Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Itali: Arrestohet Polici i Rilindjes në Vlorë si trafikant i 5 ton hashashi

    Hetimi i zyrtarit të policisë në Itali për 5 ton kanabis/ Ja kush është Ardian Liçaj...

    Emri:  auto_Untitled-311519917600.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  34.4 KB

    Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin në Itali të Adrian Liçaj, pas një operacioni të policisë italiane që çoi në sekuestrimin e 5 tonelatave kanabis dhe arrestimin e disa shqiptarëve. Liçaj mban detyrën e komandantit të patrullave të policisë së Vlorës, ndërsa më parë ishte shefi i antidrogës në këtë qytet.

    Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha

    Gjirizi i Narkoshtetit te Norieges shperthen ne Itali!

    5 tonelata kanabis qe u kapen ne Itali i nisi policia e Vlores, konkretisht

    - ish shefi i antidroges te Vlores

    - aktualisht komandanti i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj

    Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.

    Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores. Ketu me poshte keni emrat e bandes shqiptare te trafikut te 5 tonelatava droge nga narkopolicia e narkoshtetit. sb

    Shqiptarët e arrestuar sot janë:

    Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar

    Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora.

    Shefik Muho nga Vlora

    Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora

    Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar

    Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar

    Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar

    Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar

    Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar

    Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Arrestohet Polici i Rilindjes në Vlorë si trafikant i 5 ton hashashi

    Shqiptarët me "Ndrangheta"-n trafikuan në Itali mbi 5 t kanabis



    Një organizatë kriminale shqiptare pjesë e ‘Ndrangheta’-s italiane ka rënë në prangat e karabinierëve mëngjesin e të enjtes gjatë një operacion masiv policor. Janë arrestuar 25 personave për trafikimin e 5 tonëve kanabis nga Shqipëria. Report TV disponon dosjen e prokurorisë italiane ku janë renditur të gjitha provat për këtë mega-hetim në Itali. Mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë, të cilët janë identifikuar si Indrit Buja, 37 vjeç, i cili njihej me emrin Andrea, Elvis Hajdini, 25 vjeç nga qyteti i Vlorës dhe Shefik Muho 35 vjeç gjithashtu nga qyteti i Vlorës.

    Nga dosja hetimore mësohet se Shefik Muho ishte kreu organizatës shqiptare e cila kishte arritur një marrëveshje me mafien kalabreze për ta furnizuar me kanabis. Nga provat që mban dosja mësohet se Guarda di Financa ka zbuluar se në periudhën kohore Gusht- Dhjetor 2016 grupi kriminal shqiptarë kishte dërguar 5 ton drogë e llojit kanabis.

    Grupi kriminal shqiptarë anëtarët e të cilit ishin nga Vlora e transportonin drogën deri në Ankona përmes gomoneve. Në një rast sikur shihet edhe nga kjo foto pikërisht më 16 Gusht 2016 ata përdorën këtë motor uji për të transportuar 400 kg droge.

    Hetimet zbuluan gjithashtu se bashkëpunëtorët Italian të shqiptarëve pjesë e ‘Ndrangheta’-s kishte futur mijëra ton kokainë nga Kolumbia. Por shqiptarët nuk ishin përfshirë në këtë operacion. Në dosjen prej 1000 faqe që disponon Report TV mësohet se kjo organizatë italo-shqiptare u shkatërrua pasi një vajzë ukrainase e quajtur Oxana Verman e dashura e bosit kalabrez të organizatës, rrëfeu në polici aktivitetin kriminal përfshi rolin e vlonjatëve në grup.

    Operacioni i cili mban emrin “Stammer 2 – Melina” ka vendosur gjithashtu nën hetim 46 persona mes të cilëve edhe 7 shqiptar të tjerë. Sipas raportimit të mediave fqinje, shqiptarët që janë nën hetim janë Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga vlora, Adrian Licaj 51 vjeç, Vilson Nelai 32 vjeç, Astrit Paskali 45 vjeç, Alban Sinani 35 vjeç, Gentian Sulejmani 41 vjeç dhe Luan Tahiraj 39 vjeç.

    Nga ajo që raportohet në vendin fqinj, vlera e drogës së sekuestruar gjatë këtij hetimi kapte vlerën e 10 milionë eurove. Në operacion kanë marrë pjesë forca të shumta të autoriteteve lokale, njësitë kundër krimit ekonomik, ato kundër krimit të organizuar si dhe Guarda di Financa. Në një vizitë të zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë, Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho theksoi se për Italinë vijon që të jetë shqetësim trafiku i kanabisit nga Shqipëria, por edhe i kokainës, ndërsa shtoi se grupet kriminale shqiptare dhe italiane kanë krijuar aleancë në Itali.

    Emri:  327514.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  16.6 KB
    Shefik Muho


    Emrat e shqiptarëve

    Indrit Buja, 37 vjeç,
    Elvis Hajdini, 25 vjeç,
    Shefik Muho, 34 vjeç,
    Gentian Sulejmani, 41 vjç, nga Durrësi,
    Luan Tahiraj, 39 vjeç, nga Vlora,
    Alban Sinani, 35 vjeç,
    Vladimir Leskaj, 59 vjeç, nga Vlora,
    Vilson Nelaj, 32 vjeç,
    Astrit Paskali, 45 vjeç,
    Adrian Licaj, 51 vjeç

    Shqiptarja

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Arrestohet Polici i Rilindjes në Vlorë si trafikant i 5 ton hashashi

    Nje pyetje keshtu jashte rradhe. A nuk u duartrokit edhe ky polici i lidhur me Ndraghettan nga « miku » i madh i kombit shoku Donald Lu per arritjet e policise shqiptare?
    Perse atehere ia nxijne policise se rilindjes fytyren keta pepinot?

    Nejse pertej ironise edhe gallates, nese ndjekim kronologjine e ngjarjeve, i bie qe nga tani e tutje, çdo polic, minister, apo kryeprokuror i rilindjes qe e bekon qinezi, ka per te dal mbas disa kohesh si trafikant i rendomte droge..

    Seç ka nje dashuri te pakufijshme per keto drogmenet e rilindjes ky kinezi i ambasades amerikane!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •