Hetimi i zyrtarit të policisë në Itali për 5 ton kanabis/ Ja kush është Ardian Liçaj...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin në Itali të Adrian Liçaj, pas një operacioni të policisë italiane që çoi në sekuestrimin e 5 tonelatave kanabis dhe arrestimin e disa shqiptarëve. Liçaj mban detyrën e komandantit të patrullave të policisë së Vlorës, ndërsa më parë ishte shefi i antidrogës në këtë qytet.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha
Gjirizi i Narkoshtetit te Norieges shperthen ne Itali!
5 tonelata kanabis qe u kapen ne Itali i nisi policia e Vlores, konkretisht
- ish shefi i antidroges te Vlores
- aktualisht komandanti i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj
Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.
Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores. Ketu me poshte keni emrat e bandes shqiptare te trafikut te 5 tonelatava droge nga narkopolicia e narkoshtetit. sb
Shqiptarët e arrestuar sot janë:
Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar
Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora.
Shefik Muho nga Vlora
Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora
Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar
Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar
Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar
Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar
Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar
Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar
Syri
Krijoni Kontakt