhe mirëkuptimin e biznesit edhe të qytetarëve, sepse ky kontroll i imtësishëm kalon jo pa pasoja në qarkullimin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve, por arsyeja dhe qëllimi është shumë i rëndësishëm se sa pasojat që krijohen.

Sokol Balla: A keni një përgjigje për atë që thotë Hoxha, pra për një sinjalizim në dhjetor të 2015 për këtë firmë për një aktivitet të mundshëm ilegal?
Ministri Xhafaj: Po është e vërtetë që ka referuar dhe është po kaq e vërtetë që kjo kompani ka dhe dy raste të tjera, por jo në territorin shqiptar. Personi për të cilin dyshohet. Unë nuk mund të hyjë në detaje për disa gjëra që, e para nuk mund të jem shumë i saktë, sepse nuk është drejtpërdrejtë në juridiksionin tonë dhe e dyta që është shumë e rëndësishme që janë disa gjëra që do të duhen t’i mbeten hetimeve. Kur ne kemi filluar të bëjmë investigimin e personit së bashku me partnerët, rezulton që ka dhe të dhëna të tjera për veprimtari të kryera po na i njëjti person, por jo në Shqipëri, por në porte të tjera. Do të thotë që, këta njerëz kanë tentuar ta bëjnë këtë aktivitet kriminal në porte të tjera, mund ta kenë bërë me sukses shumë herë të tjera. Pa sukës siç ka rezultuar në këto të dhëna që ne kemi. Në këtë rast tentuan ta bëjnë në territorin shqiptar dhe për fatin tonë të mirë dhe për meritë të agjencive tona ligjzbatuese u arrit të kapej dhe kjo është ajo gjë që mund të them.

Skënder Minxhozi: Si ka mundësi që kjo drogë me këtë lloj vlere kaq të madhe të ketë ardhur në këtë vend dhe të mos ketë ato që opozita thotë garanci?
Ministri Xhafaj: Sasia e vlerës në blerje nuk është e njëjtë me vlerën në shitje. Ky mall sipas ekspertëve, nuk shkon më shumë se 3-4 milion euro, në blerje. Do të thotë që për kapacitetet për fuqi ekonomike të grupeve kriminale që mund të kenë qarkulluar ose qarkullojnë, nuk janë vlera të konsiderueshme për t’u rihedhur në treg pastaj për të kaluar në një shumëfish përfitim.
E dyta është e vërtetë që ka kaluar në disa nga këto porte dhe që nuk është konstatuar. Unë nuk besoj që mund të jetë rrjedhojë e faktit se të gjithë ata kanë qenë të kompromentuar, por për shkak të ngarkesës së madhe që kanë. Dhe nëse kjo do të ishte një gjë e njohur paraprakisht që në nisje, unë besoj që nuk kishin pse ta falnin që në momentet që zbriti në Livorno, apo në momentin që zbriti në Maltë për ta lënë që të kapej këtu në Shqipëri.
Edhe praktikat e mëparshme të paktën të këtij rasti që njoha unë kanë ndodhur krejt ndryshe. Është konstatuar në nisje dhe është ndaluar diku tjetër, ose gjatë kontrollit është dyshuar diku tjetër dhe është mundur të bëhej identifikimi dhe kapja e mallit. Nga ana tjetër nëse sot në Itali dhe vende të tjera kapin sasi shumë më të mëdha se kjo që flasim ne, unë nuk besoj se tregojnë paaftësinë e këtyre vendeve. Nuk besoj që tregojnë se në këto vende paska garant për të kaluar pikërisht produkte dhe mallra të tilla me risk të lartë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Koha Jone